Tag: harroni

  • Java nis me reshje shiu, mos harroni të merrni çadrat me vete/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Java nis me reshje shiu, mos harroni të merrni çadrat me vete/ Parashikimi i motit për ditën e sotme

    Java në vendin tonë do të nisë me reshje shiu, andaj mos harroni të merrni çadrat.

    I gjithë vendi do të jetë nën mbizotërimin e kushteve të paqëndrueshme atmosferike, fillimisht me vranësira e më pas me reshje shiu.
    Temperaturat këtë mëngjes u regjistruan 12 gradë, ndërsa gjatë ditës maksimalisht pritet të arrijnë deri në 20 gradë Celsius.
    Era do të fryjë me shpejtësi deri në 16m/s, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

    Top Channel

  • “I thatë botës; ‘mos harroni tetorin’”/Netanyahu-Trumpit: Miku më i madh i izraelitëve! Dolët kundër OKB-së

    “I thatë botës; ‘mos harroni tetorin’”/Netanyahu-Trumpit: Miku më i madh i izraelitëve! Dolët kundër OKB-së

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë fjalës së tij në Parlament, ku i pranishëm është presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, shprehu vlerësime për këtë të fundit. 
    Ai tha se Trump ishte ai që i tha botës; Mos harroni tetorin. Ai thotë se emri i Donald Trump do të gdhendet gjithashtu në historinë e Izraelit, “dhe në historinë e njerëzimit”. 
    Duke iu referuar planit të paqes të Trump, Netanyahu thotë se është një propozim “që hap derën për një zgjerim historik të paqes në rajonin tonë”. 
    “Vizita juaj e parë e juaja, në Jerusalem. Ju falënderojmë presidenti Trump. Kam shumë arsye të tjera për t’ju falënderuar, përfshirë dhe vizitën tuaj këtu.
    Ju falënderojmë që jeni ngritur kundër deklaratave dhe armiqësisë, OKB-së. Faleminderit që keni njohur të territorit ku ne jetojmë aktualisht Izraelit.  Faleminderit që u tërhoqe nga marrëveshja katastrofike nukleare e Iranit. Faleminderit që keni mbështetur dhe vendimet e tua të guximshme. Pritet një operacion ushtarak pas mesnate. Donald Trump është miku më i madh që shteti izraelit ka pasur ndonjëherë në Shtëpinë e Bardhë. Asnjë president amerikan nuk ka bërë kaq shumë për Izraelit. Ju mirëpresim dhe ju falënderojmë për lidershipin tuaj. Një propozim që kthen të gjithë pengjet tona në shtëpi. Një propozim që i jep fund luftës, duke arritur të gjitha objektivat tona. Propozim që i hap dyert, paqes në rajon dhe përtej. Ju jeni i angazhuar për këtë paqe dhe unë jam angazhuar për këtë paqe dhe do ta arrijmë këtë paqe së bashku. Në vitin 2022 ju i thatë botës “Mos harroni tetorin”. Ne kujtojmë terroristët e Hamasit që ju futën në territoret e Izraeli duke vrarë në gjakftohtësi dhe qytetarët tanë. Familje të tëra që u dogjën të gjalla dhe nuk harrojmë izraelitët që morën pjesë në festivalin e tetorit 2022.”, tha ai. 

  • “Mos harroni veten”/ A do rikthehet Luana Vjollca në ekran?

    “Mos harroni veten”/ A do rikthehet Luana Vjollca në ekran?

    Moderatorja e njohur Luana Vjollca, ka ndarë një mesazh me ndjekësit e saj në rrjetin social Instagram, pas pyetjeve të shumta mbi mungesën e saj në ekran. Në një reagim përmes “Instastory”-t, Luana tregoi se ky largim i përkohshëm nga televizioni ka qenë i nevojshëm për të gjetur kohë për veten dhe për të kuptuar çfarë i pëlqen të bëjë jashtë angazhimeve të përditshme që ka.
    “Ndonjëherë të duhet pak kohë për veten. Unë dikur jetoja si robot, isha e lumtur vetëm kur kisha punë për të bërë, përndryshe nuk dija çfarë të bëja me jetën time. Por ky pushim më ndihmoi të kuptoj më shumë për veten,” – shkroi ajo.
    Megjithatë, Luana siguroi fansat e saj se rikthimi në ekran është i pashmangshëm:
    “Sigurisht që do të jem përsëri në televizion, sepse nuk di të jetoj pa ju. Por dua të them diçka: ndiqni ëndrrat tuaja, por mos harroni veten gjatë këtij procesi.”- shkruan Luana në story.
    Ky mesazh i saj ka ngrohur zemrat e fansave, të cilët prej kohësh kanë shprehur mungesën e saj në ekran dhe padurimin për ta parë sërish në projekte të reja televizive.
    Se në cilin ekran do ta shohim, do na duhet të presim!
    Screenshot

  • Rama mesazh të prerë opozitës: Nëse harroni këmbët dhe duart, do keni kohë sa të doni të flisni në Kuvend

    Rama mesazh të prerë opozitës: Nëse harroni këmbët dhe duart, do keni kohë sa të doni të flisni në Kuvend

    edi rama ne kuvend

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama, ka marrë fjalën në Kuvend, ku do të prezantojë programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme. Rama tha se nuk do të lexojë të gjithë programin qeverisës, pasi do të jenë ministrat ata që do të lexojnë pikat më të rëndësishme. Rama kishte një mesazh dhe për opozitën, që sipas tij nëse përdor argumentet, do të ketë kohë në dispozicion për të folur.
    Rama: I nderuar Kuvend i Shqipërisë, si folësi i parë i kësaj legjislature të re, dua t’i përcjell urimin tim Niko Peleshit. Unë nuk jam këtu që të kryej një formalitet votëbesimi, 83 mandate apo mbi 50% e zgjedhësve në favorin tonë, është një borxh që duhet ta marrim përsipër çdo ditë, jo me fjalë, por me një qasje vetëkritike, me durim, energji të reja në çdo hap. Pakicës dua ti them që nuk është puna jonë çfarë bëni jashtë kësaj salle, por në këtë sallë, do të keni të gjithë kohën që dëshironi, nëse do të harroni përdorimin e këmbëve, dhe rënies me dorë të tavolinave si alternativë. Në të kundërt qëndrimi ynë këtu do të zgjasë aq sa i duhet një votimit.

