Tag: hapësirave

  • Hapësirat publike, Rama: Vijojmë punën për të liruar trotuaret dhe rrugët e zaptuara

    Hapësirat publike, Rama: Vijojmë punën për të liruar trotuaret dhe rrugët e zaptuara

    Vijon në të gjithë vendin lirimi i hapësirave publike. Kryeministri Edi Rama ka ndarë sot një video nga lirimi i hapësirave publike në Tiranë. 
    ‘Vijojmë punën për të liruar trotuaret, rrugët dhe hapësirat publike të zaptuara’, shkruan Rama. 
    Lirimi i hapësirave publike ka nisur si një aksion kombëtar që prej muajit korrik. Të gjithë bizneset apo lokalet që padrejtësisht kanë zaptuar hapësirat publike me rrethimet metalike, struktura prej xhami apo me karrige e tavolina, do të prishen. 
     

  • Lirimi i hapësirave publike, Rama: Puna për çlirimin e tyre vazhdon, problematike mbetet Vlora

    Lirimi i hapësirave publike, Rama: Puna për çlirimin e tyre vazhdon, problematike mbetet Vlora

    Kryeministri i vendit, Edi Rama ka deklaruar se puna për çlirimin e hapësirave publike vazhdon. Gjatë podcast-it të tij “Flasim”, Rama u shpreh se në Tiranë ka ecur më tej puna dhe sasia e hapësirave të çliruara ka kapërcyer mbi 100 mijë metra katrorë.
    Ai tha se qyteti i Vlorës mbetet problematikë, ku puna për lirimin e tyre po vazhdon. Kreu i vendit, deklaroi puna ka ecur me çlirimin e një segmenti kyç, jo vetëm për Vlorën, por edhe për industrinë kombëtare të turizmit, që është rruga Transballkanike. Për të cilën tha se qytetarëve iu janë rikthyer sërish ambientet e tyre të përbashkëta.“Duke e rikthyer sërish vëmendjen tek hapësirat publike, edhe gjatë kësaj jave, puna për çlirimin e tyre vazhdon. Shtesat vend e pa vend, uzurpimet e pajustifikueshme dhe të patolerueshme vazhdojmë t’i përballim, pa u ndalur për asnjë moment.
    Ndërkohë që, në Tiranë ka ecur më tej puna dhe sasia e hapësirave të çliruara ka kapërcyer mbi 100 mijë metra katrorë, edhe në Vlorë, ku problematika është jo e lehtë, puna ka ecur me çlirimin e një segmenti kyç, jo vetëm për Vlorën, por edhe për industrinë tonë kombëtare të turizmit, që është rruga Transballkanike, një zonë e rëndësishme, ku qytetarëve iu janë rikthyer sërish ambientet e tyre të përbashkëta, natyrisht kanë nevojë të rikualifikohen, por njëkohësisht edhe të gjithë atyre që masivisht kalojnë nga ajo rrugë, do t’ju çelen sytë, kur i thonë fjalës.” tha Rama.

  • “Uzurpime të patolerueshme”, Rama: Nuk ndalemi me çlirimin e hapësirave publike

    “Uzurpime të patolerueshme”, Rama: Nuk ndalemi me çlirimin e hapësirave publike

    Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se aksioni për çlirimin e hapësirave publike nuk do të ndalet. Në episodin e 9-të të podkastit “Flasim”, kreu i qeverisë theksoi se ndërhyrjet kundër uzurpimeve të pajustifikueshme dhe të patolerueshme, siç i quajti ai do të vijojnë, teksa solli në vëmendje se në Tiranë sasia e hapësirave të çliruara ka kapërcyer tashmë 100 mijë metra katrorë.
    “Edhe gjatë kësaj jave, puna për çlirimin e tyre vazhdon. Shtesat vend e pa vend, uzurpimet e pajustifikueshme dhe të patolerueshme vazhdojmë t’i përballim, pa u ndalur për asnjë moment. Ndërkohë që, në Tiranë ka ecur më tej puna dhe sasia e hapësirave të çliruara ka kapërcyer mbi 100 mijë metra katrorë”, tha Rama.
    Një ndër zonat më problematike, sipas kryeministrit, ka qenë ajo e rrugës Transballkanike në Vlorë, një segment me rëndësi jo vetëm për qytetin, por edhe për industrinë kombëtare të turizmit.
    “Edhe në Vlorë, ku problematika është jo e lehtë, puna ka ecur me çlirimin e një segmenti kyç, jo vetëm për Vlorën, por edhe për industrinë tonë kombëtare të turizmit, që është rruga Transballkanike, një zonë e rëndësishme, ku qytetarëve iu janë rikthyer sërish ambientet e tyre të përbashkëta, natyrisht kanë nevojë të rikualifikohen, por njëkohësisht edhe të gjithë atyre që masivisht kalojnë nga ajo rrugë, do t’ju çelen sytë, kur i thonë fjalës”, u shpreh Rama.

