Lirohen 2 hapësira publike që ishin zënë në mënyrë të paligjshme në plazhin e Durrësit. Policia ka sekuestruar 182 komplete me çadra dhe shezlongë, ndërkohë që janë proceduar penalisht 2 shtetas.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.
Gjatë kontrolleve, në lagjen nr. 1., në dy hapësira publike në bregdet u hoqën dhe u sekuestruan 182 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga 2 shtetas.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit N. D., 36 vjeç dhe R. H., 70 vjeçe, të dy banues në Durrës”, thuhet në njoftim.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.
Tag: hapësira
-

“Plazhi i lirë”/ Lirohen 2 hapësira publike në Durrës, hiqen 182 çadra me shezlongë
-

Te Manchester City nuk gjen hapësira, Leverkusen synon talentin 22-vjeçar të kombëtares angleze
18 Qershor 2025
9:59
Telesport
Bayer Leverkusen pritet të bëjë një ofertë për sulmuesin e Manchester City, James McAtee, kur të rihapet dritarja e transferimeve. Skuadra gjermane nuk arriti të bënte asnjë lëvizje në fazën e parë të merkatos (deri më 10 qershor).
22-vjeçari aktualisht është kapiten i Anglisë U21. Skuadra e “citizens” kërkon rreth 30 milionë euro për McAtee, por mediat sqarojnë se lojtari ka treguar se mund të vlerësohet shumë më tepër.
Lojtari i ardhur nga Akademia, pasi luajti për dy sezone i huazuar te Sheffield, vjet realizoi 7 gola në 27 ndeshje në total për Manchester City. Por sezonin e ardhshëm ai nuk pritet të gjejë shumë hapësira, ndaj po mendohet shitja e tij.
Mësohet se edhe James McAtee dëshiron të bashkohet me Leverkusen nëse klubet arrijnë një marrëveshje, pasi do të ketë më shumë mundësi aktivizimi. Frika e vetme te Manchester City është se mos lojtari shpërthen ashtu si Cole Palmer, pasi u shit të Chelsea. -

Lirohen dy hapësira publike në bregdetin e Golemit, sekuestrohen 190 çadra dhe shezlongë! Nën hetim një grua
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse, nga subjektet në bregdet apo nga vetë pushuesit, duke vënë çadra dhe shezlongë.
Gjatë kontrolleve, në 2 hapësira publike në bregdetin e Golemit, u hoqën dhe u sekuestruan 190 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme, nga një shtetase që pretendonte se kishte leje për shfrytëzim dhe nga një qytetar.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen L. S., banuese në Tiranë.Top Channel
-

“Do të ketë hapësira për të gjithë”, Rama flet për plazhet publike: Plani që po zbatohet është tejet ambicioz, ka ndryshim radikal!
Edi Rama: Çdo vit për plazhet, kemi krijuar më shumë hapësirë për të gjithë në sensin që plazhet nuk mund të jenë ekskluzivitet që kanë mundësi apo duhet të shërbehen privatisht. Mbi të gjitha, plazhet duhet të ofrojnë mundësi të lirë dhe të pacenuar, dhe për të marrë kënaqësi, duke shfrytëzuar çdo hapësirë.
Çdo vit kemi ardhur duke vënë më shumë disiplinë dhe duke krijuar më shumë hapësirë për të gjithë. Plani që do të zbatohet nga ky vit është tejet ambicioz, ka ndryshim radikal nga vjet, ne jemi duke e ndjekur, sapo ka filluar. Në të gjithë vijën bregdetare do të ketë hapësira pa pasur nevojë të kërkosh asgjë.Top Channel
-

Veliaj sjell projektin e sheshit ceremonial në fund të Bulevardit të Ri: Një tjetër hap drejt Tiranës moderne
Kryebashkiaku Erion Veliaj ka sjellë sot në vëmendje një nga projektet më ambicioze për kryeqytetin: ndërtimin e sheshit ceremonial në fundin e Bulevardit të Ri. Me një financim prej 11 milionë euro nga qeveria e Katarit, ky projekt synon të sjellë më shumë hapësira të gjelbra, pedonale dhe argëtuese për qytetarët.
Sheshi i ri pritet të jetë një pikë referimi urbane me parqe në të dyja anët e lumit, ambiente çlodhjeje dhe aktivitete për të gjitha grupmoshat.
“E keni parë se si do të duket sheshi fundor në Bulevardin e Ri?
Me ndihmën e qeverisë së Katarit , e cila na ka miratuar grantin 11 milion euro për realizimin e ketij super projekti, do t’i japim Tiranës sheshin ceremonial që meriton , me plot hapësira pedonale për qytetarët, parqe në të dyja anët e lumit, si dhe hapësira të tjera çlodhëse e argëtuese për fëmijët dhe të rriturit.
Mezi pres të bëhet realitet, si shumë xhevahire të tjera që kemi ndërtuar në Tiranën tonë”,shkruan Veliaj. -

