Tag: hamas

  • Reagon Hamas i thotë “Po” planit të Trump: I lirojmë të gjithë pengjet e gjallë e të vdekur, por nevojiten..

    Reagon Hamas i thotë “Po” planit të Trump: I lirojmë të gjithë pengjet e gjallë e të vdekur, por nevojiten..

    “Po planit të Trump për paqe, i lirojmë të gjithë pengjet e gjallë e të vdekur, por duhen sqarime të mëtejshme”. 
    Kështu shkruan Hamas në Telegram, në arabisht, duke u shprehur i gatshëm ta pranojë planin me 20 pika të propozuar nga presidenti amerikan, duke kërkuar negociata shtesë për të diskutuar hollësitë. 
    Teksti i mesazhit të Hamas në Telegram: 
    “Në emër të Zotit, më të mëshirshmit, mëshirëplotit, deklaratë e rëndësishme mbi përgjigjen e Hamas ndaj propozimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump. 
    Në përpjekje për të ndalur agresionin dhe luftën shfarosëse kundër popullit tonë të qëndrueshëm në Rripin e Gazës, dhe duke u bazuar mbi përgjegjësinë kombëtare dhe kujdesin për parimet, të drejtat dhe interesat madhore të popullit tonë, Lëvizja e Rezistencës Islame ‘Hamas’ ka zhvilluar konsultime të thelluara brenda institucioneve të saj drejtuese, konsultime të gjera me forcat dhe fraksionet palestineze, si dhe konsultime me vëllezërit dhe miqtë tanë ndërmjetësues, për të arritur një qëndrim të përgjegjshëm përballë planit të presidentit amerikan Donald Trump. 
    Pas një studimi të plotë, lëvizja ka marrë vendimin e saj dhe ka dorëzuar përgjigjen e mëposhtme te vëllezërit ndërmjetësues.Lëvizja e Rezistencës Islame, Hamas, vlerëson përpjekjet arabe, islame dhe ndërkombëtare, si edhe përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump, që kërkojnë ndalimin e luftës në Rripin e Gazës, shkëmbimin e të burgosurve, hyrjen e menjëhershme të ndihmave, refuzimin e okupimit të Rripit dhe zhvendosjen e popullit tonë palestinez prej tij. 
    Në këtë kuadër, dhe me qëllim arritjen e një armëpushimi dhe një tërheqjeje të plotë nga Rripi i Gazës, lëvizja shpall pranimin e saj për lirimin e të gjithë të burgosurve izraelitë, të gjallë e të vdekur, në përputhje me formulën e shkëmbimit të përfshirë në propozimin e presidentit Trump, me kusht që të plotësohen rrethanat e nevojshme në terren për këtë shkëmbim.Në këtë kuadër, lëvizja shpreh gatishmërinë e saj për të nisur menjëherë negociata përmes ndërmjetësuesve për të diskutuar hollësitë e këtij procesi. 
    Lëvizja riafirmon gjithashtu pranimin e saj që administrimi i Rripit të Gazës t’i besohet një organi palestinez të teknokratëve të pavarur, mbi bazën e konsensusit kombëtar palestinez dhe mbështetjes arabe e islame. 
    Çështjet e tjera të përfshira në propozimin e presidentit Trump, që lidhen me të ardhmen e Rripit të Gazës dhe të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez, janë të lidhura me një qëndrim kombëtar gjithëpërfshirës dhe të bazuara në ligjet e rezolutat ndërkombëtare përkatëse. Ato do të diskutohen brenda një kuadri kombëtar palestinez gjithëpërfshirës, pjesë e të cilit do të jetë edhe Hamas, duke kontribuar me përgjegjësi.” 
    Më herët gjatë ditës së sotme presidenti Trum i dha Hamasit afat deri të dielën në mbrëmje për ta pranuar planin e tij për të ardhmen e Gazës, duke e paralajmëruar se “do të shpërthejë gjithë ferri” për të, nëse s’e pranon.. 
    “Duhet të arrihet një marrëveshje me Hamasin deri të dielën në mbrëmje në orën gjashtë [18:00], sipas kohës së Uashingtonit”, shkroi Trumpi të premten në rrjetet sociale. 
    “Çdo vend është pajtuar! Nëse kjo marrëveshje përfundimtare nuk arrihet, do të shpërthejë ferri kundër Hamasit, ashtu siç askush nuk e ka parë deri më sot”, paralajmëroi Trump. 

