Tag: harbour

  • Tensionet e padisë nuk ndalojnë shfaqjen e David Harbour dhe Millie Bobby Brown së bashku në tapetin e kuq!

    Tensionet e padisë nuk ndalojnë shfaqjen e David Harbour dhe Millie Bobby Brown së bashku në tapetin e kuq!

    David Harbour dhe Millie Bobby Brown u panë së bashku në premierën e sezonit të pestë të “Stranger Things” në Los Angeles. Aktorët shfaqën një atmosferë miqësore, duke qeshur dhe përqafuar njëri-tjetrin në tapetin e kuq, dhe gjithashtu pozuan për fotografi. Netflix publikoi një video të mbërritjes së tyre, me mbishkrimin: “David Harbour dhe Millie Bobby Brown mbërrijnë së bashku për premierën e fundit të Stranger Things”.

    Ky takim publik vjen pas lajmeve të 1 nëntorit nga Daily Mail për padinë e Brown ndaj Harbour, e cila përfshin “faqe pas faqe akuzash”. Burime thanë se Brown kishte depozituar një kërkesë për ngacmim dhe bullizëm para se të fillonte xhirimi i sezonit të fundit, dhe hetimi zgjati muaj të tërë. Përfaqësues të Netflix, Brown dhe Harbour nuk kanë komentuar për PEOPLE.
    Aktorët kanë punuar së bashku që nga shtatori i 2015, kur filloi xhirimi i sezonit të parë në Atlanta. Brown ishte vetëm 11 vjeçe atëherë. Harbour ka folur më herët për marrëdhënien e veçantë me të, duke thënë se e njihte para se ajo të bëhej e famshme. Në serial, marrëdhënia e tyre prind–vajzë ka kaluar përmes shumë situatash dramatike, veçanërisht në sezonin e tretë.
    Së fundi, paraqitjet e tyre në publik dhe intervistat e kaluara kanë nxjerrë në pah momentet e sikletshme, përfshirë një intervistë të marsit 2024 me MTV, ku reagimi i Brown ndaj një shaka për martesën e saj me temë “Stranger Things” u duk i ngatërruar për shikuesit.

  • David Harbour reagon pasi Millie Bobby Brown e akuzoi për ngacmim: Nuk ishte qëllimi im

    David Harbour reagon pasi Millie Bobby Brown e akuzoi për ngacmim: Nuk ishte qëllimi im

    Asgjë që David Harbour kishte thënë në të kaluarën për vajzën e tij televizive në serialin “Stranger Things”, Millie Bobby Brown, nuk parashikonte zhvillimin që do të vinte më pas, me aktoren që do të vazhdonte të ngrinte një padi zyrtare kundër tij për ngacmim dhe bulizëm.
    Harbour kishte deklaruar më parë se ndjente dashuri të thellë për Brown, “vajzën” e tij televizive në serialin e njohur. Në një intervistë në vitin 2021, në podkastin “That Scene with Dan Patrick”, aktori kishte folur me emocion për marrëdhënien e tij “të veçantë” me kolegen e tij të re, duke theksuar se ndihej pothuajse si vajza e tij.
    “Gjithmonë kam ndjerë një ndjenjë të thellë atërore për të”, kishte thënë ai.
    David Harbour kujtoi se Brown ishte vetëm 12 vjeç kur filluan xhirimet e sezonit të parë të “Stranger Things”, i cili u shfaq premierë në Netflix në vitin 2016. “Unë dhe Millie kemi pasur gjithmonë një marrëdhënie të veçantë, sepse e takova kur ishte shumë e re, përpara se të vinte gjithë kjo famë e madhe”, tha ai. “Unë jam mbrojtës i saj. Shqetësohem shumë për të, për famën dhe gjithçka me të cilën duhet të përballet”, shtoi ai.
    Në serial, Harbour luan rolin e oficerit të policisë Jim Hopper Jr., i cili bëhet babai adoptues i personazhit Eleven të Brown. Marrëdhënia e tyre gjatë dhe jashtë sheshit të xhirimit është portretizuar si e ngrohtë dhe familjare për vite me radhë, por sipas raporteve të reja, klima thuhet se ka ndryshuar vitet e fundit.
    Sipas një burimi të cituar nga “Daily Mail”, aktorja 21-vjeçare paraqiti një raport të gjerë duke akuzuar Harbour për ngacmim dhe bullizëm, pak para se të fillonin xhirimet e sezonit të pestë dhe të fundit të serialit: “Millie Bobby Brown paraqiti një raport për ngacmim dhe bullizëm para se të fillonin xhirimet e sezonit të fundit. Kishte faqe mbi faqe me ankesa. Hetimi zgjati muaj të tërë.