Artistët në harresë, Najada Hamza në ‘Odeon’: Shqipëria nuk ka hapësira ekspozuese
Mungesa e hapësirave të dedikuara për artin në Shqipëri është kthyer prej kohësh në një shqetësim serioz për komunitetin krijues. Kuratorja, artistja dhe profesoresha Najada Hamza, e ftuar në emisionin “Odeon”, ngre zërin për situatën aktuale të galerive dhe mungesën e infrastrukturës që do të duhej të pasqyronte punën e artistëve të afirmuar dhe atyre të rinj. Në një reflektim të drejtpërdrejtë dhe të ndjerë, ajo kërkon më shumë vëmendje institucionale ndaj artit bashkëkohor.
Najada Hamza:
Ky është një territor i hapur. Nuk i drejtojmë apo i kanalizojmë dot pëlqesat. Gjëja që unë mendoj se i mungon realitetit shqiptar, që ta njohë artistin e tij, është hapësira ekspozuese, që artistët të shfaqen. Janë pothuajse zero. Prej vitesh, Tirana nuk ka hapësira. FAB është një galeri e Fakultetit të Arteve Pamore. Është një galeri me misionin që t’u shërbejë studentëve pra, është pjesë e programit mësimor që studenti, pasi të formohet, të ballafaqohet me audiencën, me publikun. Është një hapësirë që ne përpiqemi të promovojmë artin e ditës nëpërmjet një hapësire që duhet t’u dedikohet kryesisht artistëve të rinj për shkak të nevojave dhe fluksit.
Shqipëria nuk ka hapësira ekspozuese. Galeria e Arteve është e mbyllur. Muzeu Etnografik nuk ekziston. Muzeu Historik Kombëtar është i mbyllur. E vetmja galeri që qëndron e hapur është galeria FAB dhe ajo kryeministrore dhe nuk ka galeri të tjera. Kështu që publiku, artdashësit, që të njihen me artistët dhe me artistin Ali Oseku, ka nevojë që të ketë hapësira ekspozuese, të ketë projekte që përshfaqin artistët e afirmuar, artistët emergjentë, historinë e artit shqiptar, përmes figurave të rëndësishme të artit shqiptar. Për momentin, nuk e kemi.
-

Balluku me të rinjtë në Ardenicë: PS ofron mundësi dhe hapësira që zëri i tyre të dëgjohet edhe më fort
Zv/kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS për qarkun Fier, këtë pasdite e kaloi me të rinjtë në Ardenicë. Teksa ka postuar foto nga takimi, Balluku shkruan se PS ofron mundësi dhe hapësira që zëri i tyre të dëgjohet edhe më fort. ”Ardenicë në një takim me të rinjtë e Kolonjës, të cilët kanë zgjedhur të mbështesin Partinë Socialiste, forcën politike që ka besuar dhe beson më fort se askush tjetër tek energjia dhe pasioni i të rinjve, duke ju ofruar mundësi dhe hapësira që zëri i tyre të dëgjohet edhe më fort”,-shkruan Balluku.
-

