Tag: hamilton

  • Hamilton sërish kundër Ferrari: Në Silverstone humbën 3-4 pozicione për shkak të strategjisë

    Hamilton sërish kundër Ferrari: Në Silverstone humbën 3-4 pozicione për shkak të strategjisë

    7 Korrik 2025

    12:00

    Telesport

    Gara e zhvilluar të dielën në pistën e Silverstone ishte një shans i mirë për Ferrari për të fituar apo ngjitur në podium, por nuk ndodhi asnjë nga këto. Lewis Hamilton u rendit i katërti, ndërsa Charles Leclerc në vendin e 14-të.
    Në një fundjavë ku për shkak të kushteve atmosferike situata ishte shpesh kaotike, “kokëkuqja” nuk arriti dot të përfitojë. Duke folur për garën e shtëpisë, Hamilton tha: “Ishte një garë e vështirë që në fillimin e saj”.
    “Na mungon stabiliteti, veçanërisht në kthesat e ngadalta. Makina rrëshqet, nuk kthehet. Mundohem të ndryshoj diçka me levat, por është shumë e komplikuar”, tha 7 herë kampioni i botës në Formula 1.
    “Gjithashtu humbëm tre ose katër pozicione vetëm në strategji, shpresojmë për një rezultat më të mirë në garën tjetër”, tha Hamilton.
    “Gjëja pozitive këtë fundjavë janë testet. Në sipërfaqe të thata ekuilibri është i mire. Jemi shumë të fortë në kualifikime me drejtimin që kemi zgjedhur dhe madje edhe nga një garë si kjo mund të marrësh shumë tregues“, u shpreh britaniku.

  • “Hamilton nuk ka për ta fituar kurrë titullin e tetë kampion bote në Formula 1”

    “Hamilton nuk ka për ta fituar kurrë titullin e tetë kampion bote në Formula 1”

    1 Korrik 2025

    11:11

    Telesport

    Në moshën 94 vjeç e 8 muaj, Bernie Ecclestone, ish-pronari i Formula 1, u ngjit në një podium të F1 për herë të parë në jetën e tij. Rasti iu dha ditën e diel në pistën austriake të Spielberg, kur i dha fituesit medaljen e zakonshme të Federatës.
    “Në pamundësi për të marrë pjesë në garën e Austrisë, presidenti më kërkoi të dorëzoja medaljen, gjë që jam i kënaqur dhe i nderuar ta bëja. Ishte fantastike edhe nëse mund të duket e çuditshme. Kjo ishte hera e parë në pothuajse 70 vjet të këtij sporti që kam qëndruar në podium! Pra, edhe kjo ishte e këndshme“, komentoi Ecclestone.
    I pyetur nëse Lewis Hamilton do ta fitonte ndonjëherë titullin e tij të tetë botëror, ai tha: “Jo. Mendoj se në jetën e secilit ka periudha në të cilat gjithçka shkon mirë dhe mendoj se ai pati fatin të gjente veten përpara kur nuk kishte shumë konkurrencë dhe për këtë arsye gjithçka ishte më e lehtë”.
    “Tani ai ka kundërshtarë. Shpresoj që ai të mund ta përfundojë misionin e tij, por nga këtu deri te realizimi i saj është një histori krejt tjetër”, tha Bernie Ecclestone, që nuk ka patur marrëdhënie të mira me 7 herë kampionin e botës.

  • “Me iPad në fytyrë gjithë kohës”/ Anthony Ramos kritikon Madonnën nga skena e Hamilton

    Aktori dhe këngëtari Anthony Ramos ka zbuluar një përvojë të pakëndshme me Madonnën gjatë një shfaqjeje të Hamilton në vitin 2015. I ftuar në emisionin “Watch What Happens Live!” me Andy Cohen, Ramos tregoi se këngëtarja legjendare nuk ishte aspak e përqendruar gjatë performancës.
    “S’do ta harroj kurrë! Madonna me iPad në fytyrë gjithë kohës. I thashë me vete: nëse nuk të pëlqen, dera është aty,” u shpreh aktori.
    Edhe Lin-Manuel Miranda, krijuesi i Hamilton, kishte bërë një koment të ngjashëm atë vit në rrjetet sociale, duke përmendur se i kishte ndaluar një personazh të famshëm të futej pas skene dhe shumë spekuluan se bëhej fjalë pikërisht për Madonnën.
    Zëdhënësit e saj në atë kohë mohuan zërat, duke thënë se ajo kishte bërë një donacion dhe kishte treguar interes për shfaqjen.

