Tag: hapet

  • Kur do hapet dera e BE-së për shqiptarët? Ja si përgjigjet Presidentja e Komisionit Evropian

    Kur do hapet dera e BE-së për shqiptarët? Ja si përgjigjet Presidentja e Komisionit Evropian

    Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, vlerësoi përparimin e Shqipërisë në procesin e integrimit europian dhe theksoi rëndësinë e meritave në këtë rrugëtim.
    Pyetje: BE ka thënë se dera është e hapur për Shqipërinë, por kjo derë nuk po hapet dhe shqiptaret janë lodhur, kur do të hapet kjo derë dhe çfarë ka mbetur për t’u bërë?
    Urusla Von der Leyen: Ne të gjithë themi me të drejtë që kushti i zgjerimit bazohet tek meritat dhe meritat e Shqipërisë janë të dukshme. Është një proces normal i hapjes së kapitujve dhe të punojë për reformat në mënyrë që të bëheni pjesë e BE. Për mua është më rëndësi shpejtësia që po ecim në 2-3 vitet e fundit. Jam e impresionuar nga populli shqiptar që më thonë Po ne duam të bëhemi anëtarë të BE , e dimë që këto reformat janë për ne për të forcuar demokracinë.

  • Rrjeti shpërthen me humor, Alimehmeti “kryqëzon” Begajn: Hapet vend pune për “Garant të Kushtetutës”, të dijë të..

    Rrjeti shpërthen me humor, Alimehmeti “kryqëzon” Begajn: Hapet vend pune për “Garant të Kushtetutës”, të dijë të..

    Demokrati Ilir Alimehmeti ka ironizuar presidentin e Republikës, Bajram Begaj pas pezullimit të dekretit nga Gjykata Kushtetuese.
    Në një postim në profilin e Ilir Alimehmetit shkruhej: “Hapet vend pune për ‘Garant të Kushtetutës’! Kandidati të dijë të lexojë dhe të ketë këllqe të veprojë!
    Ky reagim është një ‘përgjigje’ e Alimehmetit, por jo vetëm, për vendosmërinë e presidentit për të dekretuar zgjedhjet, pavarësisht se Erion Veliaj kishte ankimuar në Gjykatën Kushtetuese vendimin e Këshillit të Ministrave ku pranohej shkarkimi i tij nga puna.
    Në një intervistë të dhënë disa ditë më parë në ‘Top Story’, Begaj tha se pas një konsultimi të gjatë dhe shterues me këshilluesit ligjorë në presidencë, dekretimi i zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës ishte ajo ç’ka ligji parashikonte dhe në këto kushte.
    “Patjetër që kjo dileme është konsultuar me ekipin tim dhe janë marr në analizë çdo pretendim në media apo i palëve të caktuar A, i cili pas një diskutimi tepër aktiv më siguruan që duke respektuar parimet kushtetuese, presidenti duhet të ushtrojë kompetencën kushtetuese për nxjerrjen e dekretit për zgjedhje të parakohshme”, ka thënë presidenti.
    Sot Gjykata Kushtetuese vendosi pezullim të dekretit të presidentit dhe rrjedhimisht dhe të zhvillimit të zgjedhjeve në Bashkinë e Tiranës. Vendimi për kryeqytetin do të jepet më datë 31 tetor, kur Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë ankimimin e Erion Veliajt, i cili ka kërkuar të mos shkarkohet nga detyra.

  • “Së shpejti hapet Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë”/ Rama: Do kemi flotën me dronë sinjalizues dhe ‘mbjellës’

    “Së shpejti hapet Akademia e Forcave Ajrore në Vlorë”/ Rama: Do kemi flotën me dronë sinjalizues dhe ‘mbjellës’

    Edi Rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se shumë shpejt do të hapet fizikisht Akademia e Forcave Ajrore, që do të nisë në Vlorë. Në prezantimin e projektit të ri për Mbrojtjen Civile, Rama tha se po punojnë për të krijuar flotën e dronëve pr evidentimin e zjrreve në kohë reale dhe për mbjelljen e zonave pyjore që digjen. Sipas Ramës, me ndihmën e dronëve ‘mbjellës’, do të mund të ripërtërihen territoret e djegura. 
    “Do të fuqizojmë flotën tonë. Së shpejti do të hapet edhe fizikisht, se është çelur si proces Akademia e Forcave Ajrore, dhe do të fillojë në Vlorë edhe përgatitja e pilotëve të rinj. Do të rriten kapacitetet e flotës. Por, përtej kësaj, duhet të shtojmë në mënyrë të ndjeshme flotën e dronëve. Kemi përgatitur dhe jemi duke u marrë përditë qoftë me porositjen e dronëve me kamera termike për të monitoruar në kohë reale pyjet dhe kapur sa më shpejt sinjalin e zjarrit, ashtu sikundër jemi duke vlerësuar porositë për dronët që bëjnë mbjellje. Ky element tjetër i rëndësishëm që mendojmë për ripërtëritjen e atyre që digjen nga zjarret. Dhe këtu nuk harroj edhe nevojën që ta pasurojmë flotën tonë ajrore edhe me avionët zjarrfikës hap pas hapi. Po ashtu, kemi filluar punën për sistemet e hershme të alarmit duke krijuar qendra të integruara për reagim të shpejtë me mjete tokësore.”, tha Rama.

