Tag: hapësira

  • Te Real Madrid s’po gjen shumë hapësira, Chelsea gati të ofrojë 80 milionë euro për francezin

    Te Real Madrid s’po gjen shumë hapësira, Chelsea gati të ofrojë 80 milionë euro për francezin

    7 Nëntor 2025

    11:23

    Telesport

    Sipas raporteve të shtypit anglez, Chelsea është i interesuar të nënshkruajë me mesfushori francez Eduardo Camavinga. Kontrata e mesfushorit të Real Madrid skadon në vitin 2029, por “blues” duan ta sjellin në Londër.
    Madje thuhet se Chelsea ka bërë një ofertë prej 80 milionë eurosh për të bindur “los blancos”. Megjithatë, çdo negociatë do të ishte shumë e vështirë, duke pasur parasysh se francezi ka shprehur vazhdimisht dëshirën e tij për të vazhduar të luajë për Real Madrid.
    Por, me ardhjen e Xabi Alonso si trajner i Real Madrid, Camavinga nuk është më një figurë kyçe për Blancos. Siç raportohet edhe nga “Mundo Deportivo”, përveç Chelsea edhe shumë klube kryesore në Evropë po e monitorojnë nga afër situatën
    Liverpool, Arsenal, Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain thuhet se po e ndjekin 23-vjeçarin francez, që kërkon më shumë hapësira dhe dëshirën që të luajë në pozicionin e tij ideal, në mesfushë.

  • Slot i trembet Vinicius: Është i shpejtë si rrufeja, gjen hapësira edhe kur e markojnë 4 vetë

    Slot i trembet Vinicius: Është i shpejtë si rrufeja, gjen hapësira edhe kur e markojnë 4 vetë

    Trajneri i Liverpool-it, Arne Slot, deklaroi në konferencë për shtyp se kishte parë një Real Madrid të madh që sezonin e kaluar, kur u përballën në fazën e grupeve, por këtë herë madrilenët “kanë më pak dëmtime”: “Sezonin e kaluar luajtëm kundër një Reali me shumë mungesa, këtë vit jo.
    Është e vështirë t’i krahasosh, por shoh shumë ngjashmëri. Xabi Alonso ka bërë një punë të shkëlqyer, por edhe Carlo Ancelotti, që ka fituar shumë. Madrilenët kanë shtuar lojtarë të rinj, që mund t’i ndryshojnë ndeshjet. Real Madridi ka qenë gjithmonë i madh në këtë kompeticion. Ata janë një skuadër e madhe, por edhe ne jemi”.
    Slot foli edhe për Trent Alexander-Arnold, që mund të luajë kundër ish-ekipit të tij: “Do t’i bëjmë një pritje të ngrohtë, kam kujtime shumë pozitive me të si lojtar dhe person”. Për Vinícius, holandezi tha: “Është i shpejtë si rrufe, shumë i mirë në një kundër një dhe di të gjejë hapësira edhe kur e markojnë katër vetë”.
    Liverpool po kalon një javë të rëndësishme pas fitores ndaj Aston Villa, sepse ndodhet përpara ndeshjeve me Real Madridin të martën dhe Manchester City të dielën: “Formacioni i sotëm nuk ndikohet nga ndeshja e së dielës. Ishte koha të fitonim sërish”.

  • Rilindja urbane 2.0, Manastirliu: Hapësirat e çliruara do të vihen në shërbim të komuniteteve në çdo lagje të Tiranës

    Rilindja urbane 2.0, Manastirliu: Hapësirat e çliruara do të vihen në shërbim të komuniteteve në çdo lagje të Tiranës

    Kandidatja e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me një grup arkitektësh dhe urbanistësh, ku diskutuan për planin “Tirana 2030” dhe projektin e nisur “Rilindja Urbane 2.0”, një nismë që synon të rikthejë hapësirat publike në funksion të komunitetit, duke krijuar më shumë gjelbërim, më shumë hapësira për argëtim sport dhe çlodhje në çdo lagje të kryeqytetit.
    Në bashkëbisedim me arkitektët dhe urbanistët, Manastirliu theksoi rëndësinë e përfshirjes së profesionistëve në ndërtimin e një qyteti me dimensione të reja sociale.
    “Janë shumë arkitektë që janë angazhuar në një tjetër plan të mirëfilltë që lidhet me hapësirat publike dhe që lidhet me zhvillimin e këtyre hapësirave në funksion të komunitetit, një tjetër dimension social që qyteti ka nevojë t’i japim për të ndërtuar bashkëjetesën e shëndetshme mes gjithë atyre që kontribuojnë në qytet, por që duan të marrin nga qyteti më të mirën e tij”, tha Manastirliu.

    Duke folur për vizionin konkret të programit Tirana2030, Manastirliu nënvizoi se projekti Rilindja Urbane 2.0 do të përfshijë më shumë se 1000 hapësira publike në të gjithë qytetin që do të vihen në shërbim të komuniteteve në çdo lagje.
    “Janë më shumë se 1000 hapësira, që janë 1000 mundësi, të cilat ne mund të punojmë për t’ia kthyer komunitetit në hapësira të gjelbërta, në funksion të grupmoshave të ndryshme, me një kënd sportiv për fëmijët dhe të rinjtë, me mjedise çlodhëse për të moshuarit”, tha Manastirliu.
    Ky program shënon një fazë të re të zhvillimit urban të Tiranës, ku bashkëpunimi mes institucioneve, profesionistëve dhe komunitetit bëhet themel për ndërtimin e një qyteti më të jetueshëm, më gjithëpërfshirës dhe më social./vizionplus.tv

  • HOYA Prishtina, një lagje moderne me hapësira të gjelbra dhe infrastrukturë urbane unike

    HOYA Prishtina, një lagje moderne me hapësira të gjelbra dhe infrastrukturë urbane unike

    Showbiz E Hënë, 27 Tetor 2025 15:17
    HOYA Prishtina është një projekt urb-arkitektonik, me banesa, hapësira komerciale dhe rekreative, i cili po zhvillohet në Prishtinë. Ky projekt kaq madhështor dhe që do ti sjellë një zhvillim ndryshe Kosovës, vjen në bashkëpunim të Lumbardh Salihut (fitues i Big Brother Kosova Vip 2), të familjes së tij me partneritetë të Zvicrës. Synimi është të krijohet një “lagje” moderne e qëndrueshme me integrim të hapësirave të gjelbra, natyrës dhe infrastrukturës urbane të mirë. Vendi është në ”New Prishtina”, zonë ku ndërthuren pjesa e qytetit dhe natyra përreth.
    Arkitektura është shtjelluar për të qenë në harmoni me natyrën: përdorim i gjelbërimit vertical, liqene mbetëse, trajtime për menaxhimin e ujërave (bioswales, raingardens) që ndihmojnë në përmirësimin e mikroklimës. Ndërtesat dhe hapësirat publike janë konceptuar jo thjesht si mbledhje banesash, por si një “botë brenda” – një atraksion për të jetuar, për të kaluar kohë të mirë, për t’u takuar.
    HOYA Prishtina ofron një standard të ri të jetesës urbane në Kosovë. me më tepër fokus te cilësia e hapësirës, natyra brenda qytetit, dhe integrim i shërbimeve. Për ata që mendojnë të blejnë ose investojnë: projekti duket të jetë pjesë e zhvillimit të ri në zonën e Prishtinës dhe mund të ofrojë potencial. Për komunitetin: krijon hapësira bashkëpunimi, rekreacioni, natyre jo vetëm banim.

  • Manastirliu vijon fushatën, takim me gratë në Kashar: Plani ynë për një bashki që kujdeset për familjet

    Manastirliu vijon fushatën, takim me gratë në Kashar: Plani ynë për një bashki që kujdeset për familjet

