Tag: hamasi

  • Tradhtar i Hamasit dhe figurë kyçe për Izraelin? Fundi i papritur i Abu Shabab

    Tradhtar i Hamasit dhe figurë kyçe për Izraelin? Fundi i papritur i Abu Shabab

    Ai ishte një nga njerëzit më misteriozë në gjithë Rripin e Gazës.
    Dhe, mbi të gjitha, një prej atyre që ngjallte më së shumti debat. Yasser Abu Shabab, udhëheqësi i Forcave Popullore Gaza Palestina, milicia kryesore e armatosur që lufton kundër Hamasit në Gaza, është vrarë gjatë një “përplasjeje të brendshme” mes fraksioneve palestineze.
    Lajmi u bë i ditur dje, 4 dhjetor, nga burime anonime të aparatit të sigurisë izraelite, të cituara nga televizioni publik izraelit Kan, sipas të cilave ai, i plagosur në një shkëmbim zjarri u dërgua në një spital në Izrael, ku edhe ndërroi jetë nga plagët e marra.
    Nuk u dhanë detaje të tjera.
    As autoritetet izraelite dhe as Hamasi nuk panë të arsyeshme të komentonin.
    I shoqëruar prej kohësh nga fama se ishte, ose kishte qenë dikur, një xhihadist, i konsideruar përgjegjës për trafikun e armëve dhe drogës në trekëndëshin midis Sinait egjiptian, Gazës dhe Negevit izraelit, pas pushtimit të Rripit në përgjigje të 7 tetorit Abu Shabab u etiketua nga Hamasi si “tradhtar dhe bashkëpunëtor”.
    Ai, që nuk e kishte refuzuar kurrë ekspozimin publik, kishte deklaruar hapur armiqësinë e tij ndaj grupit islamist që qeveris Gazën që nga viti 2007, duke mohuar nga ana tjetër një aleancë de facto me Forcat Mbrojtëse të Izraelit, edhe pse grupi i tij vepronte kryesisht në zonën e Rafah, të kontrolluar pikërisht nga IDF.
    Nga ana e tyre, izraelitët, ndonëse pa pranuar një lidhje të drejtpërdrejtë, nuk e kishin fshehur kurrë gatishmërinë për të lehtësuar shfaqjen e forcave palestineze të armatosura armiqësore ndaj Hamasit.
    Këtë e ka theksuar vetë kryeministri Netanyahu një ditë më parë për New York Times, duke u shprehur kështu:
    Në Gaza ka palestinezë që po luftojnë aktualisht kundër Hamasit! Njerëz që thonë mjaft me terrorin dhe që duan të marrin fatin e tyre në dorë. Mendoj se duhet t’u japim një mundësi.
    Vetëm pak orë më vonë, Abu Shabab, për të cilin Hamasi kishte vënë një shpërblim, u vra.
    Për Izraelin, kjo është një disfatë strategjike, sepse nëse jo një aleat të mirëfilltë, humbet të paktën një pikë referimi, në një fazë kur Hamasi vazhdon të rimarrë nën kontroll pjesë të Gazës (rreth gjysmën nga e cila ushtria izraelite është tërhequr) dhe ndërkohë, pa një përplasje të hapur, vazhdon të deklarojë se nuk do të pranojë kthimin e Autoritetit Palestinez të Abu Mazenit në Rrip.
    Abu Shabab ishte pjesë e një klani të fuqishëm beduin të fisit Tarabin, një prej më të mëdhenjve në Gaza dhe të pranishëm edhe në Negev.
    I përfshirë në çdo lloj trafiku, sidomos në kontrabandë, ai ushtronte kontrollin e tij kryesisht në jug të Rripit, mes Rafahut dhe pikëkalimit Kerem Shalom.
    Jo rastësisht, kur në fillim të këtij viti shpërtheu me gjithë ashpërsinë e saj kriza ushqimore për shkak të bllokimit të ndihmave, ishin njerëzit e tij që hapën disa korridore për t’u mundësuar kamionëve të paktë që hynin nga Izraeli të mbërrinin në destinacion.
    I intervistuar nga “Repubblica” në korrik, ai tha:
    Kemi rekrutuar qindra të rinj që duan siguri dhe paqe. Hamas duhet të largohet nga Gaza, ka dështuar dhe ka kryer krime kundër të pafajshmëve.
    Analiza e La Repubblica, përshtatur në shqip

  • Netanyahu: Hamasi shkeli armëpushimin në Rafah, ne do të kundërpërgjigjemi

    Netanyahu: Hamasi shkeli armëpushimin në Rafah, ne do të kundërpërgjigjemi

    Kryeministri Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se Hamasi vazhdon të shkelë marrëveshjen e armëpushimit dhe të kryejë akte terroriste kundër forcave tona.

    “Izraeli nuk do të tolerojë shënjestrimin e ushtarëve të Forcave të Armatosura të Izraelit dhe do të përgjigjet në përputhje me rrethanat”, tha ai.

    Kjo deklaratë erdhi pasi katër ushtarë u plagosën në përleshjet në Rafah, në Rripin jugor të Gazës.

  • Hamasi: Më shumë se 70,000 të vdekur në Rripin e Gazës

    Hamasi: Më shumë se 70,000 të vdekur në Rripin e Gazës

    Ministria e Shëndetësisë në Rripin e Gazës, e cila drejtohet nga lëvizja palestineze Hamas, njoftoi sot se më shumë se 70,000 njerëz janë vrarë në territorin palestinez që nga fillimi i luftës së shkaktuar nga sulmi i Hamasit ndaj Izraelit më 7 tetor 2023.

    Ky ekuilibër i ri vjen një muaj e gjysmë pasi u zbatua një armëpushim i brishtë i ndërmjetësuar nga SHBA-të. Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të tij.

    Ministria thotë se numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me konfliktin ka arritur në 70,100 dhe se 354 palestinezë janë vrarë nga zjarri izraelit që nga fillimi i armëpushimit më 10 tetor.

    Ministria shtoi se dy trupa ishin pranuar në spitalet e Gazës në 48 orët e fundit, njëri prej të cilëve u nxor nga rrënojat ndërsa lufta shkatërroi territorin.

    Sulmi i 7 tetorit rezultoi në vdekjen e 1,221 personave në anën izraelite, kryesisht civilë, sipas shifrave të përpiluara nga AFP bazuar në shifra zyrtare.

    Një total prej 251 personash u rrëmbyen gjatë sulmit të Hamasit dhe u dërguan në Gaza.

    Si pjesë e armëpushimit, Hamasi liroi 20 pengjet e gjalla që i mbante ende dhe ktheu trupat e 26 nga 28 pengjet e vdekura.

    Në këmbim, Izraeli liroi rreth 2,000 të burgosur palestinezë dhe ktheu trupat e qindra palestinezëve të vdekur.

  • Hamasi i dorëzon Izraelit trupin e një prej tre pengjeve të fundit

    Hamasi i dorëzon Izraelit trupin e një prej tre pengjeve të fundit

    Izraeli ka marrë nëpërmjet Kryqit të Kuq, një arkivol që sipas Hamasit dhe Xhihadit Islamik Palestinez (PIJ), përmban trupin e njërit prej tre pengjeve të fundit të ndjerë që ndodhen ende në Gaza, sipas zyrës së kryeministrit izraelit.
    Forcat izraelite tani do ta transferojnë trupin në Qendrën Kombëtare të Mjekësisë Ligjore të Izraelit në Tel Aviv, për identifikim. Më parë, PIJ dhe Hamasi njoftuan se trupi i një pengu izraelit ishte gjetur në Gazën qendrore të hënën.
    Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu paralajmëroi se e shikonte “me ashpërsi vonesën në transferimin e menjëhershëm” të trupit, duke thënë se kjo përbënte një “shkelje të mëtejshme” të marrëveshjes gjashtëjavore të armëpushimit në Gaza.

    Pas dorëzimit në Gazën qendrore të martën pasdite, zyra njoftoi se familjet e tre pengjeve të vdekura ishin përditësuar në përputhje me rrethanat.
    “Zemrat tona janë me ta në këtë orë të vështirë”, shtoi ajo. “Përpjekja për të kthyer pengjet tona është e vazhdueshme dhe nuk do të ndalet derisa të kthehet edhe pengu i fundit”, theksohet në njoftim.
    Sipas fazës së parë të marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, e cila hyri në fuqi më 10 tetor, Hamasi pranoi të kthejë 20 pengjet izraelite të gjallë dhe trupat e 28 pengjeve të vdekur izraelitë dhe të huaj që ndodheshin ende në Gaza brenda 72 orëve, informon BBC.
    Të gjithë pengjet e gjalla u liruan më 13 tetor në këmbim të 250 të burgosurve palestinezë dhe 1,718 të paraburgosurve nga Gaza. Deri më tani, janë dorëzuar eshtrat e 22 pengjeve të vdekur izraelitë, së bashku me ato të tre pengjeve të huaja – njëri prej tyre tajlandez, një nepalez dhe një tanzanian.
    Në këmbim, Izraeli ka dorëzuar trupat e 330 palestinezëve të vrarë gjatë luftës. Dy nga tre pengjet e mbetur të vdekur janë izraelitë – Ran Gvili, 24 vjeç, dhe Dror Or, 48 vjeç – dhe njëri është tajlandez – Suthisak Rintalak, 43 vjeç.
    Pengjet e vdekura që ndodheshin ende në Gaza ishin midis 251 personave të rrëmbyer gjatë sulmit të udhëhequr nga Hamasi ndaj Izraelit më 7 tetor 2023, gjatë të cilit u vranë rreth 1,200 persona të tjerë.
    Izraeli u përgjigj duke nisur një fushatë ushtarake në Gaza, gjatë së cilës janë vrarë më shumë se 69,770 njerëz, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit të drejtuar nga Hamasi.

