Këto deklarata ai i bëri gjatë konferencës së përbashkët për media me kancelarin gjerman, Friedrich Merz.
Ndasitë mes aleatëve të NATO-s ishin të dukshme gjatë vizitës së parë të Merzit në Turqi, që kur mori detyrën e kancelarit.
Merz tha se Qeveria e tij ka qëndruar pranë Izraelit që nga sulmi i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – më 7 tetor 2023 dhe se beson se Izraeli po ushtron të drejtën e tij për vetëmbrojtje.
“Do të mjaftonte një vendim i juaj për të shmangur viktima të shumta të panevojshme. Hamasi është dashur që më herët t’i lironte pengjet dhe të dorëzonte armët”, tha ai, duke shtuar se shpreson që lufta ka përfunduar me marrëveshjen e armëpushimit të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të mbështetur nga Turqia.
Erdogan, një prej kritikëve më të zëshëm të ofensivës së Izraelit në Gazë dhe një lojtar kyç në bisedimet për armëpushim, tha se nuk pajtohet me kancelarin Merz.
“Hamasi nuk ka bomba e as armë bërthamore, por Izraeli i ka të gjitha këto dhe i përdor këto armë për të goditur Gazën, për shembull ka sulmuar me këto bomba sërish mbrëmë”, tha Erdogan.
“Ju, si Gjermani, a i shihni këto? Ju, si Gjermani, a nuk i ndiqni këto ngjarje? Përveç se sulmon Gazën, Izraeli po ashtu gjithmonë ka synuar që të shtypë Gazën përmes urisë dhe gjenocidit”, tha udhëheqësi turk.
Një hetim i Kombeve të Bashkuara ka konstatuar se Izraeli ka kryer gjenocid në Gazë, duke argumentuar se vrasjet, rrethimet dhe shkatërrimet janë kryer me qëllim “shkatërrimin e palestinezëve” në këtë enklavë. Disa grupe të tjera izraelite dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë dalë me një përfundim të ngjashëm.
Izraeli mohon akuzat për gjenocid, duke i cilësuar si të motivuara politikisht dhe thotë se fushata e tij ushtarake ka në shënjestër Hamasin, e jo popullatën civile të Gazës. Ai po ashtu pretendon se merr masa për të minimizuar dëmet te civilët.
Merz ka kritikuar veprimet e Izraelit në Gaza dhe këtë vit Gjermania pezulloi eksportet ushtarake atje, duke përmendur si motiv situatën e përkeqësuar humanitare në Rripin e Gazës.
Megjithatë, ai nuk ka shprehur mbështetje për akuzat për gjenocid, duke argumentuar se kritika ndaj Izraelit nuk duhet të shndërrohet në një pretekst për antisemitizëm.
Erdogan tha se ende beson se Gjermania dhe Turqia mund të bashkëpunojnë për t’i dhënë fund zisë së bukës dhe për të siguruar dërgesa me ndihma për Gazën.
Ai gjithashtu përmendi mundësinë që aleatët e NATO-s të përqendrohen në projekte të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes dhe përsëriti dëshirën e Ankarasë për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian.
Merz tha se sheh Turqinë si një partnere të ngushtë të BE-së dhe se dëshiron të zhvillojë marrëdhënie dypalëshe ekonomike, përfshirë në sektorin e transportit dhe migracionin./ REL
Tag: hamasi
-

“Hamasi nuk ka bomba e as armë bërthamore”/ Erdogan i ashpër me Merz: Izraeli ka synuar që të shtypë Gazën përmes urisë dhe gjenocidit
-

Sulmet izraelite në Gaza, raportohen mbi 100 viktima në 12 orë
Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe Agjencia për mbrojtje civile kanë raportuar se numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite në mbarë Rripin e Gazës ka shkuar në mbi 100.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë që udhëhiqet nga Hamasi, grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, raportoi për 104 të vrarë nga sulmet e fundit izraelite.
