Tag: harold

  • Përse lexojmë? Ja çka thotë Harold Bloom

    Përse lexojmë? Ja çka thotë Harold Bloom

    Përse lexojmë?

    Nga Harold Bloom

    Të lexuarit pareshtur merr vlerë të veçantë për ata individë që duan të ruajnë dhe të zhvillojnë kapacitetin e duhur për të formuar gjykimet dhe opinionet e tyre. Fakti se çfarë lexojnë dhe se si lexojnë, mirë a keq, nuk varet plotësisht nga ata, por arsyeja se përse lexojnë duhet të jetë plotësisht në shërbim të interesit të tyre. Ca lexojnë thjesht për të kaluar kohën, e ca nuk ngihen së lexuari, por vjen një çast për të gjithë kur ora ndalet dhe koha shkrihet në procesin e të lexuarit. Lexuesit e Biblës për shembull – ata që lexojnë mesazhet e shenjta për të gjetur vetveten e ilustrojnë këtë vërtet ndoshta më mirë se lexuesit e Shekspirit, ndonëse në të dy rastet lexuesit rreken të shuajnë të njëjtën etje. Një ndër funksionet e leximit është përgatitja e vetes për ndryshim dhe sa keq, akti i fundit i këtij ndryshimi është universal.

    ObserverKult

    ————————

    Lexo edhe:

    TIMO FLLOKO FLET PËR XHON BELUSHIN: “E ËMA HYRI FSHEHTAS NË SHQIPËRI, MORI CA DHE NGA TRUALLI E IA ÇOI TE VARRI NË SHBA!”

  • Philby, njëri nga spiunët më dinakë

    Philby, njëri nga spiunët më dinakë

    Qeveria britanike më 1 korrik të vitit 1963 kishte pranuar se ish-diplomati i saj, Harold Adrian Russell “Kim” Philby kishte vepruar si agjent sovjetik.

    Dezertim i tij në Bashkimin Sovjetik në janar 1963 ka qenë një prej momenteve më dramatike të Luftës së Ftohtë.

    Philby ishte përjashtuar vite më parë nga shërbimi i zbulimit britanik MI6 – ai ishte dyshuar si spiun e tradhtar. Në rrezik për t’u arrestuar, Philby kishte kërkuar ndihmën e qendrës në Moskë. Në janar 1963, derisa ishte duke punuar si gazetar për Observer dhe Economist dhe kishte qenë në Bejrut, Liban, Philby i kishte hipur një anijeje ruse me destinacion Odesën.

    Larg nga të priturit si hero, Philby ishte mënjanuar nga KGB-ja sovjetike, e cila ishte frikësuar se ai mund të ishte agjent afatgjatë i dyfishtë i perëndimit. I vetmuar, Philby kishte gjetur shishen si ngushëllim, duke u dhënë pas pijes.

    Por, në aspekte të tjera, ai ishte trajtuar mjaft mirë, kishin thënë biografët, më mirë sesa qeveria sovjetike që kishte trajtuar popullin e vet.

    Atij i ishte dhënë një makinë, një vilë e mobiluar, furnizime rregullisht me ushqime të përzgjedhura, edhe nga jashtë shtetit, me të gjitha ato që nuk i kishin munguar në Londër, madje edhe grua. Philby ishte martuar me gruan e tij të katërt, Rufina Pukhova, e cila në kujtimet e saj kishte shkruar se Philby kurrë nuk kishte shprehur keqardhje që ishte arratisur, por kishte mbetur i zhgënjyer, i tronditur kur kishte parë njerëz të varfër të rreckosur dhe kishte kuptuar se “ne po ndërtojmë komunizmin” nuk kishte ndodhur. Ai gjithashtu kishte tentuar vetëvrasje, por kurrë nuk kishte folur për t’u kthyer në Angli.

    Harold Adrian Russell “Kim” Philby ka vdekur në Moskë në vitin 1988, në moshën 76-vjeçare. Ai ishte cilësuar si një prej spiunëve më dinakë të shekullit XX.