  • Armëpushimi në Gaza, Hamasi dorëzon trupin e një tjetër pengu izraelit, Izraeli kërkon edhe 3 të tjerë

    Armëpushimi në Gaza, Hamasi dorëzon trupin e një tjetër pengu izraelit, Izraeli kërkon edhe 3 të tjerë

    Ushtria izraelite njoftoi se trupi i një pengu tjetër izraelit është kthyer në Izrael nga Hamasi.

    “Arkivoli i pengut të ndjerë, i shoqëruar nga ushtarë të IDF-së, kaloi së fundmi kufirin me Shtetin e Izraelit dhe është në rrugë drejt Institutit Kombëtar të Mjekësisë Ligjore, ku do të kryhen procedurat e identifikimit”, thuhet në një deklaratë nga ushtria.
    Sipas marrëveshjes së armëpushimit që hyri në fuqi më 10 tetor pas më shumë se dy vitesh lufte në Gaza, Hamasi duhet të kthejë edhe trupat e tre pengjeve, dy izraelitë dhe një tajlandez, të cilët kanë mbetur në Gaza që nga 7 tetori 2023.

    🟡 The coffin of the deceased hostage, escorted by IDF troops, crossed the border into the State of Israel a short while ago and is on its way to the National Institute for Forensic Medicine, where identification procedures will be carried out.
    IDF representatives are…
    — Israel Defense Forces (@IDF) November 25, 2025

    Top Channel

  • Izraeli shkarkon disa gjeneralë për shkak të sulmit të 7 tetorit

    Izraeli shkarkon disa gjeneralë për shkak të sulmit të 7 tetorit

    Ushtria izraelite njoftoi se ka shkarkuar tre gjeneralë dhe ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj disa zyrtarëve të tjerë të lartë lidhur me dështimin e tyre për të parandaluar sulmin e tetorit të vitit 2023 nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që është sulmi më vdekjeprurës në historinë e vendit.
    Njoftimi vjen dy javë pasi shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, bëri thirrje për një “hetim sistematik” lidhur me dështimet që çuan te sulmi, edhe pse Qeveria ende nuk e ka themeluar një komision shtetëror hetimor pavarësisht presionit publik.
    Lista e gjeneralëve të shkarkuar përfshin tre komandantë divizionesh, njëri nga të cilët ka shërbyer si shef i inteligjencës ushtarake.

    Në deklaratën e ushtrisë izraelite u tha se të tre mbajnë përgjegjësi personale për dështimin e forcave të armatosura për të parandaluar sulmin e nisur nga Hamasi.
    Shkarkimet vijnë pasi të tre gjeneralët veçse kishin dhënë dorëheqje nga postet e tyre, përfshirë kreun e komandës jugore, gjeneralin Yaron Finkelman.
    Ndërkaq, masa disiplinore u tha se janë ndërmarrë ndaj kreut të marinës dhe forcave ajrore si dhe ndaj katër gjeneralëve dhe disa zyrtarëve të lartë.
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vazhdimisht ka përsëritur se dështimet që çuan deri te sulmi i 7 tetorit duhet të adresohen pasi lufta në Gazë të përfundojë. Qeveria e tij deri më tani nuk e ka formuar një komision hetimor, i cili do të përcaktonte se kush mban përgjegjësinë për mosparandalimin e sulmit.
    Gjatë sulmit, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu 251 të tjerë, duke nxitur luftën në Gazë.
    Si pasojë e sulmeve hakmarrëse të Izraelit, në Gazë u vranë më shumë se 69 mijë persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë – shifra që Kombet e Bashkuara i konsiderojnë të besueshme./rel

  • Izraeli shkarkon disa gjeneralë: Dështuan të parandalonin sulmin e 7 tetorit

    Izraeli shkarkon disa gjeneralë: Dështuan të parandalonin sulmin e 7 tetorit

    Ushtria izraelite njoftoi se ka shkarkuar tre gjeneralë dhe ka ndërmarrë masa disiplinore ndaj disa zyrtarëve të tjerë të lartë lidhur me dështimin e tyre për të parandaluar sulmin e tetorit të vitit 2023 nga Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – që është sulmi më vdekjeprurës në historinë e vendit.