  • 3 ndeshja pa pësuar gol, Ancelotti ngre “murin” te Brazili: Unë jam italian, mos e harroni këtë…

    3 ndeshja pa pësuar gol, Ancelotti ngre “murin” te Brazili: Unë jam italian, mos e harroni këtë…

    8 Shtator 2025

    15:00

    Alfred Lleshi

    Kriza e rezultateve dhe e identitetit që rrëzoi Dorival Júnior, Fernando Diniz dhe Ramon Menezes e çoi Brazilin te trajneri i huaj, Carlo Ancelotti. Me të, “Seleçao” ka gjetur stabilitet: 3 ndeshje, 3 porta të paprekura. Debutoi me barazimin 0-0 ndaj Ekuadorit, mundi Paraguajin 1-0 dhe shkatërroi Kilin 3-0.
    “Unë jam italian, mos e harroni këtë, – tha me humor italiani. – Duhet të vazhdojmë në këtë linjë. Jam i bindur se kemi mundësinë t’i fitojmë edhe sfidat që vijnë, meqë arritëm ta mbajmë portën të paprekur në këto 3 ndeshje. Kemi një ekip kompakt, që mbron mirë. Futbolli modern është në duart e sulmuesve, nëse ata punojnë fort, ekipi mbron mirë”.
    Gabriel Martinelli shtoi: “Ancelotti na kërkon shumë fokusim dhe të japim maksimumin nga minuta e parë”. Casemiro vlerëson ndikimin e italianit: “Me ardhjen e Ancelottit morëm hov, po shkon mirë me tifozët dhe dhomën e zhveshjes”. Gabriel Magalhães përfundon: “Më e rëndësishmja është të mos pësosh gola… Ai është një mjeshtër”.
     
     

  • Në shtratin e vdekjes/ Këto ishin fjalët e fundit të Skënderbeut…

    Në shtratin e vdekjes/ Këto ishin fjalët e fundit të Skënderbeut…

    Studiuesi i jetës së Skënderbeut, Aurenc Bebja që jeton dhe punon prej vitesh në Francë ka mundur të zbulojë, një tekst të botuar mbi 240 vite më parë në Gjermani ku përshkruhen fjalët e fundit të Gjergj Kastriotit në shtratin e vdekjes.

    Fjalimi i më poshtëm është marrë nga libri i autorit Stephan Zannowich, me titullin “Le Grand Castriotto d’Albanie, Histoire”.

    Teksti prej 131 faqesh është botuar në vitin 1779 nga shtëpia botuese J. J.Kesler, Frankfurt.

    Gjergj Kastrioti i sëmurë, nuk mund t’i shmangej vdekjes dhe për këtë arsye fton në vatrën e tij princat, ambasadorët, gjeneralët, dhe drejtuesit kryesorë të vendit që tu lë amanetet e fundit ashtu siç i ka hije një luftëtari të madh. Para se heroi ynë të fillonte fjalimin, urdhëron që djali i tij i vetëm, Gjoni, asokohe dhjetë vjeç, të ndodhej mes të ftuarve.

    Fjalimin e Princit të Matit dhe mbretit të shqiptarëve e gjejmë në faqet 70 – 89 të librit, i shkruar në gjuhën frënge:

    ”Jam në prag të varrit. Po ju lë një mbretëri me forca të afta për ta mbrojtur, por me një pasardhës të paaftë nga mosha për ta drejtuar. Megjithatë, në qoftë se në të ardhmen ju bëheni trima dhe të virtytshëm, ju mund të përballoni të gjitha sulmet e armiqve tuaj. Nuk është sipërfaqja e vendit ajo që bën një fron të respektueshëm, por aftësia e atij që ulet mbi të. Në qoftë se ju jeni i djallëzuar, shërbëtor i ministrave tuaj, dhe naiv i lajkave të oborrtarëve tuaj, atëherë asgjë nuk do të jetë më e lehtë sesa përmbysja nga maja më e lartë ku ju ndodheni.

    Duhet të jetë virtyti themel i fronit. Virtyti nuk është fantazi. Ndoshta do ju a thonë një ditë, por mos harroni se ai që do ju a thotë, është një tradhtar, një dinak, që për të mbretëruar në vendin tuaj, do ju sugjerojë maksima të rreme, të cilat herët a vonë do të shkaktojnë përmbysjen tuaj. Duke pasur virtytin si udhërrëfyes, lajkatarët dhe të pabesët do të largohen prej jush…Të virtytshëm, ju mund të mbani lehtë perandorinë që po ju lë të tronditur nga lufta e vazhdueshme ; ta përforconi, ta rimëkëmbni nëpërmjet pushimit dhe qetësisë…

    Krijoni vendshkrime të paçensuruara në të gjithë sipërfaqen e mbretërisë ku mund të publikohen të gjitha padrejtësitë dhe dhuna që mund të ushtrohen nga drejtuesit e krahinave tuaja. Bëni këtë edhe për miqtë apo familjarët e tyre që jetojnë në oborrin tuaj, të cilët i fshehin këto shkelje apo i përdorin nën pretekstin e drejtësisë dhe të domosdoshmërisë. Shqyrtoni gjithçka nga ju vetë, dhe nëse magjistrati, ushtari apo kleriku janë mashtrues dhe të padrejtë, atëherë pa mëshirë varini në shtyllë në vendin e krimit: ju do të vini re se pasardhësi i tij do të bëhet i drejtë dhe i njerëzishëm…Kur sapo të keni marrë drejtimin e pushtetit, ju do të kujdeseni për Drejtësinë, e cila është themeli i të gjitha virtyteve.

