30 Nëntor 2025
10:10
Telesport
Dëshira e fshehtë e trajnerit Hansi Flick nuk ka ndryshuar. Gjermani do një gjerman në mesfushë dhe i preferuari i tij është ylli i Bayern, Joshua Kimmich.
Flick mendon se mesfusha e Barcelonës ka nevojë për një lojtar me përvojë dhe karakter. Ndryshe nga paraardhësit e tij te Barcelona, ai nuk do një dirigjent para mbrojtjes, me aftësi teknike të mira me topin, por një “luftarak”.
Kimmich është në 3-4 vitet e fundit të karrierës dhe për të do të ishte epilogu perfekt. Barcelona gjithmonë mbetet një ëndërr për yjet e futbollit botëror. Me siguri, edhe për gjermanin.
Hansi Flick po guxon të ëndërrojë për blerjen e ish-lojtarit të tij, por problemi janë financat e Barcelonës. Kimmich te Bayern ka pagë 7,5 mln euro neto në vit, plus 2,5 mln euro të tjera në formë bonusesh.









