Tag: harruar

  • “Mos u shqetëso se si e bëj unë punën …”, Rama i përgjigjet KLGJ-së: Gjyqtarët nuk janë “maliqër” që bëjnë ç’të duan me ligjin

    “Mos u shqetëso se si e bëj unë punën …”, Rama i përgjigjet KLGJ-së: Gjyqtarët nuk janë “maliqër” që bëjnë ç’të duan me ligjin

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas deklaratës së KLGJ, e cila e konsideronte të papranueshme sulmet ndaj gjyqtarëve dhe cënim të pavarësisë së gjyqësorit, akuzat e bëra nga kryeministri lidhur me vendimet e dhëna në dëm të shtetit dhe qytetarëve.

    Me anë të një reagimi në “X”, Rama thekson se KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.Lexo edhe :Related Posts
    Sipas Ramës, KLGJ nuik duhet të shqetësohet se si një kryeminsitër e bën punën për të cilën është votuar nga qytetarët, por të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE.

    Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale gjykatësish, të cilët u kanë dalë në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike, në dëm të rendit ligjor, interesit publik si… pic.twitter.com/9d7hoiPMNI

    — Edi Rama (@ediramaal) August 29, 2025
    Reagimi i Ramës:
    Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike dhe në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.
    KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.
    KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.
    KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”. 
    Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE🇦🇱🖐️🇪🇺

  • “Mos gjykoni si e bëj unë punën”/ Rama i përgjigjet KLGJ-së: Keni harruar që jeni instancë e lartë e gjyqësorit

    Edi Rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj deklaratës së Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), i cili i bëri thirrjet kreut te qeverisë te ndaloje sulmet dhe deklaratat e përdorura ndaj gjyqtarëve.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale Rama shprehet se përkundrejt akuzave të tij, shqetësim duhet të ishte cilësia e drejtësisë dhe të garantohet që vendimet nuk kalojnë pa u analizuar. Kryeministri shton se ky institucion “ka harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë”.
    Postimi i kryeministrit Edi Rama:
    Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike dhe në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.
    KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.
    KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.
    KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.
    Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE.
    /ZËRI

  • Rama i përgjigjet KLGJ-së: Të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën

    Rama i përgjigjet KLGJ-së: Të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën

     Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “X” ka reaguar në lidhje me deklaratën e KLGJ-së për akuzat që ai ka hedhur ndaj gjyqtarëve që kanë dhënë vendimet për subjektet e ndërtuara pa leje në hapësira publike. Rama në reagim është shpehu se e ka lexuae me vëmendjen reagim teksa theksoi se kjo deklaratë e KLGJ-së ka ardhur pasi ai ka folur lidhur me disa vendome skandaloze të gjyqtarëve.
    Ai u shpreh se KLGJ ka harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit. Nga reagimi i KLGJ-së, Rama u shpreh se bie dakord me pjesën se çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse. Kryeministri gjithashtu tha se anëtarët e KLGJ nuk duhet të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e ai e bën punën
    “Lexova reagimin e KLGJ, organi më i lartë i vetëqeverisjes së gjyqësorit, lidhur me çka unë kam ndarë me publikun për disa vendime skandalozisht brutale gjykatësish, të cilët u kanë dalë në mbrojtje të zaptuesve të hapësirës publike, në dëm të rendit ligjor, interesit publik si edhe komuniteteve të cënuara drejtëpërdrejt nga këto vendime.
    KLGJ i ka rënë shumë gjatë, duke harruar se roli i saj themelor është të shqetësohet për cilësinë e drejtësisë, si edhe të garantojë publikun se vendimet që merren nga gjykatësit në dëm të tij, nuk kalojnë pa u analizuar dhe gjykatësit nuk janë maliqër që bëjnë ç’të duan me ligjin në emër të pavarësisë.
    KLGJ ka harruar gjithashtu se si instanca më e lartë e vetëqeverisjes së gjyqësorit, ka jo vetëm të drejtën po edhe detyrën të marrë seriozisht shqetësimet e palëve të cënuara nga vendime qorre të gjykatësve, të cilat në këtë rast janë të ububushme për nga mungesa e ndjeshmërisë ndaj interesit publik.
    KLGJ ka harruar edhe të tjera gjëra më shumë rëndësi, por të paktën ka thënë një të vërtetë që më gjen shumë dakord, duke nënvizuar se “çdo ankesë apo pretendim në lidhje me sjelljen apo integritetin e një gjyqtari duhet të drejtohet pranë institucioneve përkatëse”, gjë për të cilën e kam informuar në çdonjërin nga rastet publikun, se do të bëjmë duke iu drejtuar pikërisht KLGJ dhe ILD si “institucionet përkatëse”.
    Duke e mbyllur me kaq për sot, u them anëtarëve të KLGJ të mos harxhojnë kohën e tyre për të gjykuar se si e bëj unë punën për të cilën më ka votuar populli shqiptar – gjykatësi im i përditshëm të cilit unë nuk kam se si të mos ia shpjegoj hapur pse nuk largohen njësoj si të tjerat ca ngrehina të paligjshme në mes të rrugës, që marrin mbrojtjen e pajustifikueshme të ca gjykatësve të pandjeshëm ndaj interesit publik – po të përqëndrohet tek puna e vet, që gjermësot le shumë për të dëshiruar në funksion të Shqipërisë 2030 në BE”, shkruan Rama.