Nga kullat te gjelbërimi, ja çfarë parashikojnë projektet për stadiumin e ri “Selman Stërmasi”
Projekt-idetë që kompanitë që kanë kaluar fazën e parë të rijetëzimit të stadiumit “Selman Stërmasi” që po prezantohen këtë të premte kanë një emërues të përbashkët: zhvillim urban ku stadium është plotësues i saj por jo dominues.Konkretisht ky zhvillim parashikon zona rezidenciale në një apo më shumë kulla, zona retail dhe argëtimi por edhe hapësira çlodhëse për komunitetin ku në disa raste integrohet edhe gjelbërim. Por cilët janë projekt-idenë e prezantua sot?I pari nga OMA + RH DHV + LOLA Landscape Architects + Albanian Investment Construction sh.p.k + Diagonal Projektim & Zbatim sh.p.k ”Përfaqësuesi i këtij bashkimi kompanish nënvizoi se përmes projektit kërkohet që të ruhet elementi komunitar që ka sot kjo zonë. “Stadiumi është në sfond por nuk dominon dhe në besojmë që ndjenja e komuniteti edhe kur të rijetëzohet duhet të mbetet. Janë 110 mijë metra zhvillim.Ngjitur me stadiumin duam të ndërtojmë një mjedis urban ku njerëzit të qëndrojnë 24 ore në ditë. Platforma me vëllime më të mëdha që duke u ngjitur drejt pjesës së tarracës së stadiumit do të krijojë 10 mijë metra hapësire publike. Do të shtojmë hapësira dhe do të kemi mundësi që sheshi të përdoret dhe gjatë ndeshjeve” tha ai. Janë katër kulla ku më e lartë 105 metra dhe e dedikuar për banim. Hapësirat parashikojnë 30 mijë m2 hapësire rezidenciale, hotel 11.9 mijë, zyra 16 700, sporte 15 700, retail 29 700 m2 .I dyti nga “Far Frohn & Rojas + sbp-schlaich-bergermann-partner + TOPOTEK I + Transsolar Klimaengineering + Adrian Paci + Progeen sh.p.k”Përfaqësuesi i këtij bashkimi kompanish tha se projekti synon të ftojë gjithë qytetin dhe angazhon pra është e kundërta e një stadiumi që i kthen kurrizin qytetit.“Ky stadium ka një prani të madhe dhe për kujtesën kolektive të qytetit. Dy fusha janë në bazë të saj që veprojnë si magnete duke përthithur pjesë të tjera. Stadiumi ofron vend për 16 mijë vetë, sa janë standardet e UEFA.Kemi një pjesë të ngritur urbane me tipologjitë e veta në rritje. Kemi recepsion hoteli, kinema, salla sportive, restorante dhe hapësira për aktivitete dhe dyqane. Në anën tjetër kafene, treg i vogël por dhe një hapësire për një bibliotekë të lagjes në katin e pare. Një pjesë e dytë e strategjisë parashikon një strukturë si skelet që ka të njëjtën lartësi çdo kat dhe ofron rezistencë dhe e dedikuar për hapësira banimi, zyra apo hotele”.I treti ishte projekti nga “Foster & Partners + Artech Studio sh.p.k + Artech Group + Bolv Oil.Përfaqësuesi i bashkimit të këtyre kompanive tha se hapësira ku shtrihet projekti është sfiduese dhe me një problem kompleks.“Menduam se çelësi është tek gjelbërim që gjendet aty dhe menduam që është pjesë e një parku, kopsht dhe ka të bëjë me shumë breza që do të vijnë. Krijimi i një oaz i të gjelbër. Ideja jonë është e një stadiumi për poshtë sa më shumë të jetë e mundur. Puna në terren me dheun nuk është kaq e shtrenjtë dhe ti krijon peizazh të jashtëzakonshëm dhe mund ta zhvendosësh për të ndërtuar. Këtu mund të ndërtohet një gjerdan shumë delikat ndërtesash që të jenë të ulëta në anët e tyre, në mënyrë që të mund të hysh nga kudo në këtë hapësirë.Duhet lejuar që dhe publiku ta përdorë fushën. Keni bërë një stadium të mrekullueshëm (AIR Albania)është ndryshe por është e gabuar të ndërtojmë një tjetër si ai. Duam të krijojmë një kopsht që është i gjithi këtu por sidomos pjesa ku mund të ngjitesh dhe të shijosh diçka gjatë ditëve të nxehta. Kulla është në perëndim sepse të gjithë e duan perëndimin që të mund të shihet” tha ai.në përditësimGara për “Selman Stërmasi”, Rama: Stadiumet e rinj, qendra të reja urbane, gati plani për parkimetKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Hapet shtëpia e re e artistëve “Hangart”, Rama: Skena e rraskapitur e Teatrit Kombëtar i hapi rrugë të riut
Nën një spektakël dritash, u prezantua në Tiranë ‘HangArt’ një vatër e re për kulturën, e cila është ringritur pranë ambienteve të Kinostudios së dikurshme.
I pranishëm në këtë aktivitet, kryeministri Rama vuri theksin tek mangësitë që ka vendi për drejtues të aftë institucionesh që talentet artistike t’i kthejë në burim ekonomie. Kryeministri Rama tha se në këtë drejtim do të investohet.
Shefi i qeverisë nënvizoi se nevoja për një qasje të re që godinat të mos jenë thjesht ambiente për vepra artistike, por edhe për debatin mbi artin bëhet edhe më e madhe tanimë që gjithë institucionet e artit në vend janë në ristrukturim.
‘Ambicia jonë është të rrisim burimet për kulturën dhe pjesë e këtij qëllimi është edhe vet organzimi i ri i ministrisë dhe kombinimi në një strukturë i ekonomisë kulturës dhe inovacionit dhe ne e kemi rritur buxhetin dhe jemi duke punuar dhe për një sërë skemash të reja që do ti vijnë në shërbim të njerëzve të kulturës dhe skenës dhe aktiviteteve të drejpërdrejta në të gjitha fushat që mbulon ky hark i gjerë institucional. Dua të them se do të bëjmë një përpjekje të posaçme për të stimuluar edukimin e menaxherve të kulturës.
Në këtë pikë ndjej që ka një hendek mes aktoreve që janë të pjekur plot gjëra interesante për të dhënë dhe për të ndarë me publikun dhe pjesës së menaxherve të menaxhimit të kulutrës që tek ne është e mangët dhe duhet që të investojmë në këtë drejtim sepse krijojmë hapësira të reja. Por pastaj pyetja e madhe që mbetet është si do të arrijmë që këto hapësira t’i kthejmë në hapësira pjellorie dhe begatie sa i përket produkteve që mund të sjellin këto hapësira. Këtu nuk është çështje as e talenteve, as e parave që duhen investuar për këto hapësira, por dhe për mënyrën se si këto hapësira menaxhohen’, tha ai.
Teksa foli për Teatri Kombëtar, ai tha se skena e rraskapitur e teatrit të vjetër, fatmirësisht i hapi rrugë ndërtimit të teatrit të ri.
‘Sot ne pamë një zhvillim shumë të madh në qëndrën e re kombëtare për fëmijët ku do të strehohet një pjesë domethënëse e kulutrës dhe aktivitetit artistik në funksion të moshave të reja. Por sa i kemi në kapacitet për ta transformuar atë investim që po bëhet atje në territore të begata për ata që do ta shfrytëzojë atë qendër dhe për ata që do të jenë protagonsitë atje. Lind edhe pyetja për galerinë dhe Teatrin Kombëtar që është në ndërtim e sipër dhe s’do të ketë më një skenë të rraskapitur si ajo që i hapi rrugën teatrit të ri kombëtar’, tha ai.
Ministëri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit Blendi Gonxhe prezantoi dhe nismën CulturAlb, edicioni i katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare si dhe rrjetin e qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë. Gonxhja, bëri një pasyqrim të aktiviteve që pritet të mbahen në vend.
‘Sipas fushave të mbështetura për vitin 2025 shifrat flasin qartë se kemi një ekuilibër shumë më të drejtë, muzika dhe baleti 31 për qind, artizanti dhe trashëgimia 23 për qind, artet pamore 22 për qind, teatët dhe kinematografi 14 për qind, letëria 10 për qind. Viti 2025 do të sjell 3500 evente nga skena e pavarur artistike ose 52 për qind akticitete më shumë se viti 2024 me 600 mijë spektatorë të pritshëm’, tha ai. -

