Tag: hapet

  • Hapet një televotim për banorin më pak të preferuar

    Hapet një televotim për banorin më pak të preferuar

    Showbiz E Hënë, 8 Dhjetor 2025 21:28

    Ka nisur fuqishëm “Prime” i shtatë i ”Big Brother Kosova Vip 4”. Që në hyrje është hapur një televotim për banorët e kësaj shtëpie. Publiku do të votojë për banorin më pak të preferuar.

    ETIKETA bbvk4

  • Ura e Matit do të hapet brenda këtij viti

    Ura e Matit do të hapet brenda këtij viti

    Ura mbi lumin Mat në rrugën nacioanale Lezhë-Milot pritet të hapet për qarkullimin e mjeteve brenda këtij viti. Prej një muaji ajo po i nënshtrohet rikonstruksionit dhe rreth 60% e punimeve ne bazamentin e saj janë kryer, megjithëse prurjet në shtratin e lumit kanë vështirësuar punën gjatë ditëve të fundit. Për rikonstruksionin dhe përforcimin e saj u akorduar një fond emergjente me vlerë 107 milionë lekë. Ura mbi lumin Mat është ndërtuar në vitin 1982 dhe ka një gjatësi prej 844 metër duke u konsideruar një prej urave më të gjata në vendin tonë.

  • Izraeli: Do të hapet pikëkalimi i Rafahut në ditët në vijim

    Izraeli: Do të hapet pikëkalimi i Rafahut në ditët në vijim

    Izraeli njoftoi për një hapje të pjesshme të pikëaklimit kufitar të Rafahut, që lidh Rripin e Gazës me Egjiptin si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit me Hamasin – grupin palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
    Megjithatë, pikëkalimi do të hapet vetëm për palestinezët që duan të largohen nga territori.
    “Në përputhje me marrëveshjen e armëpushimin dhe nën udhëzimin e spektrit politik, pikëkalimi i Rafahut do të hapet në ditët në vijim ekskluzivisht për daljen e banorëve nga Rripi i Gazës për në Egjipt”, tha COGAT, që është autoritet përgjegjës për zbatimin e politikave izraelite në territoret palestineze.

    “Dalja e banorëve përmes pikëkalimit të Rafahut do të lehtësohet përmes koordinimit me Egjiptin, pas miratimeve të sigurisë të bëra nga Izraeli dhe nën mbikëqyrjen e misionit të Bashkimit Evropian”, u tha në njoftim.
    Megjithatë, në një njoftim të Shërbimit për informim shtetëror të Egjiptit u mohua koordinimi me Izraelin për hapjen e kufirit në Rafah në ditët në vijim.
    Duke cituar një burim zyrtar egjiptian, agjencia deklaroi se, në rast të një marrëveshjeje për të hapur pikëkalimin, qarkullimi kufitar do të zhvillohej në të dy drejtimet – si për hyrje, ashtu edhe për dalje nga Rripi i Gazës.
    Kjo do të ishte në përputhje me qasjen e formuluar në propozimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për armëpushim, u tha në deklaratë.
    COGAT tha se procesi pas rihapjes së kufirit do të ishte i ngjashëm me mekanizmin që ekzistonte në janar 2025, kur pikëkalimi u hap për një periudhë të shkurtër për të lejuar daljen e banorëve të plagosur të Gazës dhe më pas u mbyll sërish.
    Hapja e kufirit me Egjiptin është shtyrë disa herë që nga arritja e marrëveshjes për armëpushim më 10 tetor.
    Që atëherë, palestinezët kanë mundur të largohen nga Rripi i Gazës vetëm përmes pikëkalimit Kerem Shalom, nën kufizime të rrepta.
    Izraeli nuk dëshiron që Rafahu të shërbejë si pikëkalim për të lejuar dërgesat e ndihmave humanitare, të cilat kryesisht mbërrijnë në Gaza përmes pikëkalimit Kerem Shalom.
    BE-ja planifikon të kontribuojë në operacionet e monitorimit në Rafah përmes misionit të saj civil për Asistencë Kufitare, sapo pikëkalimi të hapet./REL

  • “Kalimi kufitar në Rafah do të hapet së shpejti për palestinezët”, a do ta mbajë fjalën Izraeli, Egjipti do t’i qëndrojë mbi krye

    “Kalimi kufitar në Rafah do të hapet së shpejti për palestinezët”, a do ta mbajë fjalën Izraeli, Egjipti do t’i qëndrojë mbi krye

    Izraeli ka njoftuar se pika kufitare Rafah, midis Gazës dhe Egjiptit, pritet të hapet në ditët e ardhshme për të lejuar palestinezët të largohen nga territori, një zhvillim që lidhet me armëpushimin aktual me Hamasin.

