Tag: hapësirave

  • ‘Fshesa’ Rama nuk harron aksionin/ Kryeministri ndan pamjet nga lirimi i hapësirave publike

    ‘Fshesa’ Rama nuk harron aksionin/ Kryeministri ndan pamjet nga lirimi i hapësirave publike

    Ka vijuar sërish aksioni për lirimin e hapësirave publike në vendin tonë. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga aksioni në Tiranë, teksa shkruan se vijon çlirimi i hapësirave publike.
    “Vijon çlirimi i hapësirave publike”, shkruan Rama.
    Lirimi i hapësirave publike ka nisur si një aksion kombëtar që prej muajit korrik. Të gjithë bizneset apo lokalet që padrejtësisht kanë zaptuar hapësirat publike me rrethimet metalike, struktura prej xhami apo me karrige e tavolina, do të prishen.

  • Punimet në GKA, dyfishim i hapësirave ekspozuese dhe një laborator restaurimi

    Punimet në GKA, dyfishim i hapësirave ekspozuese dhe një laborator restaurimi

    Punimet për Galerinë Kombëtare të Arteve po vijojnë, ndërsa do të ketë më shumë hapësira ekspozuese nga më parë. Në vijim edhe nga koleksioni i galerisë janë restauruar vepra arti. Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit Blendi Gonxhja shprehet se investimi në këtë galeri parashikon dyfishimin e hapësirave ekspozuese. “Vijon puna për transformimin epokal te Galerisë Kombëtare të Arteve në Muzeun Kombëtar të Arteve të Bukura! Investimi parashikon dyfishimin e hapësirave ekspozuese, një laborator të avancuar restaurimi dhe zgjerimin e hapësirave të ruajtjes, duke garantuar mbrojtjen dhe sigurinë e thesareve artistike”, shprehte ministri Blendi Gonxhja në rrjete sociale.
    Ministri Blendi Gonxhja më parë kryer edhe inspektim  të punimeve në GKA, ku ka sqaruar gjithashtu se kontrata pati një ndërprerje 1 vjeçare, që rëndoi në afatet e punimeve, por ka pasur dhe disa pjesë të projektit që janë riparë. Galeria Kombëtare e Arteve dhe me ligjin “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë” të vitit 2018 Muzeu i Arteve të Bukura u mbyll në tetor të vitit 2021 çka solli për shkak të rikonstruksionit të godinës aktuale edhe pezullimin përkohësisht të aktivitetit dhe shërbimi muzeor brenda saj. Ndërtesa e Galerisë Kombëtare të Arteve, e cila ndodhet sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” u inaugurua në nëntor të vitit 1974, por tani hapësirat e reja në institucionin më të rëndësishëm në vend për artet pamore do t’u dedikohen ekspozitave, ruajtjes dhe digjitalizimit të veprave të artit, ku pritet dhe të ketë salla të veçanta për skulpturë, pikturë, vizatime dhe qeramikë.

  • Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Ecim, hap pas hapi, lagje më lagje (VIDEO)

    Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Ecim, hap pas hapi, lagje më lagje (VIDEO)

    Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë.  Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë pamje të reja, nga lirimi i hapësirave. 

    “Ecim, hap pas hapi, lagje më lagje”, shkruan Rama. 

    Qeveria ka ndërmarrë prej kohësh një aksion për lirimin e hapësirave publike.  Kryeministri Rama ka premtuar se do të çojë deri në fund projektin “Rilindja 2.0”, për të liruar hapësirat për qytetarët. 

     

     

     

  • “Ecim, hap pas hapi, lagje më lagje”, Rama poston pamje nga lirimi i hapësirave publike

    “Ecim, hap pas hapi, lagje më lagje”, Rama poston pamje nga lirimi i hapësirave publike

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar një tjetër video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. Ne anë të një postimi në rrjet Rama shkruan: “Ecim, hap pas hapi, lagje më lagje”.
    Kujtojmë që lirimi i hapësirave publike vijon që prej muajit korrik kur nisi në të gjithë vendin me porosi të Kryeministrit Edi Rama.

  • VIDEO / Prishja e ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron bizneset që shkelin ligjin

    VIDEO / Prishja e ndërtimeve pa leje, Rama paralajmëron bizneset që shkelin ligjin

    Në kuadër të lirimit të hapësirave publike, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin e tij Facebook ku tregon prishjen e objekteve pa leje.

    Rama ka ndarë një video ku shfaqen aksionet e lirimit të hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, zaptimin e trotuareve nga lokalet dhe hapësirat publike që përdoren për parkime makinash.
    Bashkangjitur pamjeve, kryeministri paralajmëron se aksioni do të vazhdojë pa ndërprerje, duke e shoqëruar postimin me shkrimin “Non Stop”.

