Tag: hapet

  • Hamami në Durrës rihapet për vizitorët

    Hamami në Durrës rihapet për vizitorët

    Një atraksion i ri turistik hapet në zemër të Durrësit. Hamami i periudhës Osmane, monument kulture i kategorisë së parë, ka rihapur dyert për vizitorët vendas dhe të huaj, pas një restaurimi të plotë me fond prej 32 milionë Lekësh nga programi EU4Culture i BE-së.
    Godina e shekullit XVIII është një nga dhjetë hamamet e mbijetuar në Shqipëri dhe hapet për herë të parë për publikun, pasi më parë nuk ka qenë e aksesueshme për shkak të amortizimit.

    Gjatë tërmetit të vitit 2019, Hamami pësoi dëmtime serioze dhe u përfshi në listën e monumenteve që do të restauroheshin me fondet e BE-së.

    I dëmtuar nga i njëjti tërmet mbeti edhe Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Durrësit, ku prej tre vitesh vazhdojnë punimet për restaurimin.
    Muzeu pritet të rihapet për vizitorët në vjeshtën e këtij viti. Hamami ndodhet në juglindje të qytetit mesjetar, përgjatë bulevardit “Epidamn”.
    I vendosur vetëm disa qindra metra larg paraardhësit të tij antik, banjave romake, hamami funksionoi për herë të parë deri në fund të shekullit XIX.
    Në fillim të viteve 2000, ai pësoi disa ndryshime për t’u kthyer në një kafene, e cila funksionoi për disa vite.
    Pas mbylljes, Hamami u dëmtua rëndë nga tërmeti i vitit 2019.
    Klan News

  • Hapet hamami turk në Durrës, shtohen atraksionet turistike në qytetin bregdetar

    Hapet hamami turk në Durrës, shtohen atraksionet turistike në qytetin bregdetar

    Durrësi ka tashmë një atraksion të ri turistik. Hamami turk, monument kulture i kategorisë së parë, i cili ka rihapur dyert për vizitorët vendas dhe të huaj, pas një restaurimi të plotë me fond prej 32 milionë lekësh nga programi EU4Culture i BE-së.
    Godina e shekullit XVIII është një nga dhjetë hamamet e mbijetuar në Shqipëri dhe hapet për herë të parë për publikun.
    Gjatë tërmetit të vitit 2019, Hamami pësoi dëmtime serioze dhe u përfshi në listën e monumenteve që do të restauroheshin me fondet e BE-së. I dëmtuar nga i njëjti tërmet mbeti edhe Muzeu Arkeologjik Kombëtar i Durrësit, ku prej tre vitesh vazhdojnë punimet për restaurimin.

    Muzeu pritet të rihapet për vizitorët në vjeshtën e këtij viti.
    Hamami ndodhet në krah të bulevardit “Epidamn”. I vendosur vetëm disa qindra metra larg paraardhësit të tij antik, banjave romake, hamami funksionoi për herë të parë deri në fund të shekullit XIX.
    Në fillim të viteve 2000, ai pësoi disa ndryshime për t’u kthyer në një kafene, e cila funksionoi për disa vite.
    /vizionplus.tv

  • Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

    Hapet për qarkullim tuneli i Llogarasë, do jetë pa pagesë gjatë sezonit veror

    Tuneli i Llogarasë është hapur për lëvizjen e mjeteve mëngjesin e sotëm. Siç duket nga pamjet e siguruara nga Klan News, automjetet kanë nisur qarkullimin në këtë aks.
    Bëhet e ditur se tuneli hapet për të gjitha automjetet deri në 15 shtator, përveç mjeteve të tonazhit të rëndë. Qeveria mori këtë vendim për të lehtësuar qarkullimin e automjeteve gjatë sezonin veror, në mbështetje të plotë të industrisë së turizmit.
    Tuneli i Llogarasë u hap për kalimin e automjeteve përgjatë sezonit veror të vitit të kaluar më 5 korrik, ndërkohë që, në muajin tetor u mbyll sërish, për të përmbyllur punimet edhe në tunelin e emergjencës pasi me një gjatësi prej 6 km përbëhet nga tuneli kryesor dhe ai i emergjencës. Tashmë është finalizuar ky projekt strategjik.
    Edhe këtë sezon veror do të jetë i hapur deri më 15 shtator pa pagesë. Gjithsesi, deri më tani nuk është bërë ende me dije sesa do të jetë tarifa që do të aplikohet pas datës 15 shtator.

  • Nesër hapet tuneli i Llogarasë, ja data deri kur do të jetë pa pagesë

    Nesër hapet tuneli i Llogarasë, ja data deri kur do të jetë pa pagesë

    Tuneli i Llogarasë do të rihapet sërish duke filluar nga dita e nesërme, për qarkullimin e automjeteve gjatë sezonit veror.
    Tuneli do të jetë pa pagesë deri në 15 Shtator, ndërkohë që nuk do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.
    Lajmin e ka bërë me dije ministrja Belinda Balluku, e cila thotë se ky tunel i shërben turizmit në vendin tonë.
    “Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik.
    Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë”, shkruan Balluku.

  • Hapet më në fund! Llogaraja, nga 30 minuta në 7 minuta, ja si do funksionojë dhe kur do paguani

    Hapet më në fund! Llogaraja, nga 30 minuta në 7 minuta, ja si do funksionojë dhe kur do paguani

    Duke nisur nga nesër, 24 maj tuneli i Llogarasë do të jetë i hapur për automjetet, përveç mjeteve të tonazhit të rëndë.
    Lajmi është bërë me dije nga zv.kryeministrja dhe ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku përmes një mesazhi video të shpërndarë edhe nga kryeministri Edi Rama.