Ndërkaq, Agjencia për mbrojtje civile tha se të paktën 101 palestinezë të vrarë u sollën në spitale, “përfshirë 35 fëmijë dhe një numër grash dhe të moshuar”, që u vranë “gjatë sulmeve izraelite të kryera në më pak se 12 orë”.Një ditë më parë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, urdhëroi sulme “të fuqishme” në Gazë, teksa më pas ushtria izraelite tha se në Gazë ishte vrarë një ushtar i saj.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të mërkurën se pavarësisht sulmeve izraelite, që u kryen në kundërpërgjigje të vrasjes së ushtarit, armëpushimi që ai ndërmjetësoi tri javë më parë nuk është në rrezik.
Udhëheqësi amerikan tha se Izraeli ka të drejtë të kundërpërgjigjet.
“Siç e kuptova, ata vranë një ushtar izraelit”, tha Trump për gazetarët në bordin e avionit presidencial. “Pra, izraelitët u kundërpërgjigjën dhe ata duhet të kundërpërgjigjen. Kur diçka e tillë ndodh, ata duhet të kundërpërgjigjen”, shtoi ai.
Një zyrtar i ushtrisë izraelite tha se grupi radikal palestinez e kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit, duke sulmuar forcat izraelite që ishin stacionuar brenda të ashtuquajturës “linjë të verdhë” – linjë për dislokimin e trupave, sipas marrëveshjes së armëpushimit.
Hamasi mohoi se ka sulmuar ushtarët izraelitë.
Marrëveshja e armëpushimit në Gazë hyri në fuqi më 10 tetor, duke ndalur dy vjet luftë që u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
Që nga hyrja në fuqi, të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit. Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1 mijë e 200 persona dhe rrëmbeu 251 të tjerë.
Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 67 mijë palestinezë, territori ka pësuar shkatërrime të mëdha dhe banorët po përballen me krizë humanitare./REL -

Raportohet për më shumë se 100 të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Ministria e Shëndetësisë në Gazë dhe Agjencia për mbrojtje civile kanë raportuar se numri i viktimave nga sulmet ajrore izraelite në mbarë Rripin e Gazës ka shkuar në mbi 100.
Ministria e Shëndetësisë në Gazë që udhëhiqet nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – raportoi për 104 të vrarë nga sulmet e fundit izraelite.
Ndërkaq, Agjencia për mbrojtje civile tha se të paktën 101 palestinezë të vrarë u sollën në spitale, “përfshirë 35 fëmijë dhe një numër grash dhe të moshuar”, që u vranë “gjatë sulmeve izraelite të kryera në më pak se 12 orë”.
Një ditë më parë, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, urdhëroi sulme “të fuqishme” në Gazë, teksa më pas ushtria izraelite tha se në Gazë ishte vrarë një ushtar i saj.
Presidenti amerikan, Donald Trump, tha të mërkurën se pavarësisht sulmeve izraelite, që u kryen në kundërpërgjigje të vrasjes së ushtarit, armëpushimi që ai ndërmjetësoi tri javë më parë nuk është në rrezik.
Udhëheqësi amerikan tha se Izraeli ka të drejtë të kundërpërgjigjet.
“Siç e kuptova, ata vranë një ushtar izraelit”, tha Trump për gazetarët në bordin e avionit presidencial. “Pra, izraelitët u kundërpërgjigjën dhe ata duhet të kundërpërgjigjen. Kur diçka e tillë ndodh, ata duhet të kundërpërgjigjen”, shtoi ai.
Një zyrtar i ushtrisë izraelite tha se grupi radikal palestinez e kishte shkelur marrëveshjen e armëpushimit, duke sulmuar forcat izraelite që ishin stacionuar brenda të ashtuquajturës “linjë të verdhë” – linjë për dislokimin e trupave, sipas marrëveshjes së armëpushimit.
Hamasi mohoi se ka sulmuar ushtarët izraelitë.
Marrëveshja e armëpushimit në Gazë hyri në fuqi më 10 tetor, duke ndalur dy vjet luftë që u nxit nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.
Që nga hyrja në fuqi, të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit.
Gjatë sulmit të 7 tetorit, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu 251 të tjerë.
