Tag: hapësira

  • Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Rama: Faza e parë e një ndryshimi të madh!

    Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Rama: Faza e parë e një ndryshimi të madh!

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar pasditen e sotme lidhur me ndërhyrjen e Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në një nga rrugët kryesore të Tiranës, ku janë liruar hapësira publike të zaptuara prej disa njësive private.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama e përshkruan ndërhyrjen jo si një aksion të zakonshëm prishjeje, por si pjesë të një procesi më të gjerë urban.
    “Nuk është aksion, po faza e parë e një transformimi të ri, për Tiranën e për të tjera qytete më të pastër, më të gjelbër, po edhe me njësi shërbimi më bashkëpunuese e më miqësore me komunitetin”, shkruan Rama krahas videos së shpërndarë.
    Pamjet e publikuara tregojnë momentin pasi forcat e IKMT-së kanë larguar struktura të paligjshme në trotuare dhe hapësira publike të zaptuara nga biznese të ndryshme.

    Ndërhyrja vjen në kuadër të një fushate më të gjerë të qeverisë për sistemimin e hapësirave urbane, me fokus kryesor çlirimin e trotuareve, rritjen e sipërfaqeve të gjelbra dhe përmirësimin e aksesit për qytetarët, sidomos për këmbësorët dhe personat me aftësi të kufizuar.

  • Transformimi i Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë, Rama: Më shumë hapësira dhe shërbime!

    Transformimi i Shtëpisë së Fëmijës në Sarandë, Rama: Më shumë hapësira dhe shërbime!

    Shtëpia e fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë do të transformohet në një qendër të Shërbimeve të Integruara për komunitetin.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama shprehet se qendra, si pjesë e reformës së De-Institucionalizimit, do të shërbejë si pikë referimi për kujdesin rezidencial e ditor, përgatitjen për jetesë të pavarur dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve në një mjedis më gjithëpërfshirës.
    Në lidhje me investimin, kreu i qeverisë bën me dije se parashikohet rehabilitimi dhe zgjerimi i godinës, ambiente për mësim, kënde lojërash dhe terrene sportive.

    “Transformimi i Shtëpisë së Fëmijës “Vangjel Pulla” në Sarandë, në një Qendër të Shërbimeve të Integruara për komunitetin
    Qendra, si pjesë e reformës së De-Institucionalizimit, do të shërbejë si pikë referimi për kujdesin rezidencial e ditor, përgatitjen për jetesë të pavarur dhe zhvillimin e aftësive të fëmijëve në një mjedis më gjithëpërfshirës.
    Investimi parashikon:
    Rehabilitimin dhe zgjerimin e godinës
    Ambjente për mësim, art dhe zhvillim aftësish
    Kopësht edukativ, kënde lojërash dhe terrene sportive
    Hapësira komunitare për kurse, trajnime dhe shërbime sociale”, shkruan Rama.

    Top Channel

  • Rama ndan pamjet nga spitali i Lezhës: Hapësira dinjitoze dhe kushte bashkëkohore shërbimi!

    Rama ndan pamjet nga spitali i Lezhës: Hapësira dinjitoze dhe kushte bashkëkohore shërbimi!

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të hënë pamjet nga spitali i Lezhës.

    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se tashmë me punimet e arritura, shumë shpejt qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze dhe kushte bashkëkohore shërbimi.
    “Kantieri i Rilindjes së Spitalit të Lezhës, ku shumë shpejt qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze, aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi”, shkruan Rama.

    /vizionplus.tv

  • Rama nxjerr pamjet: Spitali i Lezhës do të rilindë me hapësira dinjitoze dhe kushte bashkëkohore shërbimi

    Rama nxjerr pamjet: Spitali i Lezhës do të rilindë me hapësira dinjitoze dhe kushte bashkëkohore shërbimi

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga spitali i Lezhës.
    “Kantieri i Rilindjes së Spitalit të Lezhës, ku shumë shpejt qytetarët do të gjejnë hapësira dinjitoze, aparatura moderne dhe kushte bashkëkohore shërbimi”, shprehet kryeministri Rama.

  • Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

    Meloni pas samitit Trump–Putin: Pozitive që po krijohen hapësira për paqe në Ukrainë, por marrëveshja mbetet e ndërlikuar

    Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, ka reaguar pas takimit të shumëpritur mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në Alaskë, duke e vlerësuar si një zhvillim të rëndësishëm që mund të krijojë hapësira të vogla për paqe në Ukrainë, pas muajsh bllokade në frontin ushtarak.
    Në një deklaratë për mediat italiane, Meloni tha:
    “E konsideroj pozitive që në Ukrainë po krijohen disa hapësira të vogla për paqe. Marrëveshja duket ende e ndërlikuar, por më në fund e realizueshme, pas ngërçit që ka lindur prej shumë muajsh në frontin e luftës.”
    Megjithatë, ajo nënvizoi se vetëm Ukraina ka të drejtën për të negociuar mbi kushtet dhe territorin e saj, duke theksuar nevojën për respektimin e sovranitetit dhe vendimmarrjes së Kievit.
    Meloni konfirmoi se Presidenti Trump ka rikthyer në tryezë një propozim italian për garanci sigurie, i frymëzuar nga Neni 5 i NATO-s, që parashikon mbështetje kolektive në rast agresioni.
    “Presidenti Trump e solli përsëri në tryezë idenë italiane të garancive të sigurisë. Propozimi fillon nga përkufizimi i një klauzole të sigurisë kolektive që do t’i lejonte Ukrainës të kishte mbështetjen e të gjithë partnerëve të saj – përfshirë SHBA-në – të cilët do të ishin të gatshëm të aktivizoheshin në rast të një sulmi të ri,” u shpreh ajo.

  • VIDEO – “Janë liruar mbi 470 hapësira publike”, Benet Beci: 200 ankesa të depozituara në portalin “Hapësira Ime”

    VIDEO – “Janë liruar mbi 470 hapësira publike”, Benet Beci: 200 ankesa të depozituara në portalin “Hapësira Ime”

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Rezultate konkrete nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër Gjatë këtij aksioni janë arritur deri tani këto rezultate:
    
    -Janë liruar mbi 470 hapësira publike në 12 akse kryesore të qytetit-Është dhënë përgjigje për 286 ankesa të mbërritura në Sallën e Koordinimit dhe Komandimit-Vijon puna për verifikimin e 200 ankesave të depozituara në portalin “Hapësira Ime”-Janë përpiluar 386 akte konstatimi-Janë vendosur 121 masa administrative
    Bashkia Shkodër mbetet e angazhuar për të garantuar hapësira publike të lira dhe të aksesueshme për të gjithë qytetarët.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Benet Beci: Janë liruar mbi 470 hapësira publike në 12 akse kryesore të Shkodrës

    Benet Beci: Janë liruar mbi 470 hapësira publike në 12 akse kryesore të Shkodrës

    Kryebashkiaku Benet Beci, bën me dije se vijon aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër, ku sipas tij janë liruar mbi 470 hapësira të zëna dhe 12 akse kryesore të qytetit.
    Postimi i plotë i Becit në Facebook: 

    Rezultate konkrete nga aksioni për lirimin e hapësirave publike në Shkodër.Gjatë këtij aksioni janë arritur deri tani këto rezultate:✅ Janë liruar mbi 470 hapësira publike në 12 akse kryesore të qytetit✅ Është dhënë përgjigje për 286 ankesa të mbërritura në Sallën e Koordinimit dhe Komandimit✅ Vijon puna për verifikimin e 200 ankesave të depozituara në portalin “Hapësira Ime”✅ Janë përpiluar 386 akte konstatimi✅ Janë vendosur 121 masa administrativeBashkia Shkodër mbetet e angazhuar për të garantuar hapësira publike të lira dhe të aksesueshme për të gjithë qytetarët.

  • “Hapësira ime publike”/ Regjistrohen 4923 denoncime nga qytetarët, zgjidhen 735 prej tyre

    “Hapësira ime publike”/ Regjistrohen 4923 denoncime nga qytetarët, zgjidhen 735 prej tyre

