Tag: hapësira

  • 3644 denoncime/ Qytetarët raportojnë abuzuesit, në krye të listës ankesat për trotuaret dhe ambientet e përbashkëta

    3644 denoncime/ Qytetarët raportojnë abuzuesit, në krye të listës ankesat për trotuaret dhe ambientet e përbashkëta

    Në pesë qarqet më të mëdha në vend, qytetarët nuk ndalen së denoncuari hapësirat publike të zaptuara.

    Këtë e tregon numri i lartë i raportimeve të mbërritura në platformën e dedikuar “Hapësira ime Publike”.
    Në tre ditë nga hapja ne kësaj platforme numri shqetësime të dërguara është 3,644.
    Të dhënat e kërkuara nga Top Channel në Ministrinë për Pushtetin vendor tregojnë se shqetësimet që dominojnë janë zënia e trotuareve apo hapësirave komunitare.
    Këto janë statistikat e denoncimeve të deritanishme ku numri më i madh 1758 vjen nga Tirana pasuar nga Durrësi, Vlora, Elbasani dhe Shkodra.
    RASTET E RAPORTURA NË  “HAPËSIRA IME PUBLIKE”:
    TIRANË TOTAL – 1758 raportime
    DURRËS TOTAL – 294 raportime
    VLORË TOTAL – 191 raportime
    ELBASAN TOTAL – 123 raportime
    SHKODËR TOTAL – 122 raportime
    Krahas shqetësimit kryesor për zënien e trotuareve qytetarët e Tiranës rendisin si shqetësim të dytë parkimet private ilegale.
    Në Durrës si problematikë e dytë renditen ndërtimet pa leje dhe objektet në shkelje të lejes.
    Ndërsa në Vlorë qytet nga kryeministri nisi rikthimin e hapësirave publike qytetarëve, 79 raportime lidhen me zënien e trotuarëve apo hapësirave komunitare Kanë mbërritur në këtë platformë 38 denoncime për ndërtime pa leje ose në shkelje të lejes.  Ndotje fizike apo akustike të hapësirës publike  në 23 raste dhe 23 raportime për parkime të paligjshme.
    VLORA, 191 RASTET E RAPORTURA NË  “HAPËSIRA IME PUBLIKE”:
    Zënie e trotuarëve apo hapësirave komunitare – 79
    Ndërtim pa leje ose në shkelje të lejes – 38
    Ndotje fizike apo akustike të hapësirës publike – 23
    Parking privat i paligjshëm – 23
    Shkelje të tjera në dëm të pronës publike – 20
    Numri më i lartë i raportimeve që vinë nga Shkodra dhe Elbasani lidhen me zënien e trotuareve apo hapësirave komunitare.
    Paçka se çdo ditë lirohen hapësira publike të dhënat që vinë nga portali “Hapësira ime Publike” tregojnë se mbetet ende shumë punë përpara, gjë e cila u reflektua në qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, kur tha se nuk jemi në një aksion sezonal por lufta me hapësirat e zëna do të vijojë gjatë katër viteve të ardhshme.
     

  • Hapësirat publike/ Qytetarët raportojnë abuzuesit, 3644 denoncime! Në krye të listës ankesat për trotuaret dhe ambientet e përbashkëta

    Hapësirat publike/ Qytetarët raportojnë abuzuesit, 3644 denoncime! Në krye të listës ankesat për trotuaret dhe ambientet e përbashkëta

    Në pesë qarqet më të mëdha në vend, qytetarët nuk ndalen së denoncuari hapësirat publike të zaptuara.