    Megjithëse Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin për mbajtjen e zgjedhjeve në bashkinë e Tiranës, dhe KQZ ndëpreu përgatitjet për procesin zgjedhor më 9 nëntor, kandidatja socialiste Ogerta Manastirliu vazhdon që të bëjë fushatë në kryeqytet.  
    Manastirliu zhvilloi një bashkëbisedim me gra dhe vajza të Kasharit, ku ndau vizionin e saj për zhvillimin e kryeqytetit, me theks të veçantë tek kujdesi social dhe fuqizimi i rolit të gruas në komunitet. 
    Gjatë takimit, Manastirliu foli për vizionin ‘Tirana 2030’, që kujdeset për familjet dhe mbështet e fuqizon rolin e gruas. 
    “Tirana e 2030 do të jetë qyteti që nuk le askënd pas. Tirana 2030 duhet të jetë qyteti që i jep mundësi grave, nënave, të kenë më shumë hapësira për punësim, falë mbështetjes dhe investimeve në çerdhe, kopshte, shkolla, për t’i lejuar ato për të pasur më shumë hapësirë. Tirana 2030 do të jetë hapësira që ne do të krijojmë për nënat, për fëmijët, të cilët do të qëndrojnë edhe pas mësimit në shkollë. 
    Tirana 2030 do të jetë Tirana, ku ne do të jemi më afër njëri-tjetrit, sepse hapësirat publike, ato hapësira që sot ne po i çlirojmë dhe po i kthejmë për njerëzit, mund të shërbejnë që t’i afrojmë komunitetet së bashku, të gumëzhijnë nga zërat e fëmijëve me parqe, me hapësira çlodhëse, me hapësira sportive, aty në zonën, tek lagjet ku ne jetojmë dhe ku kalon pjesa më e madhe e kohës sonë”, tha Manastirliu. 
    Ajo u shpreh se plani i saj ndërtohet mbi fuqinë e grave dhe vajzave, të cilat janë në zemër të çdo ndryshimi që ndodh në qytet në familje, në punë dhe në komunitet. 
    ‘Unë e di dhe jam tërësisht e vetëdijshme se çfarë hallesh, problemesh dhe sakrificash kalojmë ne gratë, dhe gratë janë një fuqi e madhe që çon familjen përpara, por që çon komunitetin dhe shoqërinë përpara. E di shumë mirë se çfarë barre dhe përgjegjësie mbani mbi supe në të përditshmen tuaj, ashtu siç e di shumë mirë se çfarë force të jashtëzakonshme ju keni për të tejkaluar dhe për të kapërcyer sfida të mëdha, qoftë brenda familjes apo komunitetit. Por e di mirë që fuqia jonë është fuqia që e çon Tiranën përpara’, tha ajo. 
     

  • Sinjal nga një Univers Paralel? Shkencëtarët trondisin botën me zbulimin misterioz nga hapësira

    Sinjal nga një Univers Paralel? Shkencëtarët trondisin botën me zbulimin misterioz nga hapësira

    Në vitin 2019, shkencëtarët zbuluan një sinjal shumë të çuditshëm nga hapësira, që zgjati më pak se një të dhjetën e sekondës, dhe nuk i ngjante aspak sinjaleve të zakonshme që vijnë kur përplasen vrimat e zeza.
    Kjo valë gravitacionale, e quajtur GW190521, bëri që shumë studiues të mendonin se ndoshta nuk kishte ndodhur në universin tonë.
    Sipas një grupi shkencëtarësh kinezë, ky sinjal mund të jetë dërguar nga një univers tjetër përmes një “vrime krimbi” një lloj tuneli hapësinor që lidh dy vende shumë të largëta, ose edhe dy universe të ndryshme.Ata thonë se, nëse dy vrima të zeza janë përplasur aq fort sa të krijonin për pak sekonda një tunel të tillë, sinjali mund të ketë kaluar prej andej e të ketë mbërritur në Tokë.
    Edhe pse ka ende shumë dyshime, kjo teori nuk mund të përjashtohet plotësisht, dhe nëse del e vërtetë, do të ishte një provë se ekzistojnë universe të tjerë përtej këtij ku jetojmë ne një zbulim që do të ndryshonte përfundimisht mënyrën si e kuptojmë botën dhe vetë realitetin.

  • Çfarë nuk duhet të ruani kurrë nën lavaman dhe si ta organizoni hapësirën në mënyrë të sigurt

    Çfarë nuk duhet të ruani kurrë nën lavaman dhe si ta organizoni hapësirën në mënyrë të sigurt

    Hapësira nën lavamanin e kuzhinës ose të banjës shpesh duket si vendi ideal për të ruajtur sende të ndryshme, por ekspertët paralajmërojnë se jo çdo gjë është e sigurt aty. Lagështia dhe errësira e zakonshme në këto zona mund të krijojnë kushtet perfekte për mykun dhe rrjedhjet e ujit, duke dëmtuar disa materiale.

    Pajisjet e vogla të kuzhinës, si tenxheret elektronike me presion dhe miksuesit, nuk duhet të vendosen nën lavaman, pasi çdo rrjedhje mund t’i dëmtojë. Po ashtu, produktet prej letre janë të ndjeshme ndaj lagështisë dhe mund të prishen lehtë, ndaj është më mirë t’i mbani në vende të thata dhe të sigurta.

    Një rrezik tjetër janë produktet e pastrimit, veçanërisht për familjet me fëmijë të vegjël. Ato duhet të ruhen larg nga fëmijët, në dollapë të mbyllur dhe të siguruar mirë, për të parandaluar aksidentet. Qepët dhe patatet gjithashtu nuk duhet të vendosen nën lavaman, pasi lagështia mund t’i bëjë të prishen shpejt.