  • Plani i Trump për paqen, Hamas: I lirojmë të gjithë pengjet e gjallë e të vdekur

    Plani i Trump për paqen, Hamas: I lirojmë të gjithë pengjet e gjallë e të vdekur

    Hamasi i ka dorëzuar ndërmjetësve përgjigjen e tij për planin e paqes të prezantuar nga presidenti amerikan Donald Trump, pak orë pas ultimatumit të Uashingtonit dhe paralajmërimeve të Shtëpisë së Bardhë.
    Sipas njoftimit të grupit të armatosur palestinez, ai pranon të dorëzojë të gjithë pengjet, të gjallë dhe të vdekur, në përputhje me pikave të propozuara nga plani amerikan, brenda 72 orësh.
    Hamasi deklaron gjithashtu se është i gatshëm të nisë menjëherë negociatat përmes ndërmjetësve, për të përcaktuar detajet e nevojshme për realizimin e procesit.

    Teksti i mesazhit të Hamas në Telegram:
    “Në emër të Zotit, më të mëshirshmit, mëshirëplotit, deklaratë e rëndësishme mbi përgjigjen e Hamas ndaj propozimit të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.Në përpjekje për të ndalur agresionin dhe luftën shfarosëse kundër popullit tonë të qëndrueshëm në Rripin e Gazës, dhe duke u bazuar mbi përgjegjësinë kombëtare dhe kujdesin për parimet, të drejtat dhe interesat madhore të popullit tonë, Lëvizja e Rezistencës Islame ‘Hamas’ ka zhvilluar konsultime të thelluara brenda institucioneve të saj drejtuese, konsultime të gjera me forcat dhe fraksionet palestineze, si dhe konsultime me vëllezërit dhe miqtë tanë ndërmjetësues, për të arritur një qëndrim të përgjegjshëm përballë planit të presidentit amerikan Donald Trump.
    Pas një studimi të plotë, lëvizja ka marrë vendimin e saj dhe ka dorëzuar përgjigjen e mëposhtme te vëllezërit ndërmjetësues.Lëvizja e Rezistencës Islame, Hamas, vlerëson përpjekjet arabe, islame dhe ndërkombëtare, si edhe përpjekjet e presidentit amerikan Donald Trump, që kërkojnë ndalimin e luftës në Rripin e Gazës, shkëmbimin e të burgosurve, hyrjen e menjëhershme të ndihmave, refuzimin e okupimit të Rripit dhe zhvendosjen e popullit tonë palestinez prej tij.
    Në këtë kuadër, dhe me qëllim arritjen e një armëpushimi dhe një tërheqjeje të plotë nga Rripi i Gazës, lëvizja shpall pranimin e saj për lirimin e të gjithë të burgosurve izraelitë, të gjallë e të vdekur, në përputhje me formulën e shkëmbimit të përfshirë në propozimin e presidentit Trump, me kusht që të plotësohen rrethanat e nevojshme në terren për këtë shkëmbim.Në këtë kuadër, lëvizja shpreh gatishmërinë e saj për të nisur menjëherë negociata përmes ndërmjetësuesve për të diskutuar hollësitë e këtij procesi.
    Lëvizja riafirmon gjithashtu pranimin e saj që administrimi i Rripit të Gazës t’i besohet një organi palestinez të teknokratëve të pavarur, mbi bazën e konsensusit kombëtar palestinez dhe mbështetjes arabe e islame.
    Çështjet e tjera të përfshira në propozimin e presidentit Trump, që lidhen me të ardhmen e Rripit të Gazës dhe të drejtat e patjetërsueshme të popullit palestinez, janë të lidhura me një qëndrim kombëtar gjithëpërfshirës dhe të bazuara në ligjet e rezolutat ndërkombëtare përkatëse. Ato do të diskutohen brenda një kuadri kombëtar palestinez gjithëpërfshirës, pjesë e të cilit do të jetë edhe Hamas, duke kontribuar me përgjegjësi.”

