Tag: haradinaj

  • AAK/ Nominohet Ramush Haradinaj si kandidat për kryeministër

    AAK/ Nominohet Ramush Haradinaj si kandidat për kryeministër

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka nominuar kreun e partisë, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.Haradinaj do të jetë edhe bartës i listës për zgjedhjet e dhjetorit, teksa partia e tij do të garojë me sloganin “Krah teje”.
    Ai bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së është miratuar edhe lista me 110 kandidatë për deputetë si dhe programi zgjedhor.
    Sipas tij, programi është ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: “qëndrueshmëria dhe trashëgimia, mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik, si dhe siguria dhe integrimi euro-atlantik”.
    “Aleanca në zgjedhje niset ‘Krah Teje’, për rikthim të normalitetit në vend, zhvillim e mirëqenie, për anëtarësim në NATO dhe BE, për rikthim të partneritetit strategjik me aleatë të prirë nga SHBA, për sigurinë dhe ruajtjen e Shtetit si një të të pandarë”, shkroi Haradinaj në Facebook.Në të kaluarën, Haradinaj ka shërbyer dy herë si kryeministër i Kosovës.
    Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti, AAK-ja garoi në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe disa parti të tjera. Koalicioni arriti të fitojë 66.256 vota apo 7.06 për qind. Nga tetë deputetë, pesë ishin nga AAK-ja dhe tre nga Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.
    Deri më tani, edhe partitë e tjera shqiptare kanë nominuar kandidatët e tyre për kryeministër. Lëvizja Vetëvendosje e ka nominuar kreun e partisë, Albin Kurti, Partia Demokratike do të garojë me kreun e ri të partisë, Bedri Hamza, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku për postin e kryeministrit.
    Që të katër këta udhëheqës partiakë ishin kandidatë për kryeministër edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit.

  • Ramush Haradinaj kandidat për kryeministër

    Ramush Haradinaj kandidat për kryeministër

    Kosova E Premte, 5 Dhjetor 2025 20:33
    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka nominuar kreun e partisë, Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër të Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit.Haradinaj do të jetë edhe bartës i listës për zgjedhjet e dhjetorit, teksa partia e tij do të garojë me sloganin “Krah teje”. Ai bëri të ditur përmes një postimi në Facebook se në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së është miratuar edhe lista me 110 kandidatë për deputetë si dhe programi zgjedhor. Sipas tij, programi është ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: “qëndrueshmëria dhe trashëgimia, mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik, si dhe siguria dhe integrimi euro-atlantik”.
    “Aleanca në zgjedhje niset ‘Krah Teje’, për rikthim të normalitetit në vend, zhvillim e mirëqenie, për anëtarësim në NATO dhe BE, për rikthim të partneritetit strategjik me aleatë të prirë nga SHBA, për sigurinë dhe ruajtjen e Shtetit si një të të pandarë”, shkroi Haradinaj në Facebook. Në të kaluarën, Haradinaj ka shërbyer dy herë si kryeministër i Kosovës.

    Në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 9 shkurt të këtij viti, AAK-ja garoi në koalicion me Nismën Socialdemokrate dhe disa parti të tjera. Koalicioni arriti të fitojë 66.256 vota apo 7.06 për qind. Nga tetë deputetë, pesë ishin nga AAK-ja dhe tre nga Nisma Socialdemokrate e Fatmir Limajt.

    Deri më tani, edhe partitë e tjera shqiptare kanë nominuar kandidatët e tyre për kryeministër. Lëvizja Vetëvendosje e ka nominuar kreun e partisë, Albin Kurti, Partia Demokratike do të garojë me kreun e ri të partisë, Bedri Hamza, ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës e ka nominuar kryetarin e partisë, Lumir Abdixhiku për postin e kryeministrit. Që të katër këta udhëheqës partiakë ishin kandidatë për kryeministër edhe në zgjedhjet e 9 shkurtit. /REL/

  • Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

    Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, AAK nominon Ramush Haradinajn kandidat për kryeministër