  • Skandal në “Stranger Things”! Millie Bobby Brown akuzon David Harbour për ngacmim dhe bullizëm

    Skandal në “Stranger Things”! Millie Bobby Brown akuzon David Harbour për ngacmim dhe bullizëm

    Menjëherë pas përfundimit të xhirimeve të sezonit të pestë dhe të fundit të ” Stranger Things “, Millie Bobby Brown do padise bashkë-yllin e saj, David Harbour. Sezoni i ri do të përfundojë në dhjetor 2024 dhe pritet të dalë premierë në Netflix në fund të muajit.
    Ndërkohë, sipas një raporti të ri nga Daily Mail, përpara se të fillonin xhirimet, Brown kishte mbushur “shumë faqe” me akuza kundër Harbour për ngacmim dhe bullizëm. Pasoi një hetim disamujor, por mbetet e panjohur se ku përfundoi.
    Duhet sqaruar këtu se, sipas raportimeve, ngacmimi i dyshuar nuk ishte i natyrës seksuale. Ajo që është e sigurt është se aktorët patën një bashkëpunim të ngushtë në sheshxhirim, pasi Harbour luajti Jim Hopper, i cili ishte bërë një figurë atërore për personazhin e Brown, Eleven/Jane Hopper.
    Është po aq e sigurt se zbulimi erdhi në një kohë tashmë të vështirë për aktorin, pasi albumi i ri nga ish-partnerja e tij, Lily Allen, i titulluar “West End Girl”, përshkruan marrëdhënien e tyre me ngjyrat më të errëta, megjithëse nuk sqarohet në tekstet e këngëve, ku mbaron e vërteta dhe fillon trillimi.
    Personazhi i gruas që Allen krijon për këngët e saj të reja ndjek të gjithë procesin e një marrëdhënieje, me disa kthesa të pakëndshme. Albumi është një rrëfim që fillon me këngëtaren që bie në dashuri dhe shpërngulet në Nju Jork me dy vajzat e saj.
    Megjithatë, gradualisht fillojnë problemet, me burrin e saj që zhduket për javë të tëra dhe me pranimin e saj me ngurrim të kushteve të një martese të hapur. “Ai kishte një marrëveshje, të ishte diskret dhe jo provokues/Të paguhej, me të huajt.”
    Në njërën nga skenat më rrënqethëse të albumit, personazhi i Allen viziton një apartament ku ajo mendon se burri i saj po praktikon karate, vetëm për të zbuluar një dhomë të mbushur me lodra seksi dhe “një kuti këpucësh plot me letra nga gra të lënduara”.
    Kur ajo më në fund vendos t’i japë fund lidhjes së tyre, ajo tronditet nga indiferenca e tij dhe e pyet veten vazhdimisht: “A nuk do të më lutesh të qëndroj?” Derisa vendos të vazhdojë jetën e saj me vetëdije ose, siç thotë në një varg: “Nuk do të mbushem me turpin tënd, ti më bëre të kaloj këtë.”

  • David Harbour reflekton pas ndarjes nga Lily Allen: Do ndryshoja gjithçka ose asgjë!

    David Harbour reflekton pas ndarjes nga Lily Allen: Do ndryshoja gjithçka ose asgjë!