  • Izraeli bllokon anijet humanitare që ishin drejtuar për në Gaza, ministri i Jashtëm: Provokimi i Hamas përfundoi

    Izraeli bllokon anijet humanitare që ishin drejtuar për në Gaza, ministri i Jashtëm: Provokimi i Hamas përfundoi

    Flotilja Global Sumud, iniciativa humanitare ndërkombëtare për të dërguar ndihma në Gaza duke thyer bllokadën detare izraelite, që përfshin 40 anije nga mbi 40 vende dhe transporton 200 ton ndihma, u bllokua nga marina izraelite disa dhjetëra milje larg Gazës.

    Flotilja hyri në “zonën e kuqe” në mbrëmjen mes së martës, 30 shtator, dhe së mërkurës, 1 tetor: marina ushtarake izraelite filloi të merrte kontrollin e anijeve pak pas orës 20:00, pasi u dha urdhër për ndalimin e tyre.
    Ministria izraelite e Punëve të Jashtme deklaroi sot se veprimi i Flotiljes Global Sumud “ka përfunduar”, pa asnjë anije të karvanit humanitar që të ketë arritur në ujërat pranë Gazës. “Provokimi Hamas-Sumud ka përfunduar. Asnjë nga jahtet e provokimit Hamas-Sumud nuk arriti të hyjë në një zonë aktive luftimi ose të shkelë bllokadën legjitime detare”, tha ministria.
    Anëtarët e flotiljes dhe gjurmuesi i saj, nga ana tjetër, deklaruan se një anija arriti të afrohej pranë bregut. “Të gjithë pasagjerët janë të sigurt dhe në gjendje të mirë shëndetësore. Ata po arrijnë me siguri në Izrael, nga ku do të deportohen drejt Evropës”, vazhdoi më tej. “Mbeti në distancë – tha sërish ministria – një anije e fundit e provokimit. Nëse do të afrohet, edhe përpjekja e saj për të hyrë në një zonë aktive luftimi dhe për të shkelur bllokadën do të pengohet”.

    Top Channel

  • Përçarje në Hamas, kërkohet kohë dhe rishikim i planit të Trump

    Përçarje në Hamas, kërkohet kohë dhe rishikim i planit të Trump

    Pas prezantimit të planit amerikan për armëpushim nga presidenti Donald Trump dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, fraksionet kryesore palestineze po përpiqen të formulojnë një përgjigje të përbashkët.

    Megjithatë, kjo është një sfidë e madhe për shkak të përçarjeve të brendshme në dy grupet kryesore: Hamas, i cili është i përfshirë drejtpërdrejt në konfliktin në Gaza dhe Fatah, që ka kontrollin në Bregun Perëndimor.

    Kryeministri i Katarit, sheiku Mohammed bin Abdulrahman Al Thani, ka dhënë sinjalet e para se plani amerikan përmbush disa nga objektivat kryesore të ndërmjetësve ndërkombëtarë, duke përfshirë ndalimin e masakrave dhe zhvendosjeve masive të palestinezëve. Megjithatë, mbeten pika të diskutueshme, veçanërisht lidhur me afatet kohore dhe shkallën e tërheqjes së forcave izraelite nga Gaza, si dhe përbërjen dhe natyrën e administratës së ardhshme palestineze.

