Tag: harrojnë

  • “Ta harrojnë celularin tim”, Havari godet fort: Rama s’mund të kërcënojë për hetimet, Balluku e fundosi vetë qeverinë

    “Ta harrojnë celularin tim”, Havari godet fort: Rama s’mund të kërcënojë për hetimet, Balluku e fundosi vetë qeverinë

    Në një intervistë televizive, ish-drejtuesi i policisë Mit’hat Havari foli për kriminalitetin në vend. Gjatë intervistës, Havari tha se në Shqipëri, ka celula të krimit të organizuar, duke shtuar se këto janë shumë të rrezikshme.
    Gjithashtu ai ka komentuar edhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama i cili në daljet e tij në media, ka bërë presion ndaj gjykatës, për rastin Balluku.
    “Nuk jemi në sistemin Corleones. Këtu ka celula të krimit të organizuar. Mbi 2 veta është krim i organizuar. Krimi i Elbasanit është krim i organizuar. Këto janë të rrezikshme, po aq të rrezikshme sa krijimi i një strukture mafioze siç i kanë pasur italianët”, tha ai.
    “Ta harrojnë celularin tim. Por kush je ti, kujt i thua ti ta harrojnë celularin. Kë kërcënon? Ai nuk e kupton që ky vend ka djem të zgjuar dhe i ka zënë dera të marrin rrugët e botës. Shqipëria është katandisur në këtë gjendje. Ka fyer inteligjencën e shoqërisë shqiptare. Nuk e kupton që kur e merr në mbrojtje e kompromenton automatikisht. Bie poshtë versioni i parë që mund ta bëjë siç bëri me Erion Veliaj…Kot e morën Veliajn ata atje që ka abuzuar me fonde. Ne nuk vijmë nga marsi dhe e shohim shumë mirë realitetin. Dhe të duash të ndryshosh gjë. Nuk më kanë lënë më shumë se 1 vit. Nëse donte Rama ta mbronte atë vajzën duhet t’i thonte jep dorëheqjen. Fakti që e merr në mbrojtje dhe bën presion, ata nëse më dëgjojnë asgjë nuk ka për t’i gjetur…Politika e ka kërcënuar, dum dum i thotë Meta, ky i moshuari po ashtu”, u shpreh Havari.

  • Rrëfimi bombastik i Arben Ahmetajt, nga provat origjinale që disponon të aferës së Inceneratorit të Tiranës që ka…

    Rrëfimi bombastik i Arben Ahmetajt, nga provat origjinale që disponon të aferës së Inceneratorit të Tiranës që ka…