Si pasojë e ofensivës izraelite, në Gazë janë vrarë më shumë se 67.000 palestinezë, territori ka pësuar shkatërrime të mëdha dhe banorët po përballen me krizë humanitare./ REL/
-

Nuk ka paqe në Gaza, 50 të vrarë nga sulmet e Izraelit gjatë natës, mes tyre 22 fëmijë
Të paktën 50 palestinezë, mes tyre 22 fëmijë, u vranë dhe mbi 200 u plagosën të martën në mbrëmje në një valë sulmesh ajrore izraelite në Rripin e Gazës, njoftuan Mbrojtja Civile dhe spitalet lokale të drejtuara nga Hamasi.
Izraeli tha se sulmet ishin kundërpërgjigje ndaj “shkeljeve” të marrëveshjes së armëpushimit nga Hamasi, pasi një ushtar izraelit u vra në jug të Gazës. Hamasi mohoi çdo përfshirje, duke e quajtur bombardimin “kriminal” dhe “shkelje të hapur të marrëveshjes”.
Sulmet goditën shtëpi, shkolla dhe blloqe banimi në qytetin e Gazës, Beit Lahia, Bureij, Nuseirat dhe Khan Younis. Dëshmitarë përshkruan “shtylla zjarri e tymi” që ngriheshin mbi qytet. Ekipet e shpëtimit paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet, pasi shumë persona janë ende nën rrënoja.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë për “sulme të fuqishme”, ndërsa ministri i mbrojtjes Israel Katz paralajmëroi se “Hamasi do të paguajë shumëfish” për vrasjen e ushtarit dhe shkeljen e marrëveshjes së pengjeve.
Nga ana tjetër, Presidenti amerikan Donald Trump tha se “asgjë nuk do ta rrezikojë armëpushimin”, por shtoi se Izraeli “duhet të kundërsulmojë kur sulmohet”.
Armëpushimi, i ndërmjetësuar nga SHBA, Egjipti, Katari dhe Turqia, është pjesë e planit 20-pikësh të paqes për Gazën, i cili parashikon shkëmbimin e pengjeve me trupat dhe të burgosurit palestinezë.
Sipas të dhënave palestineze, më shumë se 68,500 persona janë vrarë në Gaza që nga fillimi i luftës në tetor 2023.Top Channel
-

Sulmet izraelite vrasin 33 persona në Gaza, Trump: Izraeli ka të drejtë të përgjigjet, armëpushimi nuk është në rrezik
Të paktën 33 palestinezë u vranë pas sulmeve izraelite në Gaza të martën në mbrëmje, tha agjencia e Mbrojtjes Civile dhe spitalet e drejtuara nga Hamasi.
BBC raporton se Izraeli kreu sulme pas pretendimeve për shkelje të marëveshjes së pushimit nga Hamasi.
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit akuzoi Hamasin se kishte sulmuar Gazën jugore, sulm që vrau një ushtar izraelit të martën, si dhe për shkelje të kushteve për kthimin e trupave të pengjeve të vdekura.Hamasi pretendoi se nuk kishte “asnjë lidhje” me sulmin dhe këmbënguli se ishte i përkushtuar ndaj marrëveshjes së armëpushimit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, pohoi se “asgjë” nuk do të rrezikonte armëpushimin, por shtoi se Izraeli duhet të “kundërsulmojë” kur ushtarët e tij të jenë në shënjestër.
Sulmet izraelite goditën shtëpi, shkolla dhe blloqe banimi në Qytetin e Gazës dhe Beit Lahia në veri të Gazës, Bureij dhe Nuseirat në qendër, dhe Khan Younis në jug, sipas dëshmitarëve dhe ndihmësve të parë.
Një deklaratë e shkurtër e lëshuar nga zyra e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu të martën në mbrëmje tha se ai kishte urdhëruar ushtrinë të kryente “sulme të fuqishme” në Gaza, por nuk specifikoi arsyet e tij.
Megjithatë, ministri i tij i mbrojtjes tha se Hamasi kishte kaluar “një vijë të kuqe” duke nisur një sulm ndaj ushtarëve izraelitë në Gaza të martën.
