Në fund të garës së Abu Dhabi, ku ai bëri një rikthim të fortë nga vendi i gjashtëmbëdhjetë në të tetin, Lewis Hamilton foli hapur në radio dhe falënderoi ekipin pavarësisht një sezoni të vështirë të parë me Ferrari në Formula 1.
“Ka qenë një sezon i gjatë, djema. Faleminderit të gjithëve. Faleminderit për mirësinë tuaj. Jam mirënjohës për gjithë punën e palodhur. Gjithmonë do të luftoj për ju, djema. Gjithmonë. Faleminderit“, tha 7 herë kampioni i botës.
Hamilton vetë e quajti këtë “sezonin më të vështirë të karrierës së tij”. Falënderimi pas garës së fundit sezonale u shqiptua në italisht, një shenjë e dëshirës së tij për t’u afruar gjithnjë e më shumë me ekipin.
Por çfarë do të bëjë Lewis tani? Hamilton ka ide të qarta se do të mbyllë çdo komunikim përpara sezonit të ardhshëm. “Mezi pres të largohem nga e gjithë kjo, nga fotosesionet çdo javë deri te gjithçka tjetër”, tha britaniku.
“Mezi pres të mos më duhet t’i bëj të gjitha këto. Do të fle shumë, do të marr shumë përqafime nga nipërit e mbesat e mia dhe do të kaloj kohë me familjen time, duke u përqendruar në shëndetin dhe gjumin tim“, shtoi Hamilton.
Piloti i Ferrari duket më i vendosur se kurrë për t’u shkëputur nga bota moderne dhe frenetike.
“Do të shkëputem nga energjia dhe nuk do të flas me askënd. Askush nuk do të jetë në gjendje të më kontaktojë këtë dimër. Nuk do ta kem telefonin me vete. Zakonisht e mbaj me vete, por këtë herë do ta hedh në plehra“, përfundoi Hamilton.
Tag: hamilton
-

Hamilton: Do të jetë një dimër vetmie, do të hedh celularin në kosh dhe s’do të flas me askënd
-

Shpërthen Lewis Hamilton: Mezi po pres që ky sezon me Ferrari të marrë fund
24 Nëntor 2025
11:02
Telesport
Vendi i tetë në fund të garës së Las Vegas, edhe ai i arritur pas skualifikimit të makinave McLaren, nuk e kënaq aspak 7 herë kampionin e botës në Formula 1, Lewis Hamilton. Piloti i Ferrari e nisi garën nga vendi i fundit, por s’mund të bënte asgjë më shumë se kaq.
“Nuk e di se çfarë të shpresoj më. Do të doja shumë t’u jepja djemve një rezultat të mirë, sepse e meritojnë. Ky është qëllimi im për dy garat e fundit. Në Las vegas matëm një garë të vështirë, sigurisht jo një garë që do ta kujtoj me nostalgji”, deklaroi Hamilton.
Më tej, britaniku tha: “Ne patëm një nisje të mirë dhe arrita të fitoja disa pozicione në pjesën e parë. Kontakti me Albon në pjesën e dytë shkaktoi disa dëme, ndikoi në ritmin tim dhe e bëri më të vështirë afrimin me Hulkenberg. Nga ana pozitive, ne prapë arritëm të ktheheshim në pikë dhe çdo pikë vlen për kampionatin e konstruktorëve.”
Më pas, piloti i “kokëkuqes” u shfry në deklaratën e tij: “Gjithsesi, ky është një rezultat i tmerrshëm. Nuk ka asgjë pozitive për të nxjerrë nga kjo garë. Mezi pres që të mbarojë ky sezon. Mezi pres për garën tjetër… dhe dy të fundit“. -

