Tag: hansi

  • Hansi Flick ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro! Lojtari duket se ka pranuar…

    Hansi Flick ka një ëndërr, por kushton 100 mln euro! Lojtari duket se ka pranuar…

    20 Gusht 2025

    17:48

    Telesport

    Barcelona ka një ëndërr dhe quhet Julian Alvarez.
    Me largimin e Robert Lewandowski në verën e ardhshme, katalanasit kanë nevojë për një sulmues të klasit botëror. Lojtari i Atletico Madrid është prioriteti absolut i Barcelonës.
    Operacioni nuk do të ishte i lehtë, sepse argjentinasi kushton 80 deri në 100 mln euro. Barcelona është e bindur se dëshira e lojtarit mund ta ndihmojë për ta realizuar këtë objektiv kaq madhor.

  • Hansi Flick po mendon të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona, në lidhje me numrin 9

    Hansi Flick po mendon të bëjë një ndryshim të madh te Barcelona, në lidhje me numrin 9

    19 Gusht 2025

    19:58

    Telesport

    Robert Lewandowski me shumë mundësi do luajë sezonin e fundit me Barcelonën dhe do largohet verën e ardhshme. Polaku mungoi ndeshjen e parë të këtij sezoni në transfertë ndaj Mallorca-s, por në fakt mungesa e tij nuk u ndie aspak.
    “AS” raporton se polaku është i vetëdijshëm që këtë sezon do kalojë shumë kohë në stol, në krahasim me vitet e tjera. Në anën tjetër, Hansi Flick ka vendosur t’i besojë më shumë Ferran Torres.
    Spanjolli edhe pse nuk ishte titullar i rregullt sezonin e kaluar, shënoi 19 gola në 43 ndeshje. 25-vjeçari pritet të ketë një rol më të rëndësishëm këtë vit dhe Flick do i besojë atij në një farë mënyre rolin e numrit 9.
    Ndërkohë që verën e ardhshme, Barcelona synon të transferojë një numër 9-sh të mirëfillitë siç është Julian Alvarez, por për këtë sezon këtë rol do e mbulojë më shumë Ferran Torres sesa Lewandowski.

  • “Fiksimi” i Hansi Flick është “i paprekshmi” i Interit, por mbetet për vitin tjetër

    “Fiksimi” i Hansi Flick është “i paprekshmi” i Interit, por mbetet për vitin tjetër

    13 Gusht 2025

    18:31

    Telesport

    Barcelona do të nisë këtë fundjavë sezonin e ri në La Liga me synimin për të mbrojtur titullin kampion dhe sigurisht ëndrra e madhe quhet Champions League, kompeticion i cili nis në shtator për katalanasit.
    Ekipi i drejtuar nga Hansi Flick ka bërë vetëm dy transferime këtë merkato, Joan Garcia nga Espanyol për 25 milionë euro dhe Marcus Rashford, i huazuar nga Man. United.
    Për shkak të vështirësive financiare, nuk janë përmbushur dot të gjitha kërkesat e Hansi Flick. Sipas asaj që raporton “El Nacional”, Hansi Flick ka kërkuar nga drejtuesit e klubit transferimin e një qendërmbrojtësi të sprovuar dhe zgjedhja e tij është pikërisht Alessandro Bastoni. Italiani ka treguar sezonin e kaluar që është një lider i vërtetë tek Interi dhe padyshim një nga më të mirët në botë në rolin e tij.
    Barcelona do tentojë transferimin e Bastonit verën e ardhshme, me shpresën që nuk do ketë probleme financiare. Pavarësisht se Bastoni, konsiderohet i “paprekshëm”, drejtuesit e Interit kanë treguar vitet e fundit që për një shifër të mirë ekonomike, kanë lejuar largimin e disa emrave me “peshë”.

  • Hansi Flick flet “pa dorashka”, mesazh përbashkues për Barcelonën: Duke folur, njerëzit kuptohen…

    Hansi Flick flet “pa dorashka”, mesazh përbashkues për Barcelonën: Duke folur, njerëzit kuptohen…