    Këshilli i Përgjithshëm i AAK-së e ka nominuar kryetarin Ramush Haradinaj për kryeministër dhe bartës të listës për zgjedhjet e përgjithshme të 28 dhjetorit në Kosovë.
    Ky Këshill e ka miratuar edhe listën prej 110 kandidatëve për deputetë. Vetë Haradinaj njoftoi se slogani i AAK-së në këto zgjedhje do të jetë “Krah Teje”.
    Ndër të tjera, kreu i AAK-së tha se partia ka miratuar edhe programin zgjedhor, i cili tha se është i ndërtuar mbi tri shtylla kryesore: qëndrueshmëria dhe trashëgimia, mirëqenia dhe zhvillimi ekonomik, si dhe siguria dhe integrimi euro-atlantik.
    “Kombinimi i lidershipit të guximshëm e vizionar, lista gjithpërfshirëse dhe programi i zhvillimit ekonomik, janë themeli mbi të cilin do të ndërtohet oferta e Aleancës për këto zgjedhje parlamentare”, u shpreh kandidati i AAK-së për kryeministër.
    Ai tha se Aleanca parasheh rritje ekonomike vjetore prej 7%, rritje të GDP-së prej 12 në 14 miliardë euro brenda mandatit, rritje të buxhetit prej 3.3 miliardë eurosh, sa ka qenë në vitin 2025, në 4 miliardë për vitin 2026, për të mbërritur në 6.1 miliardë në vitin e fundit të mandatit 4-vjeçar.
    Kjo politikë buxhetore, sipas tij, është garanci e stabilitetit financiar, e rritjes së pensioneve dhe pagave, të cilat që në vitin 2026 do të shënojnë rritje prej 31%, shprehur në vlera nominale: pagë mesatare prej 1 mijë e 100 eurosh dhe pension prej 500 eurosh, varësisht nga kategoritë.
    “Pagat dhe pensionet, në kohë reale, do ta ndjekin trajektoren e ngritjes vjetore sipas indeksit të zhvillimit ekonomik dhe inflacionit”, deklaroi Haradinaj.
    Ndër të tjera, ai tha se kategoria e investimeve kapitale, si shtyllë e shtimit ekonomik, do të rritet mesatarisht prej 61 për qind në vitin e parë, për të mbërritur në 240 për qind në vitin 2029.
    “Aleanca në zgjedhje niset ‘Krah Teje’, për rikthim të normalitetit në vend, zhvillim e mirëqenie, për anëtarësim në NATO dhe BE, për rikthim të partneritetit strategjik me aleatë të prirë nga ShBA, për sigurinë dhe ruajtjen e Shtetit si një të pandarë”.
    “‘Krah Teje’ për Kosovën tonë të përbashkët”, përfundoi Haradinaj.

  • Vdekja e Shpat Kasapit/ Haradinaj: Lajm i trishtë për skenën që i dha aq shumë

    Vdekja e Shpat Kasapit/ Haradinaj: Lajm i trishtë për skenën që i dha aq shumë

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të këngëtarit Shpat Kasapi.
    Haradinaj shkruan se lajmi për ndarjen nga jeta është një lajm i trishtë posaçërisht për skenën e artit, të cilës Shpati i dha shumë.
    Kreu i AAK shkruan se këngëtari ka qenë pjesë e fushtave që kërkonin drejtsi për Haradinajn, në kohën që ai ishte i burgosur në Hagë.
    “Lajmi për ndarjen nga jeta të artistit Shpat Kasapi, është lajm i trishtë për shqiptarët e posaçërisht për skenën e artit të cilës Shpati i dha shumë. Sa kam qenë duke u përballur me drejtësinë në Hagë, Shpati dhe shumë artistë tjerë ishin vullnetarë të kampanjave që kërkonin drejtësi për mua, andaj mirënjohja është e përjetëshme.
    Ngushëllime familjes dhe gjithë shqiptarëve.
    Në paqe qofsh, Shpat”, shkruan Haradinaj.

  • Haradinaj: Më ftoi Glauk Konjufca për takim, e refuzova!