    Rigels Seliman
    Ish-zv/kryeministri Arben Ahmetaj ka dalë dje në një rrëfim të hapur për aferën e Inceneratorit të Tiranës, duke akuzuar për zhdukje të dokumenteve dhe për manipulime të qëllimshme nga qeveria. Ai foli gjithashtu për kërcënimet me jetë që ka marrë dhe për prapaskenat e procesit të ekstradimit nga Zvicra. Ahmetaj i ftuar në një emision televiziv deklaroi se për aferën e inceneratorit të Tiranës po tentohet të fshihen dokumente madje janë hequr edhe VKM-të nga 2021 e më herët. Ahmetaj tha se gabimi më i madh i jetës së tij është besimi te kryeministri Edi Rama. “Gabimi më i madh që kam bërë është besimi te Edi Rama. Le të vijnë vërdallë lesh kanë për të gjetur, nuk i kam bërë ato që thotë Elvin Gokaj dhe Altin Dumani. Elvin mos i përdor për garën për kreun e të SPAK, ato që i kam bërë i them vetë. Më thonë po ti pse nuk ke luftuar. Kam luftuar. Kam luftuar për kanabisin por kam kundërshtuar TVSH, kam kundërshtuar inceneratorin e Tiranës. Kanë tentuar të zhdukin letrat. Futuni dhe shihni a janë VKM e para 2021? I kam marrë të gjitha me USB me kopje. Nuk merrem me prokurorin siç merret ai me mua, prokurorin tim në Veting e kanë kthyer në shkollë. Ka zero transaksion, kanë kërkuar në Austri, Zvicër, Greqi”, deklaroi Ahmetaj.
    Kërcënimet me jetë
    Ai ka reaguar sërish mbi zhvillimet në seancën gjyqësore për dosjen “Buka”, ku u fol dhe për një kërkesë për ekstradimin e tij nga Zvicra. Ahmetaj shkoi më tej, duke deklaruar se ai beson se ka një plan për eliminimin e tij fizik. Sipas tij, urdhri i arrestit ka dalë para 3 vitesh dhe në kohë rekord. Sipas tij, ishte Rama ai që urdhëroi ndalimin e tij, apo siç Ahmetaj e cilëson “kreu i organizatës”. “Sot ishte, le të themi, teatri i radhës, që bën struktura që unë e kam përmendur dikur, por që është drejt, që drejtohet nga qeveria e tymnajës për të mbuluar të gjitha ato skandale që po dalin një nga një, në Tiranë dhe që përfshijnë persona, anëtarë të qeverie të lartë. Dhe ajo që më çudit është dhe përfshirja e drejtpërdrejtë edhe e prokurorit tjetër, sepse përsa i përket, më parë unë e kam sqaruar përfshirjen e SPAK-ut deri në arrestimin, tentativën për të më arrestuar me urgjencë, që e kam thënë disa herë, dyshoj, po tashmë nuk dyshoj më, që janë të përfshira tek eliminimi im fizik. Dhe sot e vërteta, e vërteta e të gjithë asaj pyetje që unë kam ngritur, është shumë e qartë për këdo. Shumëkush më thotë, po të kishe qëndruar këtu, sot nuk do ishe i gjallë. Dhe e kam thënë disa herë që unë nuk është se mbahem për ndonjë trim, por, për familjen time, nuk kam asnjë alternativë tjetër përveçse të jem i drejtë, sqarues dhe patjetër trim. Sot doli lajmi që me demek ishte bërë një kërkesë e re për ekstradimin tim. Cili ishte lajmi i rremë? I dal, shpresoj jo, i dalë nga të njëjtat dyer. Shpresoj që SPAK-u të mos jetë i përfshirë në këtë tymnajë, për të sqaruar publikun, kërkesa për ekstradim është bërë në datën 18 gusht të vitit 2023. Kohë rekord. Domethënë rekord përkthyer, rekord bërë kërkesat me urdhër të kreut të organizatës. Dhe kjo s’ka më dyshim tani, për mua s’ka pasur dyshim që ditën një, që ditën që kam kërkuar në shkurt të vitit 2022 largimin nga qeveria, dorëheqjen”, tha Ahmetaj.
    Ekstradimi
    Ahmetaj ka shtuar sulmet ndaj SPAK teksa ishte duke folur për çështjet që drejtësia po e heton. “Imagjino që SPAK-u ka pasur dhe qytetarët e kanë parë vonesa në kërkesa ekstradimi, vonesa në ekzekutim urdhër arresti, vonesa në, le të themi në sigurimin e provave, në garantimin e provave, në ruajtjen e provave. Por asnjë vonesë në rastin tim për të kërkuar ekstradimin. Ne e dimë që ka vonuar urdhër arresti, nga gjykata me tre, katër, pesë, gjashtë muaj, një vit. Ca të tjera s’i ka bërë fare, ndërsa në rastin tim, urgjenca ka qenë shembullore. E para. E dyta, që ishte po në vazhdën e tymnajës, ka të bëjë me një pseudo transaksion. Tani, unë do ta lë në tryezën tuaj dhe të qytetarëve sfidë. Sfidë, që nëse do kishte një transaksion të dali sa më parë. E para, që letër porosia nga Austria që ka kërkuar prokurori Elvin Gokaj, ka, minimalisht në maj, ka arritur në Shqipëri. Dhe prokurori e ka shprehur që s’ka lidhje fare me mua dhe secili nga ne e di ç’ka bërë ose çfarë nuk ka bërë në jetë. Tani, për çfarë ka dalë sot kjo zhurmnajë? Ka tre arsye. Një arsye është devijimi i vëmendjes nga skandalet, edhe mediat harrojnë që mungojnë dy ura në Llogara, harrojnë që mungojnë paratë e inceneratorëve, harrojnë që mungojnë paratë e IPARD-it, harrojnë që mungojnë paratë te Begetit, harrojnë që mungojnë paratë e ekoparkut. Dhe merren me një lajm të rremë vetëm për të devijuar vëmendjen nga e vërteta që po ndodh aty. Apo harrojnë edhe përfshirjen me organizatat kriminale dhe me kartelet e drogës. Edhe këto i harrojnë. Dhe merren me ekstradimin, me qejfin e madh për të më parë mua në burg, kreu i organizatës dhe shpura, që s’ka lidhje me Partinë Socialiste, se dëgjoj ndonjëherë që i turren Partisë Socialiste, nuk ka lidhje kjo me Partinë Socialiste. Tjetër gjë është Partia Socialiste. Partia Socialiste e kam thënë, është e mpirë. Fatkeqësisht”, nënvizoi dje Ahmetaj.
