Tag: hamasi

  • Hamasi pajtohet me propozimin e armëpushimit në Gazë nga ndërmjetësimet e Egjiptit dhe Katarit

    Hamasi pajtohet me propozimin e armëpushimit në Gazë nga ndërmjetësimet e Egjiptit dhe Katarit

    Grupi militant Hamas tha dje në mbrëmje se kishte pranuar propozimin e ri për armëpushim në Gazë nga ndërmjetësit e Egjiptit dhe Katarit, ndërsa shtoi se Izraeli kishte bërë një kundërpropozim në “koordinim të plotë” me ndërmjetësuesin e tretë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas “Reuters”.
    Egjipti, në fillim të javës bëri një propozim për të rivendosur armëpushimin në rrugën e duhur, pas rifillimit të befasishëm të luftimeve nga Izraeli.

    Nuk ishte menjëherë e qartë nëse propozimi kishte ndryshuar përpara se Khalil al-Hayah, udhëheqësi i Hamasit në Gazë, të njoftonte se ishte rënë dakord.
    Në fillim të javës, një zyrtar egjiptian e përshkroi propozimin, duke thënë se Hamasi do të lironte pesë pengje të gjallë, duke përfshirë një amerikano-izraelit nga Gaza në këmbim që Izraeli të lejonte ndihmën në territor dhe një pauzë javore në luftime.
    Izraeli do të lironte qindra të burgosur palestinezë. Zyrtari foli në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar të informonte mediat për bisedimet me dyer të mbyllura.
    Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu nuk dha detaje rreth kundërpropozimit të Izraelit, i cili tha se ishte ofruar pasi Netanyahu kishte zhvilluar konsultime të premten.
    “Në orët e fundit, Izraeli ka paraqitur kundërpropozimin e tij ndërmjetësuesve në koordinim të plotë me SHBA-ne”, tha zyra e Netanyahut në një deklaratë.
    Izraeli, një javë e gjysmë më parë i dha fund armëpushimit me Hamasin duke nisur një valë të papritur sulmesh që shkaktoi vdekjen e qindra njerëzve.
    Shtëpia e Bardhë fajësoi Hamasin për ripërtëritjen e luftimeve. //a.i/ ATSH

  • Mungesë ushqimi dhe luftë, palestinezët festojnë Bajramin

    Mungesë ushqimi dhe luftë, palestinezët festojnë Bajramin

    Gaza

    GAZA- Palestinezët në Rripin e Gazës nuk kishin shumë për të festuar të dielën, kur nisi shënimi i festës treditore të Fitër Bajramit, pasi furnizimet me ushqim janë duke iu pakësuar me shpejtësi, ndërsa luftës mes Izraelit dhe Hamasit nuk po i shihet fundi. Hamasi, grup militant palestinez, është i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
    Shumë njerëz e falën namazin e Bajramit jashtë xhamive të shkatërruara të dielën. Fitër Bajrami shënon fundin e muajit të agjërimit të Ramazanit dhe duhet të jetë një ngjarje e gëzueshme, kur familjet mblidhen për festa dhe blejnë rroba të reja për fëmijët – por shumica e 2 milionë palestinezëve në Gazë po përpiqen thjesht të mbijetojnë.
    “Është Bajrami i Trishtimit”, tha Adel al-Shaer pasi mori pjesë në faljen e Bajramit në natyrë në qytetin qendror të Deir al-Balah.
    “Humbëm të dashurit tanë, fëmijët tanë, jetën tonë dhe të ardhmen tonë. Humbëm studentët tanë, shkollat dhe institucionet tona. Humbëm gjithçka”, tha ai.
    Ai tha mes lotësh se 20 anëtarë të familjes së tij të zgjeruar janë vrarë nga sulmet izraelite, përfshirë katër nipër të tij të vegjël vetëm disa ditë më parë.
    Izraeli i dha fund armëpushimit me Hamasin dhe e rifilloi luftën në fillim të marsit, pasi grupi militant nuk i pranoi ndryshime në marrëveshjen e arritur në janar.
    Sulmet izraelite kanë vrarë qindra palestinezë, dhe Izraeli nuk ka lejuar hyrjen e ushqimit, karburantit apo ndihmës humanitare për katër javë.
    “Ka vrasje, zhvendosje, uri dhe një rrethim”, tha Saed al-Kourd, një tjetër besimtar.
    “Ne dalim për të kryer ritualet e Zotit vetëm sa për t’i gëzuar fëmijët, por në lidhje gëzimin për Bajram? Nuk ka Bajram”, shtoi ai.
    Lufta filloi kur militantët e udhëhequr nga Hamasi sulmuan Izraelin më 7 tetor 2023, duke i vrarë rreth 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 251 pengje. Hamasi ende po mban 59 pengje – 24 prej të cilëve besohet se janë ende gjallë – pasi shumica e të tjerëve u liruan përmes armëpushimeve apo marrëveshjeve të mëparshme.
    Bombardimet dhe sulmet tokësore të Izraelit kanë vrarë mbi 50.000 palestinezë, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë, e cila nuk bën dallim mes civilëve dhe luftëtarëve në statistikat e saj. Izraeli thotë se i ka vrarë rreth 20.000 militantë, pa dhënë prova për këtë. Lufta e Izraelit ka shkatërruar pjesë të mëdha të Gazës dhe, në kulmin e tyre, e ka detyruar rreth 90% të popullsisë të zhvendoset brenda vendit, në raste disa herë./REL