  • Hamilton i ashpër: Kjo makinë nuk mund të luftojë për titullin, të mendojmë për 2026-tën

    Hamilton i ashpër: Kjo makinë nuk mund të luftojë për titullin, të mendojmë për 2026-tën

    16 Qershor 2025

    10:47

    Telesport

    Një hap prapa. Pas dy garave që përfunduan në podium për Ferrari, me Charles Leclerc të tretin në Monako dhe Spanjë, makina italiane ka mbetur jashtë podiumit në Kanada. Një garë anonime, me vendin e pestë për Charles Leclerc dhe të gjashtin për Lewis Hamilton.
    Dyshja nga Maranello ishte e zhgënjyer nga rezultati i arritur të dielën në Montreal, të cilat e kthejnë skuadrën italiane në vendin e tretë në renditjen për konstruktorë: 191 pikë pas kryesuesve të McLaren dhe 16 pas Mercedes, që triumfoi në Kanada.
    “Është e qartë se ne kemi nevojë për përditësime dhe nuk e di pse nuk po i sjellim ato. Gjithsesi, nuk mendoj se risitë teknike janë problemi kryesor. Nuk mund të them shumë, por ka shumë gjëra në prapavijë që po ndodhin”, tha Lewis Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1.
    “Ajo që është e qartë është se ne nuk kemi një makinë për të luftuar për kampionatin botëror të këtij viti, ndaj duhet të fokusohemi te makina e sezonit tjetër. Ferrari duhet të përpiqet të ndërtojë disa themele në mënyrë që të ketë sukses afatgjatë. Sepse ka kaq shumë ndryshime që duhen bërë”, tha Hamilton.

  • Hamilton: Në Spanjë gara më e shëmtuar, ndoshta është faji im që nuk po fitoj me Ferrari

    Hamilton: Në Spanjë gara më e shëmtuar, ndoshta është faji im që nuk po fitoj me Ferrari

    9 Qershor 2025

    10:12

    Telesport

    Ka kaluar një javë nga gara e fundit në Spanjë dhe piloti britanik i Ferrari, Lewis Hamilton, përpiqet të bëjë një bilanc të kësaj periudhe me “kokëkuqen”. 7 herë kampion i botës në Formula 1 pranon se gara e fundit ishte një makth i vërtetë.
    Ai ka deklaruar se në Barcelonë përjetoi garën e tij më të keqe që kur piloton në F1. “Është gara më e keqe që kam pasur ndonjëherë për sa i përket balancimit të makinës. Nuk ka asgjë pozitive në të“, tha Lewis Hamilton.
    Britaniku ishte mjaft drastik në gjykimin e tij për makinën SF-25: “Unë nuk e kam idenë pse krijon të gjitha këto ulje dhe ngritje. Ka diçka që nuk shkon me këtë makinë. Është më e keqja që kam drejtuar ndonjëherë“.
    “Jam i sigurt se skuadra nuk do të gjejë përgjigje për këtë situatë. Ndoshta është vetëm faji im që nuk po arrij të jem konstant me këtë makinë. Por e di se duhet të punojmë shumë së bashku të gjitha palët për ta kaluar këtë moment”, tha Hamilton.

  • “E vështirë të adaptohesh menjëherë me një makinë të re, shihni sa po vuan edhe Hamilton”

    “E vështirë të adaptohesh menjëherë me një makinë të re, shihni sa po vuan edhe Hamilton”