    Akuzat ndaj Ballukut
    Nga ana tjetër, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar se është përballur me kërcënime pas denoncimeve të tij publike, duke përmendur specifikisht ngjarje të ndodhura në muajin tetor. Gjatë intervistës për “Syri Tv”, Ahmetaj tha se ka kërkuar verifikimin e tre numrave telefoni nga institucione ndërkombëtare, ndërsa bëri një llogari të detajuar sipas së cilës, në projektin e tunelit të Llogarasë janë zhdukur rreth 82 milionë euro. I pyetur nëse është kërcënuar pas veprimeve të SPAK-ut, veçanërisht në lidhje me hetimet ndaj ish-ministres Belinda Balluku për aferën e Llogarasë, ai e pohoi. “E vërteta është që po”, u shpreh Ahmetaj, duke shtuar se do t’i shtjellojë më gjerësisht këto kërcënime në të ardhmen për të mos devijuar vëmendjen nga çështjet kryesore. Ahmetaj konfirmoi se ngjarjet kanë ndodhur në tetor, por nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën apo burimin e tyre. Në vijim, Ahmetaj u përqendrua në atë që e cilësoi si një dëm kolosal financiar në tunelin e Llogarasë. Sipas tij, shuma prej 50 milionë eurosh përbën “fitim të pamerituar” për sekserët, duke qenë diferenca mes kostos reale të punimeve dhe shumës së paguar nga shteti. Përveç kësaj, ai shtoi se në projekt mungojnë dy ura, kostoja e të cilave arrin në 32 milionë euro.
    Arben Ahmetaj: Gjyqin publik stil sikur të ishte gjyqi i Dimitrovi kundër Geringut, që me demek Dimitrovi ka djeg ë Rajshtagun. Është stil Gestapoje për të bërë gjyq popullor për shumë e shumë njerëz. Domethënë, në vend të drejtësisë ka statistikë dhe nuk ka rëndësi prova. Prova është zero, siç e thonë dhe ata, ne, më falni, të gjithë shqiptarët, ne nuk na rruhet të plasin kokën në gjykatë. Në gjykatë afërmendsh vendoset siç duan ata. Dhe gjyqi i bëhet armiqve siç e do kreu i organizatës në popull. Nuk është rasti im. Unë do ta çoj transparencën deri në fund. Është një lloj si puna e mundimshme, e pavlerë, e pabazuar për të më akuzuar për korrupsion, edhe nëse unë nuk kam firmosur, edhe nëse unë nuk kam qenë autoritet kontraktor. Nuk ka pikë. Para se të flas për kërcënimet, ne do t’i shtjellojmë në të ardhmen. Unë i kam kërkuar institucioneve deri në, përtej oqeanit, për të verifikuar të gjitha numrat e telefonave, të tre numrat e telefonave. Po kjo s’ka rëndësi se s’dua të bëj sot devijim…
    Çim Peka: Të tre numrat, të tre numrat e telefonit? Më fal, jeni kërcënuar tre herë?
    Ahmetaj: Zoti Peka, zoti, zoti Peka…
    Çim Peka: Jo, po thoni tre numra, tre numra telefoni. Jeni kërcënuar tre herë gjatë kësaj kohe?
    Ahmetaj: Zoti Peka, zoti Peka, në tetor, por do ta shtjellojmë këtë pikë të kërcënimeve të mia. Unë po them vetëm kaq sot.
    Peka: Po ju në tetor s’keni dhënë intervistë. Në tetor është marrë e pandehur Balluku, kaq.
    Ahmetaj: Nuk dua t’i lidh gjërat me asnjë gjë. Nëse janë të lidhura do dalin. E vërteta është që po, por nuk dua të devijoj lajmin. Më bëre pyetje. Po të them vetëm kaq, që ëh, në raport me të gjitha akuzat e mia, akuzat e mia nuk janë sot, se dëgjoj shumë pseudo-patronazhistë se ngatërroni patronazhistin politik me patronazhistin e bukës së gojës. Patronazhistët e bukës së gojës futen dhe thonë, ky rri në Zvicër me paratë tona. Domethënë histori nga këto që të vjen për të vjellë. Kam bërë disa denoncime. Dhe SPAK-u duhet të merret se ku janë paratë. Ku janë paratë? Ore, më fal. Tek tuneli. E dini se shumë, shumë njerëz ndalojnë dhe thonë, shiko ku janë 23 milionë euro, ku janë 50 milionë euro. Jo mo jo, ja po t’ju bëj një llogari fare të shkurtër. 50 milionë euro është diferenca nga puna që ka bërë kompania me shumën e harxhuar për tunelin. 140 me 190. 50 milionë kanë ikur fitim i pamerituar i sekserëve. E para. E dyta, janë dy ura që mungojnë, të cilat kushtojnë 30 deri në 32 milionë, të dyja bashkë? Po. Që shkojnë 80 e 2 milionë. Dakord? Janë 82 milionë. Hap kllapë. Le të investigojnë këta që merren me mua, me familjen time dhe me pllakat e banjës. Le të investigojnë. Ku kanë shkuar? Pse s’janë bërë urat?