Hamilton: Pas një viti me Ferrari ndjej se jam në një pozicion më të mirë për vitin 2026
Kampionati botëror për skuadrën Ferrari padyshim nuk shkoi ashtu siç shpresonte ekipi dhe Lewis Hamilton. Piloti britanik, 7 herë kampion bote në Formula 1, nuk priste të kalonte 21 gara i veshur me të kuqe pa pasur kurrë kënaqësinë e përfundimit në podium.
“Ne nuk po luftojmë për kampionatin, kështu që tani puna jonë është të përpiqemi të marrim rezultatet më të mira për të bërë më të mirën për konstruktorët“, pranoi Lewis Hamilton në një intervistë pas mbërritjes në vendlindje pas garës së Brazilit.
“Askush nuk interesohet për pozicionin në kampionatin e pilotëve. Nuk më intereson të jem i pesti apo i gjashti apo diçka e tillë. Është më shumë e rëndësishme për ekipin të ruajmë vendin e dytë në kampionatin e konstruktorëve”, shtoi britaniku.
Piloti anglez reflektoi më pas mbi udhëtimin e këtij viti, duke parë përpara drejt vitit 2026: “Ky ka qenë një vit i vështirë, por sinqerisht, e prisja. Po bashkohem me një ekip të ri dhe një kulturë të re, dhe jam shumë i vetëdijshëm se progresi kërkon kohë”.
“Pra, është një vit i ndërtimit të themeleve dhe ka qenë i vështirë, por ndiej se po bëjmë përparim. Ndiej se kjo po më vendos në një pozicion të mirë për vitin e ardhshëm, dhe kjo është gjëja më e rëndësishme“, përfundoi Hamilton. -

Ish-pronari i Formula 1 sulmon Luis Hamiltonin: Vlen vetëm për marketing
Luis Hamilton rikthehet në një nga vendet e tij të preferuara në botërorin e Formulës 1, në Çmimin e Madh të Brazilit. Piloti i Mercedesit gjithmonë është ndier si në shtëpinë e vet në Interlagos, madje ka edhe shtetësi simbolike braziliane.
Pikërisht aty ai fitoi titullin dramatik të vitit 2008, që tani është sërish në qendër të vëmendjes për shkak të ankesës së Felipe Masës, dhe ka dhuruar momente ikonike, si triumfi i vitit 2021 apo xhiroja e vitit 2024 me MekLaren-Honda të idhullit të tij, Airton Sena. Këtë herë, Hamilton ka nevojë më shumë se kurrë për një rikthim në një pistë ku gjithmonë ka shkëlqyer. Sezoni i tij 2025 nuk ka qenë aspak mbresëlënës: asnjë podium, vendi i gjashtë në renditje (me 146 pikë, kundrejt 210 të Lëklerkut).Një podium në Brazil është ende i mundur, por dyshimet për të po shtohen edhe nga figura të mëdha të botës së garave.Deklarata më e fortë kundër Hamiltonit vjen nga vetë Berni Ekleston, ish-bosi që e udhëhoqi Formulën 1 drejt modernizimit. 95-vjeçari britanik, i njohur për qëndrimet e tij pa filtra, nuk e kursen aspak pilotin që e pa të ngjitej në skenë që në vitin 2007, duke bërë sulmin e radhës ndaj tij. “Gjërat po i dalin nga kontrolli. Ai donte të ishte kampion dhe tani nuk e kupton pse nuk po e arrin”, tha Ekleston për median gjermane “Sport.de”, duke shtuar një kritikë edhe më të ashpër: “Është vetëm një produkt i marketingut financiar”, theksoi ai.
Sipas Eklestonit, Hamilton nuk do të arrijë më rezultate të mëdha dhe fokusi i tij tashmë është diku tjetër. “Në të ardhmen do të merret më shumë me botën e modës”, shtoi ai. Megjithatë, i moshuari britanik pranoi diçka: “Është një nga më të mirët e 10 viteve të fundit, por jo më i miri”. Ekleston nuk u ndal vetëm te Hamiltoni.
Ai shprehu edhe mendimin e tij për Ferrarin: “Ata kanë nevojë për një lider autoritar për të pasur sukses. Nuk flasin italisht, flasin vetëm ‘Ferrari’. Është një vend ku të gjithë kanë opinion dhe përzihen në gjithçka. Vendosin vetë çfarë është mirë e çfarë jo”. Sipas tij, drejtori aktual, Frederik Vasër, nuk është zgjidhja e duhur. “Vasër është shumë i dobët”, përfundoi Ekleston, duke kujtuar figurat e mëdha të së kaluarës si Tod, Braun apo vetë Enzo Ferrari. -