    Njoftimi vjen dy javë pasi shefi i ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, bëri thirrje për një “hetim sistematik” lidhur me dështimet që çuan te sulmi, edhe pse Qeveria ende nuk e ka themeluar një komision shtetëror hetimor pavarësisht presionit publik.
    Lista e gjeneralëve të shkarkuar përfshin tre komandantë divizionesh, njëri nga të cilët ka shërbyer si shef i inteligjencës ushtarake.
    Në deklaratën e ushtrisë izraelite u tha se të tre mbajnë përgjegjësi personale për dështimin e forcave të armatosura për të parandaluar sulmin e nisur nga Hamasi.
    Shkarkimet vijnë pasi të tre gjeneralët veçse kishin dhënë dorëheqje nga postet e tyre, përfshirë kreun e komandës jugore, gjeneralin Yaron Finkelman.
    Ndërkaq, masa disiplinore u tha se janë ndërmarrë ndaj kreut të marinës dhe forcave ajrore si dhe ndaj katër gjeneralëve dhe disa zyrtarëve të lartë.
    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, vazhdimisht ka përsëritur se dështimet që çuan deri te sulmi i 7 tetorit duhet të adresohen pasi lufta në Gazë të përfundojë. Qeveria e tij deri më tani nuk e ka formuar një komision hetimor, i cili do të përcaktonte se kush mban përgjegjësinë për mosparandalimin e sulmit.
    Gjatë sulmit, Hamasi vrau afër 1.200 persona dhe rrëmbeu 251 të tjerë, duke nxitur luftën në Gazë.
    Si pasojë e sulmeve hakmarrëse të Izraelit, në Gazë u vranë më shumë se 69 mijë persona, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë – shifra që Kombet e Bashkuara i konsiderojnë të besueshme./rel

    Top Channel

  • Netanyahu: Hamasi dhe Hezbollahu do të sulmohen sa herë që shkelin armëpushimin

    Netanyahu: Hamasi dhe Hezbollahu do të sulmohen sa herë që shkelin armëpushimin

    Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka dekaruar se Izraeli do të vazhdojë të sulmojë Hamasin dhe Hezbollahun për shkeljet e tyre të armëpushimit. Ai ka theksuar se ushtria izraelite do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të parandaluar kërcënime të reja.

    Netanyahu tha se Izraeli vazhdon të kryejë operacione në shumë fronte dhe se Izraeli goditi objektiva në Liban. Sipas tij Izraeli të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e nevojshme në mënyrë që Hezbollahu të mos rifitojë aftësinë për t’i kërcënuar.

    Të shtunën, Forcat Ajrore Izraelite nisën një seri sulmesh ajrore kundër pozicioneve të Hezbollahut në të gjithë Libanin, ndërsa në operacione të ndara njoftoi se dy anëtarë të organizatës u vranë në sulme me dronë në jug të vendit.

    Kryeministri izraelit tha se një strategji e ngjashme po zbatohet në Rripin e Gazës.

    “Që kur u vendos armëpushimi, Hamasi nuk ka pushuar së shkeluri atë dhe ne po veprojmë në përputhje me rrethanat. Ka pasur shumë përpjekje për të depërtuar në territorin tonë, përtej Vijës së Verdhë, me qëllim goditjen e ushtarëve tanë.

    Ne i kemi parandaluar me vendosmëri dhe i kemi përgjigjur duke vendosur një çmim shumë të lartë. Shumë terroristë janë neutralizuar, ndërsa të tjerë janë kapur përmes tuneleve në Rafah”, tha ai duke shtuar se Izraeli është përgjegjës për sigurinë e vet.

  • Sulmet izraelite në Gaza vrasin 22 palestinezë

    Sulmet izraelite në Gaza vrasin 22 palestinezë

    Të paktën 22 palestinezë janë vrarë në një seri sulmesh ajrore izraelite në të gjithë Gazën veriore dhe qendrore, thanë zyrtarët mjekësorë dhe të mbrojtjes civile të Hamasit.