    Ju do të mbroni artizanët, si njerëzit më të dobishëm të zonave të pushtetit tuaj, dhe do të parandaloni shtypjen e tyre nga pasanikët. Krenaria dhe luksi i bën pasanikët të pandjeshëm ndaj fatkeqësive të varfërve, të cilët nuk kanë as tituj (grada) e as mbështetje. Duhet të jeni të butë dhe të dashur me njerëzit tuaj ; dukuni shpesh mes tyre, bisedoni me ta, pyesni ata nëse dëshirat tuaja për drejtësi janë ekzekutuar nga ministrat tuaj. Princi që qëndron i mbyllur me oborrtarët e tij shikohet nga populli i tij si armik dhe tiran…Dëgjoni ankesat dhe kërkesat e popullit tuaj me qetësi sa që ti frymëzoni besim atij për t’ju ndihmuar të korrigjoni abuzimet dhe fatkeqësitë e shtetit.

    Kujdesuni që Kombi juaj të rritet nëpërmjet fesë katolike, por mos persekutoni asnjeri që ta ndjekë atë me detyrim. Dielli, që është shëmbëllimi i Perëndisë, shkëlqen pa dallim për turkun ashtu si për të krishterin. Kushdo që këshillon për të luftuar për hir të Perëndisë është një mashtrues i cili dëshiron të sakrifikojë të vërtetën për interesat e tij. Zoti është i fuqishëm, ai mund të bëjë gjithçka vetë, pa ndihmën e askujt…Në qoftë se fati ju bën endacak, të varfër apo nevojtar kurrë mos e ndryshoni fenë për interes…

    Mbyllini që në origjinë mosmarrëveshjet e teologëve dhe hipokritëve, të cilat janë më të rrezikshmet për lumturinë e një shteti. Kemi parë perandoritë më të lulëzuara të përçahen dhe të tronditen nga këta fanatikë…Shihni Perandorinë e Konstandinit të rrënuar nga Muhamedi, dhe princin Jean Paléologue (Gjon Paleologu) i shkelur nga kuajt e Arabëve. Ai ishte supersticioz, priftërinjtë e tij ambiciozë dhe injorantë, oborrtarët e tij të rremë dhe të shthurur nga luksi, dhe tani princi, priftërinjtë dhe oborrtarët kanë vdekur dhe po vdesin në skllavëri.

    Nëse keni fat të mjaftueshëm për të pasur filozofë në vendqeverisjet tuaja, të cilët janë të ndriçuar nga drita e arsyes dhe jo nga sistemet e rreme, le të shkruajnë në paqe dhe të reagojnë ndaj paragjykimeve dhe makinacioneve të kujtdo që flet në emër të Zotit me qëllim për të heshtur mbretin dhe drejtësinë. Ju do t’i mbroni ata kundra zellit të tepruar të drejtuesve hipokritë duke i shpërblyer me vende pune në gjykatat dhe oborret tuaja.

    Kur të ju flasin keq për dikë, ju do ta dëgjoni me gjysmë veshi… Ju do të jeni të sjellshëm me të gjithë shtresat popullore. Si arsye e dallimit të gradës që do të keni së shpejti në shoqëri, ju duhet të dalloheni nga të tjerët nëpërmjet bujarisë, i cili është karakteri dallues i princave. Një monark, edhe i varfër, duhet të jetë bujar…Mbroni meritën dhe shpërblejeni atë kudo që ajo ndodhet. Mirësia duhet të shoqërohet me një zemër bujare. Njeriu ndërton tempuj, ngre altarë për Zotin falë mirësisë së tij. Evitoni për gjithmonë shekullit, rrethit dhe racës tuaj turpin për të pasur njerëz të dëshpëruar nga mizoria, krenaria apo injoranca juaj. Mos harroni se njeriu lind për lumturinë e njëri-tjetrit…

    Armatosuni nga guximi dhe vendosmëria në mjerim, me maturi në mirëqenie. Mos u zhytuni në përtaci, ajo është nëna e të gjitha veseve…Mos mbyllni sytë ndaj fqinjëve dhe traktateve të tyre : ata do të presin momentin kur ju do të jeni të brishtë për t’ju akuzuar dhe do të pohojnë pretendime të rreme mbi trashëgiminë që po ju lë. Mos përdorni spiunë për të ditur se çfarë thonë njerëzit në lidhje me administrimin tuaj. Bëni punën tuaj ashtu si duhet, njerëzia le të flasin dhe të shkruajë çfarë të dëshirojë…

    Ti jepet mundësia gjithsecilit prej rrethit tuaj që të ju shkruajë ; Ju do të punësoni sekretarët tuaj që të përgjigjen për çështje të ndryshme ose publike, por sekretet e shtetit duhen të mbeten mes jush…Mos përbuzni askënd ; më i vogli dhe më i varfëri mund të ju rrëzojë, ashtu si dhe mund të ju ndihmojë me këshillat dhe kurajon e tij.

    Jeni të durueshëm në çështjet e luftës, të patrembur në rreziqe, të butë dhe humanë, kurrë mizorë dhe gjaknxehtë. Fshihni dhimbjen që fatkeqësitë tuaja mund të ju shkaktojnë. Armiqtë tuaj do të jenë gjithmonë të gatshëm të ju fyejnë për fatkeqësitë, dhe ministrat të ju tradhtojnë. Ftoni mes jush të huaj të arsimuar duke u dhënë një rol këshilltari edhe në rast kur ata nuk janë fisnikë e të pasur. Kompetencat që i akordohen fisnikërisë janë prodhim i politikës. Ju mund të përdorni fisnikët si të dëshironi. Pasanikët injorantë do t’i ledhatoni, kështu do të kurseni pasurinë tuaj për mirëmbajtjen e ushtrisë, dhe do të keni një oborr të shkëlqyeshëm falë krenarëve por dhe budallenjve, që nuk kanë asnjë lloj virtyti përveçse floririt.

