Tag: hapen

  • KAS për Dibrën, do të hapen 44 qendra votimi

    KAS për Dibrën, do të hapen 44 qendra votimi

    Politikë E Enjte, 5 Qershor 2025 15:01

    Në mbledhjen e kësaj të enjte, Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur hapjen e kutive në qarkun e Dibrës. 44 qendra votimi do të hapen, për rinumërimin e votave të PD-ASHM për të parë votat preferenciale mes kandidatëve.
     

    ETIKETA DiberKASvota

  • KAS merr vendimin për Dibrën, do hapen 44 kuti për Xhemal Gjunkshin e PD

    KAS merr vendimin për Dibrën, do hapen 44 kuti për Xhemal Gjunkshin e PD

    Ditën e mërkurë të javës së ardhshme do të hapen edhe 44 kuti të qarkut të Dibrës, me kërkesë të kandidatit demokrat Xhemal Gjunkshi i cili pretendon se iu vodh mandati në garën e brendshme.
    Hapja e kutive u mundësua në KAS nga dy anëtarë të opozitës, Çefa e Braho.
    Gjunkshi nuk mundi të fitojë mandat, me numërimin që u bë më 11 maj.
    Ai u mund me 100 vota nga kandidati i PL-së Përparim Spahiu. Por asnjëri nuk e mori dot mandatin.

  • KAS merr vendimin: Do të hapen Kutitë e Tiranës, votat do të rinumërohen

    KAS merr vendimin: Do të hapen Kutitë e Tiranës, votat do të rinumërohen

    Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka vendosur të hapë dhe të rinumërojë kutitë e votimit të qarkut Tiranë, në kuadër të zgjedhjeve të mbajtura më 11 maj 2025.

    Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së sotme, pas kërkesës së dy anëtarëve të komisionit, Elvis Çefa dhe Ledio Braho, të cilët u mbështetën në nenin 136, pika 3 të Kodit Zgjedhor. Megjithëse KAS rrëzoi kërkesën e Koalicionit PD-ASHM për këqyrjen e kutive, dy anëtarët kërkuan hapjen e tyre për verifikim të mëtejshëm.
    KAS bëri të ditur se për shkak të nevojës për përgatitje logjistike, procesi i rinumërimit dhe rivlerësimit do të nisë në një moment të dytë, që do të njoftohet zyrtarisht.

  • ”Në qershor do të hapen të gjithë kapitujt”, komisionerja e BE-së: Me Ramën kemi një marrëveshje për Integrimin e Shqipërisë

    ”Në qershor do të hapen të gjithë kapitujt”, komisionerja e BE-së: Me Ramën kemi një marrëveshje për Integrimin e Shqipërisë

    Komisionerja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos informon se në muajin qershor do hapen të gjithë kapitujt e negociatave me Shqipërinë, duke shënuar një etapë vendimtare në rrugëtimin drejt anëtarësimit në BE.
    Në fjalën e mbajtur në konferencën e Qendrës për Studime Evropiane në Bruksel, Kos tha se ka vendosmëri të institucioneve evropiane për të çuar përpara zgjerimin, me Shqipërinë në fokus të këtij procesi.

    Komisionerja e BE-së konfirmoi gjithashtu se gjatë mandatit të saj do të ketë anëtarësime të reja nga Ballkani Perëndimor. “Me Edi Ramën kemi një marrëveshje. Unë gjithmonë insistoj që ky proces të jetë i bazuar në merita, por kemi rënë në ujdi për ta realizuar atë martesë të Shqipërisë me Europën më në fund”,-tha ajo.

  • DETAJE / Hapen aplikimet për mësues, afati nga 2 deri më 16 qershor

    DETAJE / Hapen aplikimet për mësues, afati nga 2 deri më 16 qershor

    Janë hapur aplikimet për “Mësues për Shqipërinë”, viti 2025.

    Kryeministri, Edi Rama, përmes një postimi në rrjete sociale, sqaron se afati për të gjithë mësuesit e ardhshëm që të aplikojnë fillon nga data 2 qershor, dhe përfundon më 16 qershor të këtij viti.

    Aplikimet do të bëhen në platformën qeveritare e-albania.

    “Hapen aplikimet për “Mësues për Shqipërinë” 2025.
    Nga 2 deri më 16 qershor 2025, hapen aplikimet në platformën e-Albania, për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e sistemit arsimor”,
     shkruan Rama në “Facebook”.

    Kreu i qeverisë, përgjatë fushatës elektorale, premtoi se paga mesatare për mësuesit do të arrijë 1250 euro brenda kësaj dekade.

  • Mësues për Shqipërinë 2025, Rama: Aplikimet mund të bëhen përmes e-Albania në datat 2-16 qershor

    Mësues për Shqipërinë 2025, Rama: Aplikimet mund të bëhen përmes e-Albania në datat 2-16 qershor

    Më 2 qershor hapen aplikimet në platformën “Mësues për Shqipërinë” 2025. Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama përmes një postimi në facebook, teksa thekson se aplikimet do zgjasin deri më 16 qershor.
    Ata që kanë dhënë provimin e licensës në maj 2025 ose janë në process të licensimit, afati i aplikimit është nga data 13-23 qershor.

    “Hapen aplikimet për “Mësues për Shqipërinë” 2025. Nga 2 deri më 16 qershor 2025, hapen aplikimet në platformën e-Albania, për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e sistemit arsimor”, njofton kryeministri.

  • Hapen aplikimet për “Mësues për Shqipërinë” 2025, Rama: Ja si mund të bëheni pjesë

    Hapen aplikimet për “Mësues për Shqipërinë” 2025, Rama: Ja si mund të bëheni pjesë

    Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se aplikimet për programin “Mësues për Shqipërinë” 2025 do të hapen nga 2 deri më 16 qershor 2025, në platformën e-Albania.
    Përmes një postimi në rrjete sociale, Rama njofton se për kandidatët që kanë dhënë provimin e licencës në maj 2025, ose janë në proces të licensimi, afati i aplikimit është nga data 13 qershor – 23 qershor.
    Ky program synon të ofrojë mundësi për individët që duan të bëhen pjesë e mësimdhënies.
    “Hapen aplikimet për “Mësues për Shqipërinë” 2025
    Nga 2 deri më 16 qershor 2025, hapen aplikimet në platformën e-Albania, për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e sistemit arsimor.
    Për më shumë informacion:https://arsimi.gov.al/mesues-per-shqiperine/“, njofton Rama.

  • Edhe diaspora zgjedh PS-në, hapen mbi 3500 zarfe, si ndahen votat

    Edhe diaspora zgjedh PS-në, hapen mbi 3500 zarfe, si ndahen votat

    PS kryeson edhe në votat diasporës.
    Sipas KQZ nga 3591 zarfe të hapura, PS numëron 1954 vota, PD 1054.
    Në vend të tretë renditet Koalicioni Shqipëria Bëhet me 313 vota, ndërsa ndiqet nga Partia Mundësia me 85 vota.

    Më pas vjen Lëvizja Bashkë me 68 vota dhe PSD me 36 vota.