    Në brendësi të Hamasit, përçarjet janë të thella. Një pjesë e këtij grupi, e njohur si më radikalja, refuzon planin, duke e konsideruar atë një akt dorëzimi dhe poshtërimi për kauzën palestineze. Megjithatë, shumica e udhëheqjes duket se është e gatshme ta pranojë planin me kushte të caktuara, për të shmangur fajësinë për vazhdimin e konfliktit, por duke refuzuar klauzolat që mund të cenojnë të drejtat kombëtare palestineze.

    Përmes ndërmjetësve si Katari, Egjipti dhe Turqia, Hamas kërkon ndryshime specifike në klauzolën e çarmatimit, duke bërë dallimin midis armëve mbrojtëse dhe sulmuese, si dhe garanci për një tërheqje të plotë dhe të shpejtë të Izraelit nga Gaza. Ata gjithashtu kërkojnë që administrata e ardhshme të jetë plotësisht në duart e palestinezëve dhe jo nën ndikimin e Autoritetit Nacional Palestinez (ANP).

    Nga ana tjetër, edhe brenda Fatahut ka tensione të dukshme. Presidenti palestinez Mahmoud Abbas (Abu Mazen) mbështet përpjekjet e ndërmjetësve arabë dhe qasjen amerikane, por brenda partisë së tij ka zëra kritikë, si ai i Abbas Zakit, i cili e cilëson planin si një “dokument dorëzimi” që nuk reflekton aspiratat reale të popullit palestinez. Një burim nga Ramallahu thekson se Fatahu është e ndarë mes atyre që mbështesin planin, përfshirë Abbas dhe zëvendësin e tij Hussein al-Sheikh, dhe atyre që janë kundër tij.

    Ndërkohë, brenda Hamasit diskutimet vazhdojnë intensivisht, dhe pritet që përgjigjja e parë për planin të dalë brenda disa ditësh. Kreu i Shërbimit të Informacionit Shtetëror të Egjiptit, Diaa Rashwan, shpreh optimizëm se Hamas do ta pranojë planin me disa rezervë, duke hapur rrugë për armëpushim.

    Në këtë sfond diplomatik të ndërlikuar, Katari ka arritur një marrëveshje të veçantë me SHBA-në, ku Shtetet e Bashkuara garantojnë mbrojtjen e Katarit në rast sulmesh ndaj territorit të tij, duke e konsideruar një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane. Katari është një aleat strategjik i SHBA-së në Gjirin Persik, mik personal i Trump dhe vendi ku ndodhet baza kryesore ushtarake amerikane në rajon, al-Udeid. Roli i Katarit si ndërmjetës në këtë konflikt dhe marrëveshja e sigurisë me SHBA-në i japin atij një pozicion unik, madje më të fortë sesa vetë Izraeli, i cili nuk ka një marrëveshje të tillë sigurie me amerikanët.

    Sulmi izraelit në Doha më 9 shtator nuk arriti të eliminojë udhëheqjen e Hamasit jashtë Gazës, dhe në mënyrë të papritur forcoi pozicionin e Katarit në rajon dhe marrëdhëniet e tij me SHBA-në, duke krijuar një dinamikë të re që mund të ndikojë në zgjidhjen e konfliktit dhe në përpjekjet për armëpushim.

  • “I padrejtë dhe i anshëm”/ Hamas reagon sërish pas propozimit të Trump për paqe në Gaza: Do ta shqyrtojmë me pozitivitet

    “I padrejtë dhe i anshëm”/ Hamas reagon sërish pas propozimit të Trump për paqe në Gaza: Do ta shqyrtojmë me pozitivitet

    Lëvizja palestineze Hamas ka reaguar ndaj propozimit të fundit të paqes të paraqitur nga Presidenti amerikan Donald Trump, duke e cilësuar atë si “të padrejtë dhe të anshëm” në favor të Izraelit.