    Mos jeni të ndrojtur ndaj ndjenjave tuaja. Deklaroni haptazi oborrtarëve tuaj, se ai që do të ju gënjejë dhe do të ju dërgojë në rrugën e gabuar në administrim, pa asnjë falje do të varet në shtyllë. Poetëve që do të ju thurin vargje, për të ju bindur se jeni më i madhi, më bujari, më i mrekullueshmi, luftëtari më i madh ndër të gjithë mbretërit, u dërgoni në këmbim një copë letër, bojë dhe një pendë nga një oborrtar i panjohur, me urdhrin për të dëshmuar të vërtetën e asaj që shkruajnë, dhe në qoftë se nuk mund të bëjnë një gjë të tillë, të kufizojnë veten në dhënien e këshillave, duke u lënë të kuptohet së nëse vazhdojnë të shkruajnë marrëzira të tilla të rrezikshme, ata do të mbyten nga vetë ju si person i shenjtë i të vërtetës.

    Kujdesuni që të keni gjithmonë ushtarë të mirë dhe të disiplinuar ; që ushtarët tuaj të mos bëhen përtacë, ti stërvitni dhe ti trajtoni jo si skllevër por si shokët tuaj. Kur të jeni në luftë, ju do të udhëhiqni ushtrinë si gjeneral dhe në betejë do të luftoni si ushtar. Emri i mbretit është një titull shumë i nderuar, por ky titull ka peshë të madhe dhe detyra të vështira për të realizuar. Kryesorja është të pranohesh dhe të respektohesh në rrethin tënd. Zoti nuk ka dhënë fuqinë supreme për të na zhytur në qullësi, për që të jemi mbrojtës të çështjes publike. Për një zemër të butë dhe një shpirt të virtytshëm, mirëqenia e përgjithshme e popullit tënd është kënaqësia më e madhe që mund të përjetohet. Neglizhenca dhe një lloj mirësie që e thërrasim « mendjelehtësia e një princi », u shkaktojnë dëme njerëzve ; dhe ju e dini se roli i mbretit është t’i mbrojë

    Dëboni larg jush astrologët gjykatës dhe kimistët prodhues ari dhe diamantesh. Një princ është gjithmonë i pasur, kur ai është i mençur dhe i lartësuar shpirtërisht. Emri juaj do të jetë i shkruar në një pllakë prej mermeri të bardhë me shkronja të zeza mbi dyert e kështjellave tuaja të destinuara për të burgosurit. Mjerim për guvernatorin që i fshehu mbretit pafajësinë, që përkeqësoi nga koprracia dhe zelli i tij dënimin e fajtorëve…Mbroni njerëzit e dashur dhe të mirë, ndëshkoni shpirtrat e këqij. Jeni të ndjeshëm ndaj lëndimit, por akoma dhe më shumë ndaj shërbimit të popullit tuaj dhe miqësisë të njerëzve të ngjashëm me ju.

    Pika kulmore e një lufte është çorientuese, duhet ndjerë pasiguria (rreziku). Atëherë kujdesi dhe guximi do të ju shërbejnë më mirë se sa pasuria. Duhet të dish të fitosh, por mos harroni se edhe mund të mposhtesh. Sfidoni veten tuaj : mos e humbisni toruan nga zemërimi, sepse atëherë i thjeshti bëhet i keq dhe mbreti një përbindësh…Mos harroni se politika turke është për të mbjellë përçarje mes princave të krishterë ; e gjithë madhështia e tyre gjendet në këtë politikë të shkëlqyeshme, e cila bën me shumë pushtime sesa armët e tyre. Së fundi, në qoftë se jeni xheloz se po ju lë një trashgimtar që ju pengon për të marrë fronin, mos harroni se kam qenë babai juaj, dhe shpatën do e përdorni vetëm për të rrëzuar armikun.

    Ju do të keni lidhje të shumta me oborrin e Romës, që unë kam qenë deri tani mbështetës dhe mbrojtës. Interesat e mia më kanë detyruar të përshtas politikën time me të sajën. Rrethanat në të cilat jam gjetur veten nuk më kanë lejuar të luftoj uzurpimet turke dhe pretendimet e papës. Për të mirën e krahinave të mia kam qenë gjithmonë i lumtur me veprimet që kam ndërmarrë. Roma është fodulle vetëm me princat e dështuar. Roma, duke më pasur frikë, më ka bërë gjithmonë lajka. Ajo ndryshon maksimat dhe pozicionet sipas rasteve, por frika se humb tokat e saj ndaj sulmeve të Muhamedit, e ka detyruar atë të qëndrojë modeste ndaj meje, duke më njohur të gjitha të drejtat, titujt, dhe zotërimet e realizuara gjatë betejave të mia.

    Papët nuk kanë arritur kurrë të manipulojnë një ushtar të vjetër si unë, por nuk do të hezitojnë të bëjnë një gjë të tillë ndaj jush si arsye e moshës së re dhe mungesës së eksperiencës për të qeverisur, për të shërbyer. Mos harroni, se me praktikat e shumta që ata përdorin për të arritur qëllimet e tyre, më e forta, është rrëfimi. Por është e lehtë ta kuptoni : kur prifti do të dojë të dijë më shumë sesa mëkatet tuaja, kthejeni si një mashtrues në vendin e tij, dhe dënojeni si të tillë, që të shërbejë si shembull për pasardhësin e tij.

    …Megjithatë, është shumë e rrezikshme të kundërshtosh hapur Papën, këtë idhull të madh të fesë sonë. Ai është një njeri si të tjerët, me pasionet dhe dobësitë e tij… Nëse Papa ju dërgon faljet, reliket, bekimet, merrni ato me respekt, dhe i nderoni me njerëzit tuaj duke e dhënë ju shembullin kryesor… Por në qoftë se Papa përpiqet të rrisë numrin e priftërinjve dhe murgjve për të nxjerrë para nga krahinat tuaja…ose ju nxit që të hapni luftëra në emër të Zotit, rrufeja hakmarrëse qëlloftë mbi ju dhe pasardhësit tuaj në rast pranimi. Zoti hakmerret ndaj fyersve të tij, pra nuk ka nevojë për ndihmën e njeriut. Mos kërcënoni Romën, kur ajo nuk ju kërcënon. Por shpallni luftë ndaj kujtdo që mundohet të prishë harenë e popullit, dhe legjitimitetin e fronit.

