Aksioni i nisur prej javësh për lirimin e hapësirave publike dhe ndërtimet pa leje është zhvendosur këtë fundjavë në zonën e Farkës. Forca të shumta të IMT-së dhe Policisë Bashkiake rrethuan një ndërtim në shkelje flagrante të lejes së ndërtimit.
Nënkryetari Blendi Sulaj, i cili ndoqi aksionin dhe kryeson Task-Forcën e kryeqytetit, tha se firma ishte në tejkalim të lejes zhvillimore me më shumë se 2 mijë m².
Në një nga zonat më të bukura të Tiranës, buzë liqenit të Farkës, ai paralajmëroi ndërtuesit për përvijimin e masave dhe ndjekje penale në rast abuzimesh.
IMT e Bashkisë Tiranë konstatoi një subjekt ndërtues buzë liqenit të Farkës, i cili kishte abuzuar me lejen e ndërtimit, duke tentuar ta fshihte përmes kantiereve. Nëpërmjet dronëve dhe kontrollit të zhvilluar për 10 ditë, IMT arriti të përfundonte një operacion të suksesshëm, ku ndërtuesit iu bllokua kantieri i ndërtimit dhe u gjobit me një vlerë të konsiderueshme.
“Çdo ndërtues që kryen punime pa zbardhjen e lejes së ndërtimit apo pa paguar taksën e infrastrukturës është në shkelje të rëndë të ligjit dhe do të përballet me forcën e ligjit,” theksoi nënkryetari Blendi Sulaj.
Tag: hapësirave
-

Lirimi i hapësirave publike/ Bashkia Tiranë bllokon një tjetër ndërtim pa leje në Farkë
-

“Vijojmë”/ Kryeministri Rama nuk ndal aksionin, ndan pamjet e rradhës
Aksioni për lirimin e hapësirave publike në vendin tonë ka vijuar edhe sot.
Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale të tjera pamje nga ndërhyrjet për prishjen e subjektëve të ndërtuar në kundërshtim me ligjin.
“Vijojmë”, shkroi Rama krah videos së publikuar. Lirimi i hapësirave publike ka nisur si një aksion kombëtar që prej muajit korrik.
Të gjithë bizneset apo lokalet që padrejtësisht kanë zaptuar hapësirat publike me rrethimet metalike, struktura prej xhami apo me karrige e tavolina, do të prishen. -

VIDEO / Rama publikon pamje nga terreni për rikthimin e hapësirave publike: Vijojmë!
Operacioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje po zhvillohet me intensitet në të gjithë territorin e vendit, si pjesë e përgatitjeve për zbatimin e programit të ri “Rilindja Urbane 2.0”.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje të reja nga operacionet që po zhvillohen në terren për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe rikthimin e hapësirave publike në funksion të komunitetit.
Në postimin e tij, ai ka theksuar vazhdimësinë e këtij aksioni me një mesazh të shkurtër, por të qartë, “Vijojmë”.
Ndryshe nga ndërhyrjet sporadike, kjo nismë është konceptuar si një proces sistematik dhe afatgjatë.
Sipas kreut të ekzekutivit, ky operacion nuk është një aksion i përkohshëm, por një proces sistematik që ka nisur prej muajit korrik dhe po zbatohet me prioritet në të gjithë territorin përgjatë gjithë katër viteve të qeverisë.
Për të goditur më fort fenomenin e ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal janë parashikuar ndëshkime më të ashpra për shkelësit.
Sipas portalit “Hapësira Ime Publike”, ku qytetarët kanë një rol aktiv dhe mund të denoncojnë çdo rast abuziv për ndërtimet pa leje, mësohet se deri më sot, janë regjistruar 14189 denoncime, prej të cilave 10586 janë zgjidhur, ndërsa 3603 raste janë në proces shqyrtimi. -

Vijon lirimi i hapësirave publike në vend, Rama publikon pamjet: Non stop, në çdo qytet
Kryeministri Edi Rama ka publikuar të tjera pamje nga aksioni i lirimit të hapësirave publike.
Aty shihet se si janë hequr disa objekte nga zona të ndryshme, jo vetët të Tiranës, por edhe të qyteteve të tjera.
“Non stop, në çdo qytet”, shkruan Rama krahas videos.Top Channel
-

“Non stop, në çdo qytet”/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama ndan pamjet
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga puna për lirimin e hapësirave të zaptuara, në mënyrë që t’u kthehen qytetarëve.
“Non stop, në çdo qytet”, ka shkruar kryeministri Rama.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në të gjithë vendin që prej muajit korrik 2025. -

