Autoritetet kanë shembur sot një ndërtesë trekatëshe në Theth, si pjesë e operacionit për lirimin e hapësirave publike.
Aksioni, i nisur në muajin korrik, ka në fokus prishjen e ndërtesave të ndërtuara pa leje që zënë hapësira publike. Shembja është kryer përmes përdorimit të tritolit, një masë që, sipas autoriteteve, aplikohet vetëm për objektet që nuk kanë as truallin të legalizuar.
Operacioni është pjesë e nismës së ndërmarrë nga kryeministri Edi Rama dhe vijon të zbatohet në të gjithë vendin.
Tag: hapësirave
-

Vijon operacioni për lirimin e hapësirave publike, shembet me tritol një ndërtesë trekatëshe në Theth
-

Lirimi i hapësirave publike/ Rama flet për mos heqjen e karrigeve: Luftë e përditshme. T’i shkojmë deri në fund çmontimeve
Gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Edi Rama u pyet nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, për lirimin e hapësirave publike në vend.
Kreu i qeverisë u ndal te mos heqja e karrigeve duke thënë se është një luftë e përditshme dhe se tani rëndësi ka t’i shkohet deri në fund çmontimeve.
Pyetje: Prej dy muajsh kemi parë dhe raportuar për aksionin për lirimin e hapësirave publike, heqjen e tendave, ndërkohë që karriget vijojnë të jene prezentë? Kur do publikohet kjo rregullore?
Rama: E dëgjoj shpesh këtë të karrigeve është një luftë e përditshme, disiplinimi i karrigeve do të bëhet me rregullore. Kemi punuar me një grup të madhe pune, do të hyhet edhe në këtë pikë.
Kini parasysh që edhe për karriget, çështje interpretimi është. Rëndësi ka që t’i shkojmë deri në fund çmontimeve që paskan qenë pafund. T’u japim mundësi të gjithë atyre që kanë aktivitetet që mund të ushtrojnë aktivitete dhe jashtë derës, por në një hapësirë të përcaktuar siç e kanë qytetet evropiane. Pra sa % e trotuarit të takon ty dhe sa i takon publikut. Dhe të bëjmë diçka që të jetë në lartësinë e duhur.Top Channel
-

‘Rilindja urbane 2’, kryeministri Rama: Vijon çlirimi i hapësirave publike, përmirësojmë jetën e komunitetit
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetet sociale aksionin që vazhdon për lirimin e hapësirave publike, të cilën e ka quajtur “Rilindje Urbane 2.0”.
Ky projekt fokusohet në çlirimin dhe rifreskimin e hapësirave publike, për t’i hapur rrugë zhvillimit të qëndrueshëm urban dhe përmirësimit të cilësisë së jetës në qytete.
“🔴 Vijon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0,” shkruan Rama në Facebook, duke nënvizuar rëndësinë e hapësirave të përbashkëta për komunitetin dhe zhvillimin urban.Top Channel
-

‘Fshesa’ Rama nis aksionin/ Lirimi i hapësirave publike, Kryeministri ndan pamjet
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Në videon e publikuar në Facebook, shihet momenti kur fadromat ndërhyjnë për shembjen e godinës, dhe duke liruar hapësirat e zaptuar.
“Vijon çlirimi i hapësirave publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0”, shprehet kryeministri Rama në videon e publikuar në Facebook. -

Vijon lirimi i hapësirave publike të zaptuara nga bizneset, Rama poston videon: Aksioni nuk ishte vetëm për në verë, do të vijojë
Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga aksioni i lirimit të hapësirave publike.
Teksa ndau një video nga Rilindjes Urbane 2.0, siç e quan ai, kryeministri Rama shkruan: “Shumëkush mendoi se ishte një shi vere, aksioni do të vijojë.”
“Gabimisht shumëkush e mendoi një shi vere, të tjerë e komentuan si aksion që do zgjaste sa vera, por kush besoi se ky nuk është as shi vere dhe as aksion, po një operacion që nuk do të ndalet deri në çlirimin e plotë të hapësira publike, për t’i hapur rrugë Rilindjes Urbane 2.0 pati të drejtë mesa duket”, shkruan kryeministri.Top Channel
-