“Hamasi do të paguajë shumëfish për sulmin ndaj ushtarëve dhe për shkeljen e marrëveshjes për kthimin e pengjeve të rënë”, paralajmëroi Katz./vizionplus.tv -

Hamasi: Ne nuk jemi të përfshirë në sulmin ndaj forcave të IDF-së në Rafah, po respektojmë armëpushimin
Lëvizja islamiste palestineze Hamas ka deklaruar se nuk është përgjegjëse për sulmin kundër një patrulle të IDF-së këtë pasdite në Rafah, e cila shkaktoi rifillimin e sulmeve izraelite në Gaza.
Në një deklaratë të lëshuar në kanalin e saj Telegram, Hamasi e përshkroi përgjigjen ushtarake të Izraelit ndaj një sulmi të dyshuar ndaj forcave të saj në Rafah si një “shkelje flagrante” të marrëveshjes së armëpushimit të nënshkruar në Egjipt më 9 tetor. -

Hamasi: Respektojmë marrëveshjen e armëpushimit dhe dorëzimin e të gjitha pengjeve
Hamasi ka përsëritur qëllimin e tij për të respektuar marrëveshjen e armëpushimit dhe për të dorëzuar të gjithë pengjet.
Hamasi thekson se Izraeli është duke e penguar zbatimin e marrëveshjes.
“Nuk kemi interes të fshehim trupat e ndonjë të burgosuri ose të vonojnë në dorëzimin e tyre. Pohojmë angazhimin tonë të plotë ndaj marrëveshjes. Pushtimi ka refuzuar të lejojë ekipet e kërkimit të hyjnë në zonat e kuqe për të gjetur trupat e të burgosurve. Ne u kërkojmë ndërmjetësve të ushtrojnë presion mbi armikun për të lehtësuar nxjerrjen e trupave të mbetur’, tha Suhail al-Hindi, një anëtar i byrosë politike të Hamasit në Gaza./vizionplus.tv
-

Hamasi dorëzoi eshtrat që nuk i përkisnin pengjeve të mbetur, Netanyahu: Shkelje e armëpushimit, do të përgjigjemi
Arkivoli që iu dorëzua Izraelit nga Hamasi gjatë natës besohet se përmban eshtrat e një pengu, trupi i të cilit u gjet tashmë nga forcat izraelite dy vjet më parë dhe jo një nga 13 pengjet, trupat e të cilëve ende nuk janë gjetur, tha të hënën kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.
Netanyahu tha se kjo konsiderohej shkelje e armëpushimit në Gaza dhe se Izraeli do të kundërpërgjigjej.
Nga ana e saj, organizata e armatosur palestineze pretendoi se po respektonte kushtet e armëpushimit dhe se po bënte çdo përpjekje për të gjetur mbetjet e pengjeve, por po përballej me vështirësi për shkak të mungesës së pajisjeve për të identifikuar trupat.
Zëdhënësi i Hamasit, Hazem Qassem, tha se gjetja e të gjithë trupave ishte një sfidë për organizatën për shkak të shkallës së shkatërrimit në Gaza. Megjithatë, “Hamasi do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje për të dorëzuar trupat e mbetur derisa procesi të përfundojë dhe sa më shpejt të jetë e mundur”, i tha ai Reuters.
Megjithatë, Netanyahu njoftoi se do të mblidhte Këshillin e Sigurisë Kombëtare më vonë sot për të vendosur “hapat e ardhshëm të Izraelit”.
Sipas Netanyahut, eshtrat e dorëzuara gjatë natës i përkasin Ofir Zarfati-t , një izraelit i cili u vra më 7 tetor 2023, në sulmin e Hamasit që shkaktoi luftën, dhe trupi i të cilit u gjet nga forcat izraelite në javët e para të luftës.
Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, dhe Ministri i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, i kanë bërë thirrje Netanyahut të marrë masa të ashpra kundër Hamasit.
Megjithatë, çdo përgjigje padyshim që do të duhet të marrë dritën jeshile nga Uashingtoni, i cili ndërmjetësoi armëpushimin e brishtë, tha një zyrtar izraelit.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha të shtunën se do ta ndjekë “shumë nga afër” kthimin e trupave të pengjeve nga Hamasi gjatë dy ditëve të ardhshme.