Rama: Aksioni për pastrimin e hapësirave publike në Tiranë vazhdon pa kompromis, në çdo rrugë e lagje
Aksioni për pastrimin dhe lirimin e hapësirave publike në Tiranë vijon me intensitet të lartë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga këto ndërhyrje, duke theksuar përkushtimin për të kthyer çdo hapësirë të zënë padrejtësisht në shërbim të qytetarëve.
“Në çdo rrugë e lagje, deri në fund”, shkruan Rama në postimin e tij në “Facebook”.
Ky aksion, i cili ka nisur në gjithë vendin që nga korriku i vitit 2025, synon të sigurojë më shumë hapësira të hapura dhe të qasshme për publikun. -

VIDEO / Aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Në çdo rrugë, deri në fund
Aksioni për pastrimin dhe lirimin e hapësirave publike në Tiranë vijon me intensitet të lartë.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar sot një video nga këto ndërhyrje, duke theksuar përkushtimin për të kthyer çdo hapësirë të zënë padrejtësisht në shërbim të qytetarëve.
“Në çdo rrugë e lagje, deri në fund”, shkruan Rama në postimin e tij në “Facebook”.Ky aksion, i cili ka nisur në gjithë vendin që nga korriku i vitit 2025, synon të sigurojë më shumë hapësira të hapura dhe të qasshme për publikun.
-

Rama: “Non Stop” aksionit për çlirimin e hapësirave publike të uzurpuara
Në një tjetër sinjal vendosmërie, Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video në rrjetet sociale, shoqëruar me shkrimin lakonik, por domethënës: “Non Stop”. Përmes saj, ai përcjell vijimin e aksionit të ndërmarrë nga qeveria për çlirimin e hapësirave publike të uzurpuara ndër vite nga ndërtimet pa leje, bizneset dhe individët që i kishin kthyer trotuaret, brigjet dhe hapësirat e përbashkëta në pronë private.
Pamjet e publikuara tregojnë ndërhyrje të pandërprera në disa qytete të vendit, ku mjetet e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) janë në veprim për shembjen e ndërtimeve që kanë zënë hapësira publike, duke e kthyer terrenin në pronësi të përbashkët të qytetarëve.
Ky aksion, që po zhvillohet me ritme të larta, është pjesë e një strategjie të gjerë për rregullimin urban dhe rivitalizimin e hapësirave qytetare, një ndër prioritetet e qeverisë në kuadër të përpjekjeve për ta bërë jetën urbane më të rregullt, më të drejtë dhe më estetike.
“Non Stop” nuk është vetëm një slogan, por një mesazh i qartë politik dhe moral mbi konceptin e ligjshmërisë dhe të së përbashkëtës, një thirrje që ligji nuk do të ndalet përballë askujt që ka përfituar në kurriz të hapësirave që i përkasin komunitetit.
Burime nga terreni bëjnë të ditur se ndërhyrjet janë përqendruar veçanërisht në zonat bregdetare dhe urbane, ku shpesh lokalet, kioskat apo ndërtimet pa leje kanë bllokuar kalimet, pamjet dhe qasjen e qytetarëve drejt detit apo rrugëve publike.
Sipas qeverisë, qëllimi nuk është ndëshkimi, por restaurimi i rendit dhe kthimi i dinjitetit qytetar. Ndërsa fushata pritet të vijojë në mënyrë të pandërprerë, çdo ditë e më gjerë, duke përfshirë të gjitha bashkitë e vendit.
Në këtë kuptim, videoja e Ramës vjen si një dëshmi vizuale e vendosmërisë shtetërore për të mos e lënë procesin në mes, për ta çuar deri në fund “çlirimin” e hapësirave publike nga abuzimi dhe privatizimi i paligjshëm.
“Non Stop” – siç e ka përmbledhur vetë Kryeministri – është jo vetëm një paralajmërim për shkelësit e ligjit, por edhe një premtim për qytetarët: që hapësirat e përbashkëta do t’u kthehen atyre që u takojnë me të drejtë — publikut.
AV/KJ -

Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë, kryeministri Rama ndan pamjet: Non Stop
Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike dhe prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama, ka ndarë një video ditën e sotme, ku shfaqen aksionet për prishjen e objekteve pa leje dhe lirimin e hapësirave publike në kryeqytet.
‘Non Stop’, shkruan Rama.
Aksioni për lirimin e hapësirave publike nisi në të gjithë vendin që prej muajit korrik 2025. -

“Non Stop”/ Nuk ndalet aksioni i zaptimit të hapësirave publike, Rama ndan pamjet
Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin. Kjo nismë i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.
“Non Stop”, shkroi Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau sot pamje nga shembja e ndërtimeve pa leje.
E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë, e cila ka nisur nga zbatimi në muajin korrik, po vijon me prioritet në gjithë territorin e vendit.