    Balluku tha se kalimi në tunel do të jetë pa pagesë deri në 15 shtator për të ndihmuar turizmin në jug të vendit.

  • Belinda Balluku jep lajmin: Nesër hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Pa pagesë deri më 15 shtator

    Belinda Balluku jep lajmin: Nesër hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Pa pagesë deri më 15 shtator

    Nga hyrja e tunelit të Llogarasë, zv/kryeministrja dhe ministrja Belinda Ballaku, jep lajmin që nesër do të hapet qarkullimi për kalimin e automjeteve.
    ”Duke nisur nga nesër, 24 maj, hapet për qarkullimin e automjeteve tuneli i Llogarasë. Vepra që shkurton distancën drejt bregdetit të jugut dhe që i shërben sezonit turistik. Pa pagesë deri më 15 shtator. Ndalohet kalimi, vetëm për mjetet e tonazhit të rëndë’‘,-shkruan Balluku.

  • Hapet tuneli i Llogarasë, Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator!

    Hapet tuneli i Llogarasë, Balluku: Pa pagesë deri më 15 shtator!

    Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, tha se nga e shtuna e 24 majit, do të hapet tuneli i Llogarasë do të hapet për qarkullimin e automjeteve. Ajo zbuloi gjithashtu se tuneli do të jetë pa pagesë deri më 15 shtator.
    “Në mbështetje të plotë t ëindustrisë së turizmit që tashmë ka filluar të konsolidohet”, tha Balluku në një postim në Facebook.
    Në tunelin 6 kilometra të gjatë nuk do të lejohet vetëm kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë.
    Vënia në funksion e tunelit të Llogarasë shkurton ndjeshëm distancën për të aksesuar jugun e vendit, duke evituar kalimin nga Qafa e Llogarasë. Shpejtësia e lëvizjes në tunel do të jetë nga 50 deri në 80 kilometër në orë, ndërsa gjatë sezonit veror në të pritet të lëvizin rreth 10 mijë automjete.
    Tuneli nis nga Ura e Shën Elizës dhe del në Urën e Palasës, ndërsa është pjesë e seksionit rrugor Orikum-Himarë, pjesë e Autostradës Vlorë-Sarandë. Punimet për ndërtimin e tunelit nisën në 15 nëntor të vitit 2021, me kosto rreth 180 milionë dollarë.
    Sipas njoftimeve të mëparshme të autoriteteve, nga viti i ardhëm kalimi në të do të kushtojë 5 euro.

  • “Do të hapet shkolla franceze e kodimit”, Rama takim me Macron: Krenari dhe mirënjohje për marrëdhëniet mes dy vendeve

    “Do të hapet shkolla franceze e kodimit”, Rama takim me Macron: Krenari dhe mirënjohje për marrëdhëniet mes dy vendeve

    Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur këtë të shtunë në kryeministri presidentin francez Emmanuel Macron.
    Rama së bashku me Macron mbajtën një deklaratë për shtyp. Kryesocialisti tha se Shqipëri-Francë do të vijojnë më tej me marrëveshjet dhe bashkëpunimet.
    Rama deklaroi se në Tiranë do të hapet shkolla franceze e kodimit.

    Rama: Kemi bërë një bilanc të punëve të realizuara pas vizitës së parë historike të presidentit, që ishte i pari kryetar shteti i Francës që vizitoi Shqipërinë. Kemi vazhduar marrëveshje të tjera për të thelluar bashkëpunimin. Është një privilegj i veçantë që Shqipëria mikpriti Samitin Politik Evropian, së bashku me presidentin dhe një grup vendesh e kemi shtyrë këtë projekt në pikën ku ka konsensus të plotë nga të gjitha vendet përkatëse. Po krijohet një substancë e re mes vendeve evropiane. Kemi krijuar rrugët për të sjellë ekselencën franceze në Shqipëri. Krenari dhe mirënjohje për marrëdhëniet e Francës me Shqipërinë.
    Në duam të fuqizojmë marrëdhënien edhe në drejtim të administrimit të ujërave ku Franca është kampione e inovacionit, e eksperiencës dhe ka kompani që operojnë në të gjithë botën. Kemi folur edhe për mbetjet dhe jemi duke punuar për të pasur një plan të përgjithshëm dhe strategji që bazohet në hapat e punës për procesin e negociatave. Dhe këtu ne kemi shumë për të bërë. Nëse arrijmë të kemi deri në fund bashkëpunimin me ekselencën franceze do të jemi shumë të fituar. Kemi folur edhe për përfshirjen e Francez në ndërtimin e hekurudhës Durrës –Prishtinë dhe në fund më vjen mirë që kur presidenti erdhi këtu herën e kaluar, ishim në ish-shtëpinë e diktatorit Enver Hoxha ku po fillonte puna për ta transformuar në qendër kulturore. Sot e ndjejmë Francën shumë afër edhe në procesin e anëtarësimit. Do të bëjmë më të mirën për ta bërë Shqipërinë në sytë e presidentin.

  • Hapet kutia e parë në Fushë-Arrëz/ PD-ASHM kryeson me 40 vota, PS renditet e treta

    Hapet kutia e parë në Fushë-Arrëz/ PD-ASHM kryeson me 40 vota, PS renditet e treta

    Në kutinë e parë të hapur në Bashkinë e Fushë-Arrëzit, PD-ASHM po kryeson bindshëm.

    Ndërkohë PS renditet e treta nga numri i votave të paktën në këtë kuti.

     Sipas burimeve zyrtare, PD-ASHM ka siguruar 40 vota, PSD 29 vota dhe PS 18 vota.