  • “Matrapiku’ Rama, nuk ndalet/ Vijon aksioni për çlirimin e hapësirave publike

    “Matrapiku’ Rama, nuk ndalet/ Vijon aksioni për çlirimin e hapësirave publike

    Në të gjithë territorin e vendit, po vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme.
    Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor duke sjellë zhvillim për komunitetet.
    Edi Rama përcolli sot në rrjetet sociale, pamje nga një tjetër ndërhyrje e forcave të IKMT-së në Hanin e Hotit dhe thekson se po vijon puna për të liruar hapësirat publike të zaptuara.
    Qeveria ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.
     

  • Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën

    Vazhdon aksioni për lirimin e hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara nga subjektet private po vijon në të gjithë vendin.
    Kryeministri Edi Rama publikoi sot pamje nga një ndërhyrje në terren, duke theksuar se operacioni “vijon pa pushim”.
    Nisma është pjesë e programit “Rilindja Urbane 2.0” dhe synon rritjen e cilësisë së shërbimeve, funksionalitetit urban dhe respektimin e standardeve të mikpritjes në çdo qytet të Shqipërisë.
    Aksioni, i nisur në korrik, është konceptuar si ndërhyrje e përhershme dhe mbetet prioritet i pushtetit vendor dhe qendror.
    Qeveria ka forcuar kontrollet mbi territorin dhe ka ashpërsuar masat në Kodin e ri Penal për goditjen e ndërtimeve pa leje. Gjithashtu, pritet miratimi i Rregullores së re Kombëtare, e cila do të përcaktojë qartë hapësirat që bizneset mund të përdorin ligjërisht.
    Përmes portalit “Hapësira ime publike”, qytetarët kanë raportuar deri tani 16 231 raste shkeljesh. Nga këto, 12 436 janë zgjidhur, ndërsa 3 795 raste janë në proces shqyrtimi.

  • IKMT, IMT dhe Policia Bashkiake ‘zbarkojnë’ sërish në Lungomare për lirimin e hapësirave publike

    IKMT, IMT dhe Policia Bashkiake ‘zbarkojnë’ sërish në Lungomare për lirimin e hapësirave publike

    IKMT, Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit dhe Policia Bashkiake kanë zbarkuar sërish sot në zonën e Lungomares, për të vijuar aksionin e nisur gjatë muajve korrik dhe gusht për lirimin e hapësirave publike.

    Ky operacion, i cili pati një valë të parë intensive gjatë sezonit veror, është rikthyer tashmë në qendër të vëmendjes pas konstatimit të rasteve të reja të zënies së hapësirave publike, kryesisht me struktura të paligjshme, tavolina, kioska të improvizuara dhe objekte të tjera që bllokojnë lëvizjen e qytetarëve dhe këmbësorëve.
    Sipas informacioneve paraprake, çdo subjekt që nuk pranon të lirojë hapësirën publike brenda afatit të kërkuar do të përballet me masa administrative, gjoba dhe procedura të tjera ligjore. Autoritetet theksojnë se qëllimi i aksionit është garantimi i një hapësire të hapur dhe të aksesueshme për të gjithë, si dhe respektimi i rregullave urbanistike në një nga zonat më të frekuentuara të qytetit.
    Aksioni pritet të vijojë edhe në ditët në vijim, ndërsa kontrolli do të shtrihet në të gjithë zonën bregdetare të Vlorës.

    Top Channel

  • Lirimi i hapësirave publike/ Rama ndan pamje: Vijon puna…

    Lirimi i hapësirave publike/ Rama ndan pamje: Vijon puna…

    Lirimi i hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme vijon në të gjithë vendin duke i paraprirë zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”.
    Kryeministri Edi Rama ndau sot në rrjetet sociale pamje nga ndërhyrjet që po kryhen në kryeqytet, ku po vijon çlirimi i hapësirave publike.
    “Vijon puna”, u shpreh Rama, krahas pamjeve të çmontimit të strukturave metalike të ngritura pa leje nga bizneset, por edhe prishjes së lavazheve që ndodhen në lagje të ndryshme të Tiranës.

  • Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Ishte i domosdoshëm…

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike/ Rama: Ishte i domosdoshëm…

    Kryeministri Edi Rama u ndal edhe tek aksioni për lirimin e hapësirave publike në Tiranë. Duke folur gjatë takimit me banorët e Njësisë 5, kryeministri tha se zaptimi i hapësirave publike kishte ardhur në një pikë ku ishte e nevojshme që të veprohej.
    Rama tha se njëri fenomeni ishte ai i ndërtimit të përkohshëm dhe hekura dhe dërrsa dhe fenomeni tjetër i shkeljeve të lejeve, marrin leje dhe pastaj shtojnë metra të tjera. Rama nënvizoi se Bashkia e Tiranës po përfundon rregullon e përgjithshme për hapësirat publike që do të përcaktojë qartë deri ku shkon njësia e shërbimit dhe ca i takon qytetarit.
    “Kishte ardhur në pikën ku nuk mbante më. Për këtë ne kemi angazhuar arkitektët që punojnë në Shqipëri sepse nuk janë pak dhe po bëjnë pa pagesë projekte të vogla për të gjitha cepat dhe këndet. Bashkia e Tiranës po përfundon rregullon e përgjithshme për hapësirat publike që do të përcaktojë qartë deri ku shkon njësia e shërbimit dhe ca i takon qytetarit.
    Në të gjitha rastet është qytetari që ecën prioritet, nëna që ecën me fëmijën, sepse ishte bërë familja që ecte në rresht për një, ishte babai, nëna, fëmijët sepse nuk kalonin dot dyshe. Kjo është një çështje që do të jetë një përpjekje shtyhu njëri dhe tjetri, po implementimi do të duhet që të ndiqet sepse nuk është kaq e thjesht. Gjëja do të përmirësohet hap pas hapi. 
    Ne kishim një Tiranë ku ndërtonte kushdo dhe ndërtohej kudo. Njëri fenomeni ishte ai i ndërtimit të përkohshëm dhe hekura dhe dërrsa dhe fenomeni tjetër i shkeljeve të lejeve, marrin leje dhe pastaj shtojnë metra të tjera. Dhe ne po përballemi me të dyja këto. Pas kësaj mund të ketë tek tuk ndonjë rast, por jo më fenomen të tillë. Jemi duke goditur paligjshmërinë në zonën matanë Tegut dhe kemi për të falur asnjë metër katrorë, do të konfiskojmë vila, do bëhen kopshte, çerdhe dhe qendra shëndetësore. Asnjë metër katror mbi atë që i takon me ligj,” tha Rama./

  • Kaso: Opozitës i është ngushtuar hapësira parlamentare, debati është sa për formalitet

    Kaso: Opozitës i është ngushtuar hapësira parlamentare, debati është sa për formalitet

    Deputeti demokrat, Ivi Kaso tha sot se opozita është hasur me një ngushtim të hapësirave parlamentare dhe të debatit.
    Në fjalën e tij gjatë Komisionit për Nismat Qytetare, Kaso u shpreh se arena e debatit është thuajse e mbyllur dhe ekziston sa për formalitet.
    Kaso tha se në këtë gjendje po humbet edhe rëndësia e Kuvendit si institucion.
    “Doja të ngrija shqetësimin e madh që kemi ne si opozitë, për ngushtimin e hapësirave parlamentare dhe mbylljen e hapësirës së debatit. Kjo është çështje kardinale që duhet të shqetësojnë Kuvendin dhe arenën e debatit, për fat të keq në një ushrim krejt formal që i humbet rëndësinë Kuvendit.
    Shumë nga kolegët mund të çuditen që e diskutoj në komisoin. Unë nuk e mendoj kështu, por mendoj se është një çështje që duhet diskutuar, jo vetëm se është shansi për tu përballur me një komision parlamentar, por edhe në kuadër të mirëfunksionimit të Parlamentit”,-tha Kaso.

  • Lirimi i hapësirave publike/ Rama nxjerr tjetër video nga aksioni: S’ka pushim!

    Lirimi i hapësirave publike/ Rama nxjerr tjetër video nga aksioni: S’ka pushim!

    Në të gjithë territorin e vendit vijon puna për lirimin e hapësirave publike nga ndërtimet e paligjshme.
    Kjo nismë i paraprin zbatimit të programit “Rilindja Urbane 2.0”, i cili synon të kthejë ligjshmërinë në territor, duke sjellë zhvillim për komunitetet.
    “S’ka pushim”, shkroi Kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa ndau sot pamje nga shembja e disa ndërtimeve pa leje në Shkodër dhe disa opinione të qytetarëve.
    Qytetarët e vlerësuan këtë ndërhyrje si pozitive, teksa shprehen se shembja e tyre është e drejtë, ia ka vlejtur, pasi kishin bllokuar rrugët e qytetit.
    Qeveria shqiptare ka ashpërsuar masat për forcimin e kontrollit mbi territorin, mbrojtjen e hapësirave publike, zbatimin cilësor të lejeve të ndërtimit dhe ndëshkimin e ndërtuesve që i shkelin ato.