Tag: hamilton

  • Kaosi te Ferrari, Hamilton injoroi urdhrin për t’i hapur rrugë Leclerc

    Kaosi te Ferrari, Hamilton injoroi urdhrin për t’i hapur rrugë Leclerc

    Në Baku, gjatë një tjetër fundjave të zymtë për Ferrarin, pati sërish momente tensioni, edhe pse jo direkt, mes dy pilotëve, për shkak të vendimit të Luis Hamiltonit për të mos zbatuar urdhrin e skuadrës, duke mos ia kthyer pozicionin Sharl Lëklerkut.
    Gjithçka nisi në mesin e garës, kur Lëklerk, i cili ndodhej në vendin e tetë pa ndonjë mundësi reale për të kapur vendin e shtatë, mori udhëzim nga bokset që ta linte Hamiltonin të kalonte për të parë nëse shtatë herë kampioni i botës mund të kalonte pilotin e Racing Bulls, Liam Louson. Lëklerk e lejoi Hamiltonin të kalonte në kthesën 1, por u bë shpejt e qartë se as ai nuk kishte ritmin për ta arritur Louson. Inxhinieri i Lëklerkut, Brajan Boci, e informoi:

    “Nëse Luis nuk arrin të parakalojë, në fund të xhiros do të ndërroheni në vijën e drejtë finale”. Megjithatë, xhirot kaluan dhe ky shkëmbim vendesh nuk ndodhi, edhe pse Boci vazhdoi ta siguronte Lëklerkun: “Luis do të të lërë të kalosh”. Edhe inxhinieri i Hamiltonit, Rikardo Adami, ia kujtoi britanikut: “Luis, mund ta lejosh Sharlin të kalojë, është shumë afër teje. Kjo është xhiroja e fundit, Haxhar është larg pas jush, lëshoje…”.
    Por, Hamilton ngadalësoi vetëm disa metra para flamurit me kuadratë, por ishte shumë vonë dhe Lëklerc nuk arriti ta rimerrte vendin e tetë, duke përfunduar në të nëntin. Pas garës, Lëklerk nuk e fshehu zhgënjimin. Kjo ishte përgjigjja e tij në radio: “Po flasim për vendin e tetë, asgjë më shumë. Ai mund të jetë i lumtur, por për mua është një vendim i marrë dhe i padrejtë”. Më vonë, me një ton më të qetë, shtoi: “Nuk është fundi i botës. Flasim për një vend të tetë dhe të nëntë,. Më shumë do të reflektoj mbi performancën e dobët që patëm këtë fundjavë”, u shpreh Lëklerk.
    © BalkanWeb

  • Vasseur: Hamilton mund të ngjitet në podium këtë sezon, Ferrari po bën progres

    Vasseur: Hamilton mund të ngjitet në podium këtë sezon, Ferrari po bën progres

    15 Shtator 2025

    11:51

    Telesport

    Lewis Hamilton ka fituar garën sprint në Kinë këtë sezon, por ende nuk është ngjitur në podium në një garë “normale” këtë vit. Paraqitje positive që ai bëri në garën e fundit në Monza duket se ka rikthyer shpresat të britaniku.
    I këtij mendimi është Frederic Vasseur, shefi i “kokëkuqes”, që beson se Hamilton do të ngjitet në podium këtë sezon. “Ai ishte në gjendje të luftonte me Russell në Zandvoort dhe arriti të ngjitej nga vendi i dhjetë në të gjashtin në Monza. Ne mund të jemi në podium me Lewis”, tha Vasseur.
    Hamilton, 7 herë kampion bote në Formula 1, nuk ka kaluar kurrë një sezon të tërë pa një podium në karrierën e tij. “Do të rikthehemi në podium dhe po luftojmë fort, duke nisur nga gara e ardhshme në Baku”, tha Vasseur.

  • Hamilton optimist pas garës në Monza: Po filloj ta kuptoj më shumë makinën Ferrari

    Hamilton optimist pas garës në Monza: Po filloj ta kuptoj më shumë makinën Ferrari

    8 Shtator 2025

    9:42

    Telesport

    Lewis Hamilton beson se Ferrari ka bërë një paraqitje shumë të mirë në garën e fundit në Monza. Piloti britanik e nisi garën nga vendi i 10-të dhe e mbylli në vendin e gjashtë, me një makinë që ishte më kompetitive.
    “Jam shumë i kënaqur me progresin që po bëjmë. Po e kuptoj këtë makinë gjithnjë e më mirë. Nuk e di nëse do ta kuptoj ndonjëherë plotësisht, por shpresoj se mund të kontribuoj me makinën e vitit të ardhshën”, tha Hamilton.
    “Mendoj se mund të kisha bërë edhe më mire në Monza pa penalizimin në Zandvoort. Kaq shumë energji pozitive këtë fundjavë! E kisha vënë re edhe në të kaluarën, por këtë herë ishte ndryshe në Monza me Ferrari”, tha Hamilton.