    Edhe peshqirët, copa të tjera tekstili apo produktet e kozmetikës janë të ndjeshme ndaj mykut dhe lagështisë, prandaj vendi më i sigurtë për to është një dollap i thatë dhe i freskët.

    Çfarë mund të ruani në këto hapësira? Produkte për flokët, shampo, balsam ose kremra, të vendosura në kosha ose shporta me kapak, që t’i mbroni nga çdo rrjedhje e mundshme uji. Me pak organizim dhe kujdes, hapësira nën lavaman mund të jetë funksionale pa rrezikuar sendet tuaja.

    Këshilla kryesore: gjithmonë mbani këto hapësira të pastra, të thata dhe të ventiluar për të shmangur dëmet e padëshiruara.

  • Shtatë gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë në hapësirën poshtë lavamanit

    Shtatë gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë në hapësirën poshtë lavamanit

    Hapësira nën lavamanin e kuzhinës ose të banjës tuaj, mund të duket si një vend i mirë për të ruajtur disa sende, por jo gjithçka mund të vendoset në mënyrë të sigurt në këto hapësira.
    Errësira dhe shpesh lagështia, mund të krijojnë një ambient perfekt për rritjen e mykut dhe rrjedhjes së ujit, të cilat mund të shkatërrojnë disa materiale.
    Artikujt që nuk duhen ruajtur nën lavamanin e kuzhinës janë:

    Pajisjet e vogla të kuzhinësTenxherja elektronike me presion dhe mikseri, mund të dëmtohen nga çdo rrjedhje që mund të vijë nga lavamani.
    Produktet prej letreNë këtë vend ato janë në rrezik të dëmtohen nga lagështia, ndaj është më mirë t’i vendosni në një vend më të sigurtë.
    Produktet e pastrimitNjë tjetër artikull që nuk duhet të mbahet nën lavaman për familjet me fëmijë të vegjël janë edhe produktet e pastrimit. Ato duhet të mbahen sa më larg fëmijëve, pasi mund të shkaktojnë dëm.
    Qepët ose patatetKëto produkte që prishen lehtësisht duhet të mbahen në një vend të thatë, ku nuk rrezikohen nga lagëshita, të jetë i errët dhe i freskët.
    PeshqirëtPeshqirët dhe copa të tjera, janë të ndjeshme ndaj mykut dhe kur ruhen nën lavamanin tuaj, një zonë e errët dhe e mbyllur, mund të rrezikohen. Është më mirë t’i mbani në një dollap në dhomë.
    Produktet e kozmetikësRuajtja e këtyre produkteve nën lavaman nuk vendi më i sigurtë për to. Një vend i thatë dhe i freskët, larg nga lagështia dhe nxehtësia, është çfarë këshillohet.
    Çfarë mund të ruani në këto hapësira?Ajo që mund të vendosni në hapësirën poshtë lavamanit të banjës, janë produktet për flokët.
    Sigurohuni që të jenë lehtësisht të arritshme duke i ruajtur në kosha ose shporta, mundësisht me kapak për t’i mbrojtur nga çdo rrjedhje uji.

  • Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë! Ja shtatë gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë në hapësirën poshtë lavamanit

    Mos e bëni këtë gabim në kuzhinë! Ja shtatë gjërat që nuk duhet t’i mbani kurrë në hapësirën poshtë lavamanit

    Hapësira nën lavamanin e kuzhinës ose të banjës tuaj, mund të duket si një vend i mirë për të ruajtur disa sende, por jo gjithçka mund të vendoset në mënyrë të sigurt në këto hapësira.
    Errësira dhe shpesh të lagështia, mund të krijojnë një ambient perfekt për rritjen e mykut dhe rrjedhjes së ujit, të cilat mund të shkatërrojnë disa materiale.
    Artikujt që nuk duhen ruajtur nën lavamanin e kuzhinës janë:
    Pajisjet e vogla të kuzhinësTenxherja elektronike me presion dhe mikseri, mund të dëmtohen nga çdo rrjedhje që mund të vijë nga lavamani.
    Produktet prej letreNë këtë vend ato janë në rrezik të dëmtohen nga lagështia, ndaj është më mirë t’i vendosni në një vend më të sigurtë.
    Produktet e pastrimitNjë tjetër artikull që nuk duhet të mbahet nën lavaman për familjet me fëmijë të vegjël janë edhe produktet e pastrimit. Ato duhet të mbahen sa më larg fëmijëve, pasi mund të shkaktojnë dëm.
    Qepët ose patatetKëto produkte që prishen lehtësisht duhet të mbahen në një vend të thatë, ku nuk rrezikohen nga lagëshita, të jetë i errët dhe i freskët.
    PeshqirëtPeshqirët dhe copa të tjera, janë të ndjeshme ndaj mykut dhe kur ruhen nën lavamanin tuaj, një zonë e errët dhe e mbyllur, mund të rrezikohen. Është më mirë t’i mbani në një dollap në dhomë.
    Produktet e kozmetikësRuajtja e këtyre produkteve nën lavaman nuk vendi më i sigurtë për to. Një vend i thatë dhe i freskët, larg nga lagështia dhe nxehtësia, është çfarë këshillohet.
    Çfarë mund të ruani në këto hapësira?Ajo që mund të vendosni në hapësirën poshtë lavamanit të banjës, janë produktet për flokët.
    Sigurohuni që të jenë lehtësisht të arritshme duke i ruajtur në kosha ose shporta, mundësisht me kapak për t’i mbrojtur nga çdo rrjedhje uji.

