Tag: hapësirave

  • Lirimi i hapësirave publike, Rama thirrje qytetarëve: Largojini vetë lavazhet!

    Lirimi i hapësirave publike, Rama thirrje qytetarëve: Largojini vetë lavazhet!

    Vijon tashmë prej muajsh aksioni për lirimin e hapësirave publike në gjithë vendin.

    Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë bën thirrje qytetarëve që të largojnë vetë lavazhet në mënyrë vullnetare.
    “Largojini vetë lavazhet vullnetare nga qyteti, nga çdo qytet”, shprehet Rama.
    Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.

    Top Channel

  • Aksioni për lirimin e hapësirave publike, apeli i Ramës: Largojini vetë lavazhet nga qyteti

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike, apeli i Ramës: Largojini vetë lavazhet nga qyteti

    Kryeministri Edi Rama ka postiar të tjera pamje nga aksioni për lirmin e hapësirave publike, ku nga rrugët nuk po largohen vetëm shtesat e lokaleve por edhe lavazhet.
    Në postimin e tij në Facebook, kreu i qeverisë u bën thirrje qytetarëve që të largojnë në mënyrë vullnetare lavazhet nga qyteti.
    Postimi i Ramës:

    Largojini vetë lavazhet vullnetare nga qyteti, nga çdo qytet

  • Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan videon e radhës: Ecim, pa ndalim

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan videon e radhës: Ecim, pa ndalim

    Vijon aksioni për lirimin e hapësirave të zaptuara publike në rang vendi.

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë videon e radhës nga aksioni.
    Përpos ndarjes së videos në Facebook, kreu i qeverisë shkruan “Ecim, pa ndalim”.
    Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.

    Top Channel

  • VIDEO / Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet: Ecim pa ndalim!

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, ka ndarë pamje nga vazhdimi i aksionit të lirimit të hapësirave publike në vendin tonë, në mënyrë që ato t’u rikthehen qytetarëve në funskionin e tyre primar.
    Krahas pamjeve, Rama shkruan: Ecim pa ndalim, ndoshta për të vënë në theks se aksioni nuk është thjesht diçka momentale, por që do të vijojë deri në fund, ashtu siç ai ka premtuar më herët.

    Kjo nuk është hera e parë që Rama ndan pamje nga prishja e objekteve pa leje, apo shembja e të gjitha atyre strukturave që kanë zënë hapësirat publike me qëllime përfitimi, kryesisht këtu përfshihen lokalet.
    Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në muajin korrik dhe është shtrirë në mbarë vendin. Madje, qeveria ka ngritur edhe një aplikacion, “Hapësira Ime”, ku qytetarët mund të raportojnë rastet e zënies së hapësirave publike. Deri më tani janë bërë rreth 8 mijë e 700 raportime, prej të cilave janë zgjidhur më shumë se 3 mijë e 800.

  • SYRI TV/ Propaganda e Ramës për lirimin e hapsirave, sheshndërtimin për pallat e shet si aksion lirimi

    SYRI TV/ Propaganda e Ramës për lirimin e hapsirave, sheshndërtimin për pallat e shet si aksion lirimi

    Propaganda e Edi Ramës për lirimin e hapësirave publike ka kaluar çdo limit. Jo vetëm prishje tendash të bizneseve, por edhe punën për zënien e hapësirave me kulla e palate e shet si lirim hapësirash publike. Dje policia, IMT dhe Policia Bashkiake u vunë në dispozicion të një firme ndërtimi që do të vendoste rrethimin e kantierit në mes të rrugës që përdorej nga banorët. Kjo situatë shkaktoi edhe tensione e përplasje me banorët, ku pati edhe të shoqëruar.

    SYRI TV

    Këto pamje janë hedhur në Facebookun zyrtar të kryeministrit të vendit Edi Rama. Në këtë video ai ka propaganduar që prishja e këtij muri është pjesë e lirimit të hapësirave publike të cilat sipas kreut të qeverisë janë zënë në mënyrë të padrejtë, por të lejuara nga administrata e Bashkisë së Tiranës e drejtuar nga Erion Veliaj prej 2015.

    Në fakt e vërteta është ndryshe, muri që kryeministri propagandon se po prishet për të liruar hapësirat publike, në fakt është e kundërta. Muri u prish për t’i zënë hapësirën publike qindra banorëve në qendër të Tiranës. Ajo që kryeministri propagandon si lirim hapësire publike në fakt është një aksion i IKMT, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit, që dje u vunë në dispozicion të një firme private ndërtimi, që do të ndërtonte një pallat 10 katësh për llogari të Kishës Ortodokse. Syri Televizion ishte aty për të parë situatën pas një denoncimi të qytetarëve.