  • Telashe pafund për Ferrari, Lewis Hamilton penalizohet me pesë pozicione për garën e Monza, ja arsyeja

    Telashe pafund për Ferrari, Lewis Hamilton penalizohet me pesë pozicione për garën e Monza, ja arsyeja

    1 Shtator 2025

    9:00

    Telesport

    Gjithçka ka shkuar keq për pilotin britanik Lewis Hamilton dhe Ferrari në garën e fundit në Holandë. Sikur të mos mjaftonte aksidenti në pistën e Zandvoort, komisarët e garës i dhanë 7 herë kampionit të botës në Formula 1 një dënim të ashpër.
    Britaniku do të vuajë një penalizim prej pesë vendesh në garën e ardhshme të Formula 1, atë që do të zhvillohet në Monza (Itali). Hamilton ishte nën hetim për mosrespektimin e flamujve të dyfishtë të verdhë gjatë xhirove të kontrollit para garës.
    Dokumenti zyrtar i lëshuar nga FIA shpjegon në detaje se çfarë ndodhi: Flamuri i dyfishtë i verdhë në kthesën e fundit ishte një procedurë që ishte njoftuar tashmë nga drejtuesit e garës duke pasur parasysh natyrën unike të pistës Zandvoort, e cila është jashtëzakonisht e ngushtë.

  • Zhgënjen në pistë, por Hamilton i ka sjellë Ferrari rreth 70 milionë euro fitim në marketing

    Zhgënjen në pistë, por Hamilton i ka sjellë Ferrari rreth 70 milionë euro fitim në marketing

    Sezoni 2025 i Ferrari e veçanërisht i Lewis Hamilton është zhgënjyes, që ka fituar vetëm garën sprint në Kinë. Më pas, asnjë podium këtë vit. Por, nëse në pistë gjërat shkojnë jo mirë, në marketing “kokëkuqja” ka qenë mjaft produktive.
    Sipas vlerësimeve të kryera nga mediat italiane, “efekti Hamilton” në të ardhurat e Ferrari është afërsisht 70 milionë euro më i lartë se xhiroja e saj e vitit 2025. Kjo shifër mund të kishte qenë edhe më e lartë nëse rezultatet do të ishin më të mira.
    Në mënyrë specifike, nga janari deri në qershor, të ardhurat u rritën nga 313 milionë euro (kjo shifër është për të njëjtën periudhë në vitin 2024) në 396 milionë euro, falë të ardhurave më të larta nga partneritetet e reja dhe rritjes së bonuseve nga përfundimi më i mirë në Formula 1.
    Vendi i dytë sezonin e kaluar në botërorin për konstruktorë vlen midis 30 dhe 40 milionë euro në rritjen e të ardhurave prej 83 milionë eurosh. Marrëveshjet e reja të sponsorizimit “mbulojnë” të ardhurat e mbetura, duke arritur në 40-50 milionë euro, një fitim edhe falë marrëveshjes me Hamilton.
    Pjesa e mbetur prej 20-30 milionë eurosh e nevojshme për të plotësuar të ardhurat e vlerësuara prej 70 milionë eurosh për Ferrari në vitin 2025 falë Hamilton vjen nga shfrytëzimi i markës në licencim, tregëtim dhe modë.

  • Vasseur bën “mea culpa”: Nënvlerësuam vështirësitë që Hamilton do të haste te Ferrari

    Vasseur bën “mea culpa”: Nënvlerësuam vështirësitë që Hamilton do të haste te Ferrari