  • “A do garoni për Bashkinë Tiranë?”/Ja përgjigja epike e Myslym Murrizit

    “A do garoni për Bashkinë Tiranë?”/Ja përgjigja epike e Myslym Murrizit

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Myslym Murrizi, është shprehur se kur të hapet gara, do të vendosë nëse do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës ose jo.
    Komentet Murrizi i bëri në studion e emisionit ‘Off the Record’ me gazetarin Andrea Danglli në A2 CNN, ku tha me ironi se nuk ka pse të mos kandodojë, kur garojnë në zgjedhje Sali Berisha nga Tropoja dhe Edi Rama nga Voskopoja.
    Ai tha gjithashtu se Lushnja e ka bërë Tiranën kryeqytet, pasi sipas tij, nëse nuk do të ishte mbledhur Kongresi i Lushnjës, kryeqytet do të ishte bërë Belshi.
    Pjesë nga diskutimi në studio:
    Pyetje: A keni ambicie për të kandiduar për Bashkinë e Tiranës?
    Murrizi: Kur të hapet gara. Më kanë pyetur ‘ç’ne ti nga Lushnja të kandidosh në Tiranë?’. I kam thënë ‘kur kandidor Berisha nga Tropoja dhe Rama nga Voskopoja, unë ja ku jam 60 kilometra, e kam të ndaluar unë të kandidoj këtu?’. Se këta mendojnë se janë themelues të Bllokut. Që këta e kanë shpikur Tiranën. Lushnja mo Lushnja e ka bërë Tiranën kryeqytet, se do ishte bërë Belshi. Disa burra të mençur në Kongres të Lushnjës thanë ta bëjmë Tiranën. Kur të hapet gara, secili demokrat që aspiron për garë, do e shihni që do të jetë në betejë.

  • Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, sot hapet gara për kreun e ri të SPAK

    Mandati i Altin Dumanit drejt përfundimit, sot hapet gara për kreun e ri të SPAK

    Gara për kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme pritet që të hapet ditën e sotme. Mësohet se mbledhja do të nisë në orën 10:00. Pika e parë e rendit të ditës pas miratimir të procesverbalit të mbledhjes është pikërisht shpallja e vendit vakant për drejtues së SPAK.
    Altin Dumani është drejtuesi i dytë i SPAK-ut që nga krijimi i institucionit, pas Arben Krajës. Ai do të vijojë të jetë prokuror pranë kësaj strukture edhe pas përfundimit të mandatit të tij si drejtues. Mandati i prokurorëve të SPAK-ut është 9-vjeçar.

     
     

  • Nga bunkeri i mbyllur në Ulpiana Art Center

    Nga bunkeri i mbyllur në Ulpiana Art Center

    Ulpiana Art Center është një hapësirë e re kulturore që do të hapet sot në ora 18:00, shkruan KultPlus. 

    Për këtë përurim ka njoftuar drejtoresha e Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, e cila ka thënë se kjo qendër kulturore po hapet pas punimeve në bunkerin e dikurshëm, që për vite të tëra ka qëndruar i mbyllur. 

    Kjo qendër do të hapet me ekspozitën “Bleeding Silence” të artistit Vleri Beqaj. Ulpiana Art Center është në parkun e Ulpianës në Prishtinë./ KultPlus.com 

  • Hapet Qukës-Qafë Plloçë/ Merr fund pritja 16-vjeçare, shkurtohet distanca Tiranë-Korçë

    Hapet Qukës-Qafë Plloçë/ Merr fund pritja 16-vjeçare, shkurtohet distanca Tiranë-Korçë

    Rruga Qukës-Qafë Plloçë hapet këtë të premte.

    Ky aks është një arterie me rëndësi jetike për Juglindjen e vendit dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën për të përshkuar distancën nga Tirana deri në Korçë.
    Pas një pritjeje 16-vjeçare, tashmë distanca Tiranë-Korçë do përshkrohet vetëm për 1 orë e 30 minuta.
    Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shpërndarë një foto nga aksi.
    “Gati gjithçka! Qukës – Qafë Plloçë”, ka shkruar ajo.

    Top Channel

  • Hapet aksi Qukës-Qafë Plloçë/ Rama pritet me daulle dhe flamuj kuq e zi

    Hapet aksi Qukës-Qafë Plloçë/ Rama pritet me daulle dhe flamuj kuq e zi

    Kryeministri Edi Rama dhe Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku janë të pranishëm në inaugurimin e aksit Qukës- Qafë Plloçë, ku prej ditës së sotme do të jetë i aksesueshëm për të gjithë automjetet.
    Ky aks jo vetëm do të lehtësojë qarkullimin drejt juglindjes, por krijon mundësi zhvillimi për të gjithë zonën, duke nxitur më tej turizmin, por edhe sektorin bujqësor.
    Segmenti i ri, me një gjatësi prej 43 kilometrash, përfshin rreth 10 kilometra përgjatë lumit Shkumbin dhe më pas kalon në zonën malore të Mokrës, duke përfshirë ndërtimin e mbi 20 urave, mure mbajtëse dhe një tunel 375 metra të gjatë.

  • Hapet Qukës-Qafë Plloçë/ Merr fund pritja 16-vjeçare, pas përfundimit të punimeve Tiranë-Korçë vetëm 1 orë e 30 minuta

    Hapet Qukës-Qafë Plloçë/ Merr fund pritja 16-vjeçare, pas përfundimit të punimeve Tiranë-Korçë vetëm 1 orë e 30 minuta

    Rruga Qukës-Qafë Plloçë hapet këtë të premte.

    Ky aks është një arterie me rëndësi jetike për Juglindjen e vendit dhe pritet të shkurtojë ndjeshëm kohën për të përshkuar distancën nga Tirana deri në Korçë.
    Pas një pritjeje 16-vjeçare, tashmë distanca Tiranë-Korçë do përshkrohet vetëm për 1 orë e 30 minuta.
    Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka shpërndarë një foto nga aksi.
    “Gati gjithçka! Qukës – Qafë Plloçë”, ka shkruar ajo.

    Top Channel