    Ata thanë se pesë vende ishin goditur, përfshirë shtëpi banimi. Një komandant i lartë i Hamasit ishte midis të vdekurve, sipas burimeve lokale.

    Ushtria izraelite tha se kishte goditur objektiva në Gaza në përgjigje të një incidenti më herët të shtunën, kur tha se një “terrorist i armatosur” kishte qëlluar ndaj ushtarëve pasi kaloi të ashtuquajturën “vijë të verdhë” të Rripit, që përcakton zonat nën kontrollin e plotë izraelit. Hamasi e mohoi këtë.

    Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit të arritur gjashtë javë më parë.

    Më shumë se 310 palestinezë janë vrarë në sulmet ajrore izraelite që kur armëpushimi hyri në fuqi, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës.

    Mbrojtja civile e territorit tha se sulmet e së shtunës nga Izraeli kishin në shënjestër qytetin e Gazës në veri, si dhe kampin Deir al-Balah dhe Nuseirat në Gazën qendrore.

    Zyrtarët e Hamasit thanë se pesë persona ishin vrarë në kryqëzimin Abbas në zonën e dendur të populluar Rimal të qytetit të Gazës. Dëshmitarët thanë se një sulm izraelit i vuri flakën një makine.

    Përveç kësaj, tre persona u vranë pranë një xhamie në Deir al-Balah, thanë zyrtarët.

    Dy shtëpi u shënjestruan në sulmet ajrore izraelite në Nuseirat, shtuan ata, me tre të vrarë pasi u godit shtëpia e familjes Abu Amouneh. Shtatë të tjerë u vranë në një tjetër sulm që synonte shtëpinë e familjes Abu Shawish.

    Tre persona të tjerë u vranë më vonë të shtunën kur një shtëpi në qytetin perëndimor të Gazës u godit, njoftuan zyrtarët.

    Zyra e kryeministrit Benjamin Netanyahu tha në një deklaratë të mëvonshme: “Sot, Hamasi shkeli përsëri armëpushimin, duke dërguar një terrorist në territorin e mbajtur nga Izraeli për të sulmuar ushtarët e IDF-së. Në përgjigje, Izraeli eliminoi pesë terroristë të lartë të Hamasit.”

    Deklarata u bëri thirrje gjithashtu ndërmjetësve që të “këmbëngulin që Hamasi të përmbushë anën e tij të armëpushimit”.

    Pas sulmeve, Hamasi tha se shtytja e ushtrisë drejt perëndimit të vijës së verdhë dhe bombardimet e vazhdueshme të Gazës lindore përbënin një “shkelje flagrante” të marrëveshjes.

    Grupi u bëri thirrje ndërmjetësve dhe SHBA-së të ndërhyjnë urgjentisht, duke paralajmëruar se Izraeli po përpiqej të impononte “fakte të reja në terren” dhe të minonte armëpushimin.

    Ushtria izraelite nisi një ofensivë në Gaza në përgjigje të sulmit të udhëhequr nga Hamasi në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë rreth 1,200 njerëz dhe 251 të tjerë u morën peng.

    Të paktën 69,500 njerëz janë vrarë në sulmet izraelite në Gaza që atëherë, përfshirë 280 gjatë armëpushimit, sipas ministrisë së shëndetësisë të territorit./ BBC – SYRI.NET

  • Pas votimit në OKB, Netanyahu kërkon dëbimin e Hamasit nga rajoni

    Pas votimit në OKB, Netanyahu kërkon dëbimin e Hamasit nga rajoni

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka kërkuar këtë të martë që Hamasi të dëbohet nga rajoni, një ditë pas miratimit nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së të planit të presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës, i cili përfshin amnisti për grupin militant palestinez.

    Netanyahu e kishte mbështetur publikisht planin gjatë një vizite në Shtëpinë e Bardhë në fund të shtatorit. Megjithatë, deklaratat e tij të fundit tregojnë se ka dallime me Shtetet e Bashkuara për rrugën që duhet ndjekur. Edhe Hamasi ka kundërshtuar disa pjesë të planit.

    Diplomatët thonë privatisht se pozicionet e ngurta nga të dyja palët, si Izraeli dhe Hamasi, e kanë bërë të vështirë avancimin e planit, i cili nuk përmban afate konkrete apo mekanizma zbatimi. Megjithatë, ai ka marrë mbështetje të gjerë ndërkombëtare.

