Tag: hapësirave

  • Çlirimi i hapësirave publike, Rama ndan të tjera pamje: Ecim, që nga Shkodra gjer në Vlorë!

    Çlirimi i hapësirave publike, Rama ndan të tjera pamje: Ecim, që nga Shkodra gjer në Vlorë!

    Kryeministri Edi Rama thotë se qeveria vijon me vendosmëri nismat për çlirimin e hapësirave publike në të gjithë territorin e vendit.
    “Ecim, që nga Shkodra gjer në Vlorë, e kudo tjetër ku duhen çliruar hapësirat publike”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale teksa publikon pamje nga aksionet nëpër qytetet e vendit.

    Ky reagim vjen në vazhdën e aksioneve të intensifikuara të autoriteteve vendore dhe qendrore për lirimin e trotuareve, parqeve dhe hapësirave të zëna ilegalisht në disa qytete të mëdha, përfshirë Shkodrën, Tiranën, Durrësin dhe së fundmi edhe Vlorën.
    Prej javësh, Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në bashkëpunim me bashkitë respektive, ka nisur një fushatë kombëtare për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike të zëna nga biznese, kioska dhe struktura informale.
    Kryeministri Rama, ka mbështetur vazhdimisht operacionet, duke theksuar se “hapësirat publike janë të qytetarëve dhe jo të uzurpatorëve”.

  • Trotuaret dhe sheshet e zaptuara, nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Pogradec

    Trotuaret dhe sheshet e zaptuara, nis aksioni për lirimin e hapësirave publike në Pogradec

    Ka nisur në Pogradec aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara në brendësi të lagjeve të qytetit. Aksioni ka nisur në lagjen numër 5 me lirim trotuaresh dhe sheshesh të zëna me porta dhe ndërtime pa leje, të cilat përdoreshin si garazhe drush dhe objektesh nga familjet.
    A2 CNN raporton se aksioni vjen pas paralajmërimeve për prishje vullnetare dhe për shkak të mos reagimit të banorëve po ndërhyhet nga Agjencia e Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Pogradec dhe Policia e Shtetit.
    Aksioni pritet të shtrihet në të gjitha lagjet e qytetit ndërsa nuk është shfaqur asnjë rezistencë nga banorët.

  • VIDEO/ Rama ndan të tjera pamje nga lirimi i hapësirave publike: S’ka pushim jo

    VIDEO/ Rama ndan të tjera pamje nga lirimi i hapësirave publike: S’ka pushim jo

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.
    “S’ka pushim jo”, shkruan Rama krahas pamjeve të publikuara.
    Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.

  • “Nuk ka pushim”/ Rama publikon tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

    “Nuk ka pushim”/ Rama publikon tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike

    Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në të gjithë vendin.

    Edhe këtë të diel, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni i IMT, me mbishkrimin “S’ka pushim jo”.

    Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.

    Top Channel

  • “S’ka pushim jo”/ ‘Fshesa’ Rama, ndan pamjet e rradhës nga aksioni i zaptimit të hapësirave publike

    “S’ka pushim jo”/ ‘Fshesa’ Rama, ndan pamjet e rradhës nga aksioni i zaptimit të hapësirave publike

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike po vijon në të gjithë vendin. Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook pamje nga aksioni, ndërsa krahas videos shkruan “S’ka pushim jo” .
    Ky aksion ka nisur që prej muajit korrik, për të liruar hapësirat publike.

  • “S’ka pushim jo!”: Rama prezanton vijimin e aksionit për çlirimin e hapësirave publike

    “S’ka pushim jo!”: Rama prezanton vijimin e aksionit për çlirimin e hapësirave publike

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi një video në rrjetet sociale, ku shfaqet procesi i çmontimit dhe heqjes së zaptuesve të hapësirave publike në disa zona urbane. Pamjet tregojnë qartë ndërhyrjen e autoriteteve për shembjen e strukturave pa leje dhe lirimin e trotuareve, shesheve dhe rrugëve të bllokuara nga ndërtimet abuzive.

    Në postimin e tij, Rama ka theksuar se ky aksion nuk do të ndalet derisa të çlirohet çdo pëllëmbë e zaptuar nga abuzuesit, duke përdorur shprehjen e fortë:

    Ky mesazh vjen si një paralajmërim për ata që kanë shfrytëzuar hapësirat publike në mënyrë të paligjshme, por edhe si një garanci për qytetarët se Rilindja Urbane 2.0 po ecën me ritëm të pandalshëm drejt rikthimit të qyteteve te komuniteti2.

