Hapen zyrtarisht aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve për vitin 2025.
Ministrja e Bujqësisë Anila Denaj thotë se tashmë, kredia e butë e nisur prej janarit, me një normë interesi vetëm 2% dhe 70% kolateral nga shteti, gërshetohet me Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 me 50% grant, duke krijuar një paketë të plotë financimi për sektorin bujqësor.
Sipas Denajt, Skema Kombëtare vjen me një fond rekord prej 20 milionë euro, të strukturuar në 9 masa mbështetëse, ku çdo aplikant ka mundësi të përfitojë nga më shumë se një masë, për të ndërtuar një plan të plotë investimi që i përgjigjet realisht nevojave në terren.
Për ministren e Bujqësisë, ky kooperim i financimeve shënon një moment kthese për zhvillimin bujqësor, duke synuar:
-rritjen e konkurrueshmërisë,
-fuqizimin e inovacionit në zinxhirin agro-ushqimor,
-përmbushjen e standardeve të BE-së për sigurinë ushqimore,
-dhe mbi të gjitha, realizimin e objektivit ambicioz prej 1 miliardë euro eksporte bujqësore deri në fund të mandatit të katërt qeverisës.
Çdo fermer individual, subjekt me status fizik apo juridik dhe SHBB mund të aplikojë për mbështetje në Skemën Kombëtare të Investimeve 2025 për 9 masa mbështetëse:
1️.Ndërtimin e serrave diellore të reja për prodhimin e perimeve, luleshtrydheve dhe rrushit të tavolinës
2️.Mbjellje të reja në pemë frutore, ullinj, agrume dhe vreshta
3️.Rrjeta antibreshër për pemët, agrumet dhe vreshtat ekzistuese
4️.Sistemet e ujitjes me pika në pemëtore dhe vreshta
5️.Ndërtimi i ambienteve për mbarështimin e blegtorisë dhe shpendëtarisë
6️.Mekanizimi dhe modernizimi i fermave bujqësore dhe blegtorale
7️.Pajisjet për përpunim dhe paketim për perime, fruta, rrush, verë, ullinj dhe vaj ulliri
8️.Investime në agroturizëm
9️.Koshat dhe rrjetat e peshkimit për akuakulturë
Afati i aplikimit është nga 30 Korriku deri më 30 Shtator 2025.
Tag: hapen
-

Hapen aplikimet për Skemën Kombëtare të Investimeve. Fermerët, 9 masat mbështetëse
-

Hapen aplikimet për Fakultetin e Sigurisë e Hetimit.Maturantët afat deri më 3 gusht
Hapen sot aplikimet për Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Kështu shkruan në një postim në rrjetet sociale ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ku ka ftuar maturantët të bëhen pjesë e Akademiksë së Sigurisë.
Ministri Hoxha shkroi se sistemi do të jetë i hapur deri në 3 gusht, për t’u dhënë mundësinë të gjithë maturantëve për përzgjedhjen deri në 10 programe studimi në këtë Fakultet. Ndërkohë të gjithë maturantët e interesuar mund të aplikojnë në këtë link: https://ualbania.al/
‘Hapen sot aplikimet për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitete. Zgjidh Akademinë e Sigurisë, Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, për t’u bërë pjesë e Policisë së Shtetit. Sistemi do të jetë i hapur deri në 3 gusht, për t’u dhënë mundësi të gjithë maturantëve për përzgjedhjen deri në 10 programe studimi. Apliko tani në https://ualbania.al/’, shkruan ministri Hoxha. -

Hapen aplikimet online në UAlbania për përzgjedhjen e 10 programeve në universitete
Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu deklaron se sot hapen aplikimet online në UAlbania për përzgjedhjen e programeve të studimit në universitete.
Manastirliu sqaron se “sistemi do të jetë i hapur deri më 3 gusht, për t’iu dhënë mundësi të gjithë maturantëve për përzgjedhjen deri në 10 programe studimi në universitetet shqiptare”.
Ministrja ka publikuar në rrjetet sociale edhe linkun përkatës https://ualbania.al/ ku të gjithë maturantët mund të aplikojnë për të përzgjedhur programet e studimit.
Portali UALBANIA është vitrina kryesore e Universiteteve për të prezantuar ofertën e tyre akademike.
Që nga viti 2016, UALBANIA numëron 38 universitete publike dhe private, dhe informacione të detajuara për 561 programe studimi të ciklit të parë të studimeve në Shqipëri.
Portali UALBANIA është ura lidhëse mes maturantëve dhe botës akademike. Nëpërmjet portalit, maturantët njihen me kriteret, programet, aplikimin universitar dhe regjistrimin në programin ku janë shpallur fitues.
-