    Ju do të ndaloni çdo banor i cili ndodhet nën qeverisjen tuaj, që të mos bëhet as prift e as murg pa arritur moshën dyzet vjeçare. Për tu ushqyer nga puna e të tjerëve, duhet më parë që njeriu (mashkulli) të ketë kontribuar në mbështetjen e komunitetit, prej të cilit dëshiron të ndahet për të shijuar jetën e tij… Këta priftërinj dhe murgj duhet të ju ndihmojnë të mbroni kombin në kohë lufte, sepse në kohë paqeje po ky komb i ushqen pa i përdorur. Nëse Papa kundërshton, bindeni atë me butësi, dhe vetëm në qoftë se është e nevojshme përdorni shpatën…

    Një politikë e tillë do të ju pajtojë me dashurinë atërore të pasardhësve të tij, dhe do të bëheni shembull dhe lider për të gjithë mbretërit, të cilët frikacakë, të dobët, injorantë, budallenj, u uzurpohet nga Papa dhe ministrat e tyre, fuqia që Zoti u ka dhënë për të përhapur lumturinë e Kombeve, ku ata duhet të jenë zotërit dhe etërit”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    VALLJA E SKËNDERBEUT ENDE E GJALLË NË KATUNDET ARBËRESHE

  • Udhëzuesi i një ekonomisti për vendimet e mëdha në jetë

    Udhëzuesi i një ekonomisti për vendimet e mëdha në jetë

    Harroni vizitën te dentisti. Ka ardhur koha për një lloj të ri checkup-i, shkruan The Economist Është koha për kontrollin tuaj vjetor. Pas asaj që duket si një përjetësi në sallën e pritjes, duke shfletuar revista të vjetruara, më në fund dëgjoni emrin tuaj.Një profesionist ju pret me buzëqeshje, por këtë herë dhoma nuk mban erë dezinfektanti, por erën karakteristike të bojës së markerëve për t…

  • A e dini si mund të jeni të lumtur? Ja çfarë thotë Dalai Lama

    A e dini si mund të jeni të lumtur? Ja çfarë thotë Dalai Lama

    ObserverKult ua sjell disa thënie nga Dalai Lama.

    1 – Mbani gjithmonë parasysh faktin që një dashuri e madhe dhe rezultatet e shkëlqyera sjellin me vete risqe të mëdha.

    2 – Kur humbni, mos harroni mësimin e nxjerrë.

    3 – Ndiqni gjithmonë këtë rregull: Respekt për veten tuaj, Respekt për të tjerët, Përgjegjësi për veprimet tuaja.

    4 – Mos harroni se, të mos marrësh atë që dëshironi ndonjëherë mund të jetë një goditje e mrekullueshme e fatit.

    5 – Mësoni rregullat, në mënyrë që t’i shkelni ato ashtu siç duhet.

    6 – Mos lejoni që një mosmarrëveshje e vogël të dëmtojë një miqësi të madhe.

    7 – Kur vëreni se keni bërë një gabim, bëni diçka menjëherë për ta korrigjuar atë.

    8 – Kaloni pak kohë me veten çdo ditë.

    9 – Hapni krahët për ndryshimin, por mos lejoni që të largohen vlerat tuaja.

    10 – Mos harroni se ndonjëherë heshtja është përgjigjja më e mirë.

    11 – Jetoni një jetë të mirë, të nderuar, në mënyrë që, kur të mendoni për jetën tuaj në pleqëri, ta shijoni edhe një herë të dytë.

    12 – Një atmosferë e dashur në shtëpinë tuaj duhet të jetë themeli i jetës.

    13 – Kur nuk pajtoheni me të dashurit tuaj, merruni vetëm me problemin aktual, pa e rikthyer në qendër të temës të kaluarën.

    14 – Ndani njohuritë tuaja. Eshtë një mënyrë për të arritur pavdekësinë.

    15 – Jini të sjellshëm me Tokën.

    16 – Të paktën një herë në vit, shkoni në një vend ku nuk keni qenë më parë.

    17 – Mos harroni se marrëdhënia më e mirë, është ajo ku doni njëri-tjetrin më shumë sesa keni nevojë për njëri-tjetrin.

    18 – Gjykoni suksesin tuaj, në lidhje me atë që keni dashur të hiqni dorë për ta arritur atë.

    Përgatiti: ObserverKult

    ——————————————

    Lexo edhe:

    “NËNË MË FAL, PO VDES! KRIMINELËT MË SAKATOSËN ASHTU SI BËNË ME BABANË”- RRËFIMET E ISH-TË BURGOSURIT POLITIK, NGA SHËNIMET NË MURET E QELISË, TEK TORTURAT…

  • “Mos e harroni Nënën tuaj”

    “Mos e harroni Nënën tuaj”

    Nga:Ismet Kastrati

    Mos e harroni Nënën tuajShenime per Nënen e shejte-Nënën TerezeAjo ishte me origjin shqiptare jo maqedone.Me 1997 iu dha çmimi Nobel per paqe ne Osllo .Ne diten kur ajo e morri çmimin Nobel shkruajti nje luajtje shqip per shqiptaret:”Gjithmonë e kamë ne zemer popullin tim shqiptare “E lus Zotin qe paqja te vijë ne familjet tona dhe ne Botë.Lutem :”Per fukarat e mi,per motrat e mia dhe per ju lutem une”.Me daten 10 te muajit te 12 ne Osllo -1979 Nëna Terez para gazetarve deklaron:”Me gjake dhe me prejardhje -:jamë shqipetare”.Para se te vdiste:nëna Terez kishte thënë:”Dua te kthehem ne Shqiperi te ju sherbej te varfurive…dhe ne nderim te kujtimit te prinderve duhet te kthehem pranë tyre-ti mbylli sytë”.Secili nga ne është kriju per te bërë vepra të mira.Mesazhi i Nënës Terezë ishte :”S’mund ta duash Boten pa e desht vendin tënd ,pa e deshte Nënë tande -Atdheun”.Nëna Terezë ishte gruaja me e madhe e planetit tonë.Shqiptaret e kanë identitetin e tyre si kombë,ata kan dhënë njerëz me vlera të mëdha: si shembull Skenderbeu-heroi kombtar i shtetit te parë shqiptarë.Pastaj shkrimtaret :Naim Frashëri ,Sami Frashëri,Abdyl Frashëri ,Ismajl Qemajli,Fan Noli,Luigj Kurakuqi,mbreti Ahmet Zogu,shkrimtari i madh Ismajl Kadare,krenaria e kombit Bajram Curri ,Avni Rrustemi,i madhi Adem Jashari heroi i kombit qe u fliju per lirin e Kosovës si dhe shumë heroi te tjerë dhe dëshmorë te popullit shqiptarë të ndarë në copa copa nga shtetet sllave nga :Evropa ,Rusia dhe Serbia.Te perkulemi dhe të falenderojmë o i bukuri Atdhe ne duhet ty të nderojmë me punë dhe me vepra.

