Tag: hapësirave

  • Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën për të liruar trotuaret e rrugët (VIDEO)

    Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën për të liruar trotuaret e rrugët (VIDEO)

    Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet. 

    Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale të tjera pamje nga ndërhyrjet për çmontimin e strukturave metalike të vendosura në shkelje të ligjit nga subjektet private. 

    “Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara”, shkruan Rama në rrjetet sociale. 

    Lirimi i hapësirave publike ka nisur si një aksion kombëtar që prej muajit korrik. Të gjithë bizneset apo lokalet që padrejtësisht kanë zaptuar hapësirat publike me rrethimet metalike, struktura prej xhami apo me karrige e tavolina, do të prishen. 

     

     

     

  • ‘Fshesa’ Rama nuk ndalet/ Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike

    ‘Fshesa’ Rama nuk ndalet/ Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike

    Kryeministri ka ndarë sot pamje nga aksioni për lirimin e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave publike të zaptuara në disa zona të vendit.
    Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Rama theksoi se puna po vijon me qëllim rikthimin e hapësirave publike.
    “Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara”, shkroi kryeministri krahas videove që tregojnë ndërhyrjet në terren.

  • “MATRAPIKU” Rama nuk ndalet/ Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike

    “MATRAPIKU” Rama nuk ndalet/ Vijon aksioni i lirimit të hapësirave publike

    Edhe gjatë muajit nëntor po vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme. Ky operacion i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.
    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna për shembjen e ndërtimeve pa leje, të cilat kishin zënë hapësirat në shumë lagje të qyteteve, por edhe të lavazheve buzë rrugëve kombëtare.
    Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.
    Në zbatim të programit “Rilindja Urbane 2.0”, qeveria ka ndërmarrë që prej muajit korrik operacionin për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme në të gjithë vendin.

  • Qeveria është “zgjuar”, vijon prishjen e ndërtimeve që si kishte parë

    Qeveria është “zgjuar”, vijon prishjen e ndërtimeve që si kishte parë

    Edhe gjatë muajit nëntor po vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme.
    Ky operacion i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.
    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga puna për shembjen e ndërtimeve pa leje, të cilat kishin zënë hapësirat në shumë lagje të qyteteve, por edhe të lavazheve buzë rrugëve kombëtare.
    Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.
    Në zbatim të programit “Rilindja Urbane 2.0”, qeveria ka ndërmarrë që prej muajit korrik operacionin për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme në të gjithë vendin.
    Një punë e mirë vijon të bëhet edhe për heqjen e inerteve, që shkaktohen nga shembja e tyre, duke i kthyer hapësirat në funksion të qytetarëve.
    Në dispozicion të qytetarëve të cilët duan të denoncojnë rastet abuzive është vënë në dispozicion portali “Hapësiraimepublike.gov.al”.
    Deri sot në këtë portal janë raportuar 15 172 raste, nga të cilat janë zgjidhur 11 577 raste, ndërsa 3 595 të tjera janë aktualisht në proces shqyrtimi.

  • Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon pamje nga Rinasi: Vijojmë punën…

    Lirimi i hapësirave publike, Rama publikon pamje nga Rinasi: Vijojmë punën…

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike, kësaj radhe në Rinas, ku po punohet për lirimin e trotuareve, rrugëve dhe hapësirave publike të zaptuara.
    Në postimin e tij në rrjete sociale, Rama thekson se aksioni kundër zaptimit të hapësirave publike vijon me vendosmëri.
    “Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara”, shkruan kryemininisti krahas pamjeve.

  • Hapësirat publike! Policia në aksion: 133 raste të goditura në 24 orët e fundit, 10 të arrestuar

    Hapësirat publike! Policia në aksion: 133 raste të goditura në 24 orët e fundit, 10 të arrestuar

