Tag: hamilton

  • Hamilton: Te Ferrari e dinë se ku është problemi, po presim përditësimet për garën e radhës

    Hamilton: Te Ferrari e dinë se ku është problemi, po presim përditësimet për garën e radhës

    14 Maj 2025

    9:08

    Telesport

    Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 spostohet në Imola. Një garë në shtëpinë e Ferrari, që kërkon të bëjë një paraqitje ndryshe nga sa është parë deri më tani. Vetëm një fitore e Lewis Hamilton në garën sprint në Kinë dhe një podium (vendi i tretë në Arabi) i Charles Leclerc janë shumë pak për “kokëkuqen”.
    “Nuk jemi aty ku do të donim të ishim. Padyshim që na mungon shumë ritmi. Kemi humbur pak performancën në garat e fundit dhe e dimë se në cilën fushë. Tashmë thjesht presim një zgjidhje për të rikuperuar pak”, u shpreh Lewis Hamilton në prag të garës së Imola.
    Pra, te Ferrari duket se i kanë idetë e qarta për deficitin kryesor të njëvendëshes SF-25 dhe nuk është rastësi që Frederic Vasseur foli për “kthesat e ngadalta” si një problem i njohur. Tashmë pilotët presin paketën e parë të madhe të përditësimeve, që do t’u jepte një ndihmë më të madhe në pistë.

  • Hamilton ballafaqohet me skuadrën pas polemikane në Majemi, Vasseur: Duhet të ketë besim tek unë

    Hamilton ballafaqohet me skuadrën pas polemikane në Majemi, Vasseur: Duhet të ketë besim tek unë

    7 Maj 2025

    11:42

    Telesport

    Gara e fundit e Formula 1 zhvilluar në Majemi tregoi se Ferrari është shumë larg pritshmërive. Jo vetëm kaq, por pilotët po tregohen të paduruar dhe po debatojnë mes tyre dhe drejtuesve, duke nisur një krisje.
    Ai që kërkohet të vendosë qetësi te “kokëkuqja” është shefi Frederic Vasseur, që pas garës amerikane ka patur një takim “kokë më kokë” me 7 herë kampionin e botës, Lewis Hamilton. Përmbajtja e bisedës u zbulua nga vetë francezi.
    “Shqetësimi im nuk ishte se ai duhej të fliste me mediat. Përkundrazi, midis nesh duhet të jemi të qartë se në këtë situatë ai duhet të kuptojë pozicionin tim”, tha shefi i Ferrari.
    “Ai duhet të më besojë mua, unë mund t’i besoj atij. E njëjta gjë vlen edhe për Charles. Kur marr një vendim, e marr për Ferrarin”, tha Vasseur.

  • Pilotët kundër njëri-tjetrit, te Ferrari ka pakënaqësi: Kjo nuk është një lojë skuadre

    Pilotët kundër njëri-tjetrit, te Ferrari ka pakënaqësi: Kjo nuk është një lojë skuadre

    Situata te Ferrari nuk është aspak e mirë, sidomos pas garës së djeshme në Miami, me Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton që përfunduan në vendin e shtatë dhe të tetë. Por nuk mjafton vetëm pista për të konfirmuar krizën e “kokëkuqes”, pasi edhe mes pilotëve e skuadrës ka përplasje, siç u pa qartë gjatë garës.
    Dy pilotët, tërthorazi kanë shkëmbyer kritika mes tyre gjatë garës në komunikimin në radio, duke përfshirë edhe drejtuesit e ekipit. Gjithçka nisi në xhiron e 38-të kur Hamilton (i teti) beson se mund ta kalojë Antonelli (i gjashti) dhe i kërkon me këmbëngulje ekipit të parakalojë Leclerc (i shtati).
    “A duhet të qëndroj këtu (i teti) gjatë gjithë garës?“, komentoi britaniku, që më pas shtoi: “Do të them vetëm një gjë: kjo nuk është lojë e mirë ekipore“. Komentet e Hamilton ishin gjithnjë thumbuese. “Në Kinë, kur më kërkuat të hiqja dorë nga pozicioni im, e bëra. Hajdeni, djema. Pini një filxhan çaj ndërsa mendoni për këtë”.
    Shefi Vasseur jep dritën jeshile për të ndërruar pozicionet, por Hamilton nuk arrin t’i afrohet Antonellit, kështu që tani i takon Leclerc të protestojë: “Tani ai duhet të shkojë më shpejt (duke iu referuar Hamilton). Tani po më vjen keq, nuk e dija që Sainz (i nënti) ishte kaq afër”.
    7 xhiro më vonë vjen urdhri që Hamilton të lerë Leclerc ta parakalojë. Britaniku nuk e pranon me qetësi dhe përfundon me ironi: “A doni që ta lë të kalojë edhe Sainz?” Pas garës, të dy pilotët u përpoqën të qetësonin situatën, por ia dolën vetëm pjesërisht
    “Jam i frustruar, por nuk dua të them shumë“, tha Leclerc pas garës, qartë i nervozuar. Ndërsa Lewis Hamilton komentoi: “Nuk më është e qartë se çfarë donin të bënin, ishin shumë të ngadaltë“. Gjithsesi, një gjë është e qartë se te Ferrari ka nevojë për qetësi brenda ekipit.