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, nënkryetari Sula: T’i rikthejmë në shërbim të komunitetit gjithë arteriet kryesore
Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Blendi Sula sëbashku me përfaqësues të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe strukturave të Policisë Bashkiake ndoqën nga afër aksionin për lirimin e hapësirave publike në zonën e Laprakës, në njësinë 11.
Nënkryetari Sula apeloi për lirimin e menjëhershëm dhe rikthimin e hapësirave në shërbim të komunitetit. “Në zonën e Laprakës do bëjmë një zgjidhje bashkë me mbështetjen e Policisë Bashkiake dhe gjithë inspektorët e IMT. Do të duhet që ne ta lirojmë në mënyrë të menjëhershme këtë arterie kryesore, që qytetarët e Laprakës, të njësisë 11 t’i kenë këto hapësira në shërbim të tyre dhe jo në shërbim të disa njerëzve. Koha e të fortit të lagjes apo koha e të zënit ka mbaruar. Kjo është koha që qytetarët të gëzojnë hapësirat publike”, theksoi Sula.
Ai nënvizoi se subjekteve u lihet një afat për lirimin vullnetar të këtyre hapësirave të zëna dhe në rast të kundërt do të ndërhyhet. ”Ditën e sotme në arterien kryesore të Laprakës që fillon nga fillimi deri në fund do të duhet që ne t’u kërkojmë të gjithë subjekteve dokumetacionin përkatës nëse janë brenda ligjit. Nëse nuk janë brenda ligjit, atëherë do mbahet procesverbali përkatës. Do u lihet një afat kohor dhe nëse nuk e çmontojnë vetë, ne do të lirojmë të gjithë hapësirat publike në arterien kryesore, nga fillimi i kryeqyëzimit deri në Spitali Ushtarak. Ka shumë subjekte që nuk i kanë liruar akoma hapësirat e zëna”, deklaroi Sula. -

Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike në Llixha, Bashkia Elbasan në kujdes të konsumatorëve dhe ambientit
Kronikë E Hënë, 29 Shtator 2025 15:20
Me nisjen e sezonit kurativ në Llixha të Elbasanit, të njohura si banjat termale kurative më të mira në vend, Bashkia ka intensifikuar masat për pastrimin dhe mirëmbajtjen e objekteve dhe hapësirave publike në këtë zonë.
Gjatë vitit, Llixhat vizitohen nga mijëra turistë dhe pacientë, të cilët nuk vijnë vetëm për trajtimet kurative, por edhe për të shijuar zonën dhe natyrën që e rrethojnë, duke e bërë atë një destinacion tërheqës për pushime dhe shërim.Aksioni i pastrimit përfshin pastrimin e hapësirave publike, objekteve, largimin e mbeturinave dhe krijimin e hapësirave të lira, duke garantuar një përvojë të këndshme dhe të sigurt për vizitorët.
Bashkia e Elbasanit vendos theks të veçantë edhe në mbrojtjen dhe kujdesin për konsumatorët, duke siguruar që të gjitha objektet dhe shërbimet në zonë të jenë të rregulluara dhe të ofrojnë standarde të larta higjienike dhe shëndetësore. Operatorët dhe bizneset e zonës janë të angazhuar të respektojnë këto standarde për të garantuar kënaqësinë dhe sigurinë e vizitorëve.
Në prag të sezonit kurativ, zhvillimi i bizneseve dhe i hoteleve familjare ka bërë që Llixha të ketë një rritje të vazhdueshme të numrit të pacientëve dhe vizitorëve. Ky trend ka tërhequr jo vetëm kurues nga Kosova dhe Maqedonia, por edhe nga vende të tjera si Italia, Gjermania, Franca dhe më gjerë, të cilët kanë njohur përfitimet e Llixhave të Elbasanit përmes mediave online.
Bashkia apelon tek operatorët dhe qytetarët për bashkëpunim, duke u siguruar që Llixha të mbetet një destinacion i pastër, i rregullt dhe me reputacion të lartë gjatë gjithë sezonit kurativ. Përveç vlerës kurative, Llixhat janë një zonë shumë e bukur natyrore dhe turistike, e cila ofron për vizitorët jo vetëm shërim, por edhe mundësi për relaksim dhe shijim të peizazheve të jashtëzakonshme që e rrethojnë. -

Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”
Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale të tjera pamje nga ndërhyrjet për çmontimin e strukturave metalike të vendosura në shkelje të ligjit nga subjektet private.
“Vijojmë”, u shpreh Rama, ndërkohë që për raportimin e ndërtimeve pa leje është vënë në dispozicion të qytetarëve platforma “Hapësira ime publike”.
Për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal, i cili është hedhur për diskutim publik, parashikohen ndëshkime më të ashpra.
Ndërkohë, një tjetër mekanizëm që do të jetë në funksion të subjekteve private do të jetë Rregullorja e re Kombëtare, ku do të përcaktohen me ligj hapësirat që mund të shfrytëzojnë bizneset.
Kryeministri Rama ka bërë të ditur më herët se “për çdo karrige të vendosur në hapësirën e kufizuar, subjekti duhet të kontribuojë me një pemë në Fondin e Gjelbër, që do të krijojë qeveria e re”.
Për këtë qëllim në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion Portali “Hapësiraimepublike.gov.al”. Deri më sot në këtë portal janë raportuar 12 352 raste, nga të cilat janë zgjidhur 8 989 raste, ndërsa 3 363 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi. -

Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend, Rama shpërndan pamjet (VIDEO)
Kryeministri Edi Rama vijon të shpërndajë në rrjete sociale pamje nga lirimi i hapësirave publike në vend.
“Vijojmë”, shkruan Rama krahas pamjeve të publikuara.
Çlirimi i hapësirave publike ka nisur që prej muajit korrik si një aksion kombëtar i ndërmarrë nga qeveria me qëllimin e kthimit të hapësirës së merituar qytetarëve.