  • Hamasi pranon kushtet për paqe! Grupi militant palestinez në Gaza do të lirojë çdo javë nga 5 pengje

    Hamasi pranon kushtet për paqe! Grupi militant palestinez në Gaza do të lirojë çdo javë nga 5 pengje

    Grupi militant palestinez, Hamas është pajtuar me propozimin për armëpushim në Gaza, të cilin e ka marrë dy ditë më herët nga ndërmjetësuesit në Egjipt dhe Katar, ka njoftuar lideri i grupit militant, Khalil al-Hayya  (Khalil Kaja) të shtunën.

    “Dy ditë më herët, kemi pranuar një propozim nga ndërmjetësuesit në Egjipt dhe Katar. Ne e morëm me pozitivitet dhe e pranuam atë”, ka deklaruar Khalil al-Hayya përmes një fjalimi në televizion. “Shpresojmë që okupatori nuk do ta minojë atë”, shtoi Hayya, i cili udhëheq grupin negociator të Hamasit në bisedimet indirekte me Izraelin me qëllim për të siguruar një armëpushim në luftën në Gaza që filloi në tetor të 2023-tës.
    Burimet e sigurisë kanë thënë për “Reuters” të enjten se Egjipti ka marrë sinjale pozitive nga Izraeli mbi një propozim të ri për armëpushim që do të përfshinte një fazë tranzicioni.
    Propozimi sugjeron që Hamasi të lirojë çdo javë nga pesë pengje izraelite, sipas burimeve të sigurisë.
    Zyra e kryeministrit në Izrael, ka njoftuar se ka mbajtur një seri konsultimesh sipas propozimit që kanë marrë nga ndërmjetësuesit, dhe se Izraeli iu ka ofruar ndërmjetësuesve një kundërpropozim në koordinim të plotë me SHBA-në.
    Ky propozim erdhi pas largimit të Izraelit nga armëpushimi i parë, pasi sipas këtij shteti Hamasi po bënte manipulime psikologjike dhe nuk kishte vullnet për paqe.
    Izraeli ka rifilluar operacionet në Gaza, duke kryer sulme ajrore dhe operacione të kufizuara tokësore ushtarake.

    Top Channel

  • Shpresë për paqe, Hamas mbështet rifillimin e një armëpushimi në Rripin e Gazës

    Shpresë për paqe, Hamas mbështet rifillimin e një armëpushimi në Rripin e Gazës

    Grupi militant palestinez Hamas thotë se mbështet rifillimin e një armëpushimi në Rripin e Gazës përmes një propozimi të paraqitur nga ndërmjetësit, i cili do të lirojë pesë pengje të tjerë në Izrael në këmbim të një armëpushimi 50-ditor.

    Khalil al-Hayya, udhëheqësi më i lartë i Hamasit jashtë Gazës, tha se grupi kishte miratuar një projekt-marrëveshje të dërguar nga ndërmjetësit egjiptianë dhe ata të Katarit, shkruan BBC. 

    Zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se kishte marrë gjithashtu planin dhe paraqiti një “kundërpropozim për ndërmjetësit në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara”.

    Nëse bihet dakord, marrëveshja e re e kufizuar e armëpushimit mund të përkojë me festën myslimane të Fitër Bajramit, e cila festohet sot.

    Të shtunën, zyra e Netanyahut tha se ai kishte zhvilluar konsultime mbi propozimin e armëpushimit nga ndërmjetësit.

    Ai tha se kundëroferta izraelite ishte dakordësuar me SHBA, por nuk dha detaje të mëtejshme. SHBA nuk ka komentuar publikisht mbi këtë çështje.

    Propozimi vjen pasi forcat izraelite nisën një operacion tokësor në Rafah dhe vazhduan sulmet ajrore në të gjithë Rripin e Gazës pasi një armëpushim që kishte hyrë në fuqi më 19 janar, përfundoi në fillim të këtij muaji.