    “Ne e nënvlerësuam sfidën me të cilën do të përballej Lewis në fillim të sezonit. Ai kaloi 10 vjet me McLaren dhe 10 të tjera me Mercedes. Le të themi se ka qenë një karrierë 20-vjeçare në mjedisin e Mercedes dhe ndryshimi i gjithë kësaj nuk është i lehtë“.
    Kjo është deklarata e dhënë nga drejtori i ekipit të Ferrari, Fred Vasseur, në lidhje me vështirësitë e Lewis Hamilton në këtë pjesë të parë të sezonit në Maranello. “Unë dhe Lewis nënvlerësuam se çfarë do të thoshte ky ndryshim, nga kultura te njerëzit“, shtoi Vasseur.
    Pavarësisht mungesës së rezultateve të menjëhershme, Vasseur theksoi angazhimin e Hamilton dhe lidhjen e tij me Charles Leclerc, duke theksuar qëndrimin e tyre profesional në një vit me presion të lartë.
    “Në këtë sezon, kur ka kaq shumë pritje dhe pastaj kalon nëpër një periudhë të vështirë, është shumë e lehtë të dorëzohesh. Por Leclerc nuk e ka bërë kurrë këtë. Ai gjithmonë e ka shtyrë veten deri në limit, e ka mbështetur ekipin dhe ka pasur një partneritet të shkëlqyer me Lewis“, tha ai.
    “Unë ende dua të fitoj gara këtë vit. Projekti i vitit 2026 është një sfidë e madhe dhe të gjithë duhet të jemi në të njëjtën linjë për ta menaxhuar atë. Por ndërkohë, duhet të shfrytëzojmë sa më shumë atë që kemi“, tha Vasseur.

  • Hamilton e quajti veten të padobishëm te Ferrari, Toto Wolff mbron pilotin

    Hamilton e quajti veten të padobishëm te Ferrari, Toto Wolff mbron pilotin

    Fundjava e Çmimit të Madh të Hungarisë në Formula 1 solli jo vetëm spektakël në pistë, por edhe emocione të forta jashtë saj.

    Ndërsa pista shënoi një duel dramatik mes McLaren-it të Lando Norris dhe Oscar Piastri-t, dhe u pa talenti i të rinjve si Gabriel Bortoletto krahas veteranit Fernando Alonso, vëmendjen më të madhe e tërhoqi një emër i zakonshëm: Lewis Hamilton.
    Piloti britanik i Ferrarit, i zhgënjyer thellë pas një gare kualifikuese të dobët, reagoi me fjalë të ashpra ndaj vetes: “Jam i padobishëm. Ferrari ka nevojë për një pilot tjetër”. Këto deklarata, të bëra të shtunën, ngritën pikëpyetje mbi të ardhmen e tij në Formula 1 dhe te ‘Kokëkuqja’.

    Pas garës, ku Hamilton nuk arriti të përmirësonte pozicionin dhe mbeti jashtë zonës së pikëve, ai nuk i tërhoqi komentet e mëparshme. “Kur ke një ndjesi të keqe, e ndien”, tha ai për Sky Sports F1, duke shtuar se shumë gjëra negative po ndodhin në prapaskenë.
    Ai shprehu lodhje mendore dhe tha se po e pret me padurim pushimin veror, edhe pse vazhdon të kënaqet me garat.
    Në mbrojtje të Hamilton-it doli ish-shefi i tij te Mercedes, Toto Wolff, i cili e përshkroi si një pilot me ndjeshmëri të lartë dhe ndershmëri emocionale: “Ky është Lewis, e ka zemrën në buzë”, u shpreh Wolff. “Ai e fajëson gjithmonë veten. Por ai është më i miri i të gjitha kohërave dhe asgjë nuk mund t’ia marrë këtë status.”
    Sipas Wolff, Hamilton ka ende misione të papërfunduara në Formula 1 dhe, ndonëse stili i tij nuk është përshtatur mirë me makinat me efektin e ri aerodinamik që nga viti 2022, ndryshimet që priten në sezonin e ardhshëm mund ta rikthejnë britanikun në majë.
    Drejtori i Mercedesit shprehu bindje se Hamilton do të vazhdojë të luftojë për titullin e tetë botëror, nëse ka një makinë që i përshtatet.
    “Po, ai ka ende motivim, pa diskutim”, përfundoi Wolff, duke hedhur poshtë zërat për një tërheqje të mundshme të kampionit.

  • Problemet në Belgjikë, Hamilton: Hera e parë që më ndodh

    Problemet në Belgjikë, Hamilton: Hera e parë që më ndodh

    Fundjava në Belgjikë nisi me malore për Luis Hamiltonin, i cili doli jashtë në Q1 në kualifikueset për Sprintin.
    I zhgënjyer, piloti i Ferrarit shpjegoi shkurtimisht se çfarë ndodhi: “Pata një problem dhe u rrotullova pasi rrota e pasme u bllokua. Mendoj se është hera e parë që më ndodh diçka e tillë në karrierën time”.

    Në Spa, Ferrari solli në pistë pezullimin e ri të pasmë, një modifikim i mbështetur nga vetë britaniku, por ai nuk mundi të gjykonte efektin: “Nuk e vlerësoj shumë, nuk kam ndjesi pozitive. Nesër (sot) është një ditë tjetër dhe do të përpiqemi të bëjmë diçka. Është frustruese, sepse është bërë kaq shumë punë dhe të gjendesh në këtë situatë nuk është e këndshme”.