    Këtë e tregon numri i lartë i raportimeve të mbërritura në platformën e dedikuar “Hapësira ime Publike”.
    Në tre ditë nga hapja ne kësaj platforme numri shqetësime të dërguara është 3,644.
    Të dhënat e kërkuara nga Top Channel në Ministrinë për Pushtetin vendor tregojnë se shqetësimet që dominojnë janë zënia e trotuareve apo hapësirave komunitare.
    Këto janë statistikat e denoncimeve të deritanishme ku numri më i madh 1758 vjen nga Tirana pasuar nga Durrësi, Vlora, Elbasani dhe Shkodra.
    RASTET E RAPORTUARA NË  “HAPËSIRA IME PUBLIKE”:
    TIRANA – 1758 raste të raportuara në “Hapësira Ime Publike”
    DURRËSI– 294 raste të raportuara në “Hapësira Ime Publike”
    VLORA – 191 raste të raportuara në “Hapësira Ime Publike”
    ELBASANI – 123 raste të raportuara në “Hapësira Ime Publike”
    SHKODRA – 122 raste të raportuara në “Hapësira Ime Publike”
    Krahas shqetësimit kryesor për zënien e trotuareve qytetarët e Tiranës rendisin si shqetësim të dytë parkimet private ilegale.
    Në Durrës si problematikë e dytë renditen ndërtimet pa leje dhe objektet në shkelje të lejes.
    Ndërsa në Vlorë qytet nga kryeministri nisi rikthimin e hapësirave publike qytetarëve, 79 raportime lidhen me zënien e trotuarëve apo hapësirave komunitare Kanë mbërritur në këtë platformë 38 denoncime për ndërtime pa leje ose në shkelje të lejes.  Ndotje fizike apo akustike të hapësirës publike  në 23 raste dhe 23 raportime për parkime të paligjshme.
    VLORA, 191 RASTET E RAPORTURA NË  “HAPËSIRA IME PUBLIKE”:
    Zënie e trotuarëve apo hapësirave komunitare – 79
    Ndërtim pa leje ose në shkelje të lejes – 38
    Ndotje fizike apo akustike të hapësirës publike – 23
    Parking privat i paligjshëm – 23
    Shkelje të tjera në dëm të pronës publike – 20
    Numri më i lartë i raportimeve që vinë nga Shkodra dhe Elbasani lidhen me zënien e trotuareve apo hapësirave komunitare.
    Paçka se çdo ditë lirohen hapësira publike të dhënat që vinë nga portali “Hapësira ime Publike” tregojnë se mbetet ende shumë punë përpara, gjë e cila u reflektua në qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, kur tha se nuk jemi në një aksion sezonal por lufta me hapësirat e zëna do të vijojë gjatë katër viteve të ardhshme.

    Top Channel

  • Mbi 3 mijë denoncime nga qytetarët në portalin e ri “Hapësira ime publike”

    Mbi 3 mijë denoncime nga qytetarët në portalin e ri “Hapësira ime publike”

    Portali i ri qeveritar “Hapësira ime Publike”, ka regjistruar mbi 3 mijë raste ankesash nga qytetarët, sa i përket lirimit të hapësirave publike, vetëm pak ditë pas prezantimit të aplikacionit nga kryeministri Edi Rama. Kështu shkruan sot Agjencia Telegrafike Shqiptare, duke iu referuar të dhënave nga Agjencia për Media dhe Informim.
    Nëpërmjet këtij aplikacioni, u jepet mundësia qytetarëve të raportojnë me foto dhe video shtatë kategori shkeljes që lidhen me rastet e zaptimit të hapësirave publike, që variojnë nga bllokimi i trotuareve e parkimet e paligjshme, deri te ndërtimet pa leje, dëmtimi i pronës publike, ndotja fizike e akustike, si dhe pushtimi i rrugëve kombëtare nga kantieret e pambrojtura.
    Për çdo ankesë që nuk merr përgjigje brenda 24 orëve, qeveria ka vendosur në dispozicion një formular ndjekje, ku do duhet të vendosen të gjitha të dhënat e kërkesës, për t’u siguruar që problemi i tyre nuk mbetet pa trajtuar.
    Qeveria ka deklaruar “luftë” pa kompromis ndaj çdo zaptuesi të hapësirës private, duke paralajmëruar gjoba e deri në ndjekje penale për abuzuesit.

