Tag: hapësirës

  • Pas vizitës së Ramës në Vlorë, Policia bashkiake zbarkon në lagjen “Muradie” për lirimin e hapësirave publike

    Pas vizitës së Ramës në Vlorë, Policia bashkiake zbarkon në lagjen “Muradie” për lirimin e hapësirave publike

    Jo vetëm furtunë në bashkinë e Vlorës me shkarkime drejtuesish dhe paralajmërime, por edhe ultimatum për biznesin vendas në lagjen e vjetër “Muradie”.

    Kryeministri Edi Rama një ditë më parë konsumoi një kafe në lagjen turistike të transformuar të Vlorës por ajo që vuri re është mungesa aty e hapësirës për të kaluar dhe zaptimi i kësaj të fundit nga bizneset si bar kafe dhe restorante.
    Kaq ka mjaftuar që të hapë urdhër për lirimin e hapësirës publike në “Muradie” nga karrige, stola, frigorifer, çadra etj.
    Menjëherë sot në këtë zonë ka zbarkuar policia bashkiake për lirimin e hapësirës publike.
    Momentalisht të gjithë drejtuesit e bizneseve po njoftohen për këtë gjë dhe më pas do të vijojë largimi i të gjitha sendeve që zënë rrugën.
    Madje mësohet se Rama ka dhënë edhe urdhër për kufizimet, matjet se deri kur duhet të qëndrojnë hapësirat e biznesit.

    Top Channel

  • Rama ‘shkund’ Vlorën/ Policia bashkiake ‘zbarkon’ në Muradie, kryeministri ultimatum për lirimin e hapësirave publike

    Rama ‘shkund’ Vlorën/ Policia bashkiake ‘zbarkon’ në Muradie, kryeministri ultimatum për lirimin e hapësirave publike

    Jo vetëm furtunë në bashkinë e Vlorës me shkarkime drejtuesish dhe paralajmërime por edhe ultimatum për biznesin vendas në lagjen e vjetër Muradie. Kryeministri Edi Rama një ditë më parë konsumoi një kafe në lagjen turistike të transformuar të Vlorës, por ajo që vuri re është mungesa aty e hapësirës për të kaluar dhe zaptimi i kësaj të fundit nga bizneset si bar kafe dhe restorante.
    Kaq ka mjaftuar që të hap urdhër për lirimin e hapësirës publike në Muradie nga karrige, stola, frigorifer, çadra etj. Menjëherë sot në këtë zonë ka zbarkuar policia bashkiake për lirimin e hapësirës publike.
    Momentalisht të gjithë drejtuesit e bizneseve po njoftohen për këtë gjë dhe më pas do të vijojë largimi i të gjitha atyre gjërave që zënë rrugën.
    Madje mësohet se Rama ka dhënë  edhe urdhër për kufizimet, matjet se deri kur duhet të qëndrojnë hapësirat e biznesit.

  • Situata Izrael-Iran, avioni 15 orë në ajër pa destinacion

    Situata Izrael-Iran, avioni 15 orë në ajër pa destinacion

    Bota E Enjte, 26 Qershor 2025 20:34
    Pasagjerët në një fluturim të Qantas Airways për në Paris kaluan më shumë se 15 orë në ajër përpara se të uleshin më në fund në Australi, nga ku kishin nisur udhëtimin e tyre, pasi një sulm me raketa iraniane gjatë konfliktit me Izraelin mbylli pjesë të mëdha të hapësirës ajrore të Lindjes së Mesme.
    Boeing Co. 787 u nis nga Perth për udhëtimin e tij të zakonshëm 17-orësh për në Paris në orën 7:35 të mbrëmjes sipas orës lokale të hënën. Ai kishte arritur në skajin jugperëndimor të hapësirës ajrore indiane kur linja ajrore u njoftua për sulmin me raketa, duke e detyruar të kthehej prapa. Aeroplani u ul në mënyrë të sigurt në kryeqytetin e Australisë Perëndimore rreth orës 11 të mëngjesit të martën.

    Një tjetër fluturim i Qantas nga Perth për në Aeroportin Heathroë të Londrës u prek gjithashtu dhe u devijua për në Singapor, siç ventë Qantas sqaroi në një deklaratë. Kompania ajrore tha se do të vazhdojë të monitorojë disponueshmërinë e hapësirës ajrore dhe do të përdorë rrugë alternative për fluturimet drejt Evropës, duke marrë parasysh kushtet e motit dhe të sigurisë.