  • Hamilton: Kam gati një dosje me problemet e Ferrari, s’dua të përfundoj si Alonso e Vettel

    Hamilton: Kam gati një dosje me problemet e Ferrari, s’dua të përfundoj si Alonso e Vettel

    Në prag të Çmimit të Madh të Belgjikës në Formula 1, që zhvillohet këtë fundjavë në pistën e Spa, piloti britanik Lewis Hamilton kërkon podiumin e tij të parë me Ferrari. Në 12 garat e para, 7 herë kampioni i botës nuk ka përfunduar kurrë më lart se vendi i katërt (ka fituar garën sprint në Kinë).
    Sir Lewis nuk është i kënaqur me këto muaj të parë te Ferrari, ku pak gjëra po funksionojnë siç e kishin imagjinuar ai. Hamilton ende duhet të përshtatet plotësisht me një ekip dhe mjedis të ri, me metoda të ndryshme pune. Ai duhet t’i përshtatet ekipit dhe kjo është ajo që ka bërë gjatë këtyre javëve pushim, duke përpiluar një dokument që detajon të gjitha problemet e makinës.
    “Në Maranello, mora pjesë në shumë takime me Vigna, Elkann dhe Vasseur, si dhe në takime teknike me Serra. Përgatita dokumente që detajonin problemet e ndryshme me makinën dhe ndryshimet që mund të zbatonim brenda ekipit. Arsyeja pse i shkrova dokumentet është se shoh potencial të madh në këtë ekip”, tha Hamilton.
    “Asgjë nuk i afrohet pasionit, por është një organizatë e madhe dhe ka shumë pjesë lëvizëse, jo të gjitha funksionojnë me kapacitet të plotë“, tha Hamilton, që shtoi: “Kjo është arsyeja pse ekipi nuk ka pasur suksesin që mendoj se e meriton. Mendoj se është puna ime të sfidoj çdo aspekt, veçanërisht ata që janë në krye dhe marrin vendime“.
    “Gjatë 20 viteve të fundit, Ferrari ka pasur pilotë të jashtëzakonshëm si Raikkonen, Alonso dhe Vettel, të gjithë kampionë bote. Por Fernando dhe Sebastian nuk kanë fituar këtu dhe unë refuzoj të lejoj që kjo të më ndodhë mua”, shtoi britaniku.
    “Kështu që, po bëj një përpjekje shtesë. Kam qenë me fat që kam fituar përvojë në dy ekipe të tjera të shkëlqyera. Edhe pse ka dallime kulturore, nëse bën të njëjtat gjëra, do të marrësh të njëjtat rezultate. Jam këtu për të fituar dhe ky është një moment vendimtar për mua“, deklaroi Hamilton.

  • Hamilton mbron Vasseur: Është njeriu i duhur për të na çuar në majë, prej tij jam te Ferrari

    Hamilton mbron Vasseur: Është njeriu i duhur për të na çuar në majë, prej tij jam te Ferrari

    Piloti britanik Lewis Hamilton e ka mbështetur përsëri Frederic Vasseur, drejtorin sportiv të Ferrari, i cili, në mes të sezonit, ende nuk është konfirmuar në këtë detyrë për vitin tjetër.
    “Mendoj se Fred është vërtet njeriu i duhur për të na çuar në majë. Kjo është gjithashtu arsyeja pse po punoj sa më shumë që mundem për ta mbështetur atë dhe për të bërë ndryshimet e nevojshme, të cilat janë mjaft të shumta“, tha Hamilton.
    “Më pëlqen të punoj me Vasseur. Ai është arsyeja pse jam këtu dhe duam të vazhdojmë së bashku. Ai ka mbështetjen time të plotë. Fred më solli në këtë ekip, kështu që i detyrohem shumë”, tha 7 herë kampioni i botës në Formula 1.
    “Sapo arrin në një ekip të ri vëren se sa i shkëlqyer është organizimi dhe si është ngritur struktura. Ata që kanë ardhur së fundmi kanë një perspektivë të freskët krahasuar me ata që kanë qenë atje për një kohë të gjatë. Dhe kështu mund t’i shihni qartë anët pozitive dhe negative“, deklaroi Lewis Hamilton.
    Deklaratë kjo e dhënë gjatë një interviste me transmetuesin britanik “Channel 4”, që i bën jehonë asaj që tha Sir Lewis pak më pak se një muaj më parë, para garës në Kanada, kur Hamilton pranoi se ishte drejtuesi francez që e bindi të vijë te Ferrari.