Sipas armëpushimit, Hamasi do të lirojë të gjithë pengjet e mbijetuara në këmbim të lirimit të rreth 2,000 të burgosurve dhe robërve të luftës palestinezë, ndërsa Izraeli do të ndërpresë sulmet dhe do të tërheqë forcat e tij.
Hamasi gjithashtu ka rënë dakord të dorëzojë eshtrat e të gjithë pengjeve të vdekur që nuk janë gjetur ende, por ka thënë se do të duhet kohë për t’i gjetur dhe rikuperuar ato. Izraeli këmbëngul se grupi mund të ketë qasje të lehtë në shumicën e eshtrave.Top Channel
-

Netanyahu: Do vendosë Izraeli se cilat trupa të huaja do të jenë të pranueshme në Gaza!
Kryeministri Benjamin Netanyahu tha të dielën se Izraeli do të përcaktojë se cilat forca të huaja do të lejojë, si pjesë të një force ndërkombëtare të planifikuar në Gaza për të ndihmuar në sigurimin e një armëpushimi të brishtë sipas planit të Presidentit të SHBA-së Donald Trump.
Mbetet e paqartë nëse shtetet arabe dhe të tjera do të jenë të gatshme të angazhojnë trupa, pjesërisht duke pasur parasysh refuzimin e militantëve palestinezë të Hamasit për t’u çarmatosur siç kërkohet nga plani, ndërsa Izraeli ka shprehur shqetësime në lidhje me përbërjen e forcës.
Ndërsa administrata Trump ka përjashtuar dërgimin e ushtarëve amerikanë në Rripin e Gazës, ajo ka folur me Indonezinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin, Katarin, Turqinë dhe Azerbajxhanin për të kontribuar në forcën shumëkombëshe.
“Ne e kontrollojmë sigurinë tonë dhe gjithashtu e kemi bërë të qartë në lidhje me forcat ndërkombëtare se Izraeli do të përcaktojë se cilat forca janë të papranueshme për ne dhe kjo është mënyra se si veprojmë dhe do të vazhdojmë të veprojmë”, tha Netanyahu.
“Kjo, sigurisht, është e pranueshme edhe për Shtetet e Bashkuara, siç e kanë shprehur përfaqësuesit e saj më të lartë ditët e fundit”, tha ai në një seancë të kabinetit të tij.
Izraeli, i cili e mbajti të rrethuar Gazën për dy vjet për të mbështetur luftën e tij ajrore dhe tokësore në enklavë kundër Hamasit pas sulmit ndërkufitar të grupit militant palestinez më 7 tetor 2023, vazhdon të kontrollojë të gjitha hyrjet në territor.
IZRAELI KUNDËR ROLIT TË TURQISË NË FORCËN E GAZËS
Javën e kaluar Netanyahu la të kuptohej se do të ishte kundër çdo roli të forcave turke të sigurisë në Gaza. Marrëdhëniet dikur të ngrohta turko-izraelite u përkeqësuan në mënyrë drastike gjatë luftës në Gaza, me presidentin turk, Tayyip Erdogan, që kritikoi ashpër fushatën shkatërruese ajrore dhe tokësore të Izraelit në enklavën e vogël palestineze.
Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, gjatë një vizite në Izrael që synonte forcimin e armëpushimit, tha të premten se forca ndërkombëtare do të duhej të përbëhej nga “vende me të cilat Izraeli ndihet rehat”. Ai nuk bëri asnjë koment mbi përfshirjen turke.
Rubio shtoi se qeverisja e ardhshme e Gazës ende duhet të përcaktohet midis Izraelit dhe vendeve partnere, por nuk mund të përfshijë Hamasin.
Rubio më vonë tha se zyrtarët amerikanë po merrnin mendime mbi një rezolutë të mundshme të OKB-së ose një marrëveshje ndërkombëtare për të autorizuar forcën shumëkombëshe në Gaza dhe do ta diskutonin çështjen në Katar, një ndërmjetës kyç i Gjirit për Gazën, të dielën.
Një sfidë e madhe për planin e Trump është se Hamasi ka hezituar të çarmatoset. Që kur armëpushimi hyri në fuqi dy javë më parë si faza e parë e planit 20-pikësh të Trump, Hamasi ka ndërmarrë një goditje të dhunshme ndaj klaneve që kanë vënë në provë kontrollin e tij mbi pushtetin.