Hamilton: Roma nuk u ndërtua në një ditë, rikthimi i Ferrari në majë kërkon kohë
Lewis Hamilton është ende duke ndjekur podiumin e tij të parë në Formula 1 si pilot i Ferrari në vitin 2025. Ai fitoi në Kinë dhe përfundoi i treti në Miami, por ato ishin dy gara sprint. Në garën e fundit, në Teksas, ai iu afrua përsëri podiumit, duke zënë vendin e katërt për herë të katërt këtë sezon.
Gjithsesi, 7 herë kampioni i botës, është i kënaqur sepse, pas pushimeve verore, ai po sheh përparim të prekshëm në integrimin e tij brenda skuadrës Ferrari. “Ndjej sikur po shkojmë në drejtimin e duhur. Mos harroni, Roma nuk u ndërtua në një ditë,” tha Lewis Hamilton para garës në Meksikë.
“Duhet kohë për t’u ndërtuar nga e para gjithçka këtu. Duke qenë viti im i parë me ekipin, doja të isha i respektueshëm për mënyrën se si i kanë bërë gjërat në të kaluarën dhe thjesht të vëzhgoja dhe të shihja se cilat janë pikat tona të forta dhe të dobëta, për të nxjerrë në pah se cilat janë fushat ku duhet të punojmë”, shtoi britaniku.
Më tej, Hamilton tha: “Mendoj se po fillojmë të shohim disa nga ndikimet e punës që po bëjmë prapa skenave. Ndihem sikur ekipi po përgjigjet dhe shpresoj që kjo punë të ketë ndikim edhe në makinën e vitit të ardhshëm. SF-25 është një makinë që nuk e kam ndihmuar ta zhvilloj gjatë viteve”.
“Shpresoj që nga viti i ardhshëm, kontributi im do të përfshihet në makinën e vitit 2026, e cila do të jetë një makinë që e kam ndihmuar ose do ta ndihmoj ta zhvilloj. Mendoj se po bëjmë vërtet përparim me ekipin dhe kemi një marrëdhënie të shkëlqyer, veçanërisht pas pushimeve të verës”, deklaroi britaniku.
“Mendoj se gjërat kanë filluar të përmirësohen dhe gjithçka ka të bëjë me ndërtimin e besimit dhe komunikimit. Gjithashtu, po bashkohem me një ekip ku anglishtja nuk është gjuha e parë dhe nuk flas italisht, kështu që ka të bëjë me gjetjen e një gjuhe të përbashkët. Dhe fakti është se të gjithë duam të fitojmë“, tha Hamilton.
“Jemi të gjithë këtu për të njëjtin qëllim dhe thjesht duhet të vazhdojmë të shtyjmë përpara. Kjo është arsyeja pse përpiqem t’i mbaj të gjithë të motivuar në fundjava të vështira, duke u përpjekur t’ua mbaj moralin lart. Por këtë vit, ndryshuam shumë, shumë gjëra që sugjerova, të cilat nuk ishin bërë në të kaluarën, kështu që ata më dëgjuan”, shtoi piloti i “kokëkuqes”.
Në fund, Hamilton tha: “Jo gjithçka ndryshon menjëherë. Duhet kohë për të ndërtuar diçka. Dhe si inxhinierë, ata kanë nevojë për prova. Ata kanë nevojë për numra. Kjo është ajo me të cilën punojnë. Kështu që ndonjëherë duhet të shtysh përpara për të arritur ndryshime të caktuara”. -

Ende asnjë podium me Ferrari këtë sezon por Hamilton vendos rekordin historik në Formula 1
20 Tetor 2025
9:00
Telesport
Këtë sezon, Ferrari nuk ka arritur ende të fitojë asnjë garë në Formula 1 e për pasojë edhe Lewis Hamilton nuk ka mundur ende të shijojë suksesin me “kokëkuqen”. Madje 7 herë kampioni i botës nuk është ngjitur as në podium këtë vit.
Vetëm një fitore në garën sprint në Kinë në fillim të sezonit, është shumë pak për një pilot që erdhi me shumë bujë. Gjithsesi, piloti britanik, në garën e Amerikës zhvilluar të dielën në Austin vendosi një rekord historik për këtë sport.
Hamilton është piloti i parë në historinë e Formula 1 që arrin kuotën e 5000 pikëve. Më saktësisht, pas vendit të katërt në garën e djeshme, britaniku arriti kuotën e 5004.5 pikëve në karrierën e tij në Formula 1.
“Natyrisht që kjo gjë më bën krenar. Gara e fundit në Austin ishte e mirë për ne dhe shpresoj të vazhdojmë kështu deri në fund për të arritur te fitorja e parë sezonale. Do të ishte një motivim i madh për ne”, tha Hamilton. -