  • Hamilton: Shumë gjëra me pengojnë të jem konstant, kështu ndodhi edhe kur debutova me Mercedes

    Hamilton: Shumë gjëra me pengojnë të jem konstant, kështu ndodhi edhe kur debutova me Mercedes

    2 Maj 2025

    9:06

    Telesport

    Edhe pse triumfoi me Ferrari në garën sprint në Kinë, piloti britanik Lewis Hamilton shprehet se ende nuk ndihet komod duke drejtuar “kokëkuqen”. Ai është renditur gjithnjë pas shokut të tij të skuadrës Charles Leclerc.
    Në prag të garës së Majemi, piloti britanik po kërkon ndjenja pozitive: “Për momentin, shumë gjëra më pengojnë të jem i qëndrueshëm, por edhe muajt e parë te Mercedes nuk ishin të lehta”.
    “Po punoj sa më shumë që të jetë e mundur për t’u përshtatur. Nuk e di çfarë të pres këtu në Majemi, por do të përpiqem të bëj më të mirën që mundem”, tha 7 herë kampioni i botës në Formula 1.
    “Leclerc pati një garë të shkëlqyer në Jeddah, duhet ta përsërisim këtë. Të përshtatesh menjëherë është e vështirë, por kështu është për të gjithë“, tha Hamilton.

  • Hamilton: Ja ku ndryshojmë unë dhe Leclerc në pilotim, shpresoj që në vitin 2026 të jem më mirë

    28 Prill 2025

    9:55

    Telesport

    Botërori i Formula 1 rikthehet këtë fundjavë në Majemi, por për 7 herë kampionin e botës Lewis Hamilton kjo garë pritet të jetë sit ë mëparshmet. Piloti pranon se ka vështirësi për t’u përshtatur me makinën Ferrari SF-25.
    Zhgënjimi i kampionit anglez është i madh, aq sa ai deklaroi se ishte më shumë se 30 sekonda pas shokut të tij të skuadrës Charles Leclerc. “Charles e ka drejtuar këtë makinë për një kohë të gjatë, kështu që e njeh shumë mirë”, tha Hamilton.
    “Mund të shihni shumë nga të dhënat, por nuk janë shumë të ndryshme, përveç faktit që jam më i ngadaltë në kthesa. Kemi konfigurime paksa të ndryshme. Duhet ta kuptoj nëse i imi i pëlqen makinës. Por Charles po bën padyshim një punë më të mirë”, tha britaniku.
    “Kjo epokë, me këto makina, për mua është më e keqja. Shpresoj që në vitin 2026 me më pak efekt tokësor, gjërat të ndryshojnë pak më mirë dhe të jem më kompetitiv“, deklaroi Lewis Hamilton.

  • “Do jetë një sezon i dhimbshëm”/ Drejtuesi i Ferrarit i përgjigjet Hamiltonit: Kemi bërë vetë pesë gara, e di që doni…

    “Do jetë një sezon i dhimbshëm”/ Drejtuesi i Ferrarit i përgjigjet Hamiltonit: Kemi bërë vetë pesë gara, e di që doni…

    Fred Vasseur, drejtuesi i ekipit të Ferrarit, ka mohuar me vendosmëri pretendimet se forma e Lewis Hamilton ka pësuar një rënie të ndjeshme në fillim të sezonit të ri në Formula 1.