  • I kam harruar fjalët e dashurisë

    I kam harruar fjalët e dashurisë

    Poezi nga ĆAMIL SIJARIĆ / Përktheu Salajdin Salihu

    I kam harruar fjalët e dashurisëQë t’i pëshpërita.Por kujtoj se si një gjethRa nga degaMbi ty,Mbi muaRa.Nuk do vete më atje.Mund një gjethe të bjerë prej degeSi dikurE ti nuk je atjeAs unë./KultPlus.com

  • ‘Keep Calm and Carry On’, nga poster i harruar, në ikonë kulturore të shekullit 21

    ‘Keep Calm and Carry On’, nga poster i harruar, në ikonë kulturore të shekullit 21

    Në pranverën e vitit 2000, në një kuti pluhurosur në librarinë Barter Books në Alnwick, Angli, u zbulua një poster i harruar i Luftës së Dytë Botërore me mesazhin: “Keep Calm and Carry On”. Asokohe askush nuk e dinte se ky slogan do të bëhej një ndër shprehjet më të përhapura dhe të transformuara të kohëve moderne.

    Posteri ishte krijuar në vitin 1939 nga Ministria Britanike e Informacionit për të ngritur moralin publik në rast sulmesh ajrore. Ndryshe nga dy posterët e tjerë të serisë, që u shpërndanë gjerësisht, ky kurrë nuk u publikua zyrtarisht dhe shumica e kopjeve u shkatërruan për të kursyer letër. Vetëm disa mbijetuan, përfshirë atë që u gjet në librari.

    Stuart dhe Mary Manley, pronarët e librarisë, vendosën ta varin në mur. “Nuk kishim asnjë ide për atë që do të bëhej,” kujton Stuart. Popullariteti nisi si një fenomen lokal, por shpërtheu globalisht pas një artikulli të “The Guardian” në vitin 2005. Deri në vitin 2007, ishin shitur mbi 50,000 kopje.

    Në një botë të ndryshuar nga interneti, kultura e memeve dhe ironia, slogani gjeti kuptim të ri. Në kohë krizash, si ajo financiare e vitit 2008, “Keep Calm and Carry On” u pa si thirrje për qëndrueshmëri. Ai u bë pjesë e identitetit kombëtar britanik, por gjithashtu u transformua pafundësisht: Keep Calm and Drink Tea, Keep Calm and Have a Cupcake, e kështu me radhë.

