Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, është shprehur se Presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli, do të dalë deputeti më i votuar në Shqipëri në zgjedhjet e 11 majit.
Komentet Blushi i bëri në emisionin ‘Debat’ me gazetaren Alba Alishani në A2 CNN, ku tha se Meta është simbol i qëndresës, i listave të hapura dhe i kauzave të mëdha.
Kujtojmë se në 11 maj Meta garon nën siglën e Partisë Demokratike në lista të hapura në qarkun e Tiranës.
“Meta është tanimë simboli i listave të hapura, simboli i qëndresës dhe simboli i misionarit për kauzat e mëdha. Të mos harrojmë se në vitin 2008 Ilir Meta hyri në grevë urie për këto ndryshime kushtetuese që bunkerizuan listat.
Meta zgjodhi që në 11 maj të kandidonte në lista të hapura në qarkun e Tiranës dhe në 11 maj ai do të jetë deputeti më i votuar në qarkun e Tiranës dhe në të gjithë Shqipërinë.
Meta nuk ndodhet në kushte normale për shkak të izolimit ekstrem dhe mundësisë së kufizuar për të komunikuar me zyrtarë të Partisë së Lirisë. Javën e kaluar ma refuzuan edhe mua të drejtën e takimit me Metën pa arsye”, tha Blushi.
Tag: hapura
-

‘Basti’ i Tedi Blushit: Ilir Meta në 11 maj do të dalë deputeti më i votuar në Shqipëri
-

Nominime të hapura, cilët janë tre banorët që rrezikojnë të dalin nga shtëpia e BBV!
Ndryshe nga netët e tjera, nominimet u bënë të hapura në shtëpi.
Banorët thanë emrat duke parë njëri-tjetrin në sy. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Banorët që shkojnë në nominim janë Aldo, Jozi dhe Gerta. Të shtunën zbulohet data e finales së spektaklit.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
-

Nominime të hapura, cilët janë tre banorët që shkojnë në televotim? Ja kur zbulohet data e finales
Ndryshe nga netët e tjera, në spektaklin e sotëm nominimet u bënë të hapura në shtëpi.
Duke parë njëri-tjetrin në sy, banorët dhanë emrat e atyre që dëshironin të shihnin në televotim dhe arsyet pse. Si rezultat, banorët që shkojnë në nominim janë Aldo, Jozi dhe Gerta.
Të shtunën zbulohet data e finales së spektaklit.
-

Kush do të eliminohet mes Valbonës dhe Laertit? Surprizë emocionuese dhe nominime të hapura/ Ku mund të ndiqni spektaklin e sotëm
Valbona apo Laerti? Kush do të lërë përfundimisht shtëpinë?
Të dy banorët kanë “ndezur” shtëpinë me debatet e tyre, teksa vetëm njëri do të vazhdojë rrugëtimin për të fituar çmimin e madh.
Një surprizë emocionuese dhe për herë të parë nominime të hapura.
Për të zbuluar këto dhe për të mos humbur disa surpriza emocionuese, ndiqni sot spektaklin e madh në Top Channel, DigitAlb me dy kanalet e dedikuara “Big Brother VIP 1” dhe “Big Brother VIP 2”, dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.
-

Kush eliminohet sonte mes Valbonës dhe Laertit? Surprizë emocionuese dhe nominime të hapura
Showbiz E Martë, 25 Mars 2025 20:44
Valbona apo Laerti? Kush do të lërë përfundimisht shtëpinë? Të dy banorët kanë “ndezur” shtëpinë me debatet e tyre, teksa vetëm njëri do të vazhdojë rrugëtimin për të fituar çmimin e madh. Një surprizë emocionuese dhe për herë të parë nominime të hapura.