Hamilton: Garat e fundit të këtij sezoni janë një test i mirë për 2026-ën
17 Tetor 2025
12:58
Telesport
Këtë fundjavë, botërori i Formula 1 spostohet në pistën amerikane të Austin. Kjo do të jetë një fundjavë e gjatë, pasi do të zhvillohet edhe gara sprint, ndaj te Ferrari kanë besim në një rezultat pozitiv.
“Do të japim gjithçka këtu në Austin. Unë tashmë i kam vlerësuar me kujdes gjërat që duhet të bëjmë këtë fundjavë. Mendoj se me pak më shumë performancë nga makina, mund të bëjmë mirë,” deklaroi Lewis Hamilton.
Piloti britanik, ashtu sikurse shoku i tij i skuadrës Charles Leclerc kërkojnë fitoren e parë sezonale me “kokëkuqen”. Ndërkohë që, skuadra punon edhe për të ardhmen, pasi viti 2026 është viti i ndryshimeve të mëdha.
“Ne të gjithë po punojmë për të hedhur themelet për vitin 2026. I shoh fundjavat e fundit si fundjava testuese për t’u përmirësuar, duke përfshirë marrëdhëniet dhe komunikimin. Ne të gjithë duam të ruajmë një nivel të lartë përqendrimi”, tha Hamilton. -

Parashikimi i ish-kampionit, Baton: Ndryshimi i rregulloreve vendos fatin e Hamiltonit
Luis Hamilton po përjeton një sezon të parë shumë të vështirë me Ferrarin. Shtatë herë kampioni i botës ende nuk ka arritur të ngjitet në podium me kostumin e kuq të ekipit italian. Deri më tani janë zhvilluar 18 gara në një vit 2025 të mbushur me zhgënjime, ndërsa momentet më të mira kanë qenë fitorja në garën sprint në Kinë, si dhe vendet e katërta të arritura në Imola, Spielberg dhe Silverstone.
Rezultatet e fundit nuk pasqyrojnë plotësisht ritmin e tij aktual, i cili është përmirësuar ndjeshëm pas pushimit veror. Përveç nivelit të Hamilton, edhe makina SF-25 ka treguar një përparim të rëndësishëm. “Është çmenduri që rezultatet nuk e tregojnë këtë. Megjithatë, ne jemi aty dhe mendoj se shumë shpejt do të kemi një fundjavë të shkëlqyer”, u shpreh Hamilton pas Çmimit të Madh të Singaporit.Gjithsesi, mbeten ende shumë aspekte ku skuadra mund të përmirësohet. “Mendoj se ka ende fusha ku mund të jem më agresiv. Makina është e paqëndrueshme ndonjëherë, kështu që ende nuk ndihem plotësisht i sigurt gjatë frenimit, kur jam në fazën sulmuese”, shtoi piloti britanik.
RËNDËSIA E RREGULLOREVE TË REJA PËR VITIN 2026
Sipas Xhenson Baton, kampion bote në vitin 2009, këto përmirësime do të jenë vendimtare për të ardhmen e Hamiltonit në Formula 1. Në një intervistë për “Sky Sports”, ish-piloti britanik deklaroi se ndryshimet e mëdha në rregullore që do të hyjnë në fuqi vitin tjetër do të tregojnë nëse Hamilton është ende në kulmin e tij, apo në prag të tërheqjes.
Baton e sheh ardhjen e këtij ndryshimi si një pikë kthese në karrierën e ishshokut të tij të skuadrës te MekLareni. Ai beson se Hamilton ose do të rikthehet në formën e tij më të mirë, ose do të largohet nga sporti në moshën 41- vjeçare. “Me ndryshimet e mëdha në rregulloren e vitit të ardhshëm, ose do të shohim një Luis në kulmin e tij, ose një Luis që mund të vendosë të pensionohet”, komentoi Baton.
© BalkanWeb -