    Megjithatë, jo të gjithë e përqafuan mesazhin. Kritikët e panë si simbol të elitizmit, propagandës së luftës apo si përgjigje të pandjeshme ndaj krizave moderne. Për disa, ai përfaqëson nostalgjinë për “kohët e arta” të qëndrueshmërisë britanike, për të tjerë, një klishe pa thelb.

    Pavarësisht debateve, posterit i mbeti forca për të përcjellë një ndjenjë qetësie në kohë të trazuara. Thjeshtësia e dizajnit, fuqia e mesazhit dhe aftësia për t’u përshtatur me çdo kontekst, e kanë bërë të pavdekshëm në kulturën pop.

    Një slogan i krijuar për luftën, por që jeton edhe sot, ndërmjet humorit, kritikës dhe nostalgjisë./BBC/KultPlus.com

  • Asaj që iku

    Asaj që iku

    Poezi nga Mikhail Yuryevich Lermontov

    Nuk të përulem, ka mbaruar,Asnjë premtim i yti s’hyn dotNë shpirtin tim për ta sunduar,Jemi të huaj, sot dhe mot.

    Ti ke harruar që lirinëS’ia fal mashtrimit kurresesi,Por dhe kështu, vite që s’vijnëPër sytë e tu u bëra fli.

    Edhe kështu tek ti pandehjatë gjeja shpirt e shok e short;Dhe tërë botën e urreja,Që të të doja ty me fort.

    Gjithë ato çaste të qëndrimitTek këmbët tuaja, e beson?Ia kam rrëmbyer frymëzimitMë se po mi zëvendëson?

    Nga ndonjë çast mendimbegatëDhe forc’e shpirtit s’ish çudi,T’i jepje botës një dhuratëDhe të më jepte pavdekësi.

    Pse doje pra të më ndërrojeatë kurorë lavdiplot?Pse s’qe atëherë kur premtojeE tillë siç je bërë sot?

    Krenar jam, falmë është e kotë,kërko një tjetër dashuri;Për asnjë gjë në këtë botë,Nuk mund të rri në skllavëri.

    Nën qiell të jugut, në vend tjetërDo të largohem, ndoshta shpejt.Po jemi njohur pak si tepër,Për t’u harruar ashtu krejt.

    Që sot do të zë të argëtohemDhe të betohem paskëtaj,Vetëm do qesh e do gëzohemDhe për asgjë nuk do të qaj.

    Do rrej si djalli sa të dua,Si desha, më s’do dashuroj,A mund të dua më një grua,Kur sot një engjull më tradhëtoi?

    Të vdisja desha dhe të vuaj,me botën desha të luftoj;Që fort të voglën dorën tuaj,I çmendur, të mundja ta shtrëngoj.

    Pa të kuptuar dot mashtrimin,Ta fala shpirtin mbushur plot;Ia njohe këtij shpirti çmimin?Ia njohe, une s’të njoha dot./KultPlus.com

  • “Ndoshta ke harruar kush është babai yt” – Fero prek me dedikimin për vajzën

    “Ndoshta ke harruar kush është babai yt” – Fero prek me dedikimin për vajzën

    Reperi i njohur shqiptar, Fero, ka prekur ndjekësit me një mesazh emocional drejtuar vajzës së tij, Ninës, të cilën thotë se nuk e ka parë prej gati një viti.
    Në një postim në InstaStory, ai shkruan:
    “Gati një vit pa të parë. Ndoshta ke harruar se kush është babai yt, ose ndoshta po të mungoj. Mendoj shumë për ty, na kanë bërë padrejtësi.”#shtetikorruptuar
    Kjo s’është hera e parë që Fero ngre akuza për padrejtësi në çështjen e kujdestarisë, duke aluduar se ish-bashkëshortja e tij, modelja Arbenita Ismajli, ka shkelur marrëveshjen për takimet me të bijën.

