Tag: hapen

  • “Njerëzimi i shtypur dhe i përulur”, Papa Leone nga Roma: Të hapen dyer të shenjta ku dinjiteti të lulëzojë sërish

    “Njerëzimi i shtypur dhe i përulur”, Papa Leone nga Roma: Të hapen dyer të shenjta ku dinjiteti të lulëzojë sërish

    Në aktin tradicional të nderimit ndaj Virgjëreshës në Piazza di Spagna në Romë, Papa drejtoi një lutje Zojës së Bekuar për “një njerëzim të sprovuar, ndonjëherë të shtypur dhe të përulur, si toka prej së cilës Zoti e krijoi atë”.

    Ai kujtoi edhe shumë bij e bija tek të cilët shpresa nuk ka vdekur, duke ia besuar Virgjëreshës rrugën e atyre që vazhdojnë të kërkojnë një të ardhme të mundur pavarësisht vuajtjeve dhe vështirësive.
    Sipas mediave italiane, gjatë ritit, Papa Leo solli në vëmendje imazhin e shpresës që duhet të rilindë kudo, duke u lutur: “Shpresa e Jubileut le të lulëzojë në Romë dhe në çdo cep të tokës”, një shpresë që, siç theksoi ai, është e lidhur me botën e re që Zoti po përgatit dhe për të cilën Virgjëresha është si sythi dhe agimi.
    Ati i Shenjtë bëri gjithashtu një apel të ri për paqe, duke shprehur dëshirën që, pas hapjes së Dyerve të Shenjta, “të hapen edhe dyer të tjera të shtëpive dhe oazeve të paqes  ku dinjiteti të mund të lulëzojë sërish, ku të mësohet mosdhuna dhe arti i pajtimit.

    Top Channel

  • Dita e Rinisë, Begaj: Guximi dhe lëvizja e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane

    Dita e Rinisë, Begaj: Guximi dhe lëvizja e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane

    Në 35-vjetorin e lëvizjes studentore të Dhjetorit ’90, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka kujtuar sakrificën dhe guximin e të rinjve që i hapën rrugën Shqipërisë drejt demokracisë dhe Europës.
    Në një postim në rrjetin social Facebook, Presidenti shkruan: “Si sot, 35 vjet më parë, në rrugët e Tiranës ushtoi thirrja e studentëve idealistë: ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!’.
    Guximi dhe lëvizja rinore e Dhjetorit ’90 i hapën rrugën Shqipërisë europiane.
    Çdo hap që hedhim në këtë rrugëtim nderon guximin rinor që rrëzoi perden e hekurt që e ndante Shqipërinë nga Evropa”.
    Presidenti Begaj thekson se aspirata europiane e shqiptarëve është e pandarë nga idealet e lirisë dhe demokracisë së atyre ditëve.

  • 6 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, hapen sërish kutitë!

    6 muaj pas përfundimit të zgjedhjeve, hapen sërish kutitë!

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Teksa kanë kaluar rreth 6 muaj nga përfunimi i zgjedhjeve të 11 Majit, kutitë e votimit do të hapen sërish. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ditën e nesërme 2 dhjetor do të fillojë verifikimi paszgjedhor, për të kontrolluar nëse ka pasur shkelje të numëruesve gjatë zgjedhjeve të 11 majit. Bëhet fjalë 210 kuti votim të përzgjedhura në mënyrë rastësore, duke përfshirë votat brenda vendit dhe ato të emigrantëve.
    Njoftimi:
    Ditën e Martë, datë 2.12.2015, në orën 10:00, fillon verifikimi paszgjedhor. Hapja e mëpasshme e kutive të votimit dhe materialeve zgjedhore do të kryhet në sallën e mbledhjeve të KQZ.
    Nuk do të rihapen kuti në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës, ku rinumërim u bë nga KAS menjëherë pas zgjedhjeve me kërkesë të opozitës. Po ashtu nuk do të përfshihen as kutitë e diasporës së qarkut Durrës. Ky proces verifikimi nuk prek rezultatin e zgjjedhjeve, por synon te nxjerr zbuluar numëruesit apo komisonerët të cilët mund kenë shkelur ligjin. /ZËRI

  • Krishtlindje me masa sigurie/ Gjermani, hapen tregjet e festës, një vit pas sulmit terro*ist

    Krishtlindje me masa sigurie/ Gjermani, hapen tregjet e festës, një vit pas sulmit terro*ist