  • “Po mundohen ta zhdukin Veliajn”, Ilir Alimehmeti plas ‘bombën’: Po mundohen ta fshijnë gjithçka nga…

    “Po mundohen ta zhdukin Veliajn”, Ilir Alimehmeti plas ‘bombën’: Po mundohen ta fshijnë gjithçka nga…

    Ilir Alimehmeti ka folur për procesin e shkarkimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Ai u shpreh se procedura nuk është ndjekur sipas ligjit dhe se në këtë proces ka pasur shkelje të qarta.
    “Nga krahu jonë patjetër ka shkelje sepse nuk duhet t’i kthente përgjigje sekretari i Këshillit Bashkiak, Megi Fino. Pra, ai ia drejton Këshillit Bashkiak kërkesën, duhet t’i kthejë përgjigje kryetari. Sepse kryetari i Bashkisë ka të drejtën e vet të paraqitet te Këshilli sa herë të dojë. Kështu është ligji. Ai është në burg, që do të thotë duhet t’i drejtohet Drejtorisë së Burgjeve apo Prokurorisë që të paraqitet, e merr s’e merr i takon atyre institucioneve”, tha Alimehmeti.
    Ai shtoi se çështja nuk ka të bëjë me afate kohore, por me faktin se sipas tij po tentohet të fshihet i gjithë procesi.
    “Nëse do të ishte çështje kohe, pra sa ditë përpara, sa ditë mbrapa, unë mendoj se nuk do të kishte pasur një problem të madh sot, por nuk është puna këtu. Ata tani duan të fshehin të gjithë dreqninë që kanë bërë, t’i hedhin një rrogoz sipër dhe të bëjnë sikur nuk ka ekzistuar kurrë Erion Veliaj. Do ta harrojnë ata, të gjithë do ta harrojnë, se filluan që sot në komisionet ligjore. Ishin ata që e sulmuan më shumë se e kemi sulmuar ne tre vite”, u shpreh Alimehmeti.
    Sipas tij, iniciativa për shkarkimin e Veliajt është marrë nga mazhoranca dhe jo nga opozita. “Ata po e shkarkojnë, nisma është e tyre, ata po i vënë firmat”, deklaroi Alimehmeti.
    Ai vijoi duke theksuar se problemi nuk është vetëm për një çështje afatesh kohore, por për tentativën për të “fshirë” përgjegjësitë: “Nëse do të ishte çështje kohe, pra sa ditë përpara, sa ditë mbrapa, unë mendoj se nuk do të kishte pasur një problem të madh sot, por nuk është puna këtu. Ata tani duan të fshehin të gjithë dreqninë që kanë bërë, t’i hedhin një rrogoz sipër dhe të bëjnë sikur nuk ka ekzistuar kurrë Erion Veliaj. Do ta harrojnë ata, të gjithë do ta harrojnë, se filluan që sot në komisionet ligjore; ishin ata që e sulmuan më shumë se e kemi sulmuar ne tre vite.”
    Alimehmeti theksoi edhe kufijtë e kompetencave të Këshillit Bashkiak. “Këshilli Bashkiak nuk ka tagër të komandojë Prokurorinë, Drejtorinë e Burgjeve, Ministrinë e Drejtësisë, por ka të drejtën t’i çojë një kërkesë.”
    Ai shprehu për Klan News dyshime se po përpiqet të fshihet edhe materiali viziv: “Kam mendimin se ata kanë ndryshuar se çfarë do të thonë. Njëri element është ky, dhe elementi tjetër që është i sigurt është që ata po mundohen ta fshijnë gjithçka, ta zhdukin. A ka mundësi që t’ua heqin të gjitha pamjet nga interneti, të gjitha videot?”