  • Pasuritë e konfiskuara do shndërrohen në hapësira sociale për fëmijët dhe komunitetin

    Pasuritë e konfiskuara do shndërrohen në hapësira sociale për fëmijët dhe komunitetin

    Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara (AAPSK) dhe UNICEF Shqipëri nënshkruan sot një Marrëveshje Bashkëpunimi me qëllim transformimin e pasurive të konfiskuara nga krimi i organizuar në hapësira të dobishme për fëmijët, të rinjtë dhe komunitetin.Kjo marrëveshje synon që pasuritë e konfiskuara të shndërrohen në qendra dhe mjedise sociale që promovojnë të drejtat e fëmijëve, ofrojnë shërbime dhe mundësi për të rinjtë, si edhe fuqizojnë komunitetin në luftën për një shoqëri më të drejtë, të barabartë dhe gjithëpërfshirëse.Bashkëpunimi parashikon identifikimin dhe vënien në dispozicion të pasurive të konfiskuara nga AAPSK, ndërsa UNICEF Shqipëri do të ofrojë ekspertizën ndërkombëtare, praktikat më të mira dhe mbështetjen teknike për t’i transformuar këto pasuri në modele funksionale që i shërbejnë zhvillimit social.Kryeadministratorja e AAPSK, znj. Risena Xhaja, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi:“Sot hedhim një hap të madh përpara në kthimin e pasurive të konfiskuara në vlerë të prekshme për fëmijët, të rinjtë dhe gjithë shoqërinë. Nëpërmjet këtij partneriteti meUNICEF Shqipëri, ne jo vetëm që i japim një destinacion të ri këtyre pasurive, por ndërtojmë hapësira ku fëmijët dhe të rinjtë ndihen të mbrojtur, të përfshirë dhe të fuqizuar. Ky proces është një shembull konkret i mënyrës sesi drejtësia mund të shndërrohet në mundësi për komunitetin.”Nga ana e tij, Përfaqësuesi i UNICEF Shqipëri, z. Murat Sahin, vuri në dukje se kjo marrëveshje është në linjë me angazhimin e UNICEF për të mbështetur të drejtat e fëmijëve në Shqipëri:“Transformimi i pasurive të konfiskuara në hapësira për fëmijët dhe komunitetin është një nga mënyrat më të forta për të kthyer drejtësinë sociale në realitet. UNICEF është i angazhuar të bashkëpunojë me AAPSK në këtë nismë, duke sjellë ekspertizën dhe përvojën ndërkombëtare për të krijuar mjedise që u japin fëmijëve mundësi të reja për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për t’u përfshirë në jetën shoqërore. Ky është një investim i drejtpërdrejtë për të ardhmen e vendit.”Marrëveshja e nënshkruar do të shërbejë si bazë për një sërë iniciativash të përbashkëta, përfshirë krijimin e qendrave komunitare në pasuritë e konfiskuara; programe të dedikuara për fëmijët dhe të rinjtë në fusha si edukimi, shëndeti mendor dhe përfshirja sociale; fuqizimin e organizatave vendore për të menaxhuar dhe mirëmbajtur këto hapësira; si edhe ngritjen e modeleve të qëndrueshme të ripërdorimit social që mund të shërbejnë si shembull edhe në rajon.Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm në kthimin e pasurive të konfiskuara nga krimi në një aset të përbashkët për shoqërinë shqiptare. Ai përforcon mesazhin se pasuritë e përfituara në mënyrë të paligjshme mund dhe duhet të rikthehen si burim i zhvillimit dhe i shpresës për brezat e rinj.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.