Tag: hapat

  • Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

    Zgjedhjet në 5 bashki, KQZ njofton hapat për plotësimin e fletës së votimit

    Edhe pse zgjedhjet e pjesshme vendore për Bashkinë e Tiranës u rrëzuan sot nga Gjykata Kushtetuese, procesi zgjedhor vazhdon në pesë bashki të tjera të vendit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka shpërndarë një njoftim për të gjithë votuesit e përfshirë në këto zgjedhje.
    KQZ u bëri thirrje qytetarëve që janë pjesë e listave të zgjedhësve për datën 9 Nëntor 2025 në bashkitë Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik, të ndjekin hapat e publikuar për plotësimin e rregullt të fletës së votimit.
    Ky njoftim synon të garantojë procesin e rregullt të votimit, duke i udhëzuar votuesit se si të shprehin vullnetin e tyre për zgjedhjen e kryetarëve të rinj të bashkive.

    Projekti mbështetës ndërkombëtar
    Njoftimi i KQZ vjen në kuadër të projektit “Mbështetje për Reformën dhe Procesin Zgjedhor në Shqipëri”, i cili mbështetet nga Projekti i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri (OSCE Presence in Albania). Ky projekt financohet nga disa vende donatore, duke përfshirë Suedinë, Zvicrën, Misionin e SHBA-së në OSBE dhe Poloninë.
    Kjo mbështetje thekson angazhimin ndërkombëtar për rritjen e transparencës dhe integritetit të proceseve zgjedhore në Shqipëri, veçanërisht në zgjedhjet e pjesshme të së dielës së ardhshme.

  • Hapat që duhet të ndiqni para gjumit për një natë më të qetë dhe të shëndetshme

    Hapat që duhet të ndiqni para gjumit për një natë më të qetë dhe të shëndetshme

    Gjumi është një nga shtyllat kryesore të shëndetit, por shpesh e nënvlerësojmë rëndësinë e rutinës së mbrëmjes. Ekspertët e shëndetit këshillojnë disa hapa të thjeshtë që çdo njeri duhet të marrë parasysh përpara se të flejë, për të përmirësuar cilësinë e pushimit dhe mirëqenien e përgjithshme.

    Së pari, rekomandohet që një orë para gjumit të shmanget përdorimi i telefonit apo pajisjeve elektronike, pasi drita blu pengon prodhimin e melatoninës, hormonit që rregullon ciklin e gjumit. Në vend të kësaj, leximi i një libri ose dëgjimi i muzikës relaksuese mund të ndihmojë trupin të përgatitet për pushim.

    Një tjetër hap i rëndësishëm është krijimi i një rutine fikse, duke u përpjekur të shkoni në shtrat dhe të zgjoheni në të njëjtën orë çdo ditë. Kjo i jep trupit një ritëm biologjik të qëndrueshëm.

    Gjithashtu, është e këshillueshme të shmangni kafeinën dhe ushqimet e rënda në mbrëmje, të cilat mund të pengojnë tretjen dhe të prishin gjumin. Një çaj bimor ose një gotë qumësht i ngrohtë mund të jenë alternativa më të mira.

    Po aq e rëndësishme është edhe krijimi i një ambienti të përshtatshëm: dhoma duhet të jetë e freskët, e errët dhe e qetë. Shumë ekspertë sugjerojnë edhe ushtrime të lehta relaksimi apo meditimi, për të ulur nivelin e stresit para shtratit.

    Në fund, kujdesi për gjumin nuk është luks, por një domosdoshmëri. Një natë e mirë pushimi ndikon drejtpërdrejt tek energjia, përqendrimi dhe shëndeti i zemrës e trurit.
    Etiketa: gjumeRutine
     

  • Sot nisin regjistrimet në Universitet për maturantët fitues! Ja hapat që duhet të ndjekin studentët