    Izraeli ka njoftuar se pika kufitare Rafah, midis Gazës dhe Egjiptit, pritet të hapet në ditët e ardhshme për të lejuar palestinezët të largohen nga territori, një zhvillim që lidhet me armëpushimin aktual me Hamasin.
    Hapja do të bëhet nën koordinimin e Egjiptit, pas verifikimit të sigurisë nga Izraeli dhe nën mbikëqyrjen e Misionit të Bashkimit Evropian.
    Megjithëse Izraeli pohon se ka koordinim, Egjipti e ka mohuar këtë, duke thënë se pika do të hapet vetëm nëse arrihet një marrëveshje që lejon lëvizje në të dyja drejtimet, në përputhje me planin 20-pikësh të paqes të Presidentit amerikan Donald Trump. Ky plan parashikon përdorimin e të njëjtit mekanizëm si gjatë armëpushimit të janarit.
    Kalimi i Rafah-ut ka qenë kryesisht i mbyllur që nga maji 2024, kur pala palestineze u mor nën kontroll nga Izraeli. Ai ka qenë pika kryesore e daljes për palestinezët gjatë konfliktit dhe hyrja kryesore për ndihmat humanitare.
    Sipas OBSH-së, 16,500 pacientë të rëndë nga Gaza presin të evakuohen për trajtim jashtë vendit, ndërsa vetëm 235 fëmijë janë evakuuar që prej nisjes së armëpushimit.
    Sipas raportimeve të Haaretz, forcat e Autoritetit Palestinez (AP) mund të ndihmojnë në operimin e pikës kufitare bashkë me misionin kufitar të BE-së, edhe pse pa simbole zyrtare për shkak të ndjeshmërisë izraelite. Kryeministri Benjamin Netanyahu mbetet kundër çdo roli të AP-së në administrimin e Gazës pas luftës.

    Top Channel

  • Sot Konferenca e 7-të ndërqeveritare në Bruksel, hapet grupkapitulli i fundit me BE!

    Sot Konferenca e 7-të ndërqeveritare në Bruksel, hapet grupkapitulli i fundit me BE!

    Sot në Bruksel zhvillohet konferenca e 7-të ndërqeveritare Shqipëri–BE, ku pritet të hapet grupkapitulli i fundit i negociatave “Bujqësia dhe Kohezioni”. Delegacioni shqiptar do të kryesohet nga kryeministri Edi Rama, ndërsa në tryezë do të jenë gjithashtu komisionerja Marta Kos dhe ministrja daneze e Punëve të Jashtme, Marie Bjerre.
    Deri më tani Shqipëria ka hapur pesë nga gjashtë grupkapitujt negociues: Themeloret, Marrëdhëniet me Jashtë, Tregun e Brendshëm, Konkurrueshmërinë dhe Rritjen gjithëpërfshirëse, si edhe Axhendën e Gjelbër.
    BE ka shprehur optimizëm se vendi mund ta përmbyllë procesin e integrimit deri në vitin 2030, ndërsa kryeministri Rama e ka shpallur anëtarësimin si prioritet kryesor të mandatit të tij të katërt qeverisës.

  • Nesër hapet grupkapitulli i fundit, Shqipëria hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE

    Nesër hapet grupkapitulli i fundit, Shqipëria hedh një tjetër hap të rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE

    Dita e hënë do të shënojë një arritje tjetër të rrugëtimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, teksa do të hapet zyrtarisht dhe grupkapitulli i fundit, ajo e bujqësisë dhe kohezionit.
    Pasditen e sotme, kryeministri Edi Rama do të nisët në Bruksel për konferencën e 7-të qeveritare.
    Sipas axhendës, delegacioni shqiptar i kryesuar nga Rama do ulet në tryezën e punës me BE-në nesër rreth orës 8:00, ndërsa në orën 9:15 është parashikuar të mbahet konferenca e përbashkët mes kryeministrit Rama dhe komisioneres Marta Kos.

