Tag: hapësira

  • Lirohen hapësira të tjera në plazhin e Gjirit të Lalzit, procedohen penalisht dy persona

    Lirohen hapësira të tjera në plazhin e Gjirit të Lalzit, procedohen penalisht dy persona

    Vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në vend, pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama.

    Në plazhin e Gjirit të Lalzit janë liruar më shumë hapësira publike si dhe janë sekuestruar 78 komplete me çadra dhe shezlongë.
    Si pasojë janë proceduar penalisht dy persona.
    Njoftimi:
    Vijojnë kontrollet në vijën bregdetare, në vijim të operacionit policor të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike.
    Lirohen hapësira të tjera në plazhin e Gjirit të Lalzit, që ishin zënë në mënyrë të paligjshme.
    Hiqen dhe sekuestrohen 78 komplete me çadra dhe shezlongë.
    Procedohen penalisht 2 shtetas.
    Shërbimet e Stacionit të Policisë Manzë, në kuadër të plan-operacionit “Plazhi i lirë”, kanë vijuar kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike që zihen pa lejen përkatëse nga subjektet në bregdet, duke vënë çadra dhe shezlongë.
    Gjatë kontrolleve, në hapësira publike, në plazhin e Gjirit të Lalzit, u hoqën dhe u sekuestruan në total 78 komplete me çadra dhe shezlongë, që ishin vënë në mënyrë të paligjshme nga 2 shtetas.
    Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Ll. M., 66 vjeç dhe E. P., 36 të dy banues në Ishëm, Durrës.
    Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

    Top Channel

  • “Pse jam i tensionuar me Ramën!/ Braçe: Ndërtuesit, dhunuesit më të egër të këtij qyteti, që mbrohen nga politikanët

    “Pse jam i tensionuar me Ramën!/ Braçe: Ndërtuesit, dhunuesit më të egër të këtij qyteti, që mbrohen nga politikanët