    Të martën, Netanyahu publikoi një seri postimesh në platformën X në përgjigje të votimit në OKB. Në një postim, ai përgëzoi Trump-in dhe në një tjetër shkroi se qeveria izraelite beson se plani do të sjellë paqe dhe mirëqenie, pasi kërkon “çmilitarizimin e plotë, çarmatimin dhe çrrënjosjen e ekstremizmit në Gaza”.

    “Izraeli zgjat dorën për paqe dhe mirëqenie ndaj të gjithë fqinjëve tanë” dhe u bën thirrje vendeve fqinje që “të na bashkohen në dëbimin e Hamasit dhe mbështetësve të tij nga rajoni,” tha ai, citon Reuters.

    Kur u pyet se çfarë nënkuptonte kryeministri me “dëbimin e Hamasit”, një zëdhënës tha se kjo do të thotë “të sigurohet që Hamasi të mos jetë më në Gaza, siç parashikohet në planin me 20 pika, dhe të mos ketë aftësi për të qeverisur popullin palestinez brenda Rripit të Gazës”.

    Plani nuk parashikon dëbimin e Hamasit

    Plani me 20 pika i Trump-it përfshin një klauzolë që thotë se anëtarët e Hamasit “që angazhohen për bashkëjetesë paqësore dhe dorëzojnë armët do të përfitojnë amnisti”, ndërsa ata që dëshirojnë të largohen do të kenë kalim të sigurt drejt vendeve të treta.

    Një tjetër klauzolë parashikon që Hamasi të mos ketë rol në qeverisjen e Gazës. Nuk ka asnjë klauzolë që kërkon shpërbërjen apo largimin e grupit nga Gaza.

    Plani thotë se reformat në Autoritetin Palestinez me bazë në Bregun Perëndimor mund të krijojnë kushte “për një rrugë të besueshme drejt vetëvendosjes dhe shtetësisë palestineze”.

    Para votimit në OKB, Netanyahu deklaroi të dielën se Izraeli mbetet kundër shtetësisë palestineze, pas protestave nga aleatët e ekstremit të djathtë në koalicionin qeveritar për një deklaratë të mbështetur nga SHBA-të që sugjeronte mbështetje për pavarësinë palestineze.

    Netanyahu kundërshton gjithashtu çdo përfshirje të Autoritetit Palestinez në Gaza.

    Forcë ndërkombëtare për Gazën pas luftës

    Rezoluta e Këshillit të Sigurimit autorizon një forcë shumëkombëshe që, sipas planit të Trump-it, do të vendoset përkohësisht në Gaza për të stabilizuar territorin. Teksti i rezolutës thotë gjithashtu se shtetet anëtare mund të bashkohen në një “Bord Paqeje” që do të mbikëqyrë rindërtimin dhe rimëkëmbjen ekonomike në Gaza.

    Hamasi e ka kritikuar rezolutën duke thënë se nuk i përgjigjet “kërkesave dhe të drejtave politike e humanitare” të popullit palestinez, i cili, sipas grupit, refuzon një mekanizëm ndërkombëtar kujdestarie për Gazën.

    Në një deklaratë, Hamasi tha se çdo forcë ndërkombëtare duhet të vendoset vetëm përgjatë kufijve të Gazës për të monitoruar armëpushimin dhe nën mbikëqyrjen e OKB-së, duke paralajmëruar se një forcë e tillë do të humbasë neutralitetin nëse përpiqet të çarmatosë grupin militant.

    Reham Owda, analiste politike palestineze nga Gaza, tha se deklarata e Hamasit duhet parë si një kundërshtim, jo si refuzim total, në përpjekje për të negociuar mekanizmat e forcës ndërkombëtare dhe rolin e Bordit të Paqes.

    Një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit hyri në fuqi më 10 tetor si pjesë e planit me disa faza të Trump për t’i dhënë fund luftës. Izraeli ka tërhequr pjesërisht forcat e tij, por ende kontrollon 53% të Gazës dhe palët kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për shkelje.

    Abu Abdallah, një biznesmen i zhvendosur në Gazën qendrore, tha se palestinezët do të mbështesnin vendosjen e forcave ndërkombëtare nëse kjo do të nënkuptonte tërheqje të plotë të Izraelit.

    “Hamasi nuk mund të vendosë i vetëm për fatin tonë, por gjithashtu nuk duam të heqim qafe një pushtim, Izraelin, dhe të marrim një pushtim tjetër ndërkombëtar,” tha ai përmes telefonit.