    Lirimi i hapësirave publike po vijon në gjithë territorin, ndërkohë që në dispozicion të qytetarëve për denoncimin e rasteve është vënë në dispozicion edhe aplikacioni digjital “Hapësira ime publike”.
    Vetëm pak ditë nga vënia në funksion e këtij aplikacioni janë regjistruar 4923 problematika të raportuara, ndërsa kanë marrë zgjidhje 735 prej tyre dhe pjesa tjetër po shqyrtohet.
    Paralelisht, vijojnë dhe rastet e zgjidhura, teksa pjesa tjetër është në proces verifikimi nga institucionet e linjës.
    Kjo iniciativë e re e qeverisë në përballjen me problemin e zaptimit të hapësirave publike, i jep mundësi qytetarëve të denoncojnë duke bashkëlidhur foto dhe video për 7 problematika të ndryshme.
    Denoncuesi mund të vetëidentifikohet përmes portalit e-Albania, ose të qëndrojë në anonimat.
    Në rast se qytetarët nuk marrin përgjigje për ankesën e parë brenda 24 orësh, në portal është vendosur në dispozicion një formular për ndjekje të mëtejshme të problematikës.
    Në portalin “Hapësira ime publike” mund të denoncohen të gjitha rastet që shqetësojnë komunitetin duke nisur nga zënia e trotuareve, parkimet e paligjshme, ndërtime pa leje, dëme të pronës publike, ndotje fizike apo akustike të hapësirës publike, zaptim të rrugëve kombëtare, përfshirë kantieret e ndërtimit me rrethime të pasigurta./Marrë nga ATSH

  • Hapësirat publike/ 3644 denoncime, në krye të listës ankesat për trotuaret dhe ambientet e përbashkëta

    Hapësirat publike/ 3644 denoncime, në krye të listës ankesat për trotuaret dhe ambientet e përbashkëta

    Në pesë qarqet më të mëdha në vend, qytetarët nuk ndalen së denoncuari hapësirat publike të zaptuara.Këtë e tregon numri i lartë i raportimeve të mbërritura në platformën e dedikuar “Hapësira ime Publike”.

    Në tre ditë nga hapja ne kësaj platforme numri shqetësime të dërguara është 3,644.

    Të dhënat e kërkuara nga Top Channel në Ministrinë për Pushtetin vendor tregojnë se shqetësimet që dominojnë janë zënia e trotuareve apo hapësirave komunitare.

    Këto janë statistikat e denoncimeve të deritanishme ku numri më i madh 1758 vjen nga Tirana pasuar nga Durrësi, Vlora, Elbasani dhe Shkodra.

    RASTET E RAPORTUARA NË  “HAPËSIRA IME PUBLIKE”:

    TIRANA – 1758 raste të raportuara në “Hapësira Ime Publike”

    DURRËSI– 294 raste të raportuara në “Hapësira Ime Publike”

    VLORA – 191 raste të raportuara në “Hapësira Ime Publike”

    ELBASANI – 123 raste të raportuara në “Hapësira Ime Publike”

    SHKODRA – 122 raste të raportuara në “Hapësira Ime Publike”

    Krahas shqetësimit kryesor për zënien e trotuareve qytetarët e Tiranës rendisin si shqetësim të dytë parkimet private ilegale.

    Në Durrës si problematikë e dytë renditen ndërtimet pa leje dhe objektet në shkelje të lejes.

    Ndërsa në Vlorë qytet nga kryeministri nisi rikthimin e hapësirave publike qytetarëve, 79 raportime lidhen me zënien e trotuarëve apo hapësirave komunitare Kanë mbërritur në këtë platformë 38 denoncime për ndërtime pa leje ose në shkelje të lejes.  Ndotje fizike apo akustike të hapësirës publike  në 23 raste dhe 23 raportime për parkime të paligjshme.

    VLORA, 191 RASTET E RAPORTURA NË  “HAPËSIRA IME PUBLIKE”:

    Zënie e trotuarëve apo hapësirave komunitare – 79

    Ndërtim pa leje ose në shkelje të lejes – 38

    Ndotje fizike apo akustike të hapësirës publike – 23

    Parking privat i paligjshëm – 23

    Shkelje të tjera në dëm të pronës publike – 20

    Numri më i lartë i raportimeve që vinë nga Shkodra dhe Elbasani lidhen me zënien e trotuareve apo hapësirave komunitare.

    Paçka se çdo ditë lirohen hapësira publike të dhënat që vinë nga portali “Hapësira ime Publike” tregojnë se mbetet ende shumë punë përpara, gjë e cila u reflektua në qëndrimin e kryeministrit Edi Rama, kur tha se nuk jemi në një aksion sezonal por lufta me hapësirat e zëna do të vijojë gjatë katër viteve të ardhshme./TCH