Tabaku: Integrimi europian matet me cilësinë e demokracisë, jo me kapitujt që hapen…
Deputetja Jorida Tabaku ka ndarë përmes një postimi në FB, reflektimet nga një bashkëbisedim me Peter Beyer, deputet i Bundestagut dhe drejtues i grupit për Ballkanin Perëndimor, në të përditshmen gjermane Frankfurter Rundschau.
Tabaku thekson se integrimi europian nuk duhet parë thjesht si një çështje teknike e kapitujve që hapen, por si një proces që lidhet ngushtësisht me funksionimin real të demokracisë në vend.
Sipas saj, demokracia nuk është një formular që plotësohet për të kënaqur Brukselin, por një proces i gjallë që kërkon përfshirje, ndershmëri dhe garë të ndershme.
Ajo vë theksin edhe te roli i Kuvendit dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërparlamentar, duke e konsideruar marrëdhënien mes Bundestagut gjerman dhe Kuvendit të Shqipërisë si thelbësore për ndryshime të qëndrueshme në funksion të integrimit europian.
-

Gjashtë të plagosur, mes tyre katër të mitur, pas të shtënave me armë në një lagje të Francës
Gjashtë persona, katër prej të cilëve të mitur, u plagosën të premten në mbrëmje në një shesh në Nimes, në Francën jugore, kur persona të armatosur të panjohur hapën zjarr, në një incident tjetër që i atribuohet një përplasjeje midis bandave rivale të trafikimit të drogës.
Zyra e prokurorit lokal tha se incidenti ndodhi pak para orës 7 të mbrëmjes sipas kohës lokale në lagjen e klasës punëtore Waldeguer, e cila kufizohet me Pischevigny. Në lagjen Pischevigny, 70 përqind e 16,000 banorëve jetojnë nën kufirin e varfërisë. Zona konsiderohet një vatër e trafikimit të drogës dhe ka parë shumë incidente të përgjakshme në të kaluarën. Në gusht 2023, një djalë 10-vjeçar u vra atje nga një plumb i humbur.
Sipas prokurores Cécile Gensac, gjashtë viktimat janë të moshës midis 15 dhe 20 vjeç. Dy nga të plagosurit, një 15-vjeçar dhe një 17-vjeçar, janë shtruar në spital, por jeta e tyre nuk është në rrezik.*reportedly* there was mass shooting in Nîmes, France, has left at least 6 people injured…#france #enrichment #Nimes #europe pic.twitter.com/arffgXHYu7
— Mrgunsngear (@Mrgunsngear) June 27, 2025Dëshmitarët okularë thanë se sulmuesit mbërritën me një automjet, hapën zjarr dhe më pas u larguan.
Autoritetet po përpiqen të identifikojnë autorët e sulmit dhe të zbardhin rrethanat e sakta të ngjarjes, përfshirë edhe motivin. Prokurorja Gensac shtoi se nuk përjashtohet asnjë pistë hetimi, edhe pse burime të tjera flasin për një përplasje të mundshme mes bandave rivale.
Nuk është ende e qartë nëse të rinjtë e plagosur ishin objektiv i drejtpërdrejtë i sulmuesve apo thjesht “viktima të rastësishme”. Në momentin e ngjarjes, Sheshi Avogadro kishte nisur të mbushej me banorë që dilnin nga shtëpitë për t’u freskuar pas një dite veçanërisht të nxehtë.
“Jemi të lodhur, kemi frikë, nuk ndihemi të sigurt këtu… Diçka duhet bërë”, tha një banor i lagjes, i cili kërkoi të mbetej anonim.
Përleshjet për trafik droge janë shtuar në Francë kohët e fundit. Në një rast të ngjashëm më herët këtë vit në Rennes, në rajonin e Brittany-së, më 5 janar, tre burra të maskuar hapën zjarr ndaj një grupi trafikantësh dhe më pas u larguan në këmbë. Askush nuk u plagos, por videoja e sulmit tronditi opinionin publik. Vetëm disa ditë më vonë, më 11 janar, po në të njëjtin qytet, një burrë qëlloi drejt një grupi njerëzish të mbledhur jashtë një dyqani të mbyllur duhani, duke plagosur dy persona.Top Channel
-