    Shqipëria ka hapur deri më tani 5 nga 6 grupkapituj, themeloret, marrëdhëniet me jashtë, tregun e brendshëm, konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse si dhe axhendën e gjelbër.
    Brukseli është optimist se brenda 2030-ës Shqipëria do të realizojë integrimin në union, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama e ka shpallur anëtarësimin në BE prioritet të mandatit të katërt qeverisës./vizionplus.tv

  • Zëvendëskryeministrja Balluku: Hapet linja e re ajrore Tiranë–Kretë

    Zëvendëskryeministrja Balluku: Hapet linja e re ajrore Tiranë–Kretë

    Zëvendëskryeministrja, njëherësh ministree Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka njoftuar hapjen e linjës më të re ajrore që do të lidhë Tiranën me Heraklionin, Kretë.
    “Heraklion është linja më e re që i shtohet familjes së destinacioneve nga aeroporti “Nënë Tereza”. Një urë e re mes Shqipërisë dhe Kretës, që do t’u shërbejë mijëra shqiptarëve që jetojnë e punojnë atje, por edhe do të sjellë më shumë vizitorë drejt vendit tonë.TIA po rritet çdo ditë e më shumë, tashmë me 118 destinacione aktive dhe një rekord të ri në horizont, 12 milionë pasagjerë këtë vit”, shkruan zv.kryeministrja Balluku.

  • “Testuam kapacitetet e AKU-së, studentët e UB të aplikojnë”/ Rama: Do t’i hapet rruga profesionistëve, nuk ka përfshirje pa integritetin e duhur profesional

    “Testuam kapacitetet e AKU-së, studentët e UB të aplikojnë”/ Rama: Do t’i hapet rruga profesionistëve, nuk ka përfshirje pa integritetin e duhur profesional

    “Pak kohë më parë kërkuam ndihmën e Universiteti Bujqësor për të bërë një testim të kapaciteteve të Agjencisë Kombëtare të Ushqimit dhe ishte një eksperiencë shumë e dobishme. Kemi marrë nga grupi i angazhuar këtu, një raport shumë cilësor, por një eksperiencë që na ka dhënë idenë që ta strukturojmë, si një eksperiencë të shtrirë me botën akademike, për të bërë vlerësimet profesionale të të gjithë inspektorateve të vendit tonë.
    Duke krijuar një aleancë që do t’i hapë rrugë profesionistëve, që do të duhen të përfshihen në këto inspektorate sipas meritës dhe do t’i mbyllë  rrugën atyre që i kanë gjetur mënyrat për tu futur në këto inspektorate pa integritetin e duhur profesional dhe për t’u bërë jo pjesë e zgjidhjes që duhet të garantojnë inspektoratit, por pjesë e problemeve që kemi me ta.
    Dua të falënderoj të gjithë ata pedagogë që janë përfshirë në këtë proces dhe dua të ftoj që të gjithë ata studentë që kanë dëshirë që të përfshihen në këto inspektorate apo duan të kontribuojnë, që të guxojnë dhe të aplikojnë kur të hapet procesi i aplikimeve të reja.
    Do të shfrytëzojmë universitetin për të bërë vlerësime të atyre që duhet të merren në punën, për të shmangur ndikimet e tjera. Sipas zakonit duhet të falënderojmë dhe partnerët e pranishëm”, tha kryeministri Rama.

    Top Channel

  • Basha thirret në SPAK, hapet dosja e “21 Janarit” me 4 viktima

    Basha thirret në SPAK, hapet dosja e “21 Janarit” me 4 viktima

    Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është paraqitur në ambientet e SPAK pasditen e sotme. Sic njofton gazetarja e News24, mësohet se Basha do të pyetet në Prokurorinë e Posaçme si person në dijeni për dosjen e “21 Janarit”