    Sot nisin regjistrimet në Universitet për maturantët fitues! Ja hapat që duhet të ndjekin studentët

    foto ilustruese

    TIRANË- Regjistrimi i studentëve që do të ulen për herë të parë në auditorë ka nisur sot në të gjitha universitetet e vendit. Regjistrimet do të zhvillohet nga sot, 29 gushte deri më 11 shator, nëpërmjet 7 fazave 48-orëshe. 
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu uroi të gjithë maturantët, teksa ndau hapat që duhet të ndjekin studentët për t’u regjistruar në degën që kanë fituar.
    Hapat që duhet të ndjekin studentët:
    Identifikohu- Përdorni ID e maturës për t’u identifikuar te Këndi i Maturantit.
    Kontrolloni këndin- Kontrolloni në kohë reale statusin tuaj, me ngjyrë jeshile tregohen degët ku jeni fitues, me ngjyrë të verdhë janë degët ku shpalleni fitues në fazën e ardhshme.
    Afati është 48 orë- Në rastet kur jeni shpallur fitues keni 48 orë kohë për t’u regjistruar në atë degë. Kujdes kaloni afatin prej 48 orësh humbni të drejtën për t’u regjistruar, por ndiqni me vëmendje degët me ngjyrë të verdhë.
    Regjistrohu- Për tu regjistruar në degën ku jeni fitues paraqituni në Sekretarinë e fakultetit me kartën e identitetit dhe dokumentet e nevojshme.

    Hapat qe duhen ndjekur

    Mbi 20.000 maturantë aplikuan për studime në universitetet publike dhe private, një shifër që nuk ishte arritur më parë. Konkretisht 500 maturantë më shumë kanë aplikuar për arsimin e lartë krahasuar me një vit më parë./ZËRI

  • Nis sot regjistrimi në universitete, hapat që duhet të ndiqni

    Nis sot regjistrimi në universitete, hapat që duhet të ndiqni

    Prej ditës së sotme (29 gusht), nis faza e parë e aplikimit në universitete. Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu ka publikuar të gjithë hapat që duhet të ndjekin të rinjtë për t’u regjistruar në një nga degët ku janë shpallur fitues.

    Fillimisht, të rinjtë duhet të identifikohen te Këndi i Maturantit duke përdorur ID-në e maturës, për të kontrolluar në kohë reale statusin e tyre.

    Degët fituese do të jenë të shënuara me ngjyrë jeshile, ndërsa me ngjyrë të verdhë do të jenë të shënuara degët ku shpallen fitues në fazën e ardhshme. Afati për t’u regjistruar është 48 orë. Në rast mosregjistrimi brenda këtij afati, humbet e drejta për t’u regjistruar në këtë fazë.

    Për t’u regjistruar në degën fituese, duhet që studenti të paraqitet në Sekretarinë e Fakultetit me kartën identitetit dhe dokumentet e nevojshme.

    Ky vit ka shënuar një numër më të lartë të aplikimeve në institucionet e arsimit të lartë. Rektori i Universitetit të Tiranës, Artan Hoxha, deklaron se 60 për qind e tyre i janë drejtuar Universitetit të Tiranës.

  • “BE mbështet hapat e SHBA-së drejt paqes”, Kallas: Mbështetje për Ukrainën dhe presion mbi Rusinë

    “BE mbështet hapat e SHBA-së drejt paqes”, Kallas: Mbështetje për Ukrainën dhe presion mbi Rusinë

    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Kaia Kallas tha se mbështetja për Ukrainën dhe presioni për Rusinë.

    “Uniteti transatlantik, mbështetja për Ukrainën dhe presioni ndaj Rusisë janë mënyra se si do ta përfundojmë këtë luftë dhe do të parandalojmë agresionin e ardhshëm rus në Evropë”, tha Kallas, menjëherë pas përfundimit të një takimi të jashtëzakonshëm të Këshillit të Punëve të Jashtme të mbajtur me anë të videokonferencës.
    Në një postim në “X”, Kaia Kallas raportoi gjithashtu se “ministrat e jashtëm të BE-së shprehën sot mbështetjen e tyre për hapat e SHBA-së që do të çojnë në një paqe të drejtë”.
    “Ndërkohë, ne po punojmë për më shumë sanksione kundër Rusisë, më shumë mbështetje ushtarake për Ukrainën dhe më shumë mbështetje për nevojat buxhetore të Ukrainës dhe procesin e pranimit në BE”, shkroi Kallas.

    Top Channel

  • Izraeli shpalli pauzë të luftimeve në disa pjesë të Gazës, Trump: Netanyahu duhet të marrë një vendim për hapat e mëtejshëm

    Izraeli shpalli pauzë të luftimeve në disa pjesë të Gazës, Trump: Netanyahu duhet të marrë një vendim për hapat e mëtejshëm

    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të dielën se Izraeli do të duhet të marrë një vendim për hapat e tij të mëtejshëm në Gaza.

    Më tej ai shtoi se nuk e di se çfarë do të ndodhë pas lëvizjeve të Izraelit për t’u tërhequr nga negociatat e armëpushimit dhe lirimit të pengjeve me Hamasin, transmeton Reuters.
    Trump nënvizoi rëndësinë që ka për Izraeli sigurimi i lirimit të pengjeve të mbajtura nga Hamasi në Gaza, duke thënë se ata papritmas ishin “forcuar” për këtë çështje.
    “Ata nuk duan t’i kthejnë ato, kështu që Izraeli do të duhet të marrë një vendim”, u tha Trump gazetarëve në fillim të një takimi me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen në Turnberry të Skocisë.

    Top Channel

  • Hapat për një mendje të gjallëruar

    Hapat për një mendje të gjallëruar

    Pranvera është stina e zgjimit, fillimit të ri dhe gjallërisë. Në ditët e para të kësaj stine, njerëzit pastrojnë shtëpinë, dollapet dhe gjithçka tjetër materiale.

    Por pastrimi në thelb është diçka që nuk duhet orientuar vetëm tek sendet materiale që na rrethojnë.
    Ne mund të pastrojmë edhe trurin. Po, trurin!

    4 hapat për një mendje të gjallëruar
    Nëse jeni në kërkim të një fillimi të ri atëherë në të mirë të trurit tuaj dhe mirëqenies në përgjithësi, duhet të merrni hapat e mëposhtëm.
    Bëni një gjumë të mirë
    Gjumi është i një rëndësie thelbësore për shëndetin e trurit.
    Ai përmirëson kujtesën dhe vëmendjen.
    Studimet thonë se mungesa e tij mund të shkaktojë dëmtime në tru duke shkatërruar qeliza dhe neurone të rëndësishme.
    Kryeni aktivitet fizik
    Të pasurit një formë të shëndetshme trupore në rini ka ndikim të fotë në aftësitë e të nxënit në moshën e mesme thotë një studim i Harvardit.
    Sipas këtij studimi, njerëzit mbipeshë pësojnë një humbje masive të volumit të trurit në moshën e tretë dhe të mëvonshme.
    Aktiviteti fizik është i rëndësishëm sepse të bën më të zgjuar, thonë ekspertët.
    Ushqehuni mirë
    Një regjim i shëndetshëm ushqimor është i lidhur fort me shëndetin mendor.
    Problemet me kujtesën ndodhin rëndom si pasojë e mungesës së vitaminave të kompleksit B.
    Vitamina B12 është ndër më të rëndësishmet për shumë prej funksioneve nervore.
    Truri ka nevojë edhe për acidet yndyrore.
    Peshku, arrorët dhe farat janë ndër burimet më të rëndësishme të këtyre acideve.
    Kujdesuni për stresin
    Stresi është shkatërrimtar për trurin por edhe për imunitetin dhe cilësinë e gjumit e cila është kaq e nevojshme.
    Ai është i paevitueshëm por i menaxhueshëm. Identifikoni burimin e stresit dhe përpiquni të gjeni mënyrat më të lehta për ta luftuar atë siç është meditimi por edhe frymëmarrja e thellë.
    Muzika është një mënyrë e shkëlqyer për të hequr stresin dhe nxitur qetësinë mendore.

  • Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

    Këto do të jenë sanksionet e para që BE do t’i heqë Kosovës

    Qeveria në detyrë është në pritje të Bashkimit Evropian që, në kuadër të heqjes graduale të sanksioneve, të fillojë me funksionimin dhe mbajtjen e takimeve të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me Kosovën, si dhe me projektet e asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, që prekin fusha si energjia, infrastruktura e të tjera.

    Një gjë të tillë e konfirmojnë edhe nga vetë Unioni Evropian për KosovaPress, por theksojnë se hapat e mëtejshëm për heqjen e plotë të masave do të varen, sipas tyre, nga një de-përshkallëzim i qëndrueshëm në veri të vendit.

    Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme, Kaja Kallas, gjatë qëndrimit të saj në Kosovë më 21 maj, bëri të ditur se kanë filluar gradualisht të hiqen masat ndëshkuese ndaj Kosovës.

    Heqja graduale e masave është një lajm i mirë për Klisman Kadiun, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë, Besnik Bislimi, i cili tregon se, cilat do të jenë masat e para që do të hiqen. Megjithatë, ai shton se ato duhet të hiqen plotësisht sa më parë, pasi janë vendosur padrejtësisht.

    BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës në vitin 2023, pas rritjes së tensioneve në veri të vendit.

    ‘Masat ndaj Kosovës u vendosën padrejtësisht në fund të qershorit të para dy viteve. Ka pothuajse një vit që kemi gjithashtu një rekomandim nga ish-Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borrell, për heqjen e tyre. Është një lajm i mirë, edhe pse i vonuar, që Bashkimi Evropian ka filluar heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës. Siç është komunikuar edhe nga Përfaqësuesja e Lartë, Kaja Kallas, ato po hiqen në mënyrë graduale. Nga ana jonë, ritheksojmë se masat duhet të hiqen sa më parë dhe plotësisht. Në kuadër të këtij procesi, BE-ja do të fillojë së shpejti me funksionimin dhe mbajtjen e takimeve të nënkomiteteve të MSA-së me Kosovën, si dhe me projektet e asistencës teknike të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor, që përfshijnë fusha si energjia, infrastruktura e të tjera’, thuhet në përgjigjen me shkrim të tij për KosovaPress.

    Ndërkohë, zëdhënësja e Bashkimit Evropian, Anitta Hipper, deklaron për KosovaPress se Komisioni Evropian ka ndërmarrë hapat e parë drejt heqjes së disa masave.

    Ajo deklaron se hapat e mëtejshëm për heqjen e plotë të masave do të varen nga përparimi në terren në përputhje me pritshmëritë e BE-së për situatën në veri.

    ‘Në dhjetor 2024, Këshilli deklaroi se BE-ja do të heqë gradualisht masat, paralelisht me hapat e mëtejshëm të Kosovës për uljen e tensioneve në veri. Në këtë drejtim, Komisioni ka ndërmarrë tashmë hapat e parë drejt heqjes së disa prej masave. Hapat e ardhshëm varen nga përparimi në terren dhe janë të kushtëzuar me një de-përshkallëzim të qëndrueshëm në veri’, thekson ajo.

    Në anën tjetër, njohësja e çështjeve të integrimeve evropiane dhe ish-diplomatja, Alma Lama, thotë për KosovaPress se ekziston vullneti i shumicës së vendeve anëtare të BE-së për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, mirëpo vendi duhet të lobojë intensivisht për largimin e tyre të plotë. Sipas saj, kriza politike aktuale mund të përbëjë pengesë për një gjë të tillë.

    ‘Ka vullnet nga shumica e vendeve anëtare të BE-së për heqjen e këtyre masave. Por sytë e BE-së janë tashmë të drejtuar nga Kuvendi i Kosovës, për të parë se si funksionon demokracia dhe pse ekziston ky ngërç politik. Pse këto shkelje të mëdha të frymës demokratike? Si pasojë, nuk priten veprime të rëndësishme politike’, thekson ajo.

    Javë më parë, edhe Parlamenti Evropian miratoi raportin për Kosovën, në të cilin, ndër të tjera, kërkohet edhe heqja e menjëhershme e masave ndëshkuese ndaj saj.