  • Shkelje të hapësirës ajrore, Finlanda thërret diplomatin rus

    Shkelje të hapësirës ajrore, Finlanda thërret diplomatin rus

    Ministria e Jashtme e Finlandës ka thirrur diplomatin më të lartë të Rusisë në Helsinki lidhur me një shkelje të dyshuar të hapësirës ajrore të saj.

    Sipas Finlandës, dje, një avion ushtarak rus hyri në hapësirën e saj ajrore pranë brigjeve të Porvoo, në pjesën jugore të vendit, duke shtuar se roja kufitare po hetonte incidentin.
    Finlanda ndan një kufi prej 1,340 km me Rusinë – më i gjati nga çdo anëtar i NATO-s.
    Kujtojmë se herë pas herë ajo e ka akuzuar Moskën për shkelje të hapësirës së saj ajrore disa herë këtë vit.
     

    Top Channel

  • Dështon fluturimi i radhës testues i Starship

    Dështon fluturimi i radhës testues i Starship

    Raketa Starship e SpaceX u nis drejt hapësirës nga platforma e lëshimit në Teksas ditën e Marte përpara se të humbiste kontrollin në gjysmën e rrugës pa arritur disa prej objektikave të saj më të rëndësishëm të testimit dhe shkaktuar më shumë dhimbje koke ekipeve të inxhinierisë të kompanisë së Elon Musk.

    Sistemi raketor 122 metër i gjatë i Starship është në zemër të objektivave të Musk për të dërguar njerëzit në Mars nga platforma e lëshimit Starbase në Teksas. Edhe pse kësaj here fluturoi më larg sesa dy tentativat e kaluara, përsëri nuk arriti objektivat e pritshëm.
    Për lansimin më të fundit, i cili ishte testi i nëntë i plotë i Starship që nga përpjekja e parë në prill 2023, anija kozmike e fazës së sipërme u dërgua në hapësirë mbi një shtytës (booster) të ripërdorur më parë – një demonstrim i parë i tillë i ripërdorshmërisë së shtytësit.

    Por SpaceX humbi kontaktin me shtytësin 70 metërsh të fazës së poshtme gjatë zbritjes, përpara se ai të fundosej në det, në vend që të realizonte uljen e kontrolluar që kompania kishte planifikuar.

    Ndërkaq Starship vijoi fluturimin drejt hapësirës po do të dilte jashtë kontrolli 30 minuta nga nisja e misionit.
    SpaceX ka thënë se modelet e Starship që kanë fluturuar këtë vit përmbajnë përmirësime të rëndësishme në dizajn krahasuar me prototipet e mëparshme, ndërsa mijëra punonjës të kompanisë punojnë për të ndërtuar një raketë shumëqëllimshe të aftë për të dërguar grupe të mëdha satelitësh në hapësirë, për të transportuar njerëz përsëri në Hënë dhe, në fund, për të çuar astronautë në Mars. /PCWorld Albanian

  • Konfirmon Britania: Zbuluam dy avionë rusë që fluturonin në hapësirën ajrore të NATO-s

    Konfirmon Britania: Zbuluam dy avionë rusë që fluturonin në hapësirën ajrore të NATO-s

    Dy avionë rusë që fluturonin afër hapësirës ajrore të NATO-s u zbuluan nga avionët luftarakë britanikë në dy incidente të ndryshme këtë javë siç konfirmon Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar për BBC.

    Avionët RAF të mbretërisë së Bashkuar pikasën avionin e parë të inteligjencës ruse më 15 prill, ndërsa dy ditë më vonë pranë hapësirës ajrore të Kaliningradit u pikas një tjetër avion rus dhe sipas ministrisë së mbrojtjes së mbretërisë së bashkuar, të dy avionët u detyruan të devijojnë rrugën e nisur. Alarmin për rrezikun e shkeljes së hapësirës ajrore të NATO-s e dha baza ajrore Malborkut në Poloni, ndërsa avionët e mbretërisë së bashkuar që mbrojnë krahun lindor të NATO-s, së bashku me Suedinë u vunë menjëherë në lëvizje.
    Ministri për Forcat e Armatosura, Luke Pollard, deklaroi se Britania është “e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj NATO-s”. “Me agresionin rus në rritje dhe kërcënimet për sigurinë në rritje, ne jemi të gatshëm të ruajmë sigurinë e aleatëve tanë, për të penguar kundërshtarët dhe për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare përmes Planit tonë për Ndryshim,” theksoi ai.
    Pollard theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me Suedinë, duke e cilësuar këtë mision si provë të aftësisë për të operuar krah për krah me aleatët dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore të NATO-s “kudo dhe kurdo që të jetë e nevojshme”. Por kjo nuk është hera e parë që avionët RAF përdoren për të përgjuar avionë rusë pranë hapësirës ajrore të aleancës.
    Vetëm në vitin 2023, pilotët britanikë nga baza në Lossiemouth, Skoci, kapën 50 avionë rusë. Incidentet si ky, të njohura si alarme të reagimit të shpejtë, janë operacione standarde për të identifikuar dhe ndjekur avionë që paraqesin rrezik të mundshëm, përfshirë avionë ushtarakë rusë apo edhe civilë në raste emergjente.
    Në një rast të ngjashëm në tetor të vitit 2024, avionë luftarakë të RAF u ngritën për të shoqëruar një avion civil që kishte raportuar një bombë në bord. Incidenti përfundoi pa pasoja dhe avioni boing vazhdoi fluturimin e tij normalisht.