Polemika me frenat: Alonso akuzon, Hamilton e ironizon duke e krahasuar një personazh seriali
Çmimi i Madh i Sin gaporit dhuroi sh këndija mes dy “ustallarëve” të vjetër të Formulës 1, Luis Hamiltonit dhe Fernando Alonsos. Britaniku ka reaguar me sarkazëm ndaj kritikave të spanjollit të Aston Martinit pas garës, ku piloti i Ferrarit vazhdoi garën edhe pse pranoi në radio se kishte probleme me frenat në fazën përfundimtare.
Alonso arriti ta ndjekë nga afër dhe i mori rreth 50 sekonda në dy xhirot e fundit, por nuk ia doli ta parakalonte (vetëm 0.4 sekonda diferencë në finish). Megjithatë, një penalizim ndaj Hamiltonit për shkurtimin e kthesave dhe daljen jashtë pistës “pa arsye të justifikuar” i dha vendin e shtatë spanjollit. Edhe pse situata ishte e qartë, Hamilton u ndje i bezdisur nga ankesat e rivalit të tij të vjetër përmes radios, menjëherë pas mbarimit të garës.“Nuk mund ta besoj. Seriozisht, nuk mund ta besoj. Nuk mund ta besoj. A është e sigurt të ngasësh pa frena?”, dëgjohej Alonso teksa i drejtohej inxhinierit të tij, me qëllim që ta dëgjonin edhe komisarët. “Mua ndonjëherë më kanë tentuar të më përjashtojnë vetëm pse më binte pasqyra e pasme (Ostin 2022), dhe tani dikush nuk ka frena dhe gjithçka është në rregull…?”, shtoi më tej spanjolli.
PËRGJIGJA E HAMILTONIT
Hamilton iu përgjigj Alonsos përmes një postimi në “Instagram”, ku publikoi një klip nga seriali klasik britanik “One Foot in the Grave”, ku personazhi përsëriste vazhdimisht frazën: “I don’t believe it” (“Nuk mund ta besoj”), së bashku me tekstin “18 vjet…”, një referencë që të çon pas në vitin 2007, kur të dy ishin te skuadra MekLaren dhe u përfshinë në një betejë të fortë brenda ekipit, me shumë polemika, që asnjërin nuk e çoi drejt titullit kampion, ndërsa ai që festoi ishte Kimi Raikonen.
Në fakt, Hamilton mund të kishte marrë edhe një ndëshkim më të rëndë, por komisarët nuk e trajtuan çështjen si problem sigurie, siç pretendonte Alonso, por thjesht si një shkelje e kufijve të pistës, një shkelje më e lehtë. Pikërisht pretendimi i Alonos është ajo që e acaroi më shumë britanikun: fakti që spanjolli e vuri në qe© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb
-

Hamilton braktis testet me Ferrarin për të qenë pranë qenit të tij në koma
27 Shtator 2025
8:12
Alfred Lleshi
Lewis Hamilton mungoi të premten në testet për gomat “Pirelli” në Mugello, pasi po qëndron pranë qenit të tij të dashur, Roscoe, i cili është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore. Kampioni anglez i Ferrarit tregoi se kishte kaluar “disa orë të tmerrshme” dhe iu kërkoi ndjekësve të luteshin për shërimin e Roscoe.
Në një postim në Instagram, Hamilton shpjegoi: “Ju lutem, mendoni për Roscoe. Ai u prek përsëri nga pneumonia dhe i vështirësohej frymëmarrja. U shtrua në spital dhe i dhanë qetësues, por gjatë procesit zemra iu ndal”.
Ai shtoi se mjekët arritën ta rikthenin në jetë, por tani është në koma: “Nuk e dimë nëse do të zgjohet. Nesër do të përpiqen ta zgjojnë. Jam pranë tij dhe dua t’ju falënderoj për lutjet e mbështetjen”. Postimi u shoqërua me foto prekëse të Hamilton pranë Roscoe, pas intubimit të këtij të fundit, si pasojë e arrestit kardiak.