    “Dikur shihej si një justifikim, por tani që një pilot shtatë herë kampion bote ndryshon ekipin dhe lufton për të kapur podiumin, ne fillojmë të kuptojmë se sa e vështirë është  të përshtatet me një ekip të ri, makinë të re”.
    Spanjolli Carlos Sainz foli për problemet e hasura gjatë ndryshimit të skuadrës dhe makinave për të pilotuar këtë vit. Ish-piloti i Ferrari në Formula 1, tani në Williams, u shpreh në favor të Lewis Hamilton, i cili e zëvendësoi këtë vit në ekipin e Maranellos dhe që ka probleme me “kokëkuqen”.
    “E kuptoj, sepse e di sa e komplikuar është”, tha spanjolli në një intervistë për “Mundo Deportivo”. “Më është dashur të vuaj ndryshimin e ekipeve pesë herë dhe është diçka për të cilën praktikisht nuk është folur kurrë më parë”.
    “Është procesi i përshtatjes. Të gjithë prisnin që unë të isha gati deri në garën e tretë. Dukej sikur njerëzit nuk e kuptonin dhe e konsideronin një justifikim, tani e shohim se sa i kushton ndryshimi edhe Hamilton. Kjo konfirmon atë që thashë”, shtoi Sainz.
    “5 ose 10 vjet më parë, por askush nuk mund ta besojë me një ekip të ri por ajo që ka rëndësi është të arrish atje. Mendoj, sepse nëse arrin atje, në fund, me nivelin dhe talentin që ke, përfundon duke dëshmuar vlerën tënde“, deklaroi Carlos Sainz.

  • Hamilton i pakënaqur nga Ferrari dhe gara: Në Montekarlo isha në mes të askundit

    Hamilton i pakënaqur nga Ferrari dhe gara: Në Montekarlo isha në mes të askundit

    Nëse Charles Leclerc të paktën u përpoq të shihej në pasqyrat e Lando Norris, makina tjetër Ferrari, ajo e Lewis Hamilton, bëri një garë më vete. 7 herë kampioni i botës në Formula 1, fillimisht ishte i mbërthyer pas Isack Hadjar dhe Fernando Alonso. Por, me ndalesat e tyre, ai mundi të shtynte për të zënë vendin e pestë.
    Ai nuk kishte ritmin për të arritur në top-4 dhe as mundësinë për të humbur në top-5. Dhe vetë Hamilton ka rrëfyer se ka kuptuar pak nga 78 xhirot e djeshme. “Nuk mund ta shpjegoj boshllëkun prej 51 sekondash nga Norris. Është pak çmenduri ta shohësh, por thjesht ndodhi. Për sa më përket mua, e gjeta veten në mes të askundit”, tha Hamilton.
    “E kam nisur me penalitet, kam ndenjur pas dy makinave për një kohë dhe më pas kam arritur t’i kaloj. Pastaj e gjeta veten në tokën e askujt. Mendoj se diferenca ishte relativisht e madhe dhe nuk po konkurroja me askënd. Më duhej një makinë sigurie apo diçka tjetër, por nuk erdhi”, shtoi piloti britanik i Ferrari.
    “Strategjia nuk ishte shumë e qartë për mua. Informacioni nuk ishte saktësisht aq i qartë dhe për shumicën e kohës nuk dija pothuajse asgjë. Nuk e dija se për çfarë po luftoja. Nëse shikoj të dhënat, nuk isha shumë afër asnjërit nga të parëve. Shpresoja në një garë më të mirë, por tani përgatitem për fundjavën e ardhshme”, tha Hamilton.

  • F1/ Norris ‘Pole Position’ në Montekarlo, Hamilton penalizohet nga Komisarët

    Piloti i MekLaren Lando Norris arrin Pole Postition në Montekarlo në sekondën e fundit mbi Sharles Leklerk. Piloti anglez regjistron kohën në një minutë, nëntë sekonda e 954 të mijëtat, duke e kaluar me 109 të mijëtat mbi pilotin e Ferrarit.

    Rreshti i dytë për Oskar Piastri (+0.175) dhe Maks Verstapen i cili zë vendin e Luis Hamilton, me anglezin që penalizohet (tre pozicione) për pengim në fillim të kualifikimit kundër holandezit.

    Vija e tretë, për franko-algjerian Isak Haxhar (Racing Bulls) dhe për Fernando Alonso me Aston Martin. Hamilton dhe Esteban Okon me Haas formojnë rreshtin e katërt.