    Komentet vijnë pas një fundjave të vështirë për britanikun në Çmimin e Madh të Arabisë Saudite, ku përfundoi në vendin e shtatë, shumë pas shokut të skuadrës, Charles Leclerc.
    Shtatë herë kampioni i botës e cilësoi garën në Jeddah si “të tmerrshme” dhe paralajmëroi një sezon të parë “të dhimbshëm” me Ferrarin, pavarësisht se kanë kaluar vetëm pesë gara nga kampionati.
    Hamilton, 40 vjeç, ndonëse siguroi një fitore në garën sprint në Kinë muajin e kaluar, është mposhtur në kualifikime nga Leclerc në tri gara radhazi: në Japoni, Bahrein dhe Arabinë Saudite.
    I pyetur nga mediat për formën e Hamiltonit dhe nëse ajo ka rënë ndjeshëm, Vasseur reagoi me humor dhe vendosmëri:
    “Në mënyrë dramatike?! Kemi bërë vetëm pesë gara deri tani. E di që doni tituj bombastikë, por kjo është budallallëk. Jemi në një kampionat të gjatë, me ulje dhe ngritje. Kur jemi lart, nuk jemi kampionë bote, dhe kur jemi poshtë, nuk jemi askund.”
    Pavarësisht sfidave, Ferrari gjeti një rreze shprese me podiumin e Leclerc, ndërsa Hamilton vijon të kërkojë zgjidhje për të përmirësuar performancën në garat e ardhshme. Ai aktualisht ndodhet në vendin e shtatë në renditjen e përgjithshme të pilotëve, me rezultatin më të mirë të këtij sezoni – vendi i pestë në Bahrein.

    Top Channel

  • Hamilton i dorëzuar: Kam frikë se ky do të jetë Ferrari përgjatë gjithë sezonit dhe kjo është e trishtë

    Hamilton i dorëzuar: Kam frikë se ky do të jetë Ferrari përgjatë gjithë sezonit dhe kjo është e trishtë

    21 Prill 2025

    9:51

    Telesport

    “E vetmja gjë që ka dalë nga këto tre gara radhazi është se jam i ngadaltë dhe se duhet të përpiqem të kuptoj se si të dal nga kjo situatë”. Është kjo deklarata e Lewis Hamilton pas garës së djeshme në Arabinë Saudite, ku u rendit i teti.
    Hamilton fitoi garën sprint në Kinë, por në Japoni, Bahrein dhe Arabinë Saudite ai ishte gjithmonë larg shokut të tij të skuadrës. Tashmë diferenca midis të dy pilotëve të Ferrari është tani 16 pikë në favor të Charles Leclerc.
    Duke folur për Sky Sports UK, 7 herë kampioni i botës në Formula 1 tha se po kalon një moment shumë delikat dhe se aktualisht nuk ka në dorë një zgjidhje të “shkopit magjik” ose diçka në të cilën të besojë për të qenë optimist për të ardhmen.
    “Nuk kam asnjë shpjegim për paraqitjet e mia. Nuk ka zgjidhje për momentin, duket se kështu do të jetë edhe për pjesën e mbetur të vitit dhe do të jetë e vështirë. Në garë provova gjithçka, por nuk munda ta bëja makinën të ecë më shpejt”, tha Hamilton.
    “Nuk kisha shpejtësi dhe rrëshqitja kudo. Me gomat e mesme pata shumë probleme dhe shumë degradim të tyre. Me gomat e forta bilanci i makinës ishte më i mirë, por gjithsesi nuk isha i shpejtë. Ishte e tmerrshme dhe aspak e këndshme”, tha Hamilton.