    Në qershor të vitit të kaluar, ish-Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, rekomandoi heqjen e masave ndaj Kosovës, por disa vende anëtare të BE-së mbetën skeptike për heqjen e plotë të tyre.

    Në fund të muajit qershor bëhen dy vjet nga vendosja e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, dhe deri më tani është raportuar se vendi ka pësuar rreth 300 milionë euro dëme, për shkak të bllokimit të projekteve të ndryshme.

  • BE nis heqjen graduale të masave ndaj Kosovës, priten hapat e radhës në varësi të situatës në veri

    BE nis heqjen graduale të masave ndaj Kosovës, priten hapat e radhës në varësi të situatës në veri

    Qeveria në detyrë e Kosovës është në pritje që Bashkimi Evropian të fillojë zbatimin e hapave të parë drejt heqjes së masave ndëshkuese, përfshirë rifillimin e takimeve të nënkomiteteve të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe projektet e asistencës teknike në kuadër të Kornizës Investuese për Ballkanin Perëndimor. Këto projekte prekin fusha strategjike si energjia dhe infrastruktura.
    Nga BE-ja është konfirmuar se procesi ka nisur, por heqja e plotë e masave do të varet nga një de-përshkallëzim i qëndrueshëm i tensioneve në veri të vendit. Këtë e ka theksuar zyrtarisht edhe zëdhënësja e Komisionit Evropian, Anitta Hipper, duke shtuar se çdo hap i ardhshëm do të jetë i kushtëzuar me përparimin konkret në terren.
    Heqja e pjesshme e sanksioneve është mirëpritur nga Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit në detyrë Besnik Bislimi, i cili ka theksuar se masat janë vendosur padrejtësisht dhe duhet të hiqen sa më parë. Ai konfirmoi se ndër hapat e parë është rikthimi i funksionimit të nënkomiteteve të MSA-së dhe projekteve investuese të BE-së.
    Ndërkohë, ish-diplomatja Alma Lama vlerëson se pavarësisht vullnetit të shumicës së vendeve anëtare të BE-së për heqjen e masave, Kosova duhet të lobojë më shumë dhe të shmangë ngërçin politik që, sipas saj, po dëmton besueshmërinë demokratike të vendit në sytë e Brukselit.
    BE vendosi masat ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor 2023, pas përshkallëzimit të tensioneve në veri. Sipas raporteve, Kosova ka pësuar mbi 300 milionë euro humbje për shkak të ndërprerjes së projekteve dhe mbështetjes financiare të bllokuar. Pavarësisht rekomandimit të ish-shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, për heqjen e tyre, disa vende anëtare mbetën skeptike, duke kërkuar më shumë stabilitet nga autoritetet kosovare.
    Përfaqësuesja e Lartë aktuale, Kaja Kallas, konfirmoi më 21 maj gjatë vizitës në Prishtinë se heqja e masave ka nisur gradualisht.

  • Nuk pranoi rezultatin e zgjedhjeve, Berisha tregon hapat e radhës:  Brukseli, stacioni i parë

    Nuk pranoi rezultatin e zgjedhjeve, Berisha tregon hapat e radhës: Brukseli, stacioni i parë

    Kryedemokrati Sali Berisha, i cili ka zhvilluar një konferencë për shtyp pas dy ditësh në Bruksel ku ka denoncua atë që e quan si farsë elektorale, ka treguar hapat e radhës.
    Berisha u shpreh se dy ditët në Bruksel “krijuan një tërmet të madh në narkoshtetin dhe falangat e tij”.
    Kryedemokrati theksoi se do të vazhdojë në të gjithë qeveritë e vendeve mike dhe më pas me shqiptarët për rikthimin e votës së lirë.
    “Gjithçka është në vazhdim, Bruskeli ishte stacioni i parë. Ato dy ditë në Bruksel, krijuan një tërmet të madh në narkoshtetin dhe falangat e tij.
    Do të vazhdojë në të gjithë qeveritë e vendeve mike dhe më pas me shqiptarët për rikthimin e votës së lirë”, tha Berisha.