Tag: hapet

  • “Sali Berisha u’a ka borxh demokratëve Rithemelimin”, Çim Peka: Ose PD hapet si asnjëherë tjetër, ose mbyllet përfundimisht!

    “Sali Berisha u’a ka borxh demokratëve Rithemelimin”, Çim Peka: Ose PD hapet si asnjëherë tjetër, ose mbyllet përfundimisht!

    Mos të gënjejme vetën, “Rithemelimi” nuk ka ndodhur! Ajo që e konsideruam “Rithemelim” ishte “Rikthim”. Dhe ishte zhvillimi politik sovranist me brilant pas pluralizmit në këto 35 vjet. Por veëm kaq!
    “Rithemelimi” duhet të ndodhë tani pas raportit final të OSBE/ODHIR. Ose PD hapet si asnjëherë tjetër, ose mbyllet përfundimisht!
    Lista e mbyllur e të “rithemeluarve” është 90/% lista e Lulit të pa/rithemeluar të 2017. Një pjesë erdhën se zgjodhën anën e duhur, një pjesë u bashkuan kur Luli “vdiq” dhe baza e PD i dha duart duke ndjekur Sali Berishën me të drejtë. Tani Sali Berisha u’a ka borxh demokratëve RITHEMELIMIN.
    PS: Dhe harrojeni se një gjë e tillë ndodh me deputet që akoma shpresojnë tek “Drejtësia e Yurit”! /Nga Çim PEKA, publikuar në Facebook/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Në Muzeun e Mitrovicës do të hapet ekspozita ‘Mitrovica Neolitike’

    Në Muzeun e Mitrovicës do të hapet ekspozita ‘Mitrovica Neolitike’

    Muzeu i Mitrovicës do të bëjë hapjen e ekspozitës së re arkeologjike të titulluar “Mitrovica Neolitike”.

    Kjo ekspozitë është një rikonceptim i koleksionit arkeologjik dhe sjell në vëmendje fillesat e jetës së qëndrueshme në territorin e Mitrovicës, mbi 8 mijë vjet më parë. Objektet e ekspozuara flasin për zhvillimet e hershme të bujqësisë, jetesës, besimeve dhe artit të komuniteteve neolitike që u vendosën përgjatë lumenjve Ibër dhe Sitnicë.

    Ekspozita është realizuar nga Muzeu i Mitrovicës në bashkëpunim me arkeologët Kaltrina Igrishta dhe Lekë Shala, me përkrahje nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – Mitrovicë.

    Ekspozita do të hapet më 31 korrik 2025, në ora 19:00, në ambientet e Muzeut të Mitrovicës./ KultPlus.com

  • Kurdët dorëzojnë armët, Erdogan: Hapet një kapitull i ri në historinë e vendit!

    Kurdët dorëzojnë armët, Erdogan: Hapet një kapitull i ri në historinë e vendit!

    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka reaguar pasi Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dorëzoi armët. “”Plaga” 47-vjeçare e terrorizmit” po i afrohet fundit dhe po hapet një “faqe e re” në historinë e Turqisë”, tha ai. Erdogan foli në hapjen e takimit të 32-të të konsultimit dhe vlerësimit në një hotel në Ankara.

    “Turqia ka fituar. Secili prej 86 milionë qytetarëve tanë – turq, kurdë dhe arabë – ka fituar”, tha Erdogan një ditë pas ceremonisë së dorëzimit.

    “Ne po ndjekim nga afër çdo iniciativë që mund të ndalojë gjakderdhjen, të qetësojë lotët e nënave, të lehtësojë vuajtjet dhe të forcojë vëllazërinë. Projekti i një Turqie të lirë nga terrorizmi që kemi ndjekur kohët e fundit nuk është rezultat i një negociate, një pakti apo një procesi dhënieje dhe marrjeje. Ne po e çojmë përpara projektin tonë të një Turqie të lirë nga terrorizmi me këtë vetëdije”, shpjegoi presidenti turk.

    Erdogan foli për popullin e etnisë kurde të cilët i quajti “vëllezër” të turqve, teksa tha se Ankaraja është e hapur për t’u ulur dhe biseduar me ta.

