Tag: hapësirave

  • “Ecim pa ndalim”/ Ultimatumi Rama nuk ndal aksionin, ndan pamjet nga zaptimi i hapësirave publike

    “Ecim pa ndalim”/ Ultimatumi Rama nuk ndal aksionin, ndan pamjet nga zaptimi i hapësirave publike

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.
    Si në çdo ditë, kryeministri dhe njëherë bën me dije se ky aksion nuk do të ndalet deri në përmbushje të qëllimeve për rikthimin e hapësirave të uzurpuara padrejtësisht nga bizneset tek qytetarët.
    “Ecim, pa ndalim”, shkruan Rama krahas videos ku shihen punonjësit e IKMT-së duke çmontuar strukturat e bizneseve private.

  • Lirimi i hapësirave publike, kryeministri Rama ndan pamjet: Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0

    Lirimi i hapësirave publike, kryeministri Rama ndan pamjet: Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0

    Kryeministri Edi Rama ndau në Facebook disa pamje nga lirimi i hapësirave publike.

    Krahas videos ku mund të shihen procesi i shembjes së disa ndërtimeve pa leje, kryesocialisti shkruan: “Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0.”

    Top Channel

  • Fadromat “s’bëjnë pushim” as në fundjavë, Rama ndan pamjet: Ecim pa të shtunë e pa të dielë

    Fadromat “s’bëjnë pushim” as në fundjavë, Rama ndan pamjet: Ecim pa të shtunë e pa të dielë

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vazhdon në të gjithë vendin me qëllim çlirimin e trotuareve zaptimet e paligjshme, teksa kryeministri Edi Rama ndan herë pas herë video të ndryshme nga shembja e bizneseve. Kryeministri ka publikuar në rrjete sociale videon e radhës nga aksioni, ku shkruan “Ecim pa të shtunë e pa të diel”.

    Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur pothuajse në të gjithë vendin me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Fenomeni “tokë e xanun”, sipas Ramës, nuk do të ekzistojnë më. Lidhur me këtë, ai ka bërë thirrje për të gjitha bizneset apo individët të cilët kanë zaptuar padrejtësisht hapësirat publike, t’i lirojnë menjëherë. Sakaq, kryeministri ka paralajmëruar se do të përballen me ligjin kushdo që e kundërshton aksionin.

  • Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…

    Rama publikon pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike: Ecim…

    Vijon aksioni për lirimin e hapësirave të zaptuara publike në rang vendi.
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë videon e radhës nga aksioni, ku shkruan “Ecim pa të shtunë e pa të diel”.
    Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.

  • “Ecim pa të shtunë e pa të diel”/ Rama ndan pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

    “Ecim pa të shtunë e pa të diel”/ Rama ndan pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

    Vijon aksioni për lirimin e hapësirave të zaptuara publike në rang vendi.

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë videon e radhës nga aksioni, ku shkruan “Ecim pa të shtunë e pa të diel”.
    Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.

    Top Channel

  • “Nuk ka pushim për lirimin e territorit”/ Zaptimi i hapësirave publike, reagon Rama ndan pamje nga aksioni

    “Nuk ka pushim për lirimin e territorit”/ Zaptimi i hapësirave publike, reagon Rama ndan pamje nga aksioni

    Në të gjithë vendin po vijon puna për prishjen e ndërtimeve pa leje që zënë hapësira publike të përbashkëta. Kryeministri Edi Rama ndau pamje nga operacioni në terren për prishjen e një restoranti në Tiranë, pronarët e të cilit nuk i ishin përgjigjur thirrjes së qeverisë për largimin e shtesave dhe strukturave mbi trotuare, brenda muajit korrik.
    “S’ka pushim”, u shpreh Rama.
    Autoritetet shtetërore kanë bërë me dije se sipërfaqja e çliruar e hapësirave publike, sidomos në kryeqytet, është duke u zgjeruar çdo ditë, ndërkohë që po punohet paralelisht për fazën tjetër, me projekte të shumta për sistemimin dhe përmirësimin e infrastrukturës.
    Në fillim të muajit korrik, qeveria nisi një aksion të gjerë për lirimin e hapësirave publike në qytetet e mëdha, ndërsa bizneseve iu dha dy javë kohë për të hequr trarët dhe tendat që zënë hapësirat publike, të cilat përdoren për parkim ose lokale.
    Po ashtu, qeveria paralajmëroi ashpërsim të kuadrit ligjor për të gjithë ata që ndërtojnë pa leje, si dhe për inspektorët që do të tolerojnë këto ndërtime.

  • Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë, nis operacioni në bulevardin e qytetit

    Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë, nis operacioni në bulevardin e qytetit

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës vijon me intensitet përgjatë bulevardit kryesor, një nga arteriet më të rëndësishme të jetës urbane në qytet.

    Strukturat përkatëse të bashkisë, në bashkëpunim me policinë bashkiake, po ndërhyjnë për të larguar zëniet e paligjshme që pengojnë qarkullimin e lirë të këmbësorëve dhe deformojnë hapësirat publike.
    Qëllimi i këtij operacioni është rikthimi i bulevardit si një zonë funksionale dhe estetike për qytetarët dhe vizitorët.
    Pjesë e lirimit janë zaptimet e paligjshme nga biznese, tavolina, kioska, apo struktura të improvizuara që janë ngritur pa leje në trotuare
    Aksioni nisi në Lungomare dhe tashmë po vijon në të gjjthë qytetin.

    Top Channel

  • Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë

    Vijon lirimi i hapësirave publike në Vlorë

    Kronikë E Premte, 12 Shtator 2025 11:55
    Aksioni për lirimin e hapësirave publike në qytetin e Vlorës vijon me intensitet përgjatë bulevardit kryesor, një nga arteriet më të rëndësishme të jetës urbane në qytet.
    Strukturat përkatëse të bashkisë, në bashkëpunim me policinë bashkiake, po ndërhyjnë për të larguar zëniet e paligjshme që pengojnë qarkullimin e lirë të këmbësorëve dhe deformojnë hapësirat publike.

    Qëllimi i këtij operacioni është rikthimi i bulevardit si një zonë funksionale dhe estetike për qytetarët dhe vizitorët. Pjesë e lirimit janë zaptimet e paligjshme nga biznese, tavolina, kioska, apo struktura të improvizuara që janë ngritur pa leje në trotuare.
    Aksioni nisi në “Lungomare” dhe tashme po vijon në të gjithë qytetin.

  • Lirimi i hapësirave publike, Rama: Largojini vetë lavazhet

    Lirimi i hapësirave publike, Rama: Largojini vetë lavazhet

    Vijon tashmë prej muajsh aksioni për lirimin e hapësirave publike në gjithë vendin.
    Në një postim në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë bën thirrje qytetarëve që të largojnë vetë lavazhet në mënyrë vullnetare.
    “Largojini vetë lavazhet vullnetare nga qyteti, nga çdo qytet”, shprehet Rama.
    Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.