    Të dyja palët nuk ishin në gjendje të binin dakord për një fazë të dytë të marrëveshjes pas përfundimit të së parës.

    Gjatë fazës së parë, Hamasi kishte liruar 33 pengje. Grupi i mbështetur nga Irani mendohet se mban ende 59 pengje, megjithëse jo të gjithë besohet se janë gjallë.

    Hamasi kishte këmbëngulur më parë për t’iu përmbajtur marrëveshjes origjinale, që parashikonte lirimin e të gjithë pengjeve të mbetura në këmbim të një tërheqjeje të plotë të forcave izraelite në Gaza dhe përfundimit të luftës. Por ato negociata nuk filluan kurrë.

    Izraeli dhe SHBA në vend të kësaj propozuan që faza e parë e armëpushimit, e cila skadoi një muaj më parë, duhet të zgjatet, pa asnjë garanci të qartë se lufta do të përfundonte.

    Izraeli akuzoi Hamasin për refuzimin e zgjatjes dhe më 18 mars rifilloi sulmet e tij ushtarake në Gaza.

    Më shumë se 900 njerëz në të gjithë territorin janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite që atëherë, tha ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi.

    Ndërkohë, familjarët e pengjeve të mbetura kanë akuzuar Netanyahun se ka vënë në rrezik jetën e pengjeve duke thyer armëpushimin.

    Një nga ata pengje, Elkana Bohbot, u shfaq në një video të re të postuar nga Hamasi në të cilën lutet për lirim.

    Lufta filloi kur Hamasi sulmoi Izraelin jugor më 7 tetor 2023, duke vrarë rreth 1200 persona, ndërsa 251 të tjerë u morën peng.

    Izraeli u përgjigj me një ofensivë masive ushtarake, e cila vrau më shumë se 50,000 palestinezë, thotë ministria e Shëndetësisë e Gazës, e drejtuar nga Hamasi./vizionplus.tv

  • Hamasi pranon të lirojë 5 pengje izraelite të dielën, Izraeli kërkon 10 në këmbim të të burgosurve

    Hamasi pranon të lirojë 5 pengje izraelite të dielën, Izraeli kërkon 10 në këmbim të të burgosurve

    Hamasi ka dhënë dritën jeshile për lirimin e pesë pengjeve izraelitë që janë ende gjallë në këmbim të një armëpushimi 50-ditor, disa orë pasi grupi islamik publikoi një video të një pengu që lutej për lirinë e tij.

    Udhëheqësi i Hamasit, Khalil al-Hayya thuhet se tha sonte se grupi shprehu gatishmërinë e tij për të liruar pesë pengjet gjatë festës myslimane të Fitër Bajramit, e cila fillon nesër, pas një propozimi që mori dy ditë më parë nga Egjipti dhe Katari, sipas Reuters.
    Zyra politike e Benjamin Netanyahu vuri në dukje se pas “një sërë konsultimesh në përputhje me propozimin e marrë nga ndërmjetësit, Izraeli përcolli një kundërpropozim në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara”.
    Qeveria e Netanyahut po insiston në lirimin e 10 nga 24 pengjet që besohet se janë ende gjallë në Rripin e Gazës, sipas raporteve që citojnë zyrtarë izraelitë.
    Nga 251 pengjet e marra gjatë sulmit të Hamasit në Izrael në vitin 2023, 58 mbeten rob në Gaza, duke përfshirë 34 për të cilët IDF thotë se janë të vdekur. Hamasi thuhet se është i hapur për dorëzimin e trupave të tyre.
    Në këmbim, Izraeli është zotuar të lirojë qindra të burgosur palestinezë.
    Khalil al-Haya shtoi se armët e Hamasit përbëjnë një “vijë të kuqe” dhe se ajo nuk do të çarmatoset për sa kohë që ushtria izraelite pushton enklavën palestineze.

    Top Channel

  • ‘Ne kemi miratuar propozimin e Egjiptit dhe Katarit për armëpushimin në Gaza’, thotë Hamasi

    ‘Ne kemi miratuar propozimin e Egjiptit dhe Katarit për armëpushimin në Gaza’, thotë Hamasi

    Një zyrtar i lartë i Hamasit tha sonte se organizata rebele ka miratuar një propozim të ri për një armëpushim në Rripin e Gazës.

    Ky propozim u paraqit nga ndërmjetësit, duke i kërkuar edhe Izraelit ta mbështesë atë dhe duke paralajmëruar se shkelja e saj përbën një ‘vijë të kuqe’, për qeverinë e Netanyahut.