    Trofeu “Joan Gamper” solli gola, shpresë dhe një mesazh të qartë nga trajneri i Barcelonës. Hansi Flick, pas një fjalimi në spanjisht, që nxiti buzëqeshje, në prezantim (faleminderit shumë, por mendoj se do të vazhdojmë në anglisht), e përmblodhi filozofinë e tij në TV3 me një frazë që vlen si për dhomën e zhveshjes, ashtu edhe për jetën: “Duke folur, njerëzit kuptohen”.
    Fitorja e thellë ndaj Como-s forcoi besimin e tij: “Për nga mënyra si luajtëm me topin, si krijuam raste…, bëmë shumë mirë. Mund ta përmirësojmë pak presionin, por jam i kënaqur”.
    Flick theksoi gjithashtu kontributin e tri blerjeve të verës: Joan Garcia, Rashford dhe Roony: “Cilësia e skuadrës mund të përmirësohej dhe kjo është ajo që duam me këto tri përforcime. Të tre po kuptojnë atë që duam prej tyre”.
    Flick vlerësoi këtë ndryshim gjenerate në portë: “Marc është portier fantastik prej 11 vitesh. Ishte e rëndësishme të merrnim një portier të së ardhmes, tani kemi Joan, që është një blerje e madhe. Komunikimi është çelësi dhe kjo është dëshmuar”.
    Fjalë të ngrohta për Iñigo Martínez, i cili këtë javë u nis drejt Arabisë Saudite: “Unë thjesht e dua Iñi. Ishte shumë i rëndësishëm për atë që arritëm sezonin e kaluar. Kishte këtë ofertë dhe e meritonte, meritonte të zgjidhte. Kjo është edhe një mundësi për të tjerët, që të bëjnë hapin përpara”.
    Në lidhje me përforcimin e mbrojtjes, Flick ishte i qartë: “Do të flas me Deco kur të vijë, por nuk besoj se do të bëjmë ndonjë lëvizje”.

  • Hansi Flick dëmton merkaton e Bayernit, tenton yllin që vlen 65 mln euro

    Hansi Flick dëmton merkaton e Bayernit, tenton yllin që vlen 65 mln euro

    10 Gusht 2025

    13:17

    Telesport

    Barcelona është e interesuar për sulmuesin gjerman Nick Woltemade nga Stuttgart si pasardhës i Robert Lewandowskit.
    Trajneri Hansi Flick e pëlqen shumë lojtarin dhe e konsideron një përforcim të madh për fazën sulmuese. Stuttgarti kërkon 65 milionë euro për transferimin e tij, çka paraqet një pengesë për marrëveshjen.
    Bayern ka bërë dy oferta për Woltemaden këtë verë, por të dyja janë refuzuar nga Stuttgarti. Woltemade ka tërhequr vëmendjen me paraqitje mbresëlënëse në sezonin e kaluar.
    Ai shënoi 17 gola dhe dha 3 asistime në Bundesligë dhe Kupën e Gjermanisë. Interesimi për të është rritur nga disa prej klubeve më të mëdha evropiane.

  • Hansi Flick i tregon kushtin e parë Rashford-it nëse do që të jetë titullar te Barcelona

    Hansi Flick i tregon kushtin e parë Rashford-it nëse do që të jetë titullar te Barcelona

    22 Korrik 2025

    19:59

    Telesport

    Marcus Rashford më në fund bën realitet dëshirën e madhe, duke u transferuar te Barcelona. Anglezi do të huazohet me detyrim blerje në fund të sezonit të ardhshëm për 30 milionë euro.
    Rashford ka pranuar të ulë 25% rrogën e tij vetëm që të transferohet te katalanasit, ndërsa pjesën tjetër të rrogës do ta mbulojë po Barcelona. Megjithatë, Rashford nuk do ta ketë të garantuar vendin e titullarit te Barcelona.
    “SPORT” raporton se Hansi Flick i ka bërë të ditur 27-vjeçarit se duhet të përmirësohet shumë në aspektin mbrojtës. Fillimisht ai do të ketë një rol dytësor në ekip dhe do jetë gjithçka në duart e tij, nëse do që të jetë titullar, por fillimisht do e nisë nga stoli.
    Gjithashtu, Flick i ka kërkuar një përkushtim më të madh në fazën pa top. Trajneri gjerman e ka paralajmëruar se mungesën e përkushtimit dhe qëndrimin e gabuar në fushë, janë dy gjëra që nuk i toleron për askënd, ndaj Rashford duhet të tregojë kujdes dhe mos t’i bëjë këto dy gabime.

  • Hansi Flick nis “operacionin fshesa” te Barcelona, komunikon tri skarcimet e para

    Hansi Flick nis “operacionin fshesa” te Barcelona, komunikon tri skarcimet e para

    Barcelona e nisi fazën përgatitore të sezonit më 13 korrik, me një grup prej 36 lojtarësh, duke përfshirë si lojtarët e ekipit të parë, ashtu edhe ata nga akademia. Synimi i trajnerit Hansi Flick është të marrë me vete rreth 26 lojtarë në turin aziatik, që nis të enjten, ndaj në ditët në vijim do të duhet të bëjë disa përjashtime nga grupi.
    Për momentin, klubi ka njoftuar se Jan Virgili, Landry dhe Juan Hernández i bashkohen ekipit Barça Atlètic, i cili nisi dje përgatitjet. Kështu, pas një jave stërvitjesh nën urdhrat e teknikut gjerman, ata janë tri përjashtimet e para.
    Ndërkohë, Guillermo, Toni Fernández, Jofre, Pedro Fernández dhe Roony, i cili iu bashkua skuadrës javën e kaluar nga Kopenhaga, vazhdojnë të stërviten me Hansi Flick.
    Nuk duhet harruar se edhe Ibrahim Diarra e nisi fazën përgatitore me ekipin e parë, por të shtunën pësoi një dëmtim muskulor në muskujt e përparmë të kofshës së djathtë, çka e ka lënë jashtë grumbullimit për momentin.