  • “Hapësira ime Publike”, shqiptarët vërshojnë me denoncimet, 3300 ankesa brenda 2 ditëve të para

    “Hapësira ime Publike”, shqiptarët vërshojnë me denoncimet, 3300 ankesa brenda 2 ditëve të para

    Portali

    TIRANE- Në pak më shumë se një ditë u zhvillua një platformë online e dedikuar për raportimin e zaptimit të paligjshëm të hapësirave publike, dhe reagimi i qytetarëve shqiptarë ka qenë i menjëhershëm. Kryeministri Edi Rama prezantoi portalin “Hapësira ime Publike”, një mjet digjital që synon të ndihmojë qytetarët të dokumentojnë rastet e shkeljeve dhe të nxisë reagimin e shpejtë të institucioneve përkatëse.
    ZËRI vëzhgoi denoncimet në këtë platformë të re, ku rezulton se 3300 denoncime janë dërguar nga përdorues brenda 48 orëve të para, me disa prej tyre që kanë marrë zgjidhje të menjëhershme, ndërkohë që shumë të tjera janë ende në proces trajtimi.

    Megjithëse lokacionet e sakta të këtyre raportimeve nuk janë të detajuara në portal, harta e përfshirë tregon se problematika shtrihet në të gjithë Shqipërinë.
    Kjo iniciativë shfaqet në një kohë kur aksionet për çlirimin e hapësirave publike janë në faza intensive, ndërsa sipas Ramës, kjo punë do të vazhdojë për një periudhë të gjatë.
    Portalit i janë shtuar disa kategori ku mund të raportohen: zaptimi i trotuareve, ndërtimet pa leje, parkingjet ilegale, zaptimet në rrugët kryesore, kantieret e ndërtimit dhe ndotja fizike apo akustike e hapësirës publike. Në rast se përgjigjia nga institucionet nuk vjen brenda 24 orëve, qytetarët mund të plotësojnë një formular ankesë për të kërkuar veprime të mëtejshme.
    Raportimi në portal bëhet në tre faza: fillimisht, përshkruhet ngjarja, përzgjidhet kategoria përkatëse, bashkia dhe data. Më pas, kërkohet informacioni i denoncuesit, ku ai mund të identifikohet përmes sistemit e-Albania ose të zgjedhë të mbetet anonim. Së fundmi, mund të ngarkohen dëshmi si fotografi ose video që mbështesin ankesën./ZËRI

  • “Hapësira ime publike”, raportohen 2383 raste në 24 orë, zgjidhen 12 prej tyre

    “Hapësira ime publike”, raportohen 2383 raste në 24 orë, zgjidhen 12 prej tyre

    Lirimi i hapësirave publike po vijon në gjithë territorin, ndërkohë që në dispozicion të qytetarëve për denoncimin e rasteve është vënë në dispozicion edhe portali “Hapësira ime publike”.
    Në më pak se 24 orë nga vënia në funksion e këtij portali janë regjistruar 2383 problematika të raportuara, ndërsa kanë marrë zgjidhje 12 prej tyre dhe pjesa tjetër po shqyrtohet.

    Kjo iniciativë e re e qeverisë në përballjen me problemin e hapësirave publike të zaptuara, i jep mundësi qytetarëve të denoncojnë duke bashkëlidhur foto dhe video për 7 problematika të ndryshme.
    Në rast se qytetarët nuk marrin përgjigje për ankesën e parë brenda 24 orësh, në portal është vendosur në dispozicion një formular për ndjekje të mëtejshme të problematikës.
    Në portalin “Hapësira ime publike” mund të denoncohen të gjitha rastet që shqetësojnë komunitetin duke nisur nga zënia e trotuareve, parkimet e paligjshme, ndërtime pa leje, dëme të pronës publike, ndotje fizike apo akustike të hapësirës publike, zaptim të rrugëve kombëtare, përfshirë kantieret e ndërtimit me rrethime të pasigurta.
    Më herët sot, kryeministri Edi Rama ftoi qytetarët të denoncojnë në portalin “Hapësira ime publike” rastet e shkeljeve që konstatojnë.
    “Në rast se brenda 24 orësh nuk ka reagim, keni mundësi të denonconi dhe mungesën e reagimit për institucionet përkatëse, gjë që do të vendosë përpara përgjegjësisë ata njerëz prej të cilëve me të drejtë kërkojmë përgjegjësi që të gjithë”, siguroi ai. ATSH

