Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë një postoblloku në hyrje të qytetit të Shkodrës, ku dy persona kanë kërcënuar me fjalë dhe armë efektivët e forcave “Shqiponja” të policisë.
Mësohet se gjatë një patrullimi në hyrje të Shkodrës, dy shtetas janë ndalur pranë forcave “Shqiponja” dhe i kanë drejtuar kërcënime të rënda me fjalët “Do t’ju hapim barkun me plumba”. Më pas jane larguar me shpejtësi.
Efektivët kanë reaguar menjëherë duke vënë në ndjekje dy personat, të cilët u ndaluan nga policia vendore e Shkodrës. Të dy janë shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje. Paraprakisht, dyshohet se njëri prej tyre është efektiv i FNSH- së, jashtë sherbimit në momentin e përplasjes.
Arsyet e këtij kërcënimi mbeten të paqarta, ndërsa uniformat blu po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar motivet pas këtij akti.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!