    Megjithatë, sipas burimeve të cituara nga gazeta “Asharq al-Awsat”, me seli në Londër, Hamas shprehet i gatshëm ta shqyrtojë planin “me pozitivitet absolut”.
    Burimet brenda lëvizjes theksojnë se plani i SHBA-së i jep Izraelit kontroll të gjerë mbi ritmin e tërheqjes nga Gaza dhe nuk përmban garanci detyruese për respektimin e të drejtave të palestinezëve, çka konsiderohet si një pikë kritike në propozimin amerikan.
    Megjithatë rezervat e thella, Hamas duket se nuk do ta refuzojë automatikisht planin, duke lënë derën hapur për dialog dhe negociata, nëse komuniteti ndërkombëtar angazhohet seriozisht për të garantuar një zgjidhje të drejtë dhe të qëndrueshme për të dyja palët.

    Top Channel

  • Trump në OKB: Njohja e shtetit palestinez është një ‘shpërblim’ për Hamas

    Trump në OKB: Njohja e shtetit palestinez është një ‘shpërblim’ për Hamas

    Presidenti amerikan, Donald Trump deklaroi se ka qenë i përfshirë në përpjekjet për të arritur një armëpushim në Gaza dhe se palët negociuese “duhet ta bëjnë këtë”.
    Ai përmend faktin se disa vende të fuqishme dhe aleate kanë njohur ditët e fundit shtetin palestinez.
    “Ky do të jetë një shpërblim për mizoritë e Hamasit”, tha Trump para OKB-së.

    Trump u shpreh se ata që duan paqe, duhet të bashkohen në një mesazh: Të lirojnë pengjet tani!
    Ai ka shtuar se nuk do ta harrojnë kurrë 7 tetorin e vitit 2023, kur Hamas ka sulmuar jugun e Izraelit, duke vrarë 1,200 persona dhe duke marrë peng më shumë se 250 të tjerë.

  • 50 civilë palestinezë të vrarë nga sulmet e fundit në Gaza

    50 civilë palestinezë të vrarë nga sulmet e fundit në Gaza

    Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e saj të 707-të, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën e Nju Jorkut, një dokument që synon t’i japë sërish hov zgjidhjes me dy shtete – Izraelit dhe Palestinës – duke përjashtuar qartë lëvizjen radikale Hamas.

    Deklarata, e hartuar nga Franca dhe Arabia Saudite, është miratuar me 142 vota pro, 10 kundër dhe 12 abstenime. Në tekstin e saj dënohen ashpër sulmet e 7 tetorit 2023 dhe theksohet se: “Hamas duhet të dorëzojë armët dhe të lirojë të gjithë pengjet që mban në Rripin e Gazës.”

    Qeveria izraelite ka refuzuar menjëherë deklaratën, duke e quajtur atë një akt që “inkurajon Hamasin të vazhdojë luftën”. Sipas Tel Avivit, dokumenti i OKB-së është “i turpshëm” dhe dëmton përpjekjet për siguri dhe stabilitet në rajon.

    Ndërkohë, Hamas ka bërë të ditur se Khalil al-Hayya, kreu i delegacionit të saj negociator, është gjallë, pas raportimeve se ishte vrarë nga një sulm izraelit në Katar.

    Sulmet ajrore të ushtrisë izraelite mbi Gazën kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 50 civilëve palestinezë vetëm gjatë 24 orëve të fundit, sipas burimeve lokale. Bombardimet vazhdojnë në zonat jugore dhe qendrore të enklavës së rrethuar, ku kriza humanitare mbetet alarmante.

    Në një zhvillim paralel diplomatik, Sekretari i Shtetit amerikan Marco Rubio pritet të mbërrijë në Izrael këtë të shtunë. Vizita e tij shihet si përpjekje për të ulur tensionet dhe për të theksuar mbështetjen e SHBA-së për sigurinë e Izraelit, por gjithashtu edhe për të nxitur një zgjidhje të qëndrueshme politike.