  • Rama-qytetarëve: Denonconi shkeljet te “Hapësira ime publike”, autorët para drejtësisë

    Rama-qytetarëve: Denonconi shkeljet te “Hapësira ime publike”, autorët para drejtësisë

    Kryeministri Edi Rama u ndal sot tek aksioni i prishjes së ndërtimeve pa leje dhe lirimit të hapësirës publike, ndërsa siguroi se “kur ka fakte dhe prova, gjithsekush do të ballafaqohet me ligjin dhe me drejtësinë”.
    Në një komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët në rrjetet sociale, Rama tha se ndërtesat me leje nuk mund të cenohen.
    “Kjo puna e burgut, duhet të jemi shumë të qartë, që unë jam kryeministri i Shqipërisë, e kam shpjeguar këtë shumë herë. Nder i madh, privilegj i madh dhe natyrisht përgjegjësi shumë e madhe, por ndër të gjitha pjesët e shumta të kësaj përgjegjësie nuk hyn përgjegjësia për të futur në burg njerëz. Këtë e bën drejtësia, dhe drejtësia funksionon me fakte dhe me prova. Lavdi Zotit, nuk kemi më drejtësinë që e bënte partia, qeveria dhe i pari i shtetit”, shtoi ai.
    Kryeministri solli në vëmendje edhe platformën ”Hapësira ime publike” në e-Albania, ku ftoi qytetarët të denoncojnë rastet e shkeljeve.
    “E keni në çdo telefon apo kompjuter, ku do doni ta vendosni apo ta kërkoni dhe aty mund të na ndihmoni, mund të bashkëpunojmë, që thoni: shiko, keni harruar edhe këtë, shiko, keni harruar edhe këtë, dhe pastaj, në rast se brenda 24 orësh nuk ka reagim, keni mundësi të denonconi dhe mungesën e reagimit për institucionet përkatëse, gjë që do të vendosë përpara përgjegjësisë ata njerëz prej të cilëve me të drejtë kërkojmë përgjegjësi që të gjithë”, siguroi ai.

  • “Ecim …”, Rama publikon aksionin e radhës për hapësirat publike: Synojmë gjelbërim dhe hapësira për komunitetin

    “Ecim …”, Rama publikon aksionin e radhës për hapësirat publike: Synojmë gjelbërim dhe hapësira për komunitetin

    Kryeministri Edi Rama ka publikuar tjetër video nga lirimi i hapësirave publike, të zaptuara nga biznese private.

    Krahas videos, Rama shkruan se më shumë hapësira të lira, më pak ndotje dhe më shumë gjelbërim, në rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
    “Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE. Ecim”-shkruan Rama krahas videos.

  • Rama: Më shumë hapësira të lira, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar

    Rama: Më shumë hapësira të lira, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar përsëri në lidhje me nismën e lirimit të hapësirave publike nga bizneset dhe subjekte të tjera.
    Në një postim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë postuar pamje nga aksioni, ndërsa shkruan; “Më shumë hapësira të lira e më pak ndotje në çdo komunitet si fillim dhe pastaj më tej, më shumë gjelbërim, më shumë kënde komunitare për të gjithë, më shumë aktivitet ekonomik i formalizuar dhe qytete më europiane, më të pastra, më të bukura, më të gatshme për Shqipërinë 2030 në BE. Ecim”./ Opinion.al

  • Lirimi i hapësirave publike, Rama: Do hapim portal për denoncime!

    Lirimi i hapësirave publike, Rama: Do hapim portal për denoncime!