    “Çështja e qytetarëve tanë kurdë nuk është vetëm e jona, por edhe e vëllezërve dhe motrave tona kurde në Irak dhe Siri. Po e diskutojmë këtë proces me ta dhe ata janë shumë të lumtur. Vëlla kurd, nëse ke ndonjë problem, do të ulemi dhe do të flasim”, tha Erdogan, duke theksuar se do të vazhdojë të punojë me qeverinë siriane dhe partnerët ndërkombëtarë.

    “Unë besoj fuqimisht se kapitulli i terrorizmit do të mbyllet dhe vëllazëria do të mbizotërojë”, vijoi ai.

    “Me fundin e “terrorizmit”, Turqia do të jetë “shumë më e fortë dhe më e sigurt se më parë. Ne do t’i përqendrojmë energjitë tona në biznesin tonë kryesor. Do t’i mobilizojmë burimet tona jo për luftën kundër terrorizmit, por për zhvillimin, prosperitetin dhe një Turqi të begatë”, njoftoi Erdogan, duke specifikuar se qeveria turke do të lehtësojë përfundimin e procesit duke monitoruar dorëzimin e armëve.

  • Hapet gara për drejtor të Departamentit të Sigurisë Publike

    Hapet gara për drejtor të Departamentit të Sigurisë Publike

    Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka hapur për herë të parë garën për drejtor të Departamentit të Sigurisë Publike.

    Ata që duan të aplikojnë kanë afat deri më datë 15 korrik për t’u bërë pjesë.
    Aktualisht postin e Drejtorit të Departamentit të Sigurisë Publike e mban Rebani Jaupi, i cili ka të drejtë të kandidojë sërish që të konkurrojë për këtë post nëpërmjet garës.

    Top Channel

  • Hapet për herë të parë gara për Drejtorin e Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit

    Hapet për herë të parë gara për Drejtorin e Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit

    Hapet për herë të para gara për Drejtor Departamenti të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit. Afati i fundit për aplikantët është deri më 15 korrik.

    Oficeri i policisë që do të shfaqë interes, për të drejtuar një nga postet më të rëndësishme në Policinë e Shtetit, duhet të ketë domosdoshmërisht gradat “Drejtues” dhe “Drejtues i parë”.

    Përveç këtij kriteri bazë, aplikanti duhet të ketë shtetësi shqiptare dhe të mos ketë qenë i dënuar me vendim të formës së prerë. Po ashtu, brenda 3 viteve të fundit, të mos ketë masa për shkelje të rënda disiplinore, të jetë në kushte të mira shëndetësore për të kryer detyrën, si dhe të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin me konfliktin e interesit.

    Kjo është hera e parë që drejtuesi i Departamentit të Sigurisë Publike do të zgjidhet me garë. Deri më tani këtë post e mban Rebani Jaupi, i cili pritet për t’u parë nëse do të jetë pjesë e garës ose jo. Pas fazës së aplikimeve, do të nisë verifikimi i dokumentacioneve, dhe më pas Komisioni do të bëjë intervistimin dhe pikëzimin e secilit prej tyre. Ndërkohë, gara për drejtuesit e departamenteve të tjera të Policisë së Shtetit nuk është hapur ende.

  • Hapet gara për Drejtor Departamenti të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit

    Hapet gara për Drejtor Departamenti të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit

    Hapet për herë të parë gara për Drejtor Departamenti të Sigurisë Publike në Policinë e Shtetit.
    Sipas Klan News, afati i fundit për aplikantët është deri më 15 korrik.
    Oficeri i policisë që do të shfaqë interes, për të drejtuar një nga postet më të rëndësishme në Policinë e Shtetit, duhet të ketë domosdoshmërisht gradat “Drejtues” dhe “Drejtues i parë”.
    Përveç këtij kriteri bazë, aplikanti duhet të ketë shtetësi shqiptare dhe të mos ketë qenë i dënuar me vendim të formës së prerë. Po ashtu, brenda 3 viteve të fundit, të mos ketë masa për shkelje të rënda disiplinore, të jetë në kushte të mira shëndetësore për të kryer detyrën, si dhe të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës, në përputhje me legjislacionin me konfliktin e interesit.
    Kjo është hera e parë që drejtuesi i Departamentit të Sigurisë Publike do të zgjidhet me garë. Deri më tani këtë post e mban Rebani Jaupi, i cili pritet për t’u parë nëse do të jetë pjesë e garës ose jo.
    Pas fazës së aplikimeve, do të nisë verifikimi i dokumentacioneve, dhe më pas Komisioni do të bëjë intervistimin dhe pikëzimin e secilit prej tyre.
    Ndërkohë, gara për drejtuesit e departamenteve të tjera të Policisë së Shtetit nuk është hapur ende.

