Policia e Shkodrës ka nisur një aksion në Velipojë për ndotjen akustike, zhurmat në lokalet e natës dhe shkeljen e orarit në ambiente të hapura apo zona të banuara.
Në njoftimin zyrtar blutë bëjnë me dije se gjatë kontrolleve është verifikuar edhe respektimi i orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, që është nga ora 11:00 deri në orën 24:00, në zona dhe qendra të banuara.
Njoftimi i policisë:
Në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike gjatë sezonit turistik, Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Velipojë, ka vijuar me kontrollet për ndotjen akustike, sipas Planit të Masave për Sigurinë Gjatë Sezonit Veror.
Kontrollet u fokusuan në subjektet që gjenerojnë zhurma nga muzika, veçanërisht në zonat e frekuentuara nga turistët.
Në zbatim të Ligjit nr. 9774, datë 12.07.2007, “Për administrimin e zhurmës në mjedis”, janë kryer matje të nivelit të zhurmës me pajisje të posaçme në ambiente të hapura dhe të mbyllura, në zona të ndryshme të Velipojës.
Rezultatet e matjeve kanë dalë brenda kufijve të lejuar ligjorë, sipas standardeve dhe procedurave të përcaktuara.
Gjatë kontrolleve është verifikuar edhe respektimi i orarit të lejuar për muzikën në ambiente të hapura, që është nga ora 11:00 deri në orën 24:00, në zona dhe qendra të banuara.
Policia e Shkodrës mbetet e angazhuar për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurt, si për banorët ashtu edhe për pushuesit vendas dhe të huaj.
Tag: hapura
-

Ndotja akustike/ Policia nis kontrollet për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Velipojës
-

Për herë të parë pas më shumë se 100 vitesh, Parisi lejon qytetarët që të lahen në Senë
Duke filluar nga data 5 korrik, qytetarët parisienë dhe turistët do të mund të notojnë lirshëm në lumin Sena, një ngjarje historike për kryeqytetin francez.
Vendimi vjen pas përfundimit të një fushate të gjerë pastrimi dhe dezinfektimi të ujërave, të kryer nga autoritetet lokale.
Për herë të parë që nga vitet 1920, tre zona të caktuara përgjatë brigjeve të Senës janë zyrtarisht të hapura për not të lirë, sipas njoftimit nga Bashkia e Parisit. Këto hapësira do të jenë të disponueshme për publikun deri më 31 gusht 2025.
Projekti për pastrimin e Senës nisi me intensitet të lartë në prag të Lojërave Olimpike Verore të Parisit 2024, pasi lumi ishte planifikuar të përdorej për gara noti dhe triathloni. Investimet dhe angazhimi i qeverisë lokale dhanë rezultat: uji i Senës tashmë është i certifikuar për larje, duke përmbushur standardet evropiane të cilësisë.
Tre vendet e hapura për not ndodhen në zona të njohura të Parisit, me siguri të garantuar nga roje bregdetarë dhe me monitorim të përditshëm të cilësisë së ujit.Top Channel
-

I dërgonte foto intime nxënësit adoleshent, policia amerikane vë në pranga mësuesen 22-vjeçare
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Qarkun Chemung, Nju Jork, ku një mësuese 22-vjeçare është arrestuar nën dyshimin se ka dërguar imazhe me përmbajtje seksuale të hapura një nxënësi vetëm 14 vjeç.
E dyshuara, Anamaria E. Milazzo, punonte si asistente arsimore në programin edukativ BOCES i Nivelit Jugor të Madh. Arrestimi i saj u bë pas një raportimi nga një oficere e burimeve shkollore, e cila kishte ngritur shqetësime për sjellje të papërshtatshme ndaj një nxënësi të mitur.
Sipas hetimeve të kryera nga Zyra e Sherifit të Qarkut Chemung, shkëmbimi i përmbajtjes së ndaluar dyshohet të ketë ndodhur për disa muaj përpara se të zbulohej rasti. Provat dixhitale të mbledhura çuan në arrestimin e Milazzos më 16 qershor 2025.
Milazzo përballet me dy akuza kryesore:
Përhapje e materialit të pahijshëm tek të miturit (klasi E, krim sipas ligjit penal të Nju Jorkut);
Rrezikim i mirëqenies së një fëmije (kundërvajtje e klasit A).
Me gjithë seriozitetin e akuzave, në përputhje me ligjet aktuale të shtetit për veprat penale jo të dhunshme, Milazzo është liruar pa kusht, me urdhër për t’u paraqitur në Gjykatën e Wellsburgut, ku procesi gjyqësor do të vazhdojë.
Programi BOCES i Nivelit Jugor të Madh ka konfirmuar se mësuesja u pezullua menjëherë nga detyra sapo u mor informacioni për akuzat. Në një deklaratë publike, organizata u shpreh se po bashkëpunon plotësisht me autoritetet dhe po ofron mbështetje psikologjike dhe emocionale për komunitetin shkollor të prekur.
Hetimet mbeten të hapura, ndërsa autoritetet i bëjnë thirrje kujtdo që ka informacion shtesë, të kontaktojë me Zyrën e Sherifit të Qarkut Chemung.Top Channel
-

Kryeministri Rama: Nga veriu në jug, 36 qendra shëndetësore të hapura 24/7
Kryeministri Edi Rama shprehet se nga veriu në jug do të jenë 36 qendra shëndetësore, të hapura 24/7 me ekip të përkushtuar mjekësh dhe infermierësh përgjatë sezonit turistik.
“Për çdo emergjencë shëndetësore gjatë pushimeve tuaja, jemi pranë jushQendra Shëndetësore Verore e Gjirit të Lalëzit. Nga veriu në jug, 36 qendra shëndetësore verore janë të hapura 24/7, me ekipe të përkushtuara mjekësh dhe infermierësh, për të garantuar pushime të sigurta dhe të qeta për të gjithë”, shkruan Rama.
-