  • Policia shpëton një foshnje të harruar nga prindërit në makinë në 43 gradë Celsius

    Policia shpëton një foshnje të harruar nga prindërit në makinë në 43 gradë Celsius

    Polici dhe bebi

    KALIFORNI- Policia në Kaliforni ka shpëtuar një bebe që ishte harruar nga prindërit në një makinë, ku termometri shënonte 43 gradë Celsius. Pamjet e kamerave të trupit dhe të sigurisë të kapura gjatë shpëtimit, të ndara nga Policia e Corona në Facebook, treguan policinë të futej përmes dritares së një sedani blu pasi njëri nga oficerët të përdorte një shkop gome për të thyer xhamin e përparmë të shoferit në mënyrë që të futeshin në automjet.
    Oficeri më pas shihet duke i përkëdhelur shpinën foshnjës që qan. Policia nuk dha informacion në lidhje me gjendjen e foshnjës. Nuk është e qartë se sa kohë fëmija kishte qëndruar brenda makinës.
    “Mos lini asnjë fëmijë pa mbikëqyrje‼️”, tha policia në postimin në Facebook.
    Rreth 37 fëmijë vdesin në vit nga goditja nga nxehtësia dhe shumë prej tyre kanë mbetur të bllokuar në një makinë. Më shumë se 1,000 fëmijë kanë vdekur në makina të nxehta që nga viti 1998.
    Shtatë vdekje janë raportuar vetëm në vitin 2025. NHTSA tha se rreth 52% e këtyre vdekjeve “ndodhin sepse dikush harron një fëmijë në makinë”.  Sipas administratës, rreth 55% e fëmijëve që vdesin në aksidente ose të harruar në makina janë nën moshën 2 vjeç.

  • Situatë dramatike në Gazë: “E sigurt se na kanë harruar”

    Situatë dramatike në Gazë: “E sigurt se na kanë harruar”

    Ndërsa bota po shikon luftën e re, dronët dhe raketat që lëshohen drejt Izraelitdhe sulmet e rënda ajrore izraelite ndaj Iranit, ajo që po ndodh nëRripin e Gazësështë harruar pothuajse. Kjo theksohet, ndër të tjera, edhe nga organizatat izraelite për të drejtat e njeriut.
    Shai Parnes, zëdhënës i OJQ-së izraelite B’Tselem, thotë: “Izraeli po përfiton nga fakti që e gjithë bota po ndjek luftën e re midisIzraelit dhe Iranit, dhe se vëmendja e publikut dhe medias është e përqendruar në vijat e frontit atje – për të vazhduar krimet e luftës që Izraeli po kryen kundër popullit të Gazës.”