    pamje nga aksioni

    TIRANË-133 raste me 10 të arrestuar dhe 123 të proceduar për zaptim të hapësirave publike, të shfrytëzuara në mënyrë të paligjshme për parkingje ose lavazhe.
    45 drejtues automjetesh të proceduar penalisht për parkime të gabuara që pengonin lëvizjen e lirë të automjeteve, këmbësorëve apo automjeteve të emergjencës.
    Prej 24 orësh, në të gjithë vendin, strukturat e Policisë së Shtetit po vijojnë operacionin policor të koduar “Hapësirat publike”.
    Në operacionin për lirimin e hapësirave publike janë përfshirë strukturat për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorive Vendore të Policisë, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat “Shqiponja”, në bashkëpunim me Policitë Bashkiake përkatëse.
    Ky aksion ka si objektiv lirimin e hapësirave publike dhe ndëshkimin e shtetasve që i kanë zaptuar, duke i shfrytëzuar si vendparkime apo lavazhe, me qëllim përfitimi në mënyrë të paligjshme.
    Njëkohësisht, Policia Rrugore dhe shërbimet e rendit po vijojnë me intensitet kontrollet dhe ndëshkimin e parkimeve të gabuara që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe automjeteve të emergjencës.
    Gjatë 24 orëve të fundit, në të gjithë vendin, u konstatuan dhe u goditën:
    133 raste të shfrytëzimit të kundërligjshëm të hapësirave publike/private, për aktivitete ekonomike (kryesisht vendparkime ose lavazhe për automjete) të paregjistruara në organet tatimore. Subjektet përfitonin të ardhura të fshehura, pa lëshuar kuponë tatimorë.
    Konkretisht: 78 raste në Tiranë me 10 të arrestuar dhe 68 të proceduar; 16 raste në Shkodër me 16 shtetas të proceduar; 11 raste në Lezhë me 11 të proceduar; 6 raste në Korçë me 6 të proceduar; 6 raste në Fier e Lushnjë me 6 të proceduar; 4 raste në Vlorë e Sarandë me 4 të proceduar; 4 raste në Dibër me 4 të proceduar; 3 raste në Elbasan me 3 të proceduar; 2 raste në Berat me 2 të proceduar; 2 raste në Durrës me 2 të proceduar dhe 1 rast në Gjirokastër me 1 të proceduar.
    Gjithashtu, u evidentuan 45 raste të parkimeve të gabuara që pengonin qarkullimin e lirë të mjeteve apo qytetarëve, nga të cilat: 37 në Tiranë, 3 në Elbasan, 2 në Fier, 2 në Kukës, 1 në Durrës.
    Po ashtu, janë konstatuar 3 raste të punësimit të paligjshëm.
    Aksioni kundër pushtimit të hapësirave publike dhe informalitetit do të vijojë intensivisht në të gjitha qarqet e vendit.
    Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore për veprime të mëtejshme.
    Policia e Shtetit apelon për qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të mos cenojnë të drejtën e qytetarëve për të shfrytëzuar bashkërisht hapësirat publike, si dhe të respektojnë me rigorozitet normat e ligjit tatimor dhe të Kodit Rrugor.Çdo veprim që bie në kundërshtim me ligjet në fuqi do të ndëshkohet.
    Gjithashtu, Policia fton qytetarët të denoncojnë çdo rast paligjshmërie që konstatojnë, duke kontribuuar në garantimin e rendit, sigurisë publike dhe zbatimin e ligjit.

  • “Hapësirat publike do të çlirohen të tëra pa përjashtim”/ Ultimatumi Rama nuk ndal aksionin, nisin paralajmërimet

    “Hapësirat publike do të çlirohen të tëra pa përjashtim”/ Ultimatumi Rama nuk ndal aksionin, nisin paralajmërimet

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale pamje nga lirimi i hapësirave publike në vend. Në fotot e postuara nga kreu i qeverisë shihen çmomtimet të fasadave dhe tendave që kanë zënë trotuare.
    “Hapësirat publike do të çlirohen të tëra pa ndalim dhe pa përjashtim”, shkruan Rama krahas fotove.
    Aksioni i lirimit të hapësirave publike ka nisur gjatë sezonit veror këtë vit, ndërsa kryeministri Rama ka bërë me dije se ky proces do të vijojë deri në lirimin e të gjitha hapësirave të zaptuara në të gjithë vendin.

  • Rama: “S’ka pushim!”. Janë regjistruar 14,471 denoncime, nga të cilat 10,709 janë zgjidhur, 3,762 të tjera janë në proces verifikimi

    Rama: “S’ka pushim!”. Janë regjistruar 14,471 denoncime, nga të cilat 10,709 janë zgjidhur, 3,762 të tjera janë në proces verifikimi

    Në të gjithë territorin e vendit vijon me intensitet puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme, si pjesë e vizionit transformues të qeverisë shqiptare, të përfshirë në programin “Rilindja Urbane 2.0”.Kjo nismë e re nuk është një aksion i përkohshëm apo një fushatë sezonale, por një ndërhyrje e qëndrueshme dhe sistematike në terren, me qëllim rivendosjen e rendit urban, rikthimin e hapësirave të përbashkëta për qytetarët dhe përmirësimin e cilësisë së jetesës në çdo qytet dhe fshat të vendit.
    E konceptuar si një ndërhyrje sistematike në terren dhe jo një aksion i përkohshëm, kjo nismë po vijon me shembjen e mureve dhe strukturave të betonit në territor, të cilat cenojnë hapësirën publike.

