Gazetari Genc Burimi, e cilëson një moment historik, marrëveshjen e arritur mes Izraelit dhe Hamasit, duke hequr madje paralele me marrëveshjen e Oslos, 3 dekada më parë mes Tel Avivit dhe Autoritetit Palestinez.
I ftuar në edicionin e lajmeve të pasdites në Syri Tv, Burimi tha se kjo marrëveshje sjell optimizëm jo vetëm për rajonin e Lindjes së Mesme, por edhe për të gjithë botën.
Pas përmbylljes së fazës së parë, të cilën e quajti ndryshe si pushimi i zjarrit, gazetari Burimi theksoi se faza e dytë, çarmatimi i Hamasit, do të jetë një fazë e vështirë pasi lëvizja e Rezistencës, referuar edhe planit franko-arab, ka pranuar t’ia dorëzojë armët një Autoriteti Palestinez dhe jo të huajve.
Sipas Burimit, rreziku për rinisej e luftës është ende prezent, porse me rëndësi mbetet konsolidimi i paqes me një premtim për të ardhmen.
Është optimiste për rajonin e botës. Moment historik, e ngjashme me marrëveshjen e Oslos para 3 dekadash. Me duatrokitje duarsh me Izraelit dhe AP. Lirimi i pengjeve ishte e paimagjinueshme, ky moment duhet shijuar dhe më pas vjen momenti i analizës. Kjo është vetëm faza e parë, pushimi i zjarrit.
Tani nis faza e 2 delikatja, shans 1/10, është një fazë e dytë që implikon shumë gjëra, çarmatimi i Hamas. Kujt t’ia dorëzojë armët, është roli i evropianëve, i Presidentit francez, Macron dhe Arabëve. Ishin ata që bënë presion mbi Trump për të arritur në këtë pikë. Plani franko-arab, është faza politike, të mos përjashtohet AP, Hamas do ia dorëzojë armët një AP e jo një të huaji.
Qëllimi është që armët të mos fillojnë, duhet se s’bën të konsolidohet paqja për një premtim për të ardhmen. Pasi lufta mund të fillojë sërish pas dy javësh.