    Një vit pas sulmeve vdekjeprurëse të Krishtlindjeve, Gjermania po përgatitet sërish për të festuar, këtë herë nën masa më të rrepta sigurie.
    Tregjet tradicionale të Krishtlindjeve po hapen në të gjithë Gjermaninë, duke tërhequr vizitorët në stendat e tyre prej druri me verë të nxehtë ose ushqime festive.
    Siguria është rritur, me kujtimet e dy sulmeve në tregjet e Krishtlindjeve që janë ende të freskëta në mendjen e shumë gjermanëve.
    Shitësit shesin jo vetëm ushqime të lehta dhe pije, por edhe qirinj të punuar me dorë, kapele, doreza dhe yje të shndritshëm të Krishtlindjeve në të gjitha ngjyrat dhe format.
    Tregjet e Krishtlindjeve janë një traditë vjetore që gjermanët e kanë çmuar që nga Mesjeta dhe e kanë eksportuar me sukses në pjesën më të madhe të botës perëndimore.
    Por siguria është një problem në të gjitha tregjet në të gjithë vendin.
    Vitin e kaluar 6 persona humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën në një sulm me makinë në një treg Krishtlindjesh në qytetin e Magdeburgut më 20 dhjetor.
    Por ky nuk ka qenë rasti i vetëm në dekadën e fundit.
    Më 19 dhjetor 2016, një person mori para me kamion një turmë njerëzish që shkonin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin, duke vrarë 13 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë.
    Vizitorët shijojnë atmosferën dhe përgatiten për festat, por frika nga tragjeditë e kaluara mbetet ende prezentë, edhe tashmë masat e sigurisë janë shtuar.

  • U vodhën numëruesit më 11 maj? KQZ do të hapë 210 kuti

    U vodhën numëruesit më 11 maj? KQZ do të hapë 210 kuti

    KQZ po kërkon akoma për numërues që mund të kenë vjedhur vota më 11 maj, në mënyrë që t’i dorëzojë ata përpara drejtësisë. Për këtë, do të hapen 10% e kutive, si të votave brenda vendit, si të diasporës, për t’u kontrolluar, rinumëruar e për të parë nëse ka mospërputhje. Verifikimit nuk do t’i shpëtojë asnjë bashki e vendit dhe kutitë që do të hapen u zgjodhën përmes shortit.
    Nuk do të rihapen kuti në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës, ku rinumërim u bë nga KAS menjëherë pas zgjedhjeve me kërkesë të opozitës. Nga ky proces i verës, u zbulua se kryesisht në Fier, kishte abuzime serioze me votën, por Komisioni i Ankesave nuk dërgoi asnjë në prokurori, duke lënë komisionerin Ilirjan Celibashi ta bëjë këtë proces, pikërisht tani, në këtë fazë.
    Verifikimi pas zgjedhor dhe hapja e 10 % te kutive me short, janë një detyrim nga Kodi Zgjedhor. Pavarësisht parimit, “frika e ruan vreshtin”, në të shkuarën, janë parë pak ndëshkime të numëruesve që janë zbuluar si manipulues votash nga verifikimi pas zgjedhor.

  • KQZ nis numërimin/ A vodhën numëruesit më 11 maj?

    KQZ nis numërimin/ A vodhën numëruesit më 11 maj?

    Kutitë e votimit për 11 majin do të hapen përsëri. KQZ ka nisur verifikimin nëse numëruesit kanë vjedhur dhe do të hapë në fillim të muajit dhjetor 10% të kutive, plot 210 të tilla, duke përfshirë votat brenda vendit dhe ato të emigrantëve.
    “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po kërkon akoma për numërues që mund të kenë vjedhur vota më 11 maj, në mënyrë që t’i dorëzojë ata përpara drejtësisë. Për këtë, do të hapen 10% e kutive, si të votave brenda vendit, si të diasporës, për t’u kontrolluar, rinumëruar e për të parë nëse ka mospërputhje. Verifikimit nuk do t’i shpëtojë asnjë bashki e vendit dhe kutitë që do të hapen u zgjodhën përmes shortit”.
    Nuk do të rihapen kuti në qarqet Tiranë, Fier dhe Durrës, ku rinumërim u bë nga KAS menjëherë pas zgjedhjeve me kërkesë të opozitës.
    Nga ky proces i verës, u zbulua se kryesisht në Fier, kishte abuzime serioze me votën, por Komisioni i Ankesave nuk dërgoi asnjë në prokurori, duke lënë komisionerin Ilirjan Celibashi ta bëjë këtë proces, pikërisht tani, në këtë fazë.

  • Kryeministri ndan lajmin: Në fund të vitit hapen 6 km e para të superstradës Tiranë – Durrës

    Kryeministri ndan lajmin: Në fund të vitit hapen 6 km e para të superstradës Tiranë – Durrës

    Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije paraditen e sotme se në fund të kitij viti do të hapen për qarkullim 6 kilometrat e para të autostradës Tiranë – Durrës.
    “Në fund të këtij viti hapen për qarkullimin e automjeteve 6 kilometrat e parë të superstradës Tiranë-Durrës.Punimet në dy fazat e para për zgjerimin e aksit me dy korsi tashmë kanë avancuar ndjeshëm, ndërsa hapja e tyre do të lehtësojë lëvizjen e automjeteve si dhe do ti japë kryeqytetit një hyrje dinjitoze. Po vijohet gjithashtu edhe me elementët e tjerë të projektit për të plotësuar të gjithë këtë vepër kaq të shumëpritur“, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