  • Hamilton: S’kam asnjë dyshim që do të shkojmë aty ku dëshirojmë, por do të duhet pak kohë

    18 Prill 2025

    9:32

    Telesport

    Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 spostohet në Arabinë Saudite, në pistën qytetase të Jeddah. Makina Ferrari shpreson të rikthehet protagoniste në një pistë qytetase, aty ku vitet fundit gjithnjë është paraqitur mirë.
    Ai që karikon skuadrën italiane është 7 herë kampioni i botës, Lewis Hamilton. Ai fitoi garën sprint në Kinë dhe më pas për “kokëkuqen” gjërat kanë qenë më së shumti një zhgënjim.
    I pyetur nëse Ferrari është në krizë apo bota rreth tij po krijon një të tillë ai sqaron: “Mendoj se është kjo e dyta. Nga njëra anë, është e pritshme, ne po flasim për ekipin më të madh në historinë e Formula 1, është kaq i veçantë”.
    “Ne duam të shfrytëzojmë energjinë dhe pasionin që është në skuadër. Duhet të mbrojmë ekipin, sepse ne jemi më shumë qendër të vëmendjes se çdo ekip tjetër. Nuk kam asnjë dyshim se do të arrijmë atje ku duam. Do të duhet kohë“, tha Hamilton.

  • Hamilton: Nuk e kisha imagjinuar që gjërat me Ferrari do të shkonin kaq keq në fillim

    Hamilton: Nuk e kisha imagjinuar që gjërat me Ferrari do të shkonin kaq keq në fillim

    Edhe pse dy pilotët e Ferrari u renditën në vendet 4-5 në garën e fundit zhvilluar në Bahrein, ky nuk ishte rezultati që te “kokëkuqja” shpresonin, si në këtë garë ashtu dhe në këtë fillim-sezon. Ata sollën disa risi në Bahrein, përdorën një strategji ndryshe nga rivalët, por kjo nuk mjaftoi.
    Piloti britanik Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, deklaroi: “Nuk e prisja që të shkonte aq keq ky start i sezonit. Nuk e mendoja se performanca ime do të ishte kështu dhe se aftësia ime për t’u përshtatur me këtë makinë do të ishte aq e keqe sa ishte në të vërtetë”.
    “Unë nuk heq dorë, por duhet të përpiqemi t’i afrohemi edhe më shumë këtij potenciali që ka makina. Unë kam pilotuar në një stil të caktuar, në një mënyrë të caktuar dhe me të njëjtin ekip për një kohë të gjatë. Kam kaluar në një makinë të re që kërkon një stil të ndryshëm drejtimi dhe cilësime të ndryshme”, shtoi Hamilton.
    “Kjo makinë kërkon një stil drejtimi shumë, shumë të ndryshëm, ndaj po përshtatem. Po vendos ngadalë disa gjëra në kokën time për të gjetur ekuilibrin e duhur. Por është gjithashtu e qartë se Charles fillon me një set-up dhe e mban atë praktikisht për të gjithë fundjavën, ndërsa unë jam shumë larg prej tij”, tha britaniku.
    “Javën tjetër do të përpiqem të filloj nga një vend më i mirë dhe të mos ndryshoj shumë nga ajo bazë. Siç thashë, mendoj se kam mësuar se si dëshiron të drejtohet makina dhe shpresoj t’i zbatoj ato mësime fundjavën e ardhshme. Nëse mund të kualifikohem më mirë, mund të kem një rezultat shumë më të mirë“, tha Hamilton.

  • Lewis Hamilton ul euforinë: Mos prisni që unë të bëj magji me këtë Ferrari

    Lewis Hamilton ul euforinë: Mos prisni që unë të bëj magji me këtë Ferrari

    11 Prill 2025

    8:41

    Telesport

    Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 spostohet në Bahrein, aty ku Ferrari synon të ndryshojë kurs. Disa risi që do të sjellë “kokëkuqja” pritet që të japin efekt. Ato do të testohen sot, gjatë sesionit të parë të provave të lira.
    Ndaj, pritshmëritë për Lewis Hamilton dhe Charles Leclerc në këtë garë janë të larta. Piloti britanik, i ardhur në janar të Ferrari, kërkon të qëndrojë me këmbë në tokë dhe të presë rezultatet që do të ofrojë pista dhe të mos ëndërrojë.
    Në një intervistë, Hamilton tha: “Mos prisni asgjë magji nga mua, thjesht të presim atë që do të ofrojë pista këtë fundjavë. Ne po punojmë sa më shumë që të mundemi, kështu që nuk mund të them asgjë tjetër”.
    “E dimë që rezultatet nuk janë ato që kemi shpresuar, por ne besojmë se situata mund të ndryshojë. Gjithsesi, kjo makinë ka ende shumë për t’u përmirësuar dhe ne synojmë të nxjerrim të gjithë potencialin e saj”, tha Hamilton.