    Pas ndarjes nga Lily Allen, David Harbour ka hapur një kapitull të ri të jetës së tij. Në një intervistë të fundit për Esquire UK, aktori i njohur nga seriali Stranger Things ka reflektuar për jetën dhe gabimet e së kaluarës, duke theksuar se ato janë pjesë e procesit të rritjes. “Nëse do të mund të ndryshoja diçka, do të ndryshoja gjithçka ose asgjë,” tha Harbour. “Duhet ta pranosh rrugëtimin tënd plotësisht edhe dhimbjen, edhe gabimet. Sepse aty gjenden e vërteta, rritja dhe empatia.”
    Ai shtoi gjithashtu se gabimet janë thelbësore për krijimtarinë dhe jetën artistike: “Nëse nuk ke kaluar kurrë asgjë, çfarë ke për t’u ofruar të tjerëve? Po të kisha pasur një jetë të lehtë e të lumtur, ndoshta s’do të isha më artist.” Harbour ka shprehur dëshirën për të treguar histori më të thella në të ardhmen dhe për të qenë më i përkushtuar ndaj jetës personale, duke i dhënë përparësi njerëzve që i do.
    Në shtator, Lily Allen depozitoi kërkesën për divorc pas katër vitesh martesë me aktorin. Këngëtarja e njohur britanike ka përmendur disa tema delikate në albumin e saj të fundit, duke përfshirë akuza për tradhti dhe mungesë besimi në marrëdhënien e tyre. Në këngën “P–sy Palace” dhe “Tennis”, Allen tregon disa momente të dhimbshme dhe shkatërruese të lidhjes së tyre, përfshirë një histori lidhur me një stiliste kostumesh të quajtur Natalie Tippett, me të cilën Harbour kishte punuar më parë në filmin We Have a Ghost.
    David Harbour, përkundër sfidave, ka shprehur dëshirën për të mësuar dhe për të ndihmuar ata që i duan, duke u fokusuar më shumë në marrëdhëniet personale dhe artistike.

  • Një pasqyrë intime: albumi i ri i Lily Allen pas marrëdhënies me David Harbour

    Një pasqyrë intime: albumi i ri i Lily Allen pas marrëdhënies me David Harbour

    Pas shtatë vjetësh, Lily Allen rikthehet me një album të ri që hapet me sinqeritet dhe pasion për jetën e saj personale. Projekti i ri përmban 14 këngë, të regjistruara brenda vetëm 10 ditësh, dhe rrëfen dhimbjen e këngëtares pas ndarjes nga aktori David Harbour.
    Albumi shpalos tradhtitë e ish-bashkëshortit, përfshirë marrëdhënie jashtëmartesore dhe përdorimin e punonjësve të seksit, si dhe momente shumë personale dhe intime. Kënga hapëse, “West End Girl”, portretizon një bisedë të njëanshme me Harbour, ku Allen përpiqet të pranojë propozimin për një marrëdhënie të hapur, duke treguar dëshpërimin dhe përpjekjen për të mbajtur qetësinë.
    Në “Madeline”, këngëtarja aludon për gratë me të cilat David kishte lidhje dhe për pagesat e përfshira, duke shfaqur zhgënjimin e saj nga dështimi i marrëdhënies monogame. Albumi përfshin gjithashtu reagimet e Allen ndaj situatave të dhimbshme, si mesazhet nga vajza misterioze dhe zbulimet në apartamentin e ish-bashkëshortit, përfshirë lodra seksi dhe prezervativë, të përshkruara në këngën “P***y Palace”.
    Gjatë gjithë projektit, Allen balancohet mes zemërimit, trishtimit dhe reflektimit, duke folur hapur për jetën e saj seksuale dhe për përpjekjet për të përballuar tradhtinë. Ky album shërben si një rrëfim i papërpunuar i dhimbjes, zhgënjimit dhe forcës personale pas një martese të shkatërruar, duke ofruar një pasqyrë të paparë në botën e saj private.