    Haradinaj: Më ftoi Glauk Konjufca për takim, e refuzova!

    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi pas mbledhjes se kryesisë së partisë që drejton se ka pranuar kërkesë për takim nga mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Glauk Konjufca por ka refuzuar të takohet.
    Ai tha se ka konsideratë për figurën e Konjufcës, por kabineti i tij ngjan më shumë me një vazhdimësi të qeverisë Kurti 2.
    Haradinaj shtoi gjithashtu se nuk kanë pranuar propozim për koalicion, por kërkojnë vetëm votë. Ai tha po ashtu se zgjedhjet e reja janë e vetmja zgjidhje.
    Kujtojmë se prej disa muajsh në Kosovë ka një krizë institucionale, pasi nuk po arrihet ende dakordësia për formimin e qeverisë së re.

  • Shuhet Fatos Nano/ Haradinaj: Kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize

    Shuhet Fatos Nano/ Haradinaj: Kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize

    Ish-kryeministri i Shqipërisë, Fatos Nano, u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare pasditen e kësaj të premte

    Reaguesve të shumtë nga politika iu bashkua edhe ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili e vlerëson Nanon për rolin e tij si udhëheqës dhe vizionar.
    “Telegram ngushëllimi! Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, z. Fatos Nano. Në emrin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano, të afërmve, kryeministrit Edi Rama, Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve. Mirënjohje për rolin e tij udhëheqës dhe vizionar. Kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. U prehtë në paqe!”, shkruan Haradinaj.

  • Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Haradinaj: Kontribuues kyç i çështjes shqiptare

    Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Haradinaj: Kontribuues kyç i çështjes shqiptare

    Ramush Haradinaj ka reaguar për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, Fatos Nano. 
    Ish-kryeministri i Kosovës shkruan se Nano ishte kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. 
    “Telegram ngushëllimi! Me pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Shqipërisë, z. Fatos Nano. Në emrin tim dhe të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Nano, të afërmve, kryeministrit Edi Rama, Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve. Mirënjohje për rolin e tij udhëheqës dhe vizionar. Kontribuues kyç i çështjes shqiptare në kohëra krize brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë. U prehtë në paqe!”, shkruan Haradinaj. 
     

  • Përfundon takimi i presidentes Osmani me partitë, lihet e hapur mundësia e zgjedhjeve të reja

    Përfundon takimi i presidentes Osmani me partitë, lihet e hapur mundësia e zgjedhjeve të reja

    Përfundon takimi i presidentes Osmani me partitë.

    Kreu i LVV-së, Albin Kurti, nuk është deklaruar për mediat pas takimit që zyrtarët politikë zhvilluan me presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
    Pas takimit, ai u tha gazetarëve se “më duhet të shkoj me shpejtësi”. Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, deklaroi se në takim Kurti, si fitues i zgjedhjeve të 9 shkurtit, ka kërkuar disa ditë kohë për të parë mundësitë nëse mund të formojë një shumicë.
    Kurti dështoi më 26 tetor të merrte besimin e Kuvendit për ekzekutivin e ri.
    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, tha pas takimit me presidenten se, në këtë takim “u bë e qartë nga përfaqësuesit e partive parlamentare se nuk ka shumicë parlamentare”.
    “Tani i takon presidentes që deri të mërkurën, më 5 nëntor, të përcaktojë se a ka shumicë apo jo”, tha ai.
    Abdixhiku theksoi se “sa më parë që i shpallim zgjedhjet, i shmangim krizat që mund t’i vihen vendit”.
    “Nuk folëm për data, as për marrëveshje politike. Këtu ishim për t’i dhënë qëndrimet e partive dhe presidentja të vlerësojë a ka numra për një shumicë”.
    Sipas tij, lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pati pretendime se ndoshta duhet provuar edhe një herë që ta formojë qeverinë, “por shumica, përfaqësuesit e 52 deputetëve shqiptarë, thanë se nuk ka shumicë”.
    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe duhet që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet e reja.
    Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Haradinaj tha se ajo ka afat që deri më 5 nëntor të vendosë nëse do të mandatojë dikë tjetër për të formuar ekzekutivin e ri apo do të shpallë zgjedhjet e reja.
    Haradinaj tha se presidentja ka mundur që edhe sot të shpallë datën e zgjedhjeve të reja, por kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi disa ditë kohë për të tentuar që të bëjë sërish shumicën.
    “Do të ishte në interes të Kosovës që data e zgjedhjeve të caktohet ma shpejt, brenda 30 ditësh”, tha ai, duke shtuar se data më e afërt është 7 dhjetori.
    “Qëndrimi i AAK-së që ne nuk duam të humbin kohë, në afatin e parë kushtetues të veprohet dhe të mbahen zgjedhjet”, theksoi Haradinaj.
    Ai tha se nëse zgjedhjet nuk mbahen më 7 dhjetor, atëherë data e dytë më e shpejt është 14 dhjetori, duke argumentuar se vendit i duhet një qeveri e re sa më shpejt në mënyrë që të mund të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm.
    Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë para mediave se në takim është bërë e qartë se askush nuk mund ta sigurojë shumicën për të formuar qeverinë.
    Sipas tij, zgjedhjet e reja tashmë janë të imponuara.
    “Një situatë të tillë ka muaj që e kemi paralajmëruar. Në këtë moment, rruga përpara është vetëm shpallja e zgjedhjeve të reja”.
    Ai ka thënë se pavarësisht pse ka bërë përpjekje që ta sigurojë shumicën me partitë që në legjislaturën e kaluar ishte në opozitë, diçka e tillë nuk është arritur.

