Kryeministri dhe njëkohësisht kryesocialisti Edi Rama po zhvillon këtë të mërkurë një takim me qytetarët në Skrapar, në kuadër të fushatës elektorale.
Në fjalën e tij, kreu i PS-së tha se nuk po e kërkon mandatin e katërt për të zgjeruar shtëpinë e vetë, por për të bërë Shqipërinë anëtare të Bashkimit Evropian.
Rama nënvizoi se dera e BE-së për vendet që hyjnë brenda nuk hapet kollaj, ndaj sipas kryeministrit, është momenti që ne të veprojmë.
Rama: Kini parasysh një gjë, se ju thonë: Çfarë është kjo histori, por e kanë me mua.Thonë: Çfarë është kjo punë, nuk mjaftuan tre mandate për t’u futur në BE dhe duan dhe të katërtin. Sikur po ju them unë, më jepni mandatin e katërt të zgjeroj shtëpinë. Si ka mundësi që Mali i Zi i ka hapur negociatat para se Rama të bëhej kryeministër dhe nuk është futur në BE? Po Serbia pse nuk është në BE? Po Maqedonia që nuk është futur në BE?
Kjo ka një shpjegim, ti nuk futesh në BE se do ti, as se ke bërë detyrat. Dera e BE-së për vendet që hyjnë brenda nuk hapet kollaj. Sot kanë rënë dakord të hapin derën për Shqipërinë.
/vizionplus.tv