    Ismet Kastrati profesor në pension

  • Fjalimi i fundit madhështor i Gjergj Kastriotit

    Fjalimi i fundit madhështor i Gjergj Kastriotit

    Shkruar nga Aurenc Bebja, Francë

    Fjalimi i më poshtëm është marrë nga libri i autorit Stephan Zannovich, me titullin «Le Grand Castriotto d’Albanie, Histoire». Teksti prej 131 faqesh është botuar në vitin 1779 nga shtëpia botuese J.J.Kesler, Frankfurt. 

    Gjergj Kastrioti, i sëmurë, nuk mund ti shmangej vdekjes dhe për këtë arsye fton në vatrën e tij princat, ambasadorët, gjeneralët, dhe drejtuesit kryesorë të vendit që tu lërë amanetet e fundit ashtu siç i ka hije një luftëtari të madh.

    Para se heroi ynë të fillonte fjalimin, urdhëron që djali i tij i vetëm, Gjoni, asokohe dhjetë vjeç, të ndodhej mes të ftuarve. 

    Fjalimin e Princit të Matit dhe mbretit të shqiptarëve e gjejmë në faqet 70 – 89 të librit, i shkruar në gjuhën frënge. Sipas autorit të veprës, ja si është shprehur Gjergj Kastrioti :

    «Jam në prag të varrit. Po ju lë një mbretëri me forca të afta për ta mbrojtur, por me një pasardhës të paaftë nga mosha për ta drejtuar. Megjithatë, në qoftë se në të ardhmen ju bëheni trima dhe të virtytshëm, ju mund të përballoni të gjitha sulmet e armiqve tuaj. Nuk është sipërfaqja e vendit ajo që bën një fron të respektueshëm, por aftësia e atij që ulet mbi të. Në qoftë se ju jeni i djallëzuar, shërbëtor i ministrave tuaj, dhe naiv i lajkave të oborrtarëve tuaj, atëherë asgjë nuk do të jetë më e lehtë sesa përmbysja nga maja më e lartë ku ju ndodheni. Duhet të jetë virtyti themel i fronit. Virtyti nuk është fantazi. Ndoshta do ju a thonë një ditë, por mos harroni se ai që do ju a thotë, është një tradhtar, një dinak, që për të mbretëruar në vendin tuaj, do ju sugjerojë maksima të rreme, të cilat herët a vonë do të shkaktojnë përmbysjen tuaj. Duke pasur virtytin si udhërrëfyes, lajkatarët dhe të pabesët do të largohen prej jush…Të virtytshëm, ju mund të mbani lehtë perandorinë që po ju lë të tronditur nga lufta e vazhdueshme ; ta përforconi, ta rimëkëmbni nëpërmjet pushimit dhe qetësisë…

    Krijoni vendshkrime të paçensuruara në të gjithë sipërfaqen e mbretërisë ku mund të publikohen të gjitha padrejtësitë dhe dhuna që mund të ushtrohen nga drejtuesit e krahinave tuaja. Bëni këtë edhe për miqtë apo familjarët e tyre që jetojnë në oborrin tuaj, të cilët i fshehin këto shkelje apo i përdorin nën pretekstin e drejtësisë dhe të domosdoshmërisë. Shqyrtoni gjithçka nga ju vetë, dhe nëse magjistrati, ushtari apo kleriku janë mashtruesë dhe të padrejtë, atëherë pa mëshirë varini në shtyllë në vendin e krimit : ju do të vini re se pasardhësi i tij do të bëhet i drejtë dhe i njerëzishëm…Kur sapo të keni marrë drejtimin e pushtetit, ju do të kujdeseni për Drejtësinë, e cila është themeli i të gjitha virtytëve. Ju do të mbroni artizanët, si njerëzit më të dobishëm të zonave të pushtetit tuaj, dhe do të parandaloni shtypjen e tyre nga pasanikët. Krenaria dhe lluksi i bën pasanikët të pandjeshëm ndaj fatkeqësive të varfërve, të cilët nuk kanë as tituj (grada) e as mbështetje. Duhet të jeni të butë dhe të dashur me njerëzit tuaj ; dukuni shpesh mes tyre, bisedoni me ta, pyesni ata nëse dëshirat tuaja për drejtësi janë ekzekutuar nga minisitrat tuaj. Princi që qëndron i mbyllur me oborrtarët e tij shikohet nga populli i tij si armik dhe tiran…Dëgjoni ankesat dhe kërkesat e popullit tuaj me qetësi sa që ti frymëzoni besim atij për t’ju ndihmuar të korrigjoni abuzimet dhe fatkeqësitë e shtetit.