    Banorët e pallatit ngjitur kanë kundërshtuar prishjen e murit dhe janë përplasur me punonjësit e IMT-së dhe policisë. Sipas tyre, prishja e murit po bëhet me qëllim që rrethimi i kantierit të bëhet në mes të rrugës, për shfrytëzimin total të hapësirës nga kantieri, por në kurriz të tyre, duke i bllokuar madje edhe hyrjen e pallatit. Zënia e rrugës në mes të Tiranës për ndërtimin e pallatit ka sjellë edhe konflikt mes banorëve dhe Policisë, të angazhuar për mbrojtjen e kantierit të ndërtimit.

    Megjithë kundërshtitë e banorëve dhe premtimin se muri nuk do të prishet dhe hapësira e tyre publike nuk do të cënohet, kjo nuk ka ndodhur.

    Por tallja me këta banorë arriti kulmin, kur kryeministri, zënien e rrugës dhe hapësirës publike për ndërtim pallati, e shet si aksion për lirim të hapësirës publike.

     

  • “S’ka pushim”/ Rama publikon tjetër video nga lirimi i hapësirave të zaptuara

    “S’ka pushim”/ Rama publikon tjetër video nga lirimi i hapësirave të zaptuara

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

    Në pamje duket prishja e ndërtimeve para pallateve dhe hapësirave publike në kryeqytet.
    Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.

    Top Channel

  • Lirimi i hapësirave të zaptuara/ Rama publikon tjetër video: S’ka pushim

    Lirimi i hapësirave të zaptuara/ Rama publikon tjetër video: S’ka pushim

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

    Në pamje duket prishja e ndërtimeve para pallateve dhe hapësirave publike në kryeqytet.

    Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.

  • Lirimi i hapësirave publike, vijon aksioni në Vlorë, hiqen tendat dhe karriget në rrugët dytësore

    Lirimi i hapësirave publike, vijon aksioni në Vlorë, hiqen tendat dhe karriget në rrugët dytësore

    Autoritetet vendore në Vlorë kanë vijuar edhe sot aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke ndërhyrë në disa nga rrugët dytësore të qytetit ku bizneset kishin vendosur tenda, karrige dhe struktura të tjera pa leje.
    Inspektorët e IMT në bashkëpunim me policinë bashkiake, kanë ndërhyrë për heqjen e elementëve që pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe zinin hapësirat publike në mënyrë të paligjshme.
    Ky aksion është pjesë e një fushate më të gjerë që synon të rikthejë rendin urban dhe të përmirësojë cilësinë e jetesës në qytet. Përfaqësues të bashkisë theksojnë se nuk do të ketë tolerime për ata që shkelin rregullat.
    Aksione të ngjashme pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke përfshirë zona të tjera problematike të qytetit. Aksioni ka nisur prej disa muajsh vazhdon në zonën e Lungomares ndërsa tashme po vijon edhe në rrugët dytësore në qytet por edhe në brendësi të zonave të banuara.

  • Hiqen tendat dhe karriget/ IMT aksion në Vlorë për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike

    Hiqen tendat dhe karriget/ IMT aksion në Vlorë për lirimin e trotuareve dhe hapësirave publike

    Autoritetet vendore në Vlorë kanë vijuar edhe sot aksionin për lirimin e hapësirave publike, duke ndërhyrë në disa nga rrugët dytësore të qytetit ku bizneset kishin vendosur tenda, karrige dhe struktura të tjera pa leje.

    Inspektorët e IMT në bashkëpunim me Policinë bashkiake, kanë ndërhyrë për heqjen e elementëve që pengonin lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe zinin hapësirat publike në mënyrë të paligjshme. Ky aksion është pjesë e një fushate më të gjerë që synon të rikthejë rendin urban dhe të përmirësojë cilësinë e jetesës në qytet.

    Përfaqësues të bashkisë theksojnë se nuk do të ketë tolerim për ata që shkelin rregullat, ndërsa u bëjnë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të bashkëpunojnë për një Vlorë më të pastër, më të rregullt dhe më të aksesueshme për të gjithë.

    Aksione të ngjashme pritet të vijojnë edhe në ditët në vijim, duke përfshirë zona të tjera problematike të qytetit.