Edicioni i katërt i Javëve Kulturore Ndërkombëtare, Rama: E domosdoshme të investojmë në këtë drejtim
Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja ishin sot në eventin HangArt.
Në këtë aktivitet u prezantua dhe nisja e edicionit të katërt të Javëve Kulturore Ndërkombëtare CulturAlb, rrjeti i qendrave për promovimin e kulturës shqiptare në botë, programi Kombëtar i Granteve për Kulturën dhe Krijimtarinë si mbështetje për skenën e pavarur artistike.
Kjo hapësirë e re kulturore bashkon skenën e pavarur, institucionet kulturore dhe partnerët e tyre.
“Ndjejmë që ka një hendek që te ne është i mangët. Është e domosdoshme që të investojmë në këtë drejtim, sepse do të krijojmë hapësira të reja dhe më ambicioze, por pastaj pyetja e madhe që mbetet është si do të arrijmë që këto hapësira t’i kthejmë në hapësira pjellorie dhe begatie sa i përket produkteve që mund të sjellin këto hapësira. Këtu nuk është çështje as e talenteve, as e parave që duhen investuar për këto hapësira, por dhe për mënyrën se si këto hapësira menaxhohen”, tha Rama.
“Për muzeun kombëtar, që do t’i nënshtrohet një transformimi dhe do strehohen objekte dhe copëza historie, por dhe të krijohet në të përditshmen një aktivitet kërkimesh, ekspozimesh apo debati”, shtoi ai.
“Ka filluar një aktivitet shumë frymëzues me shkollën e re të filmit, një aktivbitet bashkimi vullnetar mes atyre që kanë hapur derën e shkollës, ne që i kemi vënë në dispozicion hapësirën, por është pjesë e dëshirës për të frymëzuar sa më shumë hapësira të tilla, për vajza dhe djem të rinj që mbarojnë shkollën dhe aspirojnë të bëhen pjesë”, tha kreu i qeverisë.