    Tensionet mbeten të larta, ndërsa komuniteti ndërkombëtar përpiqet të gjejë një rrugëdalje mes përshkallëzimit ushtarak dhe përpjekjeve diplomatike që ende nuk kanë sjellë rezultate konkrete në terren.

  • 50 civilë palestinezë të vrarë nga sulmet e fundit në Gaza/ OKB-ja miraton rezolutën kundër Hamasit, Izraeli reagon me kritika të forta

    50 civilë palestinezë të vrarë nga sulmet e fundit në Gaza/ OKB-ja miraton rezolutën kundër Hamasit, Izraeli reagon me kritika të forta

    Lufta në Lindjen e Mesme ka hyrë në ditën e saj të 707-të, ndërsa Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara ka miratuar Deklaratën e Nju Jorkut, një dokument që synon t’i japë sërish hov zgjidhjes me dy shtete – Izraelit dhe Palestinës – duke përjashtuar qartë lëvizjen radikale Hamas.

    Deklarata, e hartuar nga Franca dhe Arabia Saudite, është miratuar me 142 vota pro, 10 kundër dhe 12 abstenime. Në tekstin e saj dënohen ashpër sulmet e 7 tetorit 2023 dhe theksohet se: “Hamas duhet të dorëzojë armët dhe të lirojë të gjithë pengjet që mban në Rripin e Gazës.”
    Qeveria izraelite ka refuzuar menjëherë deklaratën, duke e quajtur atë një akt që “inkurajon Hamasin të vazhdojë luftën”. Sipas Tel Avivit, dokumenti i OKB-së është “i turpshëm” dhe dëmton përpjekjet për siguri dhe stabilitet në rajon.
    Ndërkohë, Hamas ka bërë të ditur se Khalil al-Hayya, kreu i delegacionit të saj negociator, është gjallë, pas raportimeve se ishte vrarë nga një sulm izraelit në Katar.
    Sulmet ajrore të ushtrisë izraelite mbi Gazën kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 50 civilëve palestinezë vetëm gjatë 24 orëve të fundit, sipas burimeve lokale. Bombardimet vazhdojnë në zonat jugore dhe qendrore të enklavës së rrethuar, ku kriza humanitare mbetet alarmante.
    Në një zhvillim paralel diplomatik, Sekretari i Shtetit amerikan Marco Rubio pritet të mbërrijë në Izrael këtë të shtunë. Vizita e tij shihet si përpjekje për të ulur tensionet dhe për të theksuar mbështetjen e SHBA-së për sigurinë e Izraelit, por gjithashtu edhe për të nxitur një zgjidhje të qëndrueshme politike.
    Tensionet mbeten të larta, ndërsa komuniteti ndërkombëtar përpiqet të gjejë një rrugëdalje mes përshkallëzimit ushtarak dhe përpjekjeve diplomatike që ende nuk kanë sjellë rezultate konkrete në terren.

    Top Channel

  • Papa Leo bën thirrje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në konfliktin Izrael-Hamas

    Papa Leo bën thirrje për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në konfliktin Izrael-Hamas

     Papa Leo i bëri një “apel të fortë” komunitetit global të mërkurën për t’i dhënë fund konfliktit gati dyvjeçar midis Izraelit dhe Hamasit, duke bërë thirrje për një armëpushim të përhershëm, lirimin e pengjeve të mbajtura në Gaza dhe ofrimin e ndihmës humanitare.

    “Edhe një herë bëj një apel të fortë… që t’i jepet fund konfliktit në Tokën e Shenjtë, i cili ka shkaktuar kaq shumë terror, shkatërrim dhe vdekje”, tha Papa në audiencën e tij javore në Vatikan.

    “Unë lutem që të gjithë pengjet të lirohen, të arrihet një armëpushim i përhershëm, të lehtësohet hyrja e sigurt e ndihmës humanitare dhe që e drejta ndërkombëtare humanitare të respektohet plotësisht”, tha ai.