Sezoni turistik, Rama: Nga veriu në jug, 36 qendra shëndetësore të hapura 24/7
Me nisjen e sezonit turistik, në vendin tonë janë hapur edhe qendrat shëndetësore verore për të ofruar asistencë mjekësore për të gjithë pushuesit. Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Rama u shpreh se nga veriu në jug do të jenë 36 qendra shëndetësore, të hapura 24/7 me ekip të përkushtuar mjekësh dhe infermierësh.
“Për çdo emergjencë shëndetësore gjatë pushimeve tuaja, jemi pranë jush
Qendra Shëndetësore Verore e Gjirit të Lalëzit.
Nga veriu në jug, 36 qendra shëndetësore verore janë të hapura 24/7, me ekipe të përkushtuara mjekësh dhe infermierësh, për të garantuar pushime të sigurta dhe të qeta për të gjithë.”, shkruan Rama. -

Seleksionimi për futbollistët shqiptarë në SHBA, aplikimet vijojnë të jenë të hapura
Më 28 qershor 2025, Federata e Futbollit organizon për të tretin vit radhazi seleksionime për djem dhe vajza të talentuar me origjinë shqiptare që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.
Aktiviteti do të zhvillohet në “Hudson Sports Complex, Warwick NY” dhe do të përfshijë lojtarë të lindur në vitet 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013. Procesi do të ndiqet nga afër nga përgjegjësi i skautizmit në FSHF, Ardi Behari.
Qëllimi është identifikimi i futbollistëve që mund të jenë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave, si për vajzat ashtu edhe për djemtë.
Aplikimet vijojnë të jenë të hapura edhe për disa ditë. Të interesuarit mund të dërgojnë të dhënat e tyre në adresën e e-mailit: seleksionime@fshf.al , duke specifikuar: emër, mbiemër, datëlindje, klub, pozicion në fushë, uebfaqen e klubit, pasaportën që zotërojnë dhe një numër kontakti. -

“PD hodhi në rrugë kandidatët e listave të hapura për të bërë pis procesin! Ja si po e përdor PS”
Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, foli sot në emisionin “Log.” në News 24 nën moderimin e Endri Xhafos për rinumërimin e votave të 11 majit, që do të nisë javën që vjen në qarkun Tiranë dhe Fier.
Demokrati tha se PD me mënyrën që hartoi listat e mbyllura dhe të hapura la në rrugë kandidatët e listave të hapura duke bërë sipas tij pis procesin e votave.
“Berisha dhe PD e mbylli gjënë me listat e mbyllua të partisë që mos kenë probleme dhe të gjithë të tjerët i ka hedhur në rrugë të kacafyten me njëri tjetrin, për tu bërë pis procesi, për të treguar që nuk do të lejë asnjë njeri të rritet si Tabaku, Alimehmeti kushdo , me i bë pis fitoren e vogël të tyre”, tha demokrati.
Sula tha ndër të tjera se kërkesa për rinumërim i jep të drejtën kryeministrit Rama që të thojë se demokratët kanë vjedhur votat mes tyre, duke hequr në këtë mënyrë vëmendjen nga farsa elektorale.
Dashnor Sula: Problemi është te urdhrat e partisë te komisionerët, sepse komisionerët dhe numëruesit 2 janë njerëzit më besnikë të partisë më të afërt të partisë të cilët shkojnë atje dhe çfarë bëri PD dhe çfarë po bën PS por që po përdor PD. Që njerëzit më besnikë të tyre ti çojë në kokë të burgut pavarësisht se ka shkelur ligjin. Nëpërmjet urdhrit të tyre, sepse urdhrat kanë ardhur nga njerëz të lartë
Urdhra Sali Berisha kurrë nuk jep sepse e njoh personalisht, por njerëz në Sali Berishën kanë ndikuar totalisht sepse nuk është gjë e re. Sepse kshu bëhet dhe në zgjedhje brenda partisë të cilët komandojnë kryetarët e tyre të cilët i kanë emërua, ju e keni parë se çfarë sherri kemi pas brena partisë edhe me votat kur qe te njësi dy një apo dy muaj para zgjedhjeve.
Para këta janë figurat e kryetarëve, të cilët komisionerët të cilët i caktojnë këto dhe numëruesit që i caktojnë këto i thonë do ja heqësh këtij, sepse kjo i intereson partia.
Një komisioner i njësisë 2 ka marrë në telefon një kandidat dhe i ka thënë ore kshu kshu po na ndodh, po ja vlen i thotë ai të bësh ndonjë ditë burg për figura si puna ime. E kupton ti se ku arrin, kshu ka thënë kandidati.
Berisha dhe PD e mbylli gjënë me listat e mbyllua të partisë që mos kenë probleme dhe të gjithë të tjerët i ka hedhur në rrugë të kacafyten me njëri tjetrin, për tu bërë pis procesi, për të treguar që nuk do të lejë asnjë njeri të rritet si Tabaku, Alimehmeti kushdo , me i bë pis fitoren e vogël të tyre..
Për sa kohë do të vërë përballë Jorida Tabakun me Alimehmemtin , Dogjanin me murrizin, Kalanë me Ndojën në Durrës…dhe për të larguar vëmendjen nga farsa elektorale, sepse Ramës i lind e drejta të thotë nesër ju i keni vjedh votën njëri tjetrit.