Izraeli thotë se Hamasi e di se ku ndodhen mbetjet e pengjeve
Në të njëjtën kohë, eshtrat e 13 pengjeve të ndjerë mbeten në Gaza, me Hamasin që përmend pengesa për gjetjen e tyre në rrënojat e lëna nga luftimet.
Një zëdhënës i qeverisë izraelite tha të dielën se Hamasi, i cili liroi 20 pengjet e mbetura të gjalla që mori në sulmin e tetorit 2023, e dinte se ku ishin trupat.
“Izraeli është i vetëdijshëm se Hamasi e di në fakt se ku ndodhen pengjet tona të ndjera. Nëse Hamasi do të bënte më shumë përpjekje, do të ishte në gjendje të merrte eshtrat e pengjeve tona”, tha zëdhënësi.
Megjithatë, Izraeli kishte lejuar hyrjen e një ekipi teknik egjiptian për të punuar me Kryqin e Kuq për të gjetur trupat. Ajo tha se ekipi do të përdorte makineri ekskavatorësh dhe kamionë për kërkimin përtej të ashtuquajturës vijë e verdhë në Gaza, pas së cilës trupat izraelite fillimisht janë tërhequr sipas planit të Trump.
Netanyahu e filloi seancën e kabinetit duke theksuar se Izraeli ishte një vend i pavarur, duke hedhur poshtë idenë se “administrata amerikane më kontrollon mua dhe dikton politikën e sigurisë së Izraelit”. Izraeli dhe SHBA-të, tha ai, janë një “partneritet”.
Diplomatët dhe analistët thonë se Trump arriti ta shtyjë Netanyahun, i cili prej kohësh kishte refuzuar presionin global për një armëpushim në Gaza, që të pranonte kornizën e tij për një marrëveshje më të gjerë paqeje dhe gjithashtu e detyroi Netanyahun të telefononte udhëheqësin e Katarit për të kërkuar falje, pas një sulmi të dështuar me bombardime që synonte negociatorët e Hamasit në atë vend.
Trumpi gjithashtu i bindi shtetet arabe që ta bindnin Hamasin të kthente të gjithë pengjet izraelite, që ishte leva e saj kryesore në luftë./ Reuters.
-

Armëpushimi në Gaza, Sekretari i SHBA-së, Rubio: Nuk ka plan B, Hamasi duhet të dorëzojë armët
Sekretari i SHBA-së, Marco Rubio, mbërriti të enjten në Izrael si pjesë e përpjekjeve të Uashingtonit për të normalizuar situatën në Gaza pas shpalljes së armëpushimit.
Në fjalimin e mbajtur në Izraelin jugor, Rubio e përshkroi koordinimin e armëpushimit si një mision historik, duke theksuar se SHBA dhe partnerët e saj po punojnë për ta ruajtur atë, për të ofruar ndihmë humanitare dhe për t’u përgatitur për hyrjen e Forcës Ndërkombëtare të Stabilizimit, në Rripin e Gazës.
“Ky është një mision historik. Zbatimi i planit nuk do të jetë një proces linear. Do të ketë ulje-ngritje dhe trazira, megjithatë kemi arsye të forta për optimizëm për progresin që është bërë”, tha Rubio nga Qendra e Koordinimit Politiko-Ushtarak SHBA-Izrael në Izraelin jugor.
Rubio po ashtu nënvizoi se Izraeli nuk ka nevojë për lejen e SHBA-së për të rifilluar luftën nëse Hamasi vazhdon të paraqesë një kërcënim, duke theksuar se plani aktual i armëpushimit është më i miri dhe i vetmi plan.
“Nuk ka plan B. Ky është plani më i mirë dhe i vetëm që mund të ketë sukses”, deklaroi ai.
Sa i përket çarmatosjes të Hamasit, Rubio theksoi se “nëse Hamasi refuzon të heqë armët, kjo do të ishte një shkelje e marrëveshjes dhe do të duhej të zbatohej”.Top Channel