Hapen 218 kuti! Dita e 3-të e rinumërimit të votave të Tiranës, si ndryshon rezultati
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-rinumërimit të votave për qarkun e Tiranës. Deri më tani janë hapur 218 kuti nga 1282 në total, ku janë konstatuar disa gabime, duke rezultuar se dy partitë kryesore PS dhe PD po humbasin vota. Nga ky proces, deri më tani PD ka humbur 107 vota, ndërsa PS 105. Lëvizjet për partitë e tjera kanë qenë minimale.
TABELA
-

Hapen kutitë e Tiranës, del rezultati nga rinumërimi në 7 QV, PS-së i kishin ‘vjedhur’ 19 vota
Janë hapur kutitë e qarkut të Tiranës në 18 KZAZ dhe 1282 qendra votimi.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se do të numërohen fillimisht vota për partinë dhe më pas për kandidatët preferencial.
Ilir Alimehmeti dhe Franc Nuri të PD-së ishin prezentë në nisje të procesit, por më pas u larguan. Prezentë ishin dhe Erald Kapri i Partisë Mundësia.
Ndërkohë në sallë janë prezent Agron Shehaj dhe Asllan Dogjani.
Nga 7 QV të hedhura në sistem, rezultojnë:
PD -1 votë
Euroatlantiket -3
PS +19
PSD -1 -

Hapen kutitë e votimit në Tiranë, del rezultati i parë nga rinumërimi në 7 QV
Janë hapur kutitë e qarkut të Tiranës në 18 KZAZ dhe 1282 qendra votimi.
Gazetarja e Top Channel, Elda Menga raporton se do të numërohen fillimisht vota për partinë dhe më pas për kandidatët preferencial.
Ilir Alimehmeti dhe Franc Nuri të PD-së ishin prezentë në nisje të procesit, por më pas u larguan. Prezentë ishin dhe Erald Kapri i Partisë Mundësia.
Ndërkohë në sallë janë prezent Agron Shehaj dhe Asllan Dogjani.
Nga 7 QV të hedhura në sistem, rezultojnë:
PD rritet me 1 votë plus
Euroatlantiket rrite me 3 vota
PS renie me 2 vota
PSD rritje me 1 voteTop Channel
-

Nis rinumërimi i votave, të parat hapen kutitë e Gramshit dhe Peqinit
Me vendim të Komisionit të Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rinisur sot hapja e kutive dhe numërimi i votave për katër qarqe të Shqipërisë.
Proçesi nisi rreth orës 10:30 në pallatin e sportit Fahrije Hoti në kryeqytet me 94 kutitë e qytetit të Gramshit dhe Peqinit, të cilat do të hapen për kontroll dokumentacioni dhe sasisë pa përfshirë rinumërim votash.
Tirana do të jetë qarku i dytë që do t’i nënshtrohet procesit me rreth 1282 kuti për vota partiake dhe për kanididatët.Rinumërimi do të përfshijë edhe Fierin e Durrësin me 360 kuti përfshirë 85 nga diaspora.
Proçesi do të shtrihet për rreth 1 muaj dhe po realizohet me 24 grupe pune dhe 63 punonjës të administratës zgjedhore ku nuk do të përjashtohen vëzhguesit e 3 subjekteve politike që kanë ankimuar vendimin.
Me rinumërim të votave mundësia për ndryshim të emrave fitues është relativisht e ulët./vizionplus.tv -

KQZ nis rinumërimin e votave për 4 qarqe, do hapen mbi 2 mijë kuti
Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis rinumërimin e votave për katër qarqe, Tiranën, Fierin, Durrësin dhe Elbasanin.
Në total, do të hapen 2.323 qendra votimi, përfshirë edhe 85 kutitë e votimit nga jashtë vendit. Procesi zhvillohet nga 24 grupe numërimi, me 63 punonjës të administratës (48 numërues + 15 zëvendësues).
Rinumërimi realizohet në 24 tavolina, ku janë të pranishëm vëzhgues të autorizuar nga 3 subjektet ankimuese: Koalicioni PD-ASHM, PS dhe Partia Mundësia.
I gjithë procesi realizohet në Pallatin e Sportit Farie Hoti në Tiranë dhe transmetohet live në rrjetet sociale të KQZ. Po ashtu do të hapen edhe 85 kuti nga votimi jashtë vendit.
Të parat që do hapen janë 94 kutitë e Gramshit dhe Peqinit (qarku Elbasan) ku nuk do kemi rinumërim por verifikim të materialeve zgjedhore pasi PD pretendon se ka ndodhur fenomeni i trenit Bullgar.Top Channel