    Pengët janë ende në Rripin e GazësVicki Cohen e konsideron një skandal vazhdimin e luftës në Gazë. Djali i saj Nimrod është marrë peng para më shumë se 620 ditësh. Ai ishte ushtar kur terroristët e Hamasit e rrëmbyen më 7 tetor 2023. Kur u rrëmbye ai ishte vetëm 19 vjeç, tani është 21. Nëna e tij shpreson që ai të jetë ende gjallë.
    Gjendja e rëndë humanitare në GazëFotografi: REUTERS
    “Lufta që po vazhdon është një rrezik për jetën e djalit tim Nimrod dhe pengjeve të tjera”, thotë ajo. Ajo beson se do të ishte më mirë për të dyja palët ta përfundojnë këtë makth.Ende ka 53 pengje në Rripin e Gazës. Rreth njëzet prej tyre janë ende gjallë – por janë harruar, thotë Vicki Cohen.
    Të vdekur, të plagosur, të uriturGjendja humanitare është shumë e keqe – të vdekur, të plagosur, të uritur në Rripin e Gazës. Sipas burimeve palestineze, më shumë se 300 njerëz janë vrarë në Gaza vetëm që nga e premtja e kaluar, kur filloi lufta midis Izraelit dhe Iranit.Mohammed Abu Silmiya përballet me këtë çdo ditë. Ai është drejtori i Spitalit Al-Shifa, i cili është sulmuar disa herë nga ushtria izraelite, gjoja nga terroristë.Çdo ditë, ka njerëz të vrarë dhe të plagosur, thotë drejtori i spitalit. “Bota nuk e vëren – sikur lufta në Gaza ka mbaruar. Duhet të kujtohet se lufta vazhdon, gjenocidi dhe uria në Rripin e Gazës.”
    Njerëzit detyrohen të ikin përsëriNë ditët e fundit, njerëzit në Gaza janë detyruar të largohen nga disa rajone. Popullsia duket se është e detyruar të përqendrohet në zona të ngushta. Vetëm aty është e disponueshme ndihma humanitare. Rreth 700 kamionë kanë hyrë në Gaza në gjashtë ditët e fundit. Para 7 tetorit 2023, rreth 500 kamionë mbërritën brenda një dite të vetme.Organizatat e të drejtave të njeriut e kritikojnë Izraelin për gjendjen humanitare në Gazë. Por ato e akuzojnë Izraelin edhe për përdorimin e urisë si armë lufte. Në disa pika shpërndarjeje, ka të shtëna të vazhdueshme, panik masiv, vdekje – ndërsa njerëz të dëshpëruar përpiqen të marrin ushqim.
    Lufta në GazëFotografi: Amir Cohen/REUTERS
    Gjendja në veçanti e rëndë në veriNë veri, ku jeton Sahad Ahmad, ndihmat janë veçanërisht të pakta. Burri dhe vëllezërit e saj kanë vdekur. “Ata me siguri na kanë harruar, duke pasur parasysh luftën midis Izraelit dhe Iranit. Të gjithë po shikojnë atje tani, nuk u intereson për ne”, thotë Ahmad.Ajo u bën thirrje të gjitha vendeve të tregojnë më shumë vëmendje, pasi lufta është intensifikuar. Abu Ahmad Shamala dikur ishte fermer, por toka e tij është zhdukur dhe shtëpia e tij është shkatërruar.“Kjo luftë midis Iranit dhe Izraelit e ka bërë botën të harrojë atë që po ndodh këtu. Pavarësisht vdekjeve të përditshme dhe mijëra të plagosurve, askush këtu nuk i kushton më vëmendje kësaj. Duket se e kanë harruar Gazën”, paralajmëron ai.Por Izraeli nuk e ka harruar Gazën. Ushtarët atje vazhdojnë të përparojnë. Sulmet janë të përditshme dhe numri i të vdekurve po rritet. Ndërsa gjendja humanitare është një katastrofë e plotë.
    DW

  • Sylvinho e ka “harruar”, anësori kuqezi mbështet kuqezinjtë: Paçi fat. Me këmbë të mbarë

    Sylvinho e ka “harruar”, anësori kuqezi mbështet kuqezinjtë: Paçi fat. Me këmbë të mbarë

    7 Qershor 2025

    17:24

    Telesport

    Edhe pse do donte shumë të ishte pjesë e ekipit për sfidën e sotme Shqipëri-Serbi, por prej disa kohësh është lënë në harresë nga trajneri Sylvinho, Arbnor Muja, ka shprehur mbështetjen për lojtarët e Kombëtares.
    “Një nga ndeshjet më të rëndësishme në historinë e vendit tonë. Paçi fat. Me këmbë të mbarë”, shkruan anësori i majtë në një postim të tijin në rrjetet sociale.

    Kujtojmë se Muja luan në Superligën turke me Samsunspor, ku ka pasur perfomanca të mira këtë sezon, duke ndihmuar ekipin tij të kualifikohet për herë të parë në grupet e Europa League, por kjo nuk ka mjaftuar që 26-vjeçari të fitojë besimin e Sylvinho-s.