  • Hansi Flick tenton rikthimin e një lojtari, kushton më lirë se opsioni A

    Hansi Flick tenton rikthimin e një lojtari, kushton më lirë se opsioni A

    7 Korrik 2025

    17:23

    Telesport

    Barcelona ka nevojë për përforcime në krahun e djathtë të mbrojtjes dhe po mendon rikthimin e Oscar Mingueza nga Celta Vigo.
    Denzel Dumfries ishte zgjedhja e parë e trajnerit Hansi Flick, por katalanasit kanë ende vështirësi financiare dhe u duhet të manovrojnë në merkato.
    26-vjeçari konsiderohet si një plan B, nëse holandezi nuk do të blihet dot. Mingueza është produkt i akademisë së Barcelonës. Ai numëron 66 ndeshje me ekipin e parë.
    Në sezonin e fundit, ai luajti 34 ndeshje në kampionatin spanjoll, duke numëruar 4 gola dhe 6 asiste.

  • Vendosin Deco dhe Hansi Flick, Barcelona tërhiqet nga gara për të transferuar yllin e njohur

    Vendosin Deco dhe Hansi Flick, Barcelona tërhiqet nga gara për të transferuar yllin e njohur

    Pas dështimit të transferimit të Nico Williams, i cili në fund vendosi të rinovojë me Athletic Club, Barcelona vazhdon të kërkojë një sulmues anësor. Një nga emrat që është përmendur shumë për një transferim të mundshëm drejt katalanasve është edhe Marcus Rashford.
    Madje, Man. United është i gatshëm të lërë të lirë sulmuesin e saj dhe të transferohet te katalanasit, qoftë edhe në formë huazimi, por mesa duket situata ka ndryshuar komplet ditët e fundit.
    Hansi Flick dhe drejtori sportiv, Deco, nuk e konsiderojnë më përparësi transferimin e Marcus Rashford, madje sipas SPORT kanë hequr dorë përfundimisht nga ideja për të sjellë te Barcelona sulmuesin anglez.
    Forma e paqëndrueshme e Rashford dhe mbi të gjitha paga e tij që është një kosto e madhe për çdo klub, nuk përputhet me atë që Barcelona po kërkon aktualisht. E gjendur në këtë situatë, drejtuesit e Barcelonës po ndjekin vetëm një emër për krahun e majtë të sulmit, që është Luis Diaz.
    Liverpool e vlerëson kolumbianin 80 milionë euro, shifër shumë e vështirë për financat e Barcelonës. Në ditët në vijim pritet të ketë negociata zyrtare mes dy klubeve. Në rast se nuk ia del dot të transferojë Luis Diaz, atëherë do të shqyrtojë alternativa të tjerë me profil dhe kosto më të ulët, por një gjë duket e sigurt, që klubi kata

  • Hansi Flick nuk e fsheh zhgënjimin për dështimin e transferimit të Nico Williams, bën “fajtor” këtë njeri

    Hansi Flick nuk e fsheh zhgënjimin për dështimin e transferimit të Nico Williams, bën “fajtor” këtë njeri

    5 Korrik 2025

    18:38

    Telesport

    Për të dytin vit rresht, në minutën e fundit dështon transferimi i Nico Williams nga Athletic Bilbao te Barcelona. Anësori sapnjoll vendsoi të rinovojë përfundimisht me klubin bask, kur të gjithë prisnin zyrtarizimin e tij te Barcelona.
    Një nga personat më të zhgënjyer për dështimin e këtij transferimi është padyshim Hansi Flick, trajneri gjerman kishte projektuar formacionin për sezonin e ri, ku bënte pjesë edhe Nico Williams.
    “Tot Costa” raporton se trajneri gjerman bën fajtor për dështimin e këtij transferimi, agjentin e lojtarit. Flick nuk ka asnjë rezervë për drejtuesit e Barcelonës, të cilët bënë ç’të ishte e mundur për transferimin e Williams, por përgjgjesi kryesor për mos realizimin e këtij transferimi është agjenti i lojtarit. Flick nuk është i vetmi që mendon kështu, pothuajse të gjithë janë të bindur se e gjithë kjo situatë ka qenë një “lojë” e agjentit të Nico Williams vetëm për qëllime përfitimi.
    Gjithsesi, drejtuesit e Barcelonës po punojnë për emra të tjerë për krahun e majtë dhe deri në fund të merkatos, është e sigurt që Hansi Flick do të ketë një anësor të ri të majtë për sezonin e ri.