    Kujdesuni që Kombi juaj të rritet nëpërmjet fesë katolike, por mos persekutoni asnjeri që ta ndjekë atë me detyrim. Dielli, që është shëmbëllimi i Perëndisë, shkëlqen pa dallim për turkun ashtu si për të krishterin. Kushdo që këshillon për të luftuar për hir të Perëndisë është një mashtrues i cili dëshiron të sakrifikojë të vërtetën për interesat e tij. Zoti është i fuqishëm, ai mund të bëjë gjithçka vetë, pa ndihmën e askujt…Në qoftë se fati ju bën endacak, të varfër apo nevojtar kurrë mos e ndryshoni fenë për interes…Mbyllini që në origjinë mosmarrveshjet e teologëve dhe hipokritëve, të cilat janë më të rrezikshmet për lumturinë e një shteti. Kemi parë perandoritë më të lulëzuara të përçahen dhe të tronditen nga këta fanatikë…Shihni Perandorinë e Konstandinit të rrënuar nga Muhamedi, dhe princin Jean Paléologue (Gjon Paleologu) i shkelur nga kuajt e Arabëve. Ai ishte supersticioz, priftërinjtë e tij ambiciozë dhe injorantë, oborrtarët e tij të rremë dhe të shthurur nga luksi, dhe tani princi, priftërinjtë dhe oborrtarët kanë vdekur dhe po vdesin në skllavëri.

    Nëse keni fat të mjaftueshëm për të pasur filozofë në vendqeverisjet tuaja, të cilët janë të ndriçuar nga drita e arsyes dhe jo nga sistemet e rreme, le të shkruajnë në paqe dhe të reagojnë ndaj paragjykimeve dhe makinacioneve të kujtdo që flet në emër të Zotit me qëllim për të heshtur mbretin dhe drejtësinë. Ju do t’i mbroni ata kundra zellit të tepruar të drejtuesve hipokritë duke i shpërblyer me vende pune në gjykatat dhe oborret tuaja.

    Kur të ju flasin keq për dikë, ju do ta dëgjoni me gjysëm veshi… Ju do të jeni të sjellshëm me të gjithë shtresat popullore. Si arsye e dallimit të gradës që do të keni së shpejti në shoqëri, ju duhet të dalloheni nga të tjerët nëpërmjet bujarisë, i cili është karakteri dallues i princave. Një monark, edhe i varfër, duhet të jetë bujar…

    Mbroni meritën dhe shpërblejeni atë kudo që ajo ndodhet. Mirësia duhet të shoqërohet me një zemër bujare. Njeriu ndërton tempuj, ngre altarë për Zotin falë mirësisë së tij. Evitoni për gjithmonë shekullit, rrethit dhe rracës tuaj turpin për të pasur njerëz të dëshpëruar nga mizoria, krenaria apo injoranca juaj. Mos harroni se njeriu lind për lumturinë e njëri-tjetrit…

    Armatosuni nga guximi dhe vendosmëria në mjerim, me maturi në mirëqenie. Mos u zhytuni në përtaci, ajo është nëna e të gjitha veseve…Mos mbyllni sytë ndaj fqinjëve dhe traktateve të tyre : ata do të presin momentin kur ju do të jeni të brishtë për t’ju akuzuar dhe do të pohojnë pretendime të rreme mbi trashgiminë që po ju lë. Mos përdorni spiunë për të ditur se çfarë thonë njerëzit në lidhje me administrimin tuaj. Bëni punën tuaj ashtu si duhet, njerëzia le të flasin dhe të shkruajë çfarë të dëshirojë…

    Ti jepet mundësia gjithsecilit prej rrethit tuaj që të ju shkruajë ; Ju do të punësoni sekretarët tuaj që të pergjigjen për çështje të ndryshme ose publike, por sekretet e shtetit duhen të mbeten mes jush…

    Mos përbuzni askënd ; më i vogli dhe më i varfëri mund të ju rrëzojë, ashtu si dhe mund të ju ndihmojë me këshillat dhe kurajon e tij.

    Jeni të durueshëm në çështjet e luftës, të patrembur në rreziqe, të butë dhe humanë, kurrë mizorë dhe gjaknxehtë. Fshihni dhimbjen që fatkeqësitë tuaja mund të ju shkaktojnë. Armiqtë tuaj do të jenë gjithmonë të gatshëm të ju fyejnë për fatkeqësitë, dhe ministrat të ju tradhëtojnë. Ftoni mes jush të huaj të arsimuar duke u dhënë një rol këshilltari edhe në rast kur ata nuk janë fisnikë e të pasur. Kompetencat që i akordohen fisnikërisë janë prodhim i politikës. Ju mund të përdorni fisnikët si të dëshironi. Pasanikët injorantë do t’i ledhatoni, kështu do të kurseni pasurinë tuaj për mirëmbajtjen e ushtrisë, dhe do të keni një oborr të shkëlqyeshëm falë krenarëve por dhe budallenjve, që nuk kanë asnjë lloj virtyti përveçse floririt.

    Mos jeni të ndrojtur ndaj ndjenjave tuaja. Deklaroni haptazi oborrtarëve tuaj, se ai që do të ju gënjejë dhe do të ju dërgojë në rrugën e gabuar në administrim, pa asnjë falje do të varet në shtyllë. Poetëve që do të ju thurin vargje, për të ju bindur se jeni më i madhi, më bujari, më i mrekullueshmi, luftëtari më i madh ndër të gjithë mbretërit, u dërgoni në këmbim një copë letër, bojë dhe një pendë nga një oborrtar i panjohur, me urdhërin për të dëshmuar të vërtetën e asaj që shkruajnë, dhe në qoftë se nuk mund të bëjnë një gjë të tillë, të kufizojnë veten në dhënjen e këshillave, duke u lënë të kuptohet së nëse vazhdojnë të shkruajnë marrëzira të tilla të rrezikshme, ata do të mbyten nga vetë ju si person i shenjtë i të vërtetës.