    Kryeministri Edi Rama foli sot për aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike.
    Përmes një komunikimi live në rrjete sociale, Rama paralajmëroi hapjen e një portali të posaçëm për të denoncuar të gjitha rastet e zaptimit të hapësirave publike.
    Më tej, kreu i qeverisë theksoi se kjo betejë do të vazhdojë deri në finalizimin e tij dhe deri sa qytetarët të kuptojnë se nuk mund të shtyjnë kufirin aty ku fillon jeta e komunitetit.
    ”Nuk mundet dot të moshuarit mos të kenë mundësi të ulen në një hapësirë përmes lagjes sepse aty dikush ka vendosur një tra, apo dikush ka vendosur të lidhë zorrën me sistemin e ujit apo të hapë një pus për të hapur lavazh.
    Duhet durim edhe për faktin se disa nuk marrin vesh. Ça po bëjmë ne? Kemi studiuar rregulloret e shumë qyteteve, si Barcelona apo Kopenhageni që i kanë kufizimet e caktuara.
    Ka qytete tjera që kanë formula tjera por ne do ti bëjmë shumë të qarta këto. Rregullorja do të përcaktojë me centimetra kufijtë e hapësirave që mund të përdoren nga subjektet private.
    Do të ketë edhe detyrime, por edhe ndëshkime të forta për ata që nuk respektojnë rregullat. Me rëndësi të kuptojmë se ideja nuk është hajde o burra të ndëshkojmë. Do hiqen të gjitha dërrasat platformat, do hiqen hap pas hapi.
    Është shumë gjë e mirë që ju të merrni pjesë…do të hapet edhe një portal i posaçëm hapësira ime, ku të gjithë të denoncojë zaptimin e hapësirave.
    Duhet të ndahet mendja se nuk mund të shtyhesh përtej kufirit ku fillon jeta e komunitetit. Ndëshkimet do të jenë të forta…Rilindja Urbane 2.0 do t’i kthejë këto hapësira të çliruara në vende të denja për qytetarët.
    Pastrojmë disa zona, por nuk mund t’i lëmë ashtu. Duhet të ndërhyjmë me projekte urbanistike që të krijojmë hapësira të bukura dhe të dobishme”, shprehet Rama.

  • Zaptimi i hapësirave publike, Rama: S’ka për t’u lejuar asgjë selektive, mos t’i shkojë mendja njeriu të nisë lojën nga e para

    Zaptimi i hapësirave publike, Rama: S’ka për t’u lejuar asgjë selektive, mos t’i shkojë mendja njeriu të nisë lojën nga e para

    Kryeministri Edi Rama foli sot përmes një videoje në Facebook, për aksionin e qeverisë për lirimin e hapësirave publike.
    Rama tha se “kjo betejë do të vazhdojë deri në finalizimin e tij dhe deri sa qytetarët të kuptojnë se nuk mund të shtyjnë kufirin aty ku fillon jeta e komunitetit”.
    Më tej ai paralajmëroi për ndëshkime të forta për personat që zaptojnë hapësirat publike, teksa paralajmëroi hapjen e portalit “Hapësira Ime”, përmes të cilit qytetarët do të mund të denoncojnë rastet e zaptimit të hapësirave publike.
    Fjala e Rames
    E rëndësishme të kuptohemi se nuk është ideja hajde o burra të ndëshkojmë. Do hiqen të gjitha të tëra, do hiqen hap pas hapi. Është gjë e mirë që të gjithë ju të merrni pjesë në proces duke çuar denoncime. Do hapet edhe një adresë e posaçme, portal hapësira ime. Duhet të ndahet mendja që nuk mund të shtohesh përtej kufirit ku nis jeta e komunitetit, kemi vendos plazhet publike, jemi shumë më mirë se vjet, por nuk jemi më mirë se sa duhet. Do të jenë ndëshkime të atilla, që mos ti shkojë mendja njeri të fillojë lojën nga e para. Mbrapa vjen rilindja urbane 2.0 jemi duke ngritur grupe që këto hapësira ti kthejmë në hapësira të bukura për komunitetin, pastrojmë tek 21 dhjetori, tek komuna e Parisit, por nuk mundet që gjërat të mbeten ashtu duhet të ndërhyjmë më projekte urbanistike për të krijuar hapësira të bukura publike. Ata që kanë prona që i përdorin si parkim e të paligjshme janë të ftuar të vijnë të marrin leje dhe të ndërtojnë parkime, me 2 apo 3 kate që mund të jenë godina shumë të bukura që mund të shfrytëzohen. S’ka për tu lejuar asgjë selektive, tentativat do bëhen, dikush do mbyllë sytë, por nuk do lejohet asgjë selektive, duke bashkëpunuar komuniteti me autoritetet.