Tag: harroi

  • E rëndë/ 2-vjeçarja humb jetën pasi makina shpërthen në flakë, babai e harroi në mjet teksa shikonte video për të rritur

    E rëndë/ 2-vjeçarja humb jetën pasi makina shpërthen në flakë, babai e harroi në mjet teksa shikonte video për të rritur

    Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në SHBA, ku një vajzë 2-vjeçare ka ndërruar jetë pasi i ati e harroi brenda në makinë, ndërsa kjo e fundit mori flakë për shkak të temperaturave të larta ndërkohë që ai vetë shihte video për të rritur.

    Pamjet që po qarkullojnë në internet tregojnë shenjat e duarve të 2-vjeçares në xhamin e pasmë, ndërsa ajo mundohej të dilte jashtë makinës dhe të shpëtonte nga flakët.
    Sipas ‘The Sun’ Poshtë këmbëve të saj, policia gjeti një iPad në një kuti rozë dhe dy sandale të cilat kishin shpëtuar pa u djegur.
    Ngjarja ka tronditur komunitetin dhe ka rikthyer vëmendjen tek rreziqet e braktisjes së fëmijëve të vegjël. Hetimet treguan një histori të sjelljesh neglizhente dhe abuzive nga ana e babait, përfshirë ekspozimin e vajzës më të madhe ndaj rrezikut dhe situatave të pasigurta në të kaluarën. Ngjarja ka nxitur një debat të gjerë mbi përgjegjësinë e prindërve dhe masat për të mbrojtur fëmijët nga nxehtësia ekstreme dhe neglizhenca.

    Top Channel

  • E harroi ndezur pas krimit, pamjet e motorit që përdori autori i masakrës së Shkodrës

    E harroi ndezur pas krimit, pamjet e motorit që përdori autori i masakrës së Shkodrës

    Ky është motomjeti që përdori autori i masakrës së Shkodrës pasi vrau dy persona dhe plagosi dy të tjerë në një lokal në qendër të Shkodrës.

    Ai e harroi ndezur motorin dhe më pas mori automjetin tip “BMW” për tu arratisur.
    Ai u arrestua me skafandër në zonën e njohur si “Zalli i Kirit” disa km larg vendit të ngjarjes.
    Rrugës ka bërë një aksident me një makine tjetër dhe ka tërhequr vëmendjen e policisë pasi ishte ende me skafandër.
    Policia i është vënë në ndjekje dhe në zonën e lumit të Kirit ka lënë makinën për tu larguar në këmbë bashkë më armën në krahë. Pas rrethimit ai u dorëzua.

    Top Channel

  • Babai harroi ta çonte në çerdhe dhe iku në punë, humb jetën foshnja 15-muajshe në makinë

    Babai harroi ta çonte në çerdhe dhe iku në punë, humb jetën foshnja 15-muajshe në makinë

    Një foshnje 15-muajsh u gjet e vdekur në Namur të Belgjikës, pasi qëndroi e bllokuar në një makinë për orë të tëra në një ditë të nxehtë vere.

    Autoritetet lokale njoftuan lajmin, duke shtuar se zyra e prokurorit ka hapur një hetim për vrasje të paqëllimshme për të sqaruar rrethanat e tragjedisë.

    Sipas raporteve fillestare, të raportuara nga shtypi belg, babai harroi ta çonte fëmijën në çerdhe para se të shkonte në punë, duke e lënë pa vetëdije në makinën e parkuar në vendin e tij të punës për gjithë ditën, gjatë së cilës temperaturat arritën 25 gradë Celsius.

    Ekzaminimi mjeko-ligjor ia atribuoi vdekjen goditjes nga nxehtësia (hipertermisë) dhe përjashtoi përfshirjen e një pale të tretë. Kur u pyet për rastin, zyra e prokurorit nuk pranoi të komentonte mbi thelbin e çështjes, duke u kufizuar në theksimin se, “sipas provave fillestare të mbledhura, fëmija mbeti në automjet për shkak të një pakujdesie tragjike”.

  • E moshuara harroi sobën ndezur, merr flakë banesa në Vlorë

    E moshuara harroi sobën ndezur, merr flakë banesa në Vlorë

    Një banesë është përfshirë nga flakët mrbëmjen e sotme në lagjen “1 Maji” në qytetin e Vlorës.

    Burime bëjnë me dije se shkak i zjarrit ka qenë soba e lënë ndezur nga e moshuara e cila jetonte në banesë.
    Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale.

    Forcat zjarrifkëse kanë arritur të shuajnë flakët. Në vendngjarje ndodhet edhe policia e cila po kryen procedurate  nevojshme.

  • Berisha harroi datën e zgjedhjeve/ Kryeministri Rama ironizon sërish: A dihet gjë ça u thotë këtyre shokëve?

    Berisha harroi datën e zgjedhjeve/ Kryeministri Rama ironizon sërish: A dihet gjë ça u thotë këtyre shokëve?

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish Sali Berishën pasi ditën e djeshme, gjatë konferencës për mediat, harroi datën e zgjedhjeve më 11 Maj.
    “Atje ku e meritojnë pas datës 14…pas datës 11….11…dhe të garantoj sapo të mësoj emrin e personit”, dëgjohet duke thënë Berisha në video. Ndërsa kryeministri e shoqëron videon me fjalët: “A dihet gjë ça u thotë këtyre shokëve?