  • “Zgjedhjet të mbahen sa më shpejt”/Pas takimit të Osmanit me partitë politike, reagon Haradinaj:Nuk duam të humbin kohë

    “Zgjedhjet të mbahen sa më shpejt”/Pas takimit të Osmanit me partitë politike, reagon Haradinaj:Nuk duam të humbin kohë

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se vendi nuk ka kohë për të humbur dhe duhet që sa më shpejt të mbahen zgjedhjet e reja.
    Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, Haradinaj tha se ajo ka afat që deri më 5 nëntor të vendosë nëse do të mandatojë dikë tjetër për të formuar ekzekutivin e ri apo do të shpallë zgjedhjet e reja.
    Haradinaj tha se presidentja ka mundur që edhe sot të shpallë datën e zgjedhjeve të reja, por kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, kërkoi disa ditë kohë për të tentuar që të bëjë sërish shumicën.
    “Do të ishte në interes të Kosovës që data e zgjedhjeve të caktohet ma shpejt, brenda 30 ditësh”, tha ai, duke shtuar se data më e afërt është 7 dhjetori.
    “Qëndrimi i AAK-së që ne nuk duam të humbin kohë, në afatin e parë kushtetues të veprohet dhe të mbahen zgjedhjet”, theksoi Haradinaj.
    Ai tha se nëse zgjedhjet nuk mbahen më 7 dhjetor, atëherë data e dytë më e shpejt është 14 dhjetori, duke argumentuar se vendit i duhet një qeveri e re sa më shpejt në mënyrë që të mund të miratojë buxhetin për vitin e ardhshëm.

  • Haradinaj për Kurtin: “Po ushqen luftën hibride” — çfarë fshihet pas akuzës?

    Haradinaj për Kurtin: “Po ushqen luftën hibride” — çfarë fshihet pas akuzës?

    Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj akuzoi Albin Kurtin se ka qenë ai që e ka “ushqyer” luftën hibride për të cilën foli më herët teksa prezantoi kabinetin e ri qeveritar që pritet të votohet sot.
    “Më habiti pak arsyeja e pse e çoi luftën hibride. Pas kaq vitesh në këtë foltore, për mendimin tim i nderuar ti jep produkt i luftës hibride të armiqve tanë. Ti e ke ushqyer, ke punuar sistematikisht me diskretituar çdo vlerë të këtij vendi. E vërtetë që lufta hibride e han atë që ka ushqyer atë luftë, por tani të ka ardhur radha besoj edhe ty.”, tha Haradinaj.