    Top Channel

  • Tensionet në rritje/ Avionët rusë i afrohen hapësirës së NATO-s, kapen nga britanikët

    Tensionet në rritje/ Avionët rusë i afrohen hapësirës së NATO-s, kapen nga britanikët

    Në dy incidente të veçanta të martën dhe të enjten, avionët luftarakë britanikë zbuluan avionë luftarakë rusë që fluturonin mbi Detin Baltik pranë hapësirës ajrore të NATO-s, njoftoi të dielën Ministria Britanike e Mbrojtjes. Avionët “Typhoon” kapën një aeroplan spiun rus “Ilyushin Il-20M “Coot-A” të martën.

    Dy ditë më vonë, dy “Typhoon” kapën një avion të paidentifikuar duke u larguar nga hapësira ajrore e Kaliningradit, sipas një deklarate nga Ministria Britanike e Mbrojtjes.

    Ministri për Forcat e Armatosura Luke Pollard tha se, me rritjen e agresionit rus dhe përshkallëzimin e kërcënimeve të sigurisë, Britania po ndërmerr veprime “për të ndihmuar aleatët e saj, për të penguar armiqtë e saj dhe për të mbrojtur sigurinë e saj kombëtare”.

    “Ky mision demonstron aftësinë tonë për të vepruar së bashku me anëtarin më të ri të NATO-s, Suedinë, dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore të Aleancës aty ku është e nevojshme, duke na mbajtur të sigurt brenda dhe të fortë jashtë vendit”, shtoi ai. Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga Moska për dy incidentet.

  • NATO në gatishmëri! Britania kap avionë rusë pranë hapësirës ajrore të aleancës

    NATO në gatishmëri! Britania kap avionë rusë pranë hapësirës ajrore të aleancës

    Londër – Dy avionë luftarakë rusë që po fluturonin pranë hapësirës ajrore të NATO-s u zbuluan nga avionët luftarakë britanikë (RAF) në dy raste të ndara gjatë kësaj jave, ka njoftuar Ministria britanike e Mbrojtjes.
    Më 15 prill, dy avionë Typhoon u ngritën nga baza ajrore Malbork në Poloni për të kapur një avion zbulues rus të tipit Ilyushin Il-20M “Coot-A” mbi Detin Baltik.
    Ndërsa më 17 prill, një tjetër avion Typhoon u dërgua për të kapur një avion të panjohur që po largohej nga hapësira ajrore e Kaliningradit, shkruan BBC. 

    Këto ishin përgjimet e para të RAF që kur avionët mbërritën në rajon për të filluar mbrojtjen e krahut lindor të NATO-s, duke punuar së bashku me Suedinë.
    Ministri për Forcat e Armatosura, Luke Pollard, deklaroi se Britania është “e palëkundur në përkushtimin e saj ndaj NATO-s”.
    “Me rritjen e agresionit rus dhe kërcënimeve të sigurisë, ne po ndërmarrim hapa për të siguruar aleatët tanë, për të frenuar kundërshtarët dhe për të mbrojtur sigurinë tonë kombëtare përmes Planit për Ndryshim,” tha ai.
    Pollard theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me Suedinë, duke e cilësuar këtë mision si provë të aftësisë për të operuar krah për krah me aleatët dhe për të mbrojtur hapësirën ajrore të NATO-s “kudo dhe kurdo që është e nevojshme”.
    Kjo nuk është hera e parë që avionët RAF përdoren për të përgjuar avionë rusë pranë hapësirës ajrore të aleancës. Vetëm në vitin 2023, pilotët britanikë nga baza në Lossiemouth, Skoci, kapën 50 avionë rusë.
    Incidentet si ky, të njohura si alarme të reagimit të shpejtë, janë operacione standarde për të identifikuar dhe ndjekur avionë që paraqesin rrezik të mundshëm, përfshirë avionë ushtarakë rusë apo edhe civilë në raste emergjente.
    Në një rast të ngjashëm në tetor 2024, avionë luftarakë të RAF u ngritën për të shoqëruar një avion civil që kishte raportuar një bombë në bord. Incidenti përfundoi pa pasoja dhe avioni vazhdoi fluturimin e tij normalisht./vizionplus.tv