    Kujdesuni që të keni gjithmonë ushtarë të mirë dhe të disiplinuar ; që ushtarët tuaj të mos bëhen përtacë, ti stërvitni dhe ti trajtoni jo si skllevër por si shokët tuaj. Kur të jeni në luftë, ju do të udhëheqni ushtrinë si gjeneral dhe në betejë do të luftoni si ushtar. Emri i mbretit është një titull shumë i nderuar, por ky titull ka peshë të madhe dhe detyra të vështira për të realizuar. Kryesorja është të pranohesh dhe të respektohesh në rrethin tënd. Zoti nuk ka dhënë fuqinë supreme për të na zhytur në qullësi, për që të jemi mbrojtës të çështjes publike. Për një zemër të butë dhe një shpirt të virtytshëm, mirëqenia e përgjithshme e popullit tënd është kënaqësia më e madhe që mund të përjetohet. Neglizhenca dhe një lloj mirësie që e thërrasim « mendjelehtësia e një princi », u shkaktojnë dëme njerëzve ; dhe ju e dini se roli i mbretit është t’i mbrojë

    Dëboni larg jush astrologët gjykatës dhe kimistët prodhuesë ari dhe diamantesh. Një princ është gjithmonë i pasur, kur ai është i mençur dhe i lartësuar shpirtërisht. Emri juaj do të jetë i shkruar në një pllakë prej mermeri të bardhë me shkronja të zeza mbi dyert e kështjellave tuaja të destinuara për të burgosurit. Mjerim për guvernatorin që i feshu mbretit pafajsinë, që përkeqësoi nga koprracia dhe zelli i tij dënimin e fajtorëve…Mbroni njerëzit e dashur dhe të mirë, ndëshkoni shpirtrat e këqinj. Jeni të ndjeshëm ndaj lëndimit, por akoma dhe më shumë ndaj shërbimit të popullit tuaj dhe miqësisë të njerëzve të ngjashëm me ju.

    Pika kulmore e një lufte është çorientuese, duhet ndjerë pasiguria (rreziku). Atëherë kujdesi dhe guximi do të ju shërbejnë më mirë se sa pasuria. Duhet të dish të fitosh, por mos harroni se edhe mund të mposhtesh. Sfidoni veten tuaj : mos e humbisni toruan nga zemërimi, sepse atëherë i thjeshti bëhet i keq dhe mbreti një përbindësh…

    Mos harroni se politika turke është për të mbjellë përçarje mes princave të krishterë ; e gjithë madhështia e tyre gjendet në këtë politikë të shkëlqyeshme, e cila bën me shumë pushtime sesa armët e tyre. Së fundi, në qoftë se jeni xheloz se po ju lë një trashgimtar që ju pengon për të marrë fronin, mos harroni se kam qenë babai juaj, dhe shpatën do e përdorni vetëm për të rrëzuar armikun.

    Ju do të keni lidhje të shumta me oborrin e Romës, që unë kam qenë deri tani mbështetës dhe mbrojtës. Interesat e mia më kanë detyruar të përshtas politikën time me të sajën. Rrethanat në të cilat jam gjetur veten nuk më kanë lejuar të luftoj uzurpimet turke dhe pretendimet e papës. Për të mirën e krahinave të mia kam qenë gjithmonë i lumtur me veprimet që kam ndërmarrë. Roma është fodulle vetëm me princat e dështuar. Roma, duke më pasur frikë, më ka bërë gjithmonë lajka. Ajo ndryshon maksimat dhe pozicionet sipas rasteve, por frika se humb tokat e saj ndaj sulmeve të Muhamedit, e ka detyruar atë të qëndrojë modeste ndaj meje, duke më njohur të gjitha të drejtat, titujt, dhe zotërimet e realizuara gjatë betejave të mia. Papët nuk kanë arritur kurrë të manipulojnë një ushtar të vjetër si unë, por nuk do të hezitojnë të bëjnë një gjë të tillë ndaj jush si arsye e moshës së re dhe mungesës së eksperiencës për të qeverisur, për të shërbyer. Mos harroni, se me praktikat e shumta që ata përdorin për të arritur qëllimet e tyre, më e forta, është rrëfimi. Por është e lehtë ta kuptoni : kur prifti do të dojë të dijë më shumë sesa mëkatet tuaja, kthejeni si një mashtrues në vendin e tij, dhe dënojeni si të tillë, që të shërbejë si shembull për pasardhësin e tij.

    …Megjithatë, është shumë e rrezikshme të kundërshtosh hapur Papën, këtë idhull të madh të fesë sonë. Ai është një njeri si të tjerët, me pasionet dhe dobësitë e tij… Nëse Papa ju dërgon faljet, reliket, bekimet, merrni ato me respekt, dhe i nderoni me njerëzit tuaj duke e dhënë ju shembullin kryesor… Por në qoftë se Papa përpiqet të rrisë numrin e priftërinjve dhe murgjve për të nxjerrë para nga krahinat tuaja…ose ju nxit që të hapni luftëra në emër të Zotit, rrufeja hakmarrëse qëlloftë mbi ju dhe pasardhësit tuaj në rast pranimi. Zoti hakmerret ndaj fyersve të tij, pra nuk ka nevojë për ndihmën e njeriut. Mos kërcënoni Romën, kur ajo nuk ju kërcënon. Por shpallni lulftë ndaj kujtdo që mundohet të prishë harenë e popullit, dhe legjitimitetin e fronit.

    Ju do të ndaloni çdo banor i cili ndodhet nën qeverisjen tuaj, që të mos bëhet as prift e as murg pa arritur moshën dyzet vjeçare. Për tu ushqyer nga puna e të tjerëve, duhet më parë që njeriu (mashkulli) të ketë kontribuar në mbështetjen e komunitetit, prej të cilit dëshiron të ndahet për të shijuar jetën e tij… Këta priftërinj dhe murgj duhet të ju ndihmojnë të mbroni kombin në kohë lufte, sepse në kohë paqeje po ky komb i ushqen pa i përdorur. Nëse Papa kundërshton, bindeni atë me butësi, dhe vetëm në qoftë se është e nevojshme përdorni shpatën… Një politikë e tillë do të ju pajtojë me dashurinë atërore të pasardhësve të tij, dhe do të bëheni shembull dhe lider për të gjithë mbretërit, të cilët frikacakë, të dobët, injorantë, budallenj, u uzurpohet nga Papa dhe ministrat e tyre, fuqia që Zoti u ka dhënë për të përhapur lumturinë e Kombeve, ku ata duhet të jenë zotërit dhe etërit ».