  • “Kjo është epokale për Shqipërinë”, analisti: Nëse dënohet Berisha hapet rruga që të dënohet edhe…

    “Kjo është epokale për Shqipërinë”, analisti: Nëse dënohet Berisha hapet rruga që të dënohet edhe…

    Analisti dhe sociologu Ergys Mërtiri e vlerësoi me nota të larta nisjen e procesit gjyqësor ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha për dosjen e ish-kompleksit “Partizani”. Sipas tij,  Berisha ka qenë i paprekshëm edhe kur ka qenë në opozitë dhe personi më i rëndësishëm i tranzicionit gjatë këtyre 35 viteve dhe kur nëse shkon ai përpara drejtësisë hapet rruga edhe për të tjerët.
    “Së pari është goditur një i paprekshëm. Sali Berisha ka qenë i paprekshëm edhe kur ka qenë në opozitë, jo më kur ka qenë në opozitë dhe ka qenë personi më i rëndësishëm i tranzicionit gjatë këtyre 35 viteve dhe kur shkon ai përpara drejtësisë ky është një lajm i mirë, sepse hapet rruga edhe për të tjerët. Nëse dënohet Berisha hapet rruga që të dënohet edhe Rama. Nëse shpëton Berisha edhe Rama i ka mbyllur rrugët që ai të shkojë përpara drejtësisë.
    Kjo është epokale për Shqipërinë. Në këto 35 vite kur nuk është dënuar asnjë drejtor dhe kur s’kanë patur mbështetje.
    Është edhe precedenti se ti do të dënohesh edhe kur krijon skema korruptive. Rasti i ngjashëm është Erion Veliaj, që është kapur për një skemë korruptive me shumë aktorë.
    Për SPAK-un është e rëndësishme sepse tregon besueshmëri se godet nga të dyja palët. Deri tani kemi parë një sërë njerëz nga Edi Rama dhe SPAK duhet të tregojë se është i paanshëm dhe tregon se SPAK e ka fuqinë t’i shkojë deri në fund”-tha Mërtiri.

  • Hapet laborator i ri ushtarak në Spitalin e Traumës

    Hapet laborator i ri ushtarak në Spitalin e Traumës

    Këtë të shtunë, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, inspektoi laboratorin e ri ushtarak në ambientet e Spitalit Universitar të Traumës.
    Laboratori mundëson të njëjtat analiza bio-kimike si Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.
    Ministri tha se Spitali i Traumës është prej një dekade një strukturë civilo-ushtarake.
    Qëllimi, theksoi ai, është që investimet të jenë në dobi si të ushtarakëve dhe të civilëve.
    “Ky është shembull konkret”, tha Vengu.
    Ministri shoqërohej në këtë takim nga shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Arben Kingji.
     

  • Hapet programi i punësimit të profesionistëve të rinj për vitin 2025!

    Hapet programi i punësimit të profesionistëve të rinj për vitin 2025!

    “APLIKO TANI!
    Hapet programi i punësimit të profesionistëve të rinj për vitin 2025!

    Një mundësi e shkëlqyer për të gjithë të diplomuarit në vitet e fundit të cilët duan të kontribuojnë profesionalisht në industrinë e naftës.
    Bashkohuni me ALBPETROL pranë Qendrave të Prodhimit të Naftës në Fier, Kuçovë dhe Gorisht.
    Për më shumë informacion  albpetrol.al”- shkruan Belinda Balluku.