Tag: hamas

  • Rriten tensionet në Gaza, Izraeli: Hamasi vazhdon të shkelë armëpushimin

    Rriten tensionet në Gaza, Izraeli: Hamasi vazhdon të shkelë armëpushimin

    Ministria e Jashtme izraelite ka akuzuar Hamasin se “qëllimisht” vazhdon të shkelë armëpushimin në Gaza.

    Më parë, Mbrojtja e Izraelit tha se të akuzuarit si “terroristë të Hamasit” kishin kaluar vijën e tërheqjes dhe “paraqisnin një kërcënim” për trupat izraelite. Mbrojtja e Izraelit tha se forcat hapën zjarr ndaj dy grupeve.
    Izraeli paralajmëroi palestinezët të mos kalonin përtej vijës që shënon zonën e kontrollit të tij në Gaza, por, kjo është e vështirë pa shenja fizike.

    Hamas deliberately continues to violate the ceasefire agreement.
    Hamas terrorists crossed the yellow line in the Shejaiya area (in the Gaza Strip) two times today, posing an immediate threat to IDF soldiers.Those violations come after Hamas carried out a coordinated attack…
    — Israel Foreign Ministry (@IsraelMFA) October 20, 2025

    Top Channel

  • Rikthehet lufta në Gaza, Izraeli rinis sulmet, SHBA: Hamas po planifikon të godasë civilët

    Rikthehet lufta në Gaza, Izraeli rinis sulmet, SHBA: Hamas po planifikon të godasë civilët

    Pas paqes së brishtë, hija e luftës rikthehet të përndjekë Gazën. Ushtria izraelite nisi një sulm në enklavën bregdetare të dielën, sipas mediave më vend, duke zbehur shpresat se marrëveshja për armëpushim e ndërmjetësuar nga Trump do të çojë në paqe afatgjatë.
    Një zyrtar i ushtrisë izraelite tha se Hamas kishte ndërmarrë një sërë sulmesh kundër forcave izraelite brenda Gazës, përfshirë një me predhë dhe snajper kundër ushtarëve. Sipas zyrtarit kjo përbente shkelje të armëpushimit, por Hamas përmes një deklarate pohoi se mbetej i përkushtuar për respektimin e marrëveshjes.
    Autoritetet në Gaza raportuan 47 shkelje të armëpushimit të shtunën nga Izraeli me pasojë vrasjen e të paktën 38 personave. Raportimet vijnë teksa Departamenti Amerikan i Shtetit deklaroi se ka informacione të besueshme se Hamas po përgatit një sulm kundër civilëve në Gaza, çka do të përbënte një shkelje të drejtpërdrejtë dhe të rëndë të marrëveshjes për armëpushim.
    DASH pohoi se kishte informuar tashmë edhe garantorët e tjerë të marrëveshjes së paqes në Gaza, që përfshijnë Egjiptin, Katarin, Turqinë dhe se i kishte kërkuar Hamasit t’i përmbahet kushteve të ujdisë.
    “Nëse Hamas do të realizojnë sulmin, masa do të merren për të mbrojtur banorët e Gazës dhe për të ruajtur integritetin e armëpushimit”, tha departamenti i shtetit.
    Presidenti amerikan Donald Trump e kishte paralajmëruar edhe më herët Hamasin kundër vrasjes së civilëve. “Nëse Hamasi vazhdon të vrasë njerëz në Gaza, nuk dot ë kemi zgjidhje tjetër përveçse të hyjmë atje dhe t’i vrasim”, ishte shprehur në një postim të rrjetet sociale. Por më vonë sqaroi se SHBA nuk do të çonte trupa në Gaza.

  • “Hamasi mund të shkelë armëpushimin dhe të sulmojë civilët?!”/ Trump kërcënon: Nëse kjo ndodh…

    “Hamasi mund të shkelë armëpushimin dhe të sulmojë civilët?!”/ Trump kërcënon: Nëse kjo ndodh…

    Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të shtunën se ka marrë “raporte të besueshme” për një sulm të afërt të planifikuar nga Hamasi ndaj civilëve në Gaza, një veprim që sipas Uashingtonit do të përbënte një shkelje armëpