Barcelona ka marrë 3 pikët e radhës në La Liga dhe tani ka hedhur vështrimin te Kupa e Mbretit, atje ku e pret Reali i Madridit. Hansi Fliku ka komentuar pas ndeshjes së sotme edhe situaën e homologut të tij. Sipas tij kritikat dhe trajtimi karshi Ançelotit nuk i përshtaten profilit që ka ndërtuar me sukseset e arritura ndër vite.
“Mendoj se ishin 40 gjuajtje. Sot luajmë një futboll vërtetë shumë të mirë. Humbëm shumë shanse, por po largohemi me rrjetën e paprekur. Ançeloti? Nuk është mirë ajo që po i ndodh Ançelotit. Ai ka fitiar gjithçka dhe unë kam respektin më të madh për të. Nuk e dimë nëse është diçka e mirë fakti që Madridi ka një ditë më pak për të pushuar përpara finales së Kupës. Ata kanë një skuadër të shkëlqyer dhe një nga trajnerët më të mirë në botë”, është shprehur Hansi Fliku./Sport Ekspresl
Tag: hansi
-

“Sot bëmë 40 gjuajtje”, Flik mbështet Ançelotin: Nuk është e mirë kjo që po i ndodh
-

Hansi Flick mesazh Inter para ndeshjeve gjysmëfinale në Champions League
22 Prill 2025
10:23
Telesport
Javën e ardhshme do të luhen ndeshjet e para gjysmëfinale të Champions League, ku spikat dueli mes Barcelonës dhe Inter.
Skuadra katalanase do të luajë në këtë përballje pa sulmuesin kryesor Robert Lewandowski. Kjo gjë nuk e tremb trajnerin Hansi Flick.
Në një koment të shkurtër për këtë sfidë, ai tha: “Ne kemi cilësinë për të mposhtur këdo, por vetëm nëse i bëjmë gjërat siç duhet”.
“Po jetojmë në një moment shumë pozitiv dhe kjo na ka karikuar për të vijuar në këtë rrugë sa më gjatë. Unë besoj shumë te ky grup”, tha Hansi Flick. -

Rebelët ngrenë zërin te Barcelona, Flick: Nuk i kuptoj pakënaqësitë e tyre
21 Prill 2025
14:49
Telesport
Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur për çështjen e lojtarëve që nuk janë dukur shumë të kënaqur me zëvendësimet e bëra në ndeshjen e fundit ndaj Celta Vigo. Gjermani foli pa dorashka, duke komentuar: “
“E kuptoj kur lojtarët mund të mos jenë të lumtur apo të pakënaqur. Kam qenë një lojtar profesionist dhe i kuptoj ata. Të gjithë duan të tregojnë se mund të kontribuojnë dhe të jenë pjesë e ekipit. E kuptoj këtë, por nuk e kuptoj reagimin”, tha Flick.
“Është një situatë që duhet pranuar. Ndaj Celta Vigo arritëm një fitore të madhe me përmbysje. Morëm vendimet e duhura që na sollën te fitorja. Më pëlqen të shoh reagimet e lojtarëve kur luajnë”, tha Hansi Flick. -

Shkoi ta përqafonte pas përmbysjes së madhe, Fliku zbulon çfarë i tha Rafinjës që ta motivonte për të shënuar
Barcelona ka marrë sot një fitore të jashtëzakonshme. Katalanasit kanë përmbysur Selta Vigon nga 1-3 në 4-3. Protagonist kryesor ishte edhe Rafinja, i cili në pjesën e dytë shënoi dy golat që sollën fitoren. Hansi Fliku ka zbuluar se çfarë e bëri brazilianin të motivohej aq shumë sa për të shfaqur atë lloj performance në pjesën e dytë.
“Në pushimin e pjesës së parë i thashë Rafinjës: ‘Jepi, ji optimist. Ne kemi nevojë për ty që të jesh lider në fushë’. Me pas ai u fut dhe bëri atë performancë”, ka thënë ndër të tjera Hansi Flik./Sport Ekspres/ -

“Nuk më intereson Reali i Madridit”, Hansi Fliku: Tifozët duhet të jenë krenarë për Barcelonën
Barcelona ka mposhtur Leganesin me rezultatin 0-1 dhe është shkëputur në +7 pikë në krye të La Ligës. Hansi Fliku ka deklaruar në konferencën për shtyp pas ndeshjes se ndihet krenar për ekipin e tij që luftoi për 95 minuta. Sipas tij ndeshja e humbur me Atletikon në dhjetor ishte pika e kthesës për Barcelonën.
“Sot skuadra luftoi për 95 minuta dhe kjo ishte e pabesueshme për t’u parë. Jam shumë krenar për këtë. Edhe tifozët duhet të jenë krenarë. Pika e kthesës ishte në ‘Montjuic’ kundër Atletikos së Madridit, sepse pavarësisht humbjes, luajtëm shumë mirë. Pas pushimit pëf Kombetaret, skuadra po performon shumë mirë. Nuk më intereson Reali i Madridit. Jemi të përqendruat te vetja jonë, te rekuperimi. Ia them gjithmonë lojtarëve të mi këtëm fjala ime më e përdorur është ‘rekuperim’”, ka deklaruar Hansi Fliku./Sport Ekspres/ -

Firma e fundit që do të hedh në kontratë, Hansi Flick e mbyll karrierën si trajner me Barcelonën
Hansi Flick është duke grumbulluar disa rezultate mbreslënëse me Barcelonën. Javën e ardhshme, drejtuesit e Barcelonës do të zhvillojnë një takim me të dhe tema e bisedës do të jetë vazhdimi i bashkëpunimit. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, drejtimi i Barcelonës do të jetë puna e fundit në karrierën e Hansi Flick si trajner.
Barcelona do t’i zgjasë kontratën aktuale Flick deri në vitin 2027 dhe me opsion për një sezon tjetër. Edhe vetë trajneri është shumë i lumtur me rezultatet e arritura deri tani dhe punën te Barcelona, ndërsa sipas asaj që flitet në Spanjë, pasi të mbarojë këtë eksperiencë në Barcelonë, Flick do ta mbyll përfundimisht me trajnimin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/ -

“Futbolli është sport i çmendur”, Hansi Fliku nuk feston as pas 4-0: Kurrë nuk mund të mendojmë se jemi kualifikuar
Barcelona ka marrë një fitore mjaft të thellë 4-0 kundër Borusias së Dortmundit. Një rezultat mjaft i favorshëm për katalanasit, që e shohin veten me njërën këmbë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Por Hansi Fliku qendron me këmbë në tokë. Trajneri i Barcelonës ka deklaruar pas ndeshjes se nuk duhet kurrsesi të mendojnë se është arritur kualifikimi, pasi futbolli është një sport i çmendur dhe mund të sjellë befasi.
“Jo, kurrë. Kurrë nuk mund të mendojmë që e kemi arritur kualifikimin. Ti asnjëherë nuk e di se çfarë mund të ndodhë. Futbolli është një sport i çmendur. Nuk e dimë. Duhet të luajmë ashtu si luajtëm sot. Në Dortmund duhet të luajmë në të njëjtën mënyrë”, ka thënë Hansi Fliku./Sport Ekspres/ -

Barça-Borussia, reagon Kovac: Flick ka qenë asistenti im, tani do të përballemi si rivalë
8 Prill 2025
12:06
Telesport
Barcelona dhe Borussia Dortmund do të përballen të mërkurën në ndeshjen e parë çerekfinale të Champions League. Këtë herë, në stolin e verdhezinjve do të jetë Niko Kovac në detyrën e trajnerit.
Një ribashkim mes mësuesit dhe nxënësit, pasi kroati 53-vjeçar ishte mentori i Hansi Flick, trajneri aktual i Barçës. Dikur ata ishin së bashku në stol, te Bayern Munich, në vitin 2019.
Në një intervistë për Mundo Deportivo, Kovac foli për homologun e tij të Barcelonës: “Hansi është një trajner i madh, tashmë mund të shihni se ai kishte cilësitë për t’u bërë një trajner i mirë”.
“Personalisht jam shumë i kënaqur me faktin se si po shkojnë gjërat për të. Do të thosha se Hansi është një punëtor i madh, metodik dhe di të menaxhojë shumë mirë grupin”, shtoi Niko Kovac.
Në lidhje me takimin e parë si kundërshtarë, korari shtoi: “Do të jetë mirë sepse kemi punuar bashkë. ai ishte asistenti im dhe tani do të sfidojmë njëri-tjetrin në Champions League”.