  • “Ballë për ballë” me Rusinë! Avionët britanikë të përgjojnë aeroplanë rusë pranë hapësirës ajrore të NATO-s

    “Ballë për ballë” me Rusinë! Avionët britanikë të përgjojnë aeroplanë rusë pranë hapësirës ajrore të NATO-s

    Dy incidente të ndara ajrore kanë përfshirë avionët luftarakë të Forcave Ajrore Mbretërore të Britanisë së Madhe (RAF), të cilët kanë përgjuar avionë rusë pranë hapësirës ajrore të NATO-s mbi Detin Baltik, konfirmoi Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar.

    Më 15 prill, dy Tajfunë britanikë kapën një avion zbulues rus Ilyushin Il-20M “Coot-A”, ndërsa më 17 prill, një palë tjetër avionësh RAF u përplasën për të ndjekur një avion të panjohur që largohej nga hapësira ajrore e Kaliningradit.
    Të dy ndërhyrjet ajrore u realizuan nga Baza Ajrore e Malborkut në Poloni, si pjesë e misionit të zgjeruar të NATO-s për kontrollin ajror në krahun lindor të aleancës.
    Këto përgjime janë të parat që kur avionët britanikë u dislokuan në rajon në kuadër të Operacionit Shahu, një iniciativë e përbashkët mes Britanisë së Madhe dhe Suedisë, anëtarja më e re e NATO-s.
    Ministri për Forcat e Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar, Luke Pollard, tha se këto veprime janë dëshmi e përkushtimit të Britanisë ndaj sigurisë kolektive të NATO-s.
    Incidentet e tilla nuk janë të pazakonta. RAF ka një histori të gjatë të përplasjes me avionë rusë pranë hapësirës ajrore të NATO-s, që daton që nga Lufta e Ftohtë.
    Vetëm në vitin 2023, RAF me bazë në Lossiemouth, Skoci, kapi 50 avionë rusë, përfshirë 21 në një periudhë 21-ditore. Në raste të tjera, RAF është bashkëpunuar edhe me aleatë të tjerë të NATO-s, siç ishte rasti me avionët norvegjezë F-35A për të përgjuar një objektiv të përbashkët rus.

    Top Channel

  • Kaloi 220 ditë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, astronauti më i vjetër amerikan kthehet në Tokë në ditëlindjen e 70-të

    Kaloi 220 ditë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës, astronauti më i vjetër amerikan kthehet në Tokë në ditëlindjen e 70-të

    Astronauti më i vjetër në shërbim i Amerikës, Dan Pettit, është rikthyer në Tokë në ditëlindjen e tij të 70-të.

    Kapsula hapësinore Soyuz MS-26 që mbante Pettit dhe shokët e tij rusë të ekuipazhit Alexey Ovchinin dhe Ivan Vagner bëri një ulje me parashutë në stepën e Kazakistanit në orën 06:20 me kohën lokale të dielën.
    Ata kaluan 220 ditë në bordin e Stacionit Ndërkombëtar të Hapësirës (ISS), duke rrotulluar Tokën 3520 herë, tha agjencia amerikane e hapësirës NASA.
    Për Pettit, i cili tani ka kaluar gjithsej 590 ditë në hapësirë ​, ishte misioni i tij i katërt.
    Megjithatë, ai nuk është personi më i vjetër që ka fluturuar në orbitë, ky rekord i takon John Glenn, i cili në moshën 77-vjeçare fluturoi në një mision të NASA-s në vitin 1998. Ai vdiq në vitin 2016.
    Pettit dhe dy kozmonautët rusë tani do të kalojnë pak kohë duke u përshtatur me gravitetin.
    Pas kësaj, Pettit i cili ka lindur në Oregon më 20 prill 1955 – do të fluturojë në Hjuston të Teksasit, ndërsa Ovchinin dhe Vagner do të shkojnë në bazën kryesore të stërvitjes hapësinore të Rusisë në Zvyozdniy Gorodok (Star City) afër Moskës.
    Para nisjes së tyre nga ISS, ekuipazhi ia dorëzoi komandën e anijes kozmike astronautit japonez Takuya Onishi./ TAR

    Top Channel