     

  • Nga prishja e ndërtimeve pa leje te lirimi i hapësirave publike, Rama paralajmëron bizneset që shkelin ligjin

    Nga prishja e ndërtimeve pa leje te lirimi i hapësirave publike, Rama paralajmëron bizneset që shkelin ligjin

    Në kuadër të lirimit të hapësirave publike, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në rrjetin e tij Facebook ku tregon prishjen e objekteve pa leje.

    Rama ka ndarë një video ku shfaqen aksionet e lirimit të hapësirave publike nga ndërtimet pa leje, zaptimin e trotuareve nga lokalet dhe hapësirat publike që përdoren për parkime makinash.
    Bashkangjitur pamjeve, kryeministri paralajmëron se aksioni do të vazhdojë pa ndërprerje, duke e shoqëruar postimin me shkrimin “Non Stop”.

    Top Channel

  • Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike në vendin tonë, Rama publikon pamjet

    Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike në vendin tonë, Rama publikon pamjet

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa pamje të reja nga lirimi i hapësirave publike në vendin tonë, aksion që vijon prej kohësh.

    Në pamje shihet ndryshimet në disa vende, përfshirë lokale të cilat kishin vendosur çadrat e tyre në hapësirave publike.
    Në pamjet e postuara në Facebook, Rama e shoqëron me fjalën “Vijon”.

    Top Channel

  • Rama publikon pamje të aksionit për lirimin e hapësirave publike

    Rama publikon pamje të aksionit për lirimin e hapësirave publike

    Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

  • Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama publikon pamjet e çmontimit të strukturave të lokaleve

    Vijon lirimi i hapësirave publike, Rama publikon pamjet e çmontimit të strukturave të lokaleve

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar video nga aksioni për lirimin e hapësirave publike. 
    Në pamjet e publikuara së fundmi nga Kryeministri, shfaqen strukturat metalike të lokaleve të ndryshme në kryeqytet, të cilat janë çmontuar pasi kanë zaptuar hapësirat publike. 
    Kujtojmë se ky aksion ka nisur që në muajin korrik në të gjithë vendin, që Kryeministri Edi Rama e ka quajtur “Rilindja Urbane 2.0”. 
     
     

  • Rama: Çlirimi i hapësirave publike në Vlorë, nis transformi i i tyre në parqe dhe kënde sportive

    Rama: Çlirimi i hapësirave publike në Vlorë, nis transformi i i tyre në parqe dhe kënde sportive

    Përmes një postimi video në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit pamje nga puna që po zhvillohet në Vlorë, ku vijon me ritme të larta lirimi i hapësirave publike që për vite të tëra kanë qenë të zëna nga mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara. Këto zona, të cilat ishin kthyer në pika të degraduara mjedisore, tashmë po transformohen në parqe të gjelbra dhe kënde sportive, duke u kthyer qytetarëve hapësirat që u përkasin me të drejtë.

    Në video, Rama thekson se kjo është pjesë e një procesi më të gjerë që po zbatohet në disa qytete të vendit, me synimin për të çrrënjosur gangrenat urbane që kanë shëmtuar prej vitesh peizazhin e qyteteve dhe për të rikthyer estetikën, funksionalitetin dhe jetën publike në hapësirat e përbashkëta.

    “Vazhdon puna e pandërprerë për lirimin e hapësirave publike, të përdorura prej vitesh si pika grumbullimi për mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara, të cilat janë kthyer në gangrena mjedisore dhe do të rilindin si parqe apo kënde sportive”, shkruan Kryeministri në postimin e tij.

    Ndërhyrja në këto zona, sipas burimeve nga Bashkia e Vlorës, është pjesë e një projekti të gjerë urban riorganizues, që synon të çlirojë qytetin nga hapësirat e mbingarkuara dhe të rikrijojë një mjedis të shëndetshëm e miqësor për komunitetin. Parashikohet që në vendet ku më parë grumbulloheshin automjete të amortizuara, të ndërtohen këndë lojërash për fëmijë, fusha sportive, shtigje për biçikleta dhe zona pushimi me gjelbërim e ndriçim modern.
    Ky projekt vjen në vazhdën e politikës qeveritare për “Rilindjen Urbane”, që prej disa vitesh po zbaton ndërhyrje të ngjashme në qytete të ndryshme të vendit. Vlorës, e cila ka njohur një zhvillim të vrullshëm turistik e infrastrukturor, po i shtohet kështu një tjetër hap drejt harmonizimit të jetës urbane me natyrën dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të hapësirave publike.
    Qytetarët e Vlorës e kanë pritur pozitivisht këtë nismë, duke e konsideruar një akt konkret të përkujdesjes për mjedisin dhe cilësinë e jetës, si dhe një shembull që duhet ndjekur edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ku ende ekzistojnë zona të ngjashme të degraduara.
    Kështu, një tjetër hap i reformës mjedisore dhe urbane po merr formë në bregdetin e jugut, duke rikthyer jo vetëm hapësirat publike, por edhe shpresën për qytete më të pastra, më të gjelbra dhe më humane.