    Në një intervistë për emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, zëvendëskryeministri Erion Braçe komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili kishte pohuar se nëse Shqipëria anëtarësohet në Bashkimin Evropian, ai do të largohet nga detyra e kryeministrit. Braçe e përshkroi këtë si një “pikë kthese në të ardhmen” dhe një vendim shumë të rëndësishëm.
    Ai nënvizoi kontributin e jashtëzakonshëm të Ramës gjatë 12 viteve të fundit, si dhe rolin e tij në rikthimin dhe transformimin e Partisë Socialiste në një forcë fituese të qëndrueshme. Megjithatë, Braçe pranoi se gjatë qeverisjes kanë pasur edhe të meta, por për të rëndësi ka fitorja dhe përparimi i vendit.
    “Rama ka një kontribut të jashtëzakonshëm gjatë këtyre 12 viteve, por edhe më parë, gjatë kohës që ishte në opozitë në Partinë Socialiste. Kjo meritë duhet njohur. Edi Rama e riktheu Partinë Socialiste si fituese dhe e bëri fituese të qëndrueshme.
    Gjithashtu, solli edhe transformim në parti. Natyrisht, qeverisja e kësaj partie në këto vite ka pasur të meta, dhe kjo është e pranishme. Unë i përkas atij grupi njerëzish që i sheh gjërat me objektivitet: ka të zeza dhe të bardha. Por ajo që ka rëndësi në fund është fitorja”, tha Braçe.
    Braçe gjithashtu foli për marrëdhëniet e tij personale me Ramën, duke pranuar se ato kanë qenë të tensionuara në disa momente për shkak të ambientit politik brenda Partisë Socialiste, por theksoi mbështetjen e tij për qeverisjen dhe nevojën që gjërat të lëvizin për mirë.
    “Marrëdhënia ime me Ramën ka qenë e tensionuar, por unë e mbështes qeverisjen”, tha Braçe.
    Ai foli dhe për aksionin e nisur për lirimin e hapësirave publike të zëna në Tiranë, përballë sfidave të mëdha me ndërtuesit dhe ndikimin e thellë të korrupsionit.
    Braçe, shprehu zhgënjimin e tij të thellë për situatën e rimarrjes së hapësirave publike në Tiranë, duke denoncuar fuqimisht rolin e ndërtuesve dhe korrupsionin në institucione.
    Kur u pyet nga gazetari nëse është i kënaqur me aksionin për lirimin e hapësirave publike, Braçe u shpreh qartë:
    “Jo, nuk jam i kënaqur. Sepse ende nuk është bërë tamam siç duhet – as në cilësi, as në sasi, sa përfaqësi.”
    Duke iu referuar ndërtuesve, ai theksoi se ata janë “dhunuesit më të egër të këtij qyteti”.
    “Nëse ka dhunues të hapësirës publike në këtë qytet, ata janë ndërtuesit. Janë kantieret e ndërtimit. Ata janë! Unë shoh që nga këta nuk lëviz asnjë centimetër nga hapësira publike që kanë zaptuar.
    Dhe hapësira publike, Roland, që kanë zënë këta, është trotuari, është pema… E ka futur brenda rrethimit të kantierit të vet të ndërtimit. Kanë marrë trotuarin, pemën, vendin e parkimit, edhe rrugën. Dhe pastaj e shndërrojnë në lokale, në hapësira që më parë ishin pa leje.”
    Braçe nënvizoi se ligjin dhe rregullin nuk i shkelin më të dobëtit, por “më të fortët, ndërtuesit, që kanë para dhe ndikim”.
    “Kanë një aftësi të pashoqe për të mos pasur fare mëshirë. Për të rrëmbyer! Për të rrëmbyer!”
    Ai kritikoi edhe mungesën e reagimit nga institucionet:
    “Në një situatë normale, duhet të shkojnë te këto kantieret e ndërtimit dhe t’i tërheqin mbrapsht nga hapësira publike. Por dikush ka marrë para! S’kam asnjë pikë dyshimi për këtë histori.”
    Përveç korrupsionit të zyrtarëve, Braçe theksoi edhe mbrojtjen politike ndaj ndërtuesve:
    “I mbrojnë politikanët, sepse këtu nuk është vetëm një punë e IKMT-së, por një problem i thellë i lidhjeve që i kanë ndërtuesit me pushtetin lokal dhe qendror.”
    Ai paralajmëroi se situata kërkon ndërhyrje të fuqishme dhe që qytetarët të marrin hapësirat që u takojnë.
    “Kjo rrëmujë nuk mund të vazhdojë pafundësisht. Do të ketë ndërhyrje, sepse është çështje e respektimit të qytetarëve dhe e të drejtës për hapësira publike që po grabiten.”
    Ky denoncim i Erion Braçes në “Dekalog” përforcon shqetësimet e shumta për rrjetet e mbrojtjes që kanë ndërtuesit, korrupsionin në institucionet përgjegjëse si IKMT dhe nevojën për një aksion të fortë shtetëror për të mbrojtur hapësirat publike në kryeqytet.

  • Kishin ndërtuar lokal në hapësira publike në Kavajë, dy persona nën hetim

    Kishin ndërtuar lokal në hapësira publike në Kavajë, dy persona nën hetim

    Dy persona janë vënë nën hetim në Kavajë pasi kishin zaptuar dy hapësira publike për të ndërtuar shtesa lokali.
    Policia thotë se ka proceduar penalisht dhe po i heton në gjendje të lirë Sh.Xh. 63 vjeç dhe P.Ç. 48 vjeç.
    Ata kishin përshtatur dy hapësira publike si lokale për qëllime përfitimi personal
    Njoftimi i Policisë:
    Vijojnë kontrollet në zbatim të planit operacional të koduar “Plazhi i lirë”, me qëllim lirimin e hapësirave publike për pushuesit dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.
    Procedohen penalisht 2 shtetas, pasi kishin zënë 2 hapësira publike dhe i kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve ekonomike, në kundërshtim me ligjin.
    Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake, në zbatim të planit operacional “Plazhi i lirë”, kanë ushtruar kontrolle në Kavajë.
    Nga kontrollet u konstatua se shtetasit Sh. Xh. dhe P. Ç. kishin zënë nga një hapësirë publike dhe e kishin përshtatur për kryerjen e aktiviteteve të ndryshme ekonomike, pa leje nga organet kompetente.
    Në vijim të veprimeve për këto raste, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit Sh. Xh., 63 vjeç dhe P. Ç., 48 vjeç, banues në Kavajë.

  • Lirohen disa hapësira publike në Tiranë, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh dhe sekuestrohen objektet

    Lirohen disa hapësira publike në Tiranë, procedohen penalisht 7 administratorë lokalesh dhe sekuestrohen objektet

    Vijojnë kontrollet në kryeqytet për gjetjen dhe lirimin e hapësirave publike të zaptuara në kryeqytet.