    Papa nuk e përmendi Izraelin apo grupin militant palestinez Hamas, por tha se ligji ndërkombëtar kërkon detyrimin për të mbrojtur civilët, ndalimin e ndëshkimit kolektiv, përdorimit pa dallim të forcës dhe zhvendosjen me forcë të popullsisë.

    Leo, Papa i parë amerikan, u zgjodh nga kardinalët e botës në maj për të zëvendësuar të ndjerin Papa Françesku. Ai ka treguar një stil të ndryshëm nga paraardhësi i tij, zakonisht duke preferuar të flasë me vërejtje të përgatitura me kujdes dhe rrallë pa paralajmërim.

    Ai ka qenë gjithashtu më i kujdesshëm në lidhje me konfliktin Izrael-Hamas sesa Françesku, i cili sugjeroi që komuniteti global të studiojë nëse fushata ushtarake e Izraelit në Gaza përbënte një gjenocid ndaj popullit palestinez, duke shkaktuar kritika nga zyrtarët izraelitë.

    Papa më parë i bëri thirrje Izraelit të lejojë më shumë ndihma humanitare të hyjë në Gaza. Konflikti Izrael-Hamas filloi më 7 tetor 2023, kur persona të armatosur të udhëhequr nga Hamasi hynë me forcë në Izraelin jugor, duke vrarë rreth 1,200 njerëz, kryesisht civilë, sipas të dhënave izraelite, dhe duke marrë peng 251 persona.

    Ofensiva ushtarake e Izraelit kundër Hamasit ka vrarë të paktën 62,000 palestinezë, kryesisht civilë, sipas ministrisë së shëndetësisë të Gazës.

  • Bota e shokuar për vrasjen e gazetarëve, Izraeli: Hamas po na përgjonte me kamera, ishte aksident tragjik

    Bota e shokuar për vrasjen e gazetarëve, Izraeli: Hamas po na përgjonte me kamera, ishte aksident tragjik

    Hamas kishte vendosur një kamera për monitorimin e lëvizjeve të forcave izraelite pranë spitalit të Nasser në Gaza, i sulmuar të hënën nga Izraeli. Kështu pretendon IDF, në një raport fillestar lidhur me ngjarjen që është dënuar ashpër nga ndërkombëtarët.
    Të paktën 20 persona mbetën të vrarë në sulmin e ndodhur në Khan Junis, mes të cilëve edhe 5 gazetarë që punonin për agjenci si Reuters apo Associated press. Në të shtohet se 6 prej të vrarëve ishin terroristë, dhe se hetime të mëtejshme do të zhvilloheshin për të hedhur dritë të plotë mbi ngjarjen.
    Zyra për të drejtat e njeriut të OKB tha se vrasja e gazetarëve duhet të shokojë botën, ndërsa Netanjahu foli më herët për një aksident tragjik.
    Kryeministri britanik, Starmer e cilësoi këtë, si një akt totalisht të pajustifikueshëm.
    Izraeli ka intensifikuar sulmet në qytetin e gazës, me banorët që raportuan një natë bombardimesh të ashpra. Më shumë familje palestineze u larguan nga qyteti i gazës të martën, ndërsa dëshmojnë se predhat e lëshuara nga ajri dhe tanket shkatërruan rrugë dhe banesa.
    Ushtria izraelite tha se forcat e veta po operojnë në zonë për të lokalizuar armatime e për të shkatërruar tunelet e përdorura nga militantët. Të paktën 34 vetë u vranë në enklavë pas bombardimeve të, përfshirë 18 rreth qytetit të Gazës.
    Ndërkohë, protesta të mëdha u zhvilluan në Tel Aviv dhe qytete të tjera izraelite, që kërkonin fundin e luftës dhe lirimin e pengjeve në duart e Hamasit. Disa prej manifestuesve dogjën goma dhe bllokuan qarkullimin, teksa valvisnin banera dhe flamuj të verdhë.