    “Dy ditë më parë ne morëm një propozim nga vëllezërit tanë ndërmjetësues të Egjiptit dhe Katarit. Ne e miratuam atë. Shpresojmë që Izraeli të mos sjellë pengesa,” tha Khalil al-Haya.

    Megjithatë, Hamasi paralajmëroi se nuk do të çarmatoset për sa kohë të ekzistojë pushtimi izraelit mbi territoret palestineze. Syri.net-CNN.gr.

     

  • VIDEO/ Lufta në Gaza, Hamasi publikon video të një pengu që i kërkon qeverisë izraelite ti lirojë

    VIDEO/ Lufta në Gaza, Hamasi publikon video të një pengu që i kërkon qeverisë izraelite ti lirojë

    Hamasi publikoi sot një video të re që tregon një peng izraelit i cili u rrëmbye më 7 tetor 2023, gjatë sulmit të nisur nga organizata palestineze në Izraelin jugor.

    Videoja zgjat pak më shumë se tre minuta.
    Nuk ishte e mundur të verifikohej data në të cilën u filmua pengu, i cili flet hebraisht, ngre vazhdimisht duart dhe i kërkon qeverisë izraelite që të organizojë lirimin e tij. Pengu në video është identifikuar si Elkana Bohbot.
    Videoja vjen pas kërcënimeve të vazhdueshme të Izraelit se do rifillojë sërish sulmet me forcë të plotë në Gaza pasi sipas tyre Hamasi nuk e respektoi marrëveshjen e armëpushimit ashtu siç duhej.

    The family of Elkana Bohbot gave permission to publish the propaganda video released by Hamas a short time ago.
    Statement from Elkana’s family:
    “We are anxious and worried. How much longer can Elkana survive in the hell of Gaza?
    We implore the Israeli public in the strongest… pic.twitter.com/oaWedwJlzI
    — Aviva Klompas (@AvivaKlompas) March 29, 2025

    Top Channel

  • Netanyahu drejtuar Hamasit: Nëse pengjet nuk dorëzohen, ne do të pushtojmë Gazën

    Netanyahu drejtuar Hamasit: Nëse pengjet nuk dorëzohen, ne do të pushtojmë Gazën

    Benjamin Netanyahu

    IZRAELI- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka përsëritur kërcënimet e tij se do të pushtojë Rripin e Gazës nëse organizata palestineze Hamas nuk i liron pengjet që mban ende.
    “Sa më gjatë që Hamasi të vazhdojë refuzimin për të liruar pengjet tanë, aq më i fortë do të jetë represioni që ne ushtrojmë”, deklaroi Netanyahu në mënyrë specifike para Knesset-it, ku deklarata e tij u ndërpre nga zërat e anëtarëve të opozitës.
    Deklarata e Netanyahu erdhi pasi Hamasi zbuloi në një deklaratë se do të bënte çdo gjë që kishin në fuqi për të mbajtur gjallë të burgosurit, por ankoheshin se bombardimet sioniste ishin duke i vënë jetën në rrezik. 
    “Sa herë që forca pushtuese (izraelite) përpiqet të rimarrë të burgosurit me forcë, ajo përfundon duke i sjellë marrë në arkivole,”-theksoi Hamasi.

  • Egjipti paraqet propozim të ri për rivendosjen e armëpushimit në Gaza, ja çfarë parashikohet

    Egjipti paraqet propozim të ri për rivendosjen e armëpushimit në Gaza, ja çfarë parashikohet

    Bota E Hënë, 24 Mars 2025 14:22
    Egjipti paraqiti një propozim të ri javën e kaluar për të rivendosur armëpushimin në Rripin e Gazës.
    Sipas Reuters, propozimi u hartua pasi Izraeli javën e kaluar rifilloi operacionet e tij ajrore dhe tokësore kundër Hamasit në enklavën palestineze, duke i dhënë fund efektivisht marrëveshjes së brishtë të armëpushimit që kishte qenë në fuqi që nga 19 janari.

    Plani egjiptian kërkon që Hamasi të lirojë pesë pengje izraelite çdo javë, me Izraelin që zbaton fazën e dytë të armëpushimit të rënë dakord.
    Si SHBA ashtu edhe Hamasi e kanë pranuar propozimin, por Izraeli ende nuk është përgjigjur. Propozimi egjiptian përfshin një afat kohor për lirimin e të gjithë pengjeve në këmbim të një afati kohor për tërheqjen e plotë të Izraelit nga Gaza.
    Hamasi akuzon Izraelin për shkeljen e kushteve të marrëveshjes së armëpushimit, por ka thënë se është i hapur për negociata dhe po shqyrton propozimin e të dërguarit amerikan Steve Witkoff.