  • Kosova voton sot për zgjedhjet lokale, hapen qendrat e votimit

    Kosova voton sot për zgjedhjet lokale, hapen qendrat e votimit

    Këtë të diel, (12 tetor), qytetarët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit.
    2,025,105 votues brenda territorit të Kosovës pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa 43,993 qytetarë janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë vendit.
    Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë të hapura deri në orën 19:00.
    Për mbarëvajtjen e procesit do të angazhohen Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave.
    Sipas KQZ-së, sot do të hapen 38 qendra votimi për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime. Votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi.
    Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 2,069,098.
    Në këto zgjedhje marrin pjesë gjithsej 93 subjekte politike – 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur.
    Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,624, prej tyre 205 për kryetarë komunash dhe 5,419 për kuvendet komunale.
    Ndërkaq, votues të rinj janë 33,540, ndërsa 26,654 janë 18-vjeçarë që votojnë për herë të parë.

  • Kosova voton për zgjedhjet lokale, hapen qendrat e votimit

    Kosova voton për zgjedhjet lokale, hapen qendrat e votimit

    Këtë të diel, më 12 tetor, qytetarët e Kosovës u drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryetarët dhe anëtarët e 38 komunave të vendit.
    Këtë herë, 2,025,105 votues brenda territorit të Kosovës pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës, ndërsa 43,993 qytetarë janë regjistruar për të votuar me postë nga jashtë vendit. Të gjitha qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të qëndrojnë në dispozicion të votuesve deri në orën 19:00.
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë, dje,  shpërndarjen e materialeve zgjedhore në Qendrat Komunale të Numërimit, ndërsa për mbarëvajtjen e procesit do të angazhohen Policia e Kosovës, Prokuroria e Shtetit, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Këshilli Gjyqësor i Kosovës dhe Komisioni i Pavarur i Mediave.
    Sipas KQZ-së, sot do të hapen 38 qendra votimi për votim me kusht, me gjithsej 54 vendvotime. Votimi me kusht lejohet vetëm brenda komunës ku është i regjistruar votuesi. Numri i përgjithshëm i qytetarëve me të drejtë vote është 2,069,098.
    Në këto zgjedhje marrin pjesë gjithsej 93 subjekte politike – 32 parti politike, 2 koalicione, 32 iniciativa qytetare dhe 27 kandidatë të pavarur. Numri i përgjithshëm i kandidatëve të certifikuar është 5,624, prej tyre 205 për kryetarë komunash dhe 5,419 për kuvendet komunale.
    Ndërkaq, votues të rinj janë 33,540, ndërsa 26,654 janë 18-vjeçarë që votojnë për herë të parë.

  • Studiuesi amerikan Edwin Jacques: shkollat e para shqipe u hapën në vitin 1632

    Studiuesi amerikan Edwin Jacques: shkollat e para shqipe u hapën në vitin 1632

    Data e hapjes së shkollës së parë shqipe del se është më e hershme se Mësonjëtorja e Korçës.

    Shkolla e parë shqipe është ajo e vitit 1638. Dhe ky fakt përmendet nga historiani amerikan Edvin Zhak (Edwin Jacques) në librin e tij të njohur “Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme” (The Albanians: An Ethnic History from Pre-Historic Times to the Present).

    Edvin Zhak në librin e tij dokumenton se shkollat e para shqipe u hapën në vitin 1632.Sipas këtij studiuesi, shkolla e parë, dhe jo e vetme e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Velë të Mirditës më 1632.

    “Një tjetër shkollë mjaft e hershme ishte hapur në Kurbin më 1632. Përveç shkrimit e leximit aty mësohej gramatika shqipe dhe përdoreshin librat e Bardhit, Budit e Bogdanit”. Historiani E. Zhak shton se edhe të tjera u hapën “në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan, më 1639, dhe në vetë qytetin e Shkodrës më 1698”. Ai përmend disa prej mësuesve që shërbyen në këto shkolla. Tërheqin vemendjen mbiemrat e tyre: Shqiptari (Gjon), Shkodrani (Filip), dhe një i tretë Dhërmiu (Dhimitër), që me sa duket është prej një krahine jugore të vendit, prej Dhërmiut.

    Edvin Zhak shkruan po ashtu se se në vitin 1877 në qytetin e Shkodrës kishte një “qendër me ndikim për arsimin e lartë, Kolegja e Shën Françesk Savierit, që pajiste me arsim teknik e tregtar rreth 400 studentë”. Kjo shkollë e lartë ishte edhe një qendër shkencore për krejt Ballkanin, jo vetëm për Shqipërinë. Sipas këtij autori, “një risi shkencore në Kolegjin e Shën Savierit ishte Observatori Metereologjik, i themeluar aty më 1888, si i pari observator astronomik në Ballkan”. Ky observator, thekson Zhak, “i vazhdoi shërbimet e tij të vlefshme deri më 1946, kur u konfiskua nga regjimi komunist”./ Dijasot.com