    Radha e nisjes nesër 25 maj 2025 në orën 15:00 (Monako)

    Vazhdo leximin

  • Hamilton: Nuk e prisja vendin e katërt, me disa xhiro më shumë mund të kapnim podiumin

    Hamilton: Nuk e prisja vendin e katërt, me disa xhiro më shumë mund të kapnim podiumin

    Pas provave zyrtare të së shtunës, ku Ferrari zhgënjeu me të dy pilotët e saj, gara e së dielës në Imola ishte më e mirë për “kokëkuqen”. Strategjia, menaxhimi i gomave dhe hyrja e makinës së sigurisë i dhanë një dorë pilotëve të Ferrari.
    Lewis Hamilton, që e nisi garën nga vendi i 12-të e përfundoi atë në vendin e katërt. Një rezultat, që siç konfirmon piloti britanik, 7 herë kampion bote në Formula 1, nuk e priste aspak pas problemeve që hasën ditën e shtunë.
    “Jam shumë i lumtur. Shpirti i Imola është i jashtëzakonshëm, faleminderit të gjithëve. Nuk dija çfarë të prisja dhe duhet të them që ishte e veçantë për mua kur pashë këtë ‘det të kuq’. Mendoj se ishte një nga vitet me audiencën më të madhe dhe entuziazmin më të madh”, tha Hamilton.
    Më tej, ai shtoi: “Ishte një flamur i madh i Ferrari që më kujtoi vitet e Schumacher. Sa i përket garës, nuk e prisja vendin e katërt, por makina më dha ndjenja të mëdha. Skuadra bëri një punë fantastike. Po arrijmë ngadalë atje ku duam. Mendoj se pas kësaj gare mund të mendojmë për fitore”.
    “Me inxhinierin tim Riccardo Adami bëmë një punë të mirë në nivelin e komunikimit. Qëndruam të dy të qetë. Punë e shkëlqyer ekipore dhe ekzekutim i shkëlqyer. Më duheshin edhe disa xhiro për të shkuar në gjueti për podiumin”, tha Hamilton.

  • Hamilton: Nuk erdha te Ferrari për të garuar për vendet 7-8, jemi 100 pikë pas McLaren por të shohim

    Hamilton: Nuk erdha te Ferrari për të garuar për vendet 7-8, jemi 100 pikë pas McLaren por të shohim

    Sezoni 2025 në Formula 1 nuk ka qenë aspak pozitiv për pilotin britanik Lewis Hamilton. Ai erdhi te Ferrari pritshmëri të mëdha, por vetëm triumfi në garën sprint të Kinës është shumë pak për 7 herë kampionin e botës.
    “Nga ky moment e deri në garën e Montmeló do të përpiqemi të zhbllokojmë disa performanca që nuk kemi qenë në gjendje t’i shfrytëzojmë. Po ndjekim planin tonë. Shpresojmë që të marrim më shumë se sa bëmë në garën e fundit”, tha Hamilton.
    Më tej, britaniku shtoi: “Në Spanjë do të duhet të vendosin një krah të përparmë të ndryshëm. Do të jetë interesante të shohim se si do të ndikojë në pistë. Makina ende ka shumë performancë që nuk kemi mundur t’i zhbllokojmë”.
    “Nuk mund t’ia mbyllim derën asnjë ideje, duhet t’i mbajmë sytë hapur dhe kokën lart. Duhet të vazhdojmë të shtyjmë me pritjet dhe qëllimin e fitores. Ky është qëllimi çdo fundjavë. Kur jam ulur këtu me inxhinierët, e pyes veten se si do ta fitojmë këtë fundjavë”, shtoi Hamilton.
    “Ndoshta jam paksa shumë i sigurt, por kështu duhet t’i qasemi çdo gare. Duhet të vish pozitiv dhe agresiv. Nuk do të hyj në këtë fundjavë duke menduar se do të jemi të shtatët ose të tetët. Dhe do ta ndryshoj këtë mentalitet”, tha Hamilton.
    Në fund, ai shtoi: “Është e vërtetë se McLaren është më shumë se 100 pikë para nesh, por sezoni është ende i gjatë. Gjërat mund të ndryshojnë dhe risitë që do të vijnë gradualisht kanë pikërisht këtë qëllim.