    Në kuadër të kësaj fushate, po kryhen ndërhyrje të thella për shembjen e mureve dhe strukturave të paligjshme të betonit që kanë uzurpuar trotuare, rrugë, plazhe dhe zona të tjera publike, duke dëmtuar peizazhin dhe duke privuar qytetarët nga e drejta për të përdorur hapësirën e përbashkët.

    Kryeministri Edi Rama publikoi sot në rrjetet sociale pamje nga operacionet që po zhvillohen në qytetin bregdetar të Vlorës, një nga destinacionet më të vizituara gjatë sezonit turistik.“S’ka pushim”, – shkruan ai, teksa ndan pamje nga shembja e mureve rrethues dhe strukturave pa leje pranë rrugëve të qytetit, si pjesë e përpjekjeve për ta kthyer Vlorën në një qytet model të urbanistikës bashkëkohore, ku hapësira publike i përket të gjithëve.

    Në kuadër të reformës për goditjen e fenomenit të ndërtimeve pa leje, në projektin e ri të Kodit Penal, i cili është hedhur tashmë për diskutim publik, parashikohen ndëshkime më të ashpra dhe masa më efektive për shkelësit e ligjit, me qëllim parandalimin e abuzimeve të ardhshme.
    Paralelisht, po përgatitet edhe Rregullorja e re Kombëtare e Hapësirës Publike, e cila do të vendosë standarde të qarta për shfrytëzimin ligjor të këtyre hapësirave nga subjektet private, duke përcaktuar në mënyrë transparente kufijtë mes interesit publik dhe atij ekonomik.
    Në ndihmë të qytetarëve, për të garantuar një proces të hapur dhe pjesëmarrës, është vënë në funksion portali zyrtar “HapësiraImePublike.gov.al”, një platformë digjitale për raportimin e rasteve abuzive.Deri më sot, në këtë portal janë regjistruar 14,471 denoncime, nga të cilat 10,709 janë zgjidhur dhe 3,762 të tjera janë aktualisht në proces verifikimi e shqyrtimi, duke dëshmuar se qytetarët po bëhen pjesë aktive e këtij transformimi.
    “Rilindja Urbane 2.0” nuk është thjesht një projekt ndërtimor, por një filozofi zhvillimi që synon të rikthejë qytetin tek qytetari — të pastër, të hapur, funksional dhe estetikisht të bukur. Në këtë kuptim, aksioni për lirimin e hapësirave publike është një hap drejt ndërtimit të një Shqipërie më të rregullt, më të gjelbër dhe më dinjitoze për brezat që vijnë.
    AV/KJ

  • Rama publikon pamje nga Vlora për rikthimin e hapësirave publike: S’ka pushim!

    Rama publikon pamje nga Vlora për rikthimin e hapësirave publike: S’ka pushim!

    Operacioni për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet pa leje po zhvillohet me intensitet në të gjithë territorin e vendit, si pjesë e përgatitjeve për zbatimin e programit të ri “Rilindja Urbane 2.0”.
    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot në rrjetet sociale pamje të reja nga operacionet që po zhvillohen në qytetin e Vlorës për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe rikthimin e hapësirave publike në funksion të komunitetit.
    Në postimin e tij, ai ka theksuar vazhdimësinë e këtij aksioni me një mesazh të shkurtër, por të qartë, “Ska pushim”.
    Ndryshe nga ndërhyrjet sporadike, kjo nismë është konceptuar si një proces sistematik dhe afatgjatë.
    Sipas kreut të ekzekutivit, ky operacion nuk është një aksion i përkohshëm, por një proces sistematik që ka nisur prej muajit korrik dhe po zbatohet me prioritet në të gjithë territorin përgjatë gjithë katër viteve të qeverisë.
    Për të goditur më fort fenomenin e ndërtimeve pa leje, në Kodin e ri Penal janë parashikuar ndëshkime më të ashpra për shkelësit.
    Sipas portalit “Hapësira Ime Publike”, ku qytetarët kanë një rol aktiv dhe mund të denoncojnë çdo rast abuziv për ndërtimet pa leje, mësohet se deri më sot, janë regjistruar 14476 denoncime, prej të cilave 10709 janë zgjidhur, ndërsa 3767 raste janë në proces shqyrtimi.

  • Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet: Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0

    Lirimi i hapësirave publike, Rama ndan pamjet: Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot të tjera pamje nga aksioni për lirimin e hapësirave publike.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka publikuar një video nga punimet me fadromë për prishjen e një objekti.
    Rama shkruan se ky aksion do të vijojë, për të sjellë avancimin e Rilindjes Urbane.

    ” Ecim, për të sjellë Rilindjen Urbane 2.0″, shkruan Rama.