    Sipas Kryeministrit, çlirimi i hapësirave publike është një hap i domosdoshëm për të rritur cilësinë e jetës urbane, për të zgjeruar përmasën e gjelbër dhe për të krijuar një mjedis më të aksesueshëm për të gjithë. Aksioni nuk është thjesht një operacion sezonal, por pjesë e një strategjie afatgjatë për transformimin e qyteteve shqiptare3.
    Ky aksion ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, ku një pjesë e qytetarëve e përshëndesin si një hap të guximshëm për rikthimin e rendit urban, ndërsa të tjerë kërkojnë transparencë dhe barazi në zbatimin e ligjit.
    Nëse dëshiron, mund ta përgatis këtë tekst për botim në një media si RevoKult, me titull editorial dhe elemente vizuale për të shoqëruar videon.

  • Rilindja urbane 2.0, Rama ndan pamje nga lirimi i hapësirave publike: S’ka pushim jo!

    Rilindja urbane 2.0, Rama ndan pamje nga lirimi i hapësirave publike: S’ka pushim jo!

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë së fundmi një video në rrjetet sociale, ku shfaqen pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, në kuadër të nismës së Rilindjes Urbane 2.0.
    “S’ka pushim jo”, shkruan Rama në përshkrimin e videos, duke theksuar vazhdimësinë e këtij procesi që synon transformimin dhe pastrimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme, në funksion të komunitetit.

  • Lirimi i hapësirave publike, Rama: I erdhi fundi edhe varrezave të ‘provave’ që na nxinë jetën

    Lirimi i hapësirave publike, Rama: I erdhi fundi edhe varrezave të ‘provave’ që na nxinë jetën

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjete sociale një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Këtë herë në fokus të këtij aksioni kanë qenë varrezat e makinave.
    Rama tha se hapësirat ku ndodheshin makinat e vjetra, do t’i kthehen komunitetit, ndërsa automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore.
    “Më në fund, falë angazhimit të Agjencisë së Aseteve të Sekuestruara, i erdhi fundi edhe varrezave të “provave” që na nxinë jetën dhe nuk kishte zot që i shkulte nga kthetrat e burokracisë, duke grumbulluar për 30 e kusur vite në çdo bashki qendër qarku të Shqipërisë sasira të frikshme teneqerash e ndryshqesh; vatra ndotjeje të madhe që do t’ia lenë vendin gjelbërimit a projekteve të dobishme për komunitetin, ndërkohë që automjetet ende të përdorshme do t’i kalojnë institucioneve shtetërore.

    Shikojeni ç’bëhet me varrezën e “provave” në Vlorën Turistike”, shkruan Rama.

    /vizionplus.tv 

  • Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në Shëngjin, Rama ndan pamjet: Ecim pa ndalim

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike vijon në Shëngjin, Rama ndan pamjet: Ecim pa ndalim

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet në rrjetet sociale nga ky aksion, ku shfaqen dhjetëra biznese që po heqin vullnetarisht objektet e ndërtuara në hapësira publike. 

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej muajit korrik në të gjithë vendin. Strukturat metalike dhe çadrat e lokaleve, që kishin zaptuar territor publik, janë çmontuar për të bërë të mundur krijimin e hapësirës publike për qytetarët. 

     

  • “Ecim pa ndalim”/ ‘Fshesa’ Rama nuk ndal aksionin, publikohen pamje nga zaptimi i hapësirave publike

    “Ecim pa ndalim”/ ‘Fshesa’ Rama nuk ndal aksionin, publikohen pamje nga zaptimi i hapësirave publike

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, është shtrirë edhe në zonën turistike të Shëngjinit në Lezhë.
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet në rrjetet sociale nga ky aksion, ku shfaqen dhjetëra biznese që po heqin vullnetarisht objektet e ndërtuara në hapësira publike.
    “Ecim, pa ndalim! Shëngjin”, shkruan Rama në Facebook.
    Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka nisur prej muajit korrik në të gjithë vendin. Strukturat metalike dhe çadrat e lokaleve, që kishin zaptuar territor publik, janë çmontuar për të bërë të mundur krijimin e hapësirës publike për qytetarët.