    Njoftimi i policisë:
    Lirohen hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare”.
    Procedohen penalisht 7 administratorët e lokaleve që kishin zënë hapësirat.
    Hiqen dhe sekuestrohen rreth 330 objekte që iu shërbenin këtyre aktiviteteve ekonomike dhe ishin vënë pa autorizim.
    Procedohet penalisht dhe një 40-vjeçar që kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë veprimeve për lirimin e hapësirave.
    Në vijim të monitorimin intensiv në terren dhe verifikimeve që po kryhen me objektiva: konstatimin e rasteve të zënies së kundërligjshme të hapësirave publike, nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë ligjore dhe lirimin e këtyre hapësirave, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Bashkiake dhe ato të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, konstatuan se hapësira publike përreth stadiumit “Arena Kombëtare” ishin zënë në kundërshtim me ligjin.
    Hapësirat (trotuare dhe vendkalime këmbësorësh) ishin zënë me tavolina, ulëse dhe çadra, për llogari të 7 lokaleve përreth stadiumit.
    Në lidhje me këto raste u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për administratorët e subjekteve, shtetasit: A. S., N. R., Xh. B., M. S., K. M., L. L. dhe B. K., për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
    Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. P., 40 vjeç, punonjës në njërin prej lokaleve, pasi kundërshtoi punonjësit e IMT-së, gjatë kryerjes së detyrës.
    Kontrollet dhe verifikimet vijojnë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të metëjshme.

    Top Channel

  • Legalizuan shtesat e lokaleve në hapësira publike/ Rama paralajmëron ndjekje penale për punonjësit e Kadastrës

    Legalizuan shtesat e lokaleve në hapësira publike/ Rama paralajmëron ndjekje penale për punonjësit e Kadastrës

    Qeveria do të miratojë një reformë të re për kontrollin e territorit, duke marrë shkas nga zaptimi i hapësirave publike nga ndërtimet pa leje.
    Kryeministri Edi Rama, në një postim të fundit në Facebook, ka publikuar rastin e një shtese lokali që është legalizuar në hapësirë publike.
    Lidhur me raste të tilla, Rama thotë se do të anulohet ligjërish legalizimi i lejeve të tilla, e madje do të ketë hetim penal edhe për punonjësit e Kadastrës që kanë zbatuar akte të tilla.
     
    “Për të gjitha këto lloj çmendurish me qëllim fitimi, të cilat kanë marrë dokument legalizimi në hapësirën publike në kurriz të komunitetit, jo vetëm që do të reagohet zero tolerancë duke i anuluar ligjërisht, por do të miratohet si pjesë e reformës së re të kontrollit të territorit edhe një masë për ndëshkimin penal të të gjithë atyre nëpunësve të kadastrës që kanë firmosur për këto legalizime kriminale”, shkruan Kryeministri Edi Rama.

    Në rang kombëtar ka nisur një aksion për shembjen e objekteve pa leje që kanë zaptuar hapësira publike.
     

  • Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

    Lirohet hapësira publike e zënë në mënyrë të paligjshme te “Ali Demi”, e pësojnë babë e bir

    Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot një urdhër për lirimin e një hapësire publike të zënë në mënyrë të paligjshme nga një familje në rrugën “Ali Demi” në Tiranë, në kuadër të operacionit të koordinuar për çlirimin e hapësirave publike.
    Hapësira në fjalë ishte bllokuar me beton dhe automjete nga familjarët e një 67-vjeçari i arrestuar një javë më parë.

    Sipas njoftimit zyrtar, shtetasi B. D., 67 vjeç, dhe djali i tij E. D., 25 vjeç, akuzohen për disa vepra penale, përfshirë “Falsifikimin e dokumenteve”, “Pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Vetëgjyqësinë” dhe “Kanosjen”.
    Operacioni u zhvillua nga specialistët e Hetimit të Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, Komisariatin Nr. 1 në Tiranë dhe Drejtorinë e Mirëmbajtjes së Trotuareve e Zgarave pranë Bashkisë së Tiranës.
    Gjatë ditës së sotme u hoqën blloqet e betonit që kishin zënë rrugën, ndërsa më herët ishin sekuestruar dy automjete që ishin përdorur për të bllokuar hapësirën. Hetimet kanë zbuluar se babë e bir kishin falsifikuar dokumente në përpjekje për të pretenduar pronësinë mbi territorin publik, të cilin e kishin zënë në mënyrë të përsëritur dhe me konflikt ndaj banorëve të zonës.
    Materialet janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për vijimin e hetimeve. Autoritetet konfirmojnë vijimin e operacioneve për lirimin e të gjitha hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme në kryeqytet dhe në të gjithë vendin.

