Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë, me mbështetjen e Policisë së Rendit dhe Policisë Bashkiake, ka nisur prej ditës së djeshme një aksion të gjerë për shembjen e ndërtimeve pa leje në hapësira publike.
Aksioni ka filluar në lagjen nr. 4 të qytetit, ku janë evidentuar ndërtime shtesë në katet e para të disa pallateve. Këto struktura kishin zaptuar jo vetëm hapësirat publike dhe ambientet e përbashkëta, por në disa raste kishin bllokuar edhe trotuaret, duke penguar lëvizjen e qytetarëve.
Deri më tani, nga banorët nuk është shënuar asnjë rast rezistence ndaj veprimeve të autoriteteve.
Burime nga bashkia bëjnë me dije se ndërhyrja nuk do të kufizohet vetëm në këtë zonë, por do të shtrihet në të gjithë territorin e Bashkisë Sarandë, përfshirë edhe njësinë administrative të Ksamilit.
Autoritetet bëjnë thirrje për respektimin e ligjit dhe lirimin vullnetar të hapësirave publike të zaptuara në mënyrë të paligjshme.
Tag: hapësirave
-

Nis aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Sarandë, në fokus zaptimi i hapësirave publike
-

IMT aksion për lirimin e hapësirave në Sarandë, hiqen rrethimet e disa pallateve
Mëngjesin e së enjtes Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit (IMT) Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, ka nisur një aksion të gjerë për prishjen e objekteve pa leje në qytet.
Ky operacion është pjesë e fushatës kombëtare për lirimin e hapësirave publike, një aksion i njohur tashmë që po zbatohet në të gjithë vendin.
Veprimet e para të prishjeve kanë nisur në lagjen nr. 4, zona Kodër, ku janë hequr rrethimet përreth disa pallateve.
Banorët dhe pronarët e këtyre hapësirave ishin paralajmëruar më herët për të kryer heqjen vullnetarisht.
Pas mbarimit të afatit të caktuar, autoritetet ndërhynë sot me forca dhe mjete teknike për ekzekutimin e vendimit. -

“Lirimit të hapësirave do t’i shkojmë deri në fund”/ Rama: Qytetarët e Tiranës duan shkolla e transport dinjitoz
Në mbledhjen me deputetët e Tiranës, kryeministri Edi Rama listoi një sërë problematikash që ka kryeqyteti që sipas tij duhet të adresohen sa më shpejt.
Kreu i qeverisë deklaroi se qytetarët duan shkolla, çerdhe e transport dinjitoz teksa përsëriti angazhimin që aksionit për lirimin e hapësirave publike do t’i shkohet deri në fund.
“Duhet të shkojmë deri në fund me lirimin e hapësirave publike. Kanë qenë më shumë seç e kishim menduar. Hapësirat e liruara duhet të kthehen në ambiente cilësore dhe nuk mund t’i lejmë me karrige të vendosura si ushtarë.
Kërkesa për kopshte e çerdhe është rritur më shumë se oferta dhe është e mundur të përcaktojmë disa kritere për ata që do të ndërtojë në Tiranë. Duhet të përgatisim terrenet për shkollat dhe kopshtet e reja. Deputetët e dinë sesa presion kanë për strukturat e arsimit parauniversitar që tashmë janë në një cilësi krejt tjetër, por janë më pak nga sa Tirana kërkon.
Duan cilësi për transportin urban, ku ka problematika serioze për këtë punë dhe problematike janë situata të ndryshme në Tiranë me të prekurit nga tërmeti”, tha Rama. -

NATO paralajmëron Rusinë që të ndalohen shkeljet e hapësirave ajrore, njofton forcimin e mbrojtjes në lindje
Bota E Martë, 23 Shtator 2025 15:29
NATO paralajmëroi Rusinë që të ndalë sjelljen “përshkallëzuese” të shkeljeve të hapësirave ajrore në krahun e saj lindor, pasi aleanca mbajti bisedime urgjente pas inkursionit të javës së kaluar në Estoni.
“Rusia mban përgjegjësinë e plotë të këtyre veprimeve, që përshkallëzojnë situatën, që rrezikojnë të ketë keqllogaritje dhe vënë në rrezik jetën e njerëzve. Këto veprime duhet të ndalen”, tha aleanca ushtarake prej 32 anëtarësh përmes një njoftimi.“Rusia nuk duhet të dyshojë: NATO dhe aleatët, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare, do të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme ushtarake dhe joushtarake për të mbrojtur veten dhe për të penguar të gjitha kërcënimet nga të gjitha drejtimet”.
Në njoftim u shtua se NATO “do të vazhdojë të përgjigjet në mënyrën, kohën që zgjedh” dhe se angazhimi i aleancës për paktin e saj të mbrojtjes kolektive mbetet “i pathyeshëm”.
Estonia thirri konsultimet emergjente sipas Nenit 4 të traktatit themeltar të NATO-s pasi avionë luftarakë rusë shkelën hapësirën e saj ajrore për 12 minuta të premten e kaluar.
Ky incident – gjatë së cilit NATO-ja ngriti në ajër avionë – ndodhi një javë pasi aleanca rrëzoi dronë rusë mbi Poloni, duke detyruar Varshavën që të thërrasë konsultime të ngjashme.
Në përgjigje të inkursionit rus me dronë në Poloni, NATO-ja njoftoi se po forconte mbrojtjen e saj në lindje për të ndihmuar në zmbrapsjen e kërcënimit nga Rusia. Përveç Polonisë, në krahun lindor të NATO-s janë edhe Rumania, Lituania, Letonia dhe Finlanda, që po ashtu kanë raportuar së voni shkelje të hapësirave të tyre ajrore.
Rritja e tensioneve ka nxitur frikë se lufta e Rusisë në Ukrainë mund të përhapet në mbarë kufirin e NATO-s. Shtetet e NATO-s u zotua se “këto veprime dhe veprime të tjera të papërgjegjshme të Rusisë nuk do të zmbrapsin përkushtimin e aleatëve për mbështetjen për Ukrainën”.
Sipas Nenit 4 të NATO-s, çdo anëtar mund të thërrasë diskutime urgjente kur ndiejnë se “integriteti i tyre territorial, pavarësia politike apo siguria” janë në rrezik.
Bisedimet e së martës shënojnë herën e katërt që kur është aktivizuar Neni 4 që kur Rusia nisi pushtimin e plotë të Ukrainës më 2022 dhe po ashtu shënojnë herën e nëntë që kur u themelua aleanca 79-vjet më parë.
Ndërkaq, siguria kolektive e NATO-s bazohet në parimin e Nenit 5: nëse një anëtar sulmohet, e gjitha aleanca i del në mbrojtje. Ky nen është aktivizuar vetëm një herë në historinë e NATO-s pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara./REL -

“Vijojmë”, Rama ndan pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
Aktualitet Kryesore E Martë, 23 Shtator 2025 12:19
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sërish pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në vendin tonë.
Në pamjet e publikuara nga Rama në rrjetet sociale, shihet largimi vullnetarisht i strukturave metalike dhe ato prej druri në Tiranë. -

VIDEO / Rama ndan pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në vendin tonë.
Në pamjet e publikuara nga Rama, shihet largimi vullnetarisht i strukturave metalike dhe ato prej druri në Tiranë.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike, ka filluar që nga korriku i këtij viti. Ky aksion është shtrirë në gjithë vendin. Strukturat metalike, xhami apo prej druri, janë larguar nga hapësirat publike. -

Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan videon e radhës: Vijojmë
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë videon e radhës nga aksioni, teksa shkruan “Vijojmë”.
Rama ka theksuar më herët se lirimi i hapësirave publike, sipas tij do t’i hapë rrugën Rilindjes Urbane 2.0, e cila do të rrisë cilësinë e jetës komunitare dhe përmasën e gjelbër të qyteteve.Top Channel
-

“Goditje katastrofike”/Aksioni i hapësirave publike, reagon banori: Në rast se do turizmin, duhet investim dhe zhvillim
Një banor i Thethit, i cili është edhe pronari i një bujtine, ka komentuar aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike, teksa pikërisht ky aksion e ka zanafillën pikërisht nga vendi që ai jeton dhe ushtron aktivitetin e tij të biznesit.
Gjatë një prononcimi ai tha se prishja e ndërtimeve pa leje, është një goditje katastrofike për ata që kishin kryer investimet në Theth. Më tej ai theksoi se nëse duhet turizëm elitar, duhen investime në njësite akomoduese.
“Ne jemi motivuar që të kthehemi në vendin tonë dhe të investojmë ato që kemi kursyer. Është një goditje katastrofike kur prish ato që ne kemi ndërtuar. Aty ku ne jemi autokton, jemi me shekuj këtu. Dhe me thënë të vërtetën, nuk të motivon, që të vish dhe të investosh më në këtë vend. Dhe pa ne nuk ngrihet ky vend.
Në rast se do turizmin, duhet investim dhe zhvillim. Ne e kemi për traditë që nuk i thëmi mikut ik. dhe me ato pak shtëpia të vjetra që kemi pasur që kemi pasur janë investuar, por nëse do turizëm duhen investime më shumë.
Nuk ka turizëm nëse nuk investon në njësitë akomoduese, Njerëzit janë kthyer këto 2-3 vitet e fundit dhe i humbën të gjitha. Nuk të motivon më të investosh në vendin tënd”, tha ai.
Po ashtu ai shtoi se banorët që u prekën nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, janë duke u rikthyer në vendet që jetonin, pasi sipas tij nuk ka më motivim që të jetojnë këtu.
“Ne këtë nuk e bëjmë vetëm për biznes, por edhe për tradita, sepse s’mund t’i themi kujdo jo, edhe kur jemi plot. Njerëzit kanë investuar në tokat e të parëve. Ata ndoshta kanë pasur mbi 50 vite në emigrim dhe kthehen të bëjnë diçka. Po sot e shoh shumë ftohshëm! Njerëzit që kanë ardhur, janë duke u rikthyer në vendet që kanë qenë, Europë, SHBA. Dhe ky është një problem për turizmin, sepse ti vjen dhe i shkatërron në mes të sezonit turistik.” tha banori i Thethit.