  • Hiqen makinat e parkuara në hapësira publike në Vlorë, mjete të marra me karotrec dhe gjoba

    Hiqen makinat e parkuara në hapësira publike në Vlorë, mjete të marra me karotrec dhe gjoba

    Aksioni për lirimin e hapësirave publike të zëna pa të drejte por dhe makina të parkuara në vende publike, po vijon në Vlorë.

    Policia e Vlorës vijon aksionin duke larguar makinat, i bllokuar ato por nuk ka kursyer masat administrative.
    Aksioni “Jo më hapësira publike të zëna pa të drejtë”, ka vijuar në të gjithë qytetin e Vlorës.

    Top Channel

  • Hapësira e përbashkët e pallatit e kthyer në vendparkim privat/ Procedohet penalisht 39-vjeçari

    Hapësira e përbashkët e pallatit e kthyer në vendparkim privat/ Procedohet penalisht 39-vjeçari

    Përmes një operacioni, u zbulua se hapësira, e cila duhet të shërbente për banorët, ishte zënë dhe përdorur për parkimin e automjeteve, duke shkelur ligjin.
    Policia e Tiranës njofton se shërbimet e komisariatit të policisë Nr. 2, në bashkëpunim me policinë bashkiake dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit, kanë ndërhyrë për lirimin e një hapësire të përbashkët pallati në rrugën “Medar Shtylla” që ishte kthyer në një vendparkim automjetesh pa leje.
    Pas veprimeve hetimore, u procedua penalisht shtetasi A.D., 39 vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”. Po ashtu, automjetet që ishin parkuar në mënyrë të kundërligjshme u larguan nga vendi i ngjarjes me ndihmën e karrotrecave.
    Policia e Tiranës ka theksuar se do të vijojë të jetë e kujdesshme ndaj çdo shkeljeje të mundshme të ligjit, sidomos kur bëhet fjalë për hapësirat publike, të cilat nuk do të tolerohen të shfrytëzohen pa leje.
     

  • Vendparkim dhe lokal, lirohen dy hapësira publike në Astir dhe rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë

    Vendparkim dhe lokal, lirohen dy hapësira publike në Astir dhe rrugën “Sami Frashëri” në Tiranë

    Policia bashkiake dhe Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit kanë liruar dy hapësira publike të zëna në mënyrë të paligjshme, në rrugën “Sami Frashëri” dhe në zonën e Astirit në kryeqytet. Bëhet fjalë për një hapësirë në rrugën “Sami Frashëri”, të cilën një 26-vjeçar e përdorte si vendparkim privat. Gjithashtu, kishte vendosur në pronën e tij një kontejner, pa lejen e organeve kompetente.
    Ndërsa në rrugën “Teodor Keko”, një sipërfaqe publike ishte zënë në kundërshtim me ligjin dhe përdorej si ambient bar-kafe nga një 34-vjeçar.
    Policia nisi procedimin penal në gjendje të lirë për të dy shtetasit.

    Njoftimi i Policisë Tiranë
    Lirohen dy hapësira publike të zëna në mënyrë të paligjshme, në rrugën “Sami Frashëri” dhe në zonën e Astirit.
    Procedohen penalisht 2 shtetas, për zënien e këtyre hapësirave.
    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. M., 26 vjeç, pasi dyshohet se kishte zënë në mënyrë të paligjshme një hapësirë në rrugën “Sami Frashëri”, të cilën e përdorte si vendparkim privat. Gjithashtu, kishte vendosur në pronën e tij një kontejner, pa lejen e organeve kompetente.
    Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake dhe Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit (IMT), gjatë kontrollit në zonën e Astirit, konstatuan se një sipërfaqe publike, në rrugën “Teodor Keko”, ishte zënë në kundërshtim me ligjin dhe përdorej si ambient bar-kafe.
    Në përfundim të veprimeve hetimore, nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin F. T., 34 vjeç, për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
    Policia e Tiranës vijon angazhimin për mbrojtjen e hapësirave publike dhe thekson se nuk do të tolerohet asnjë rast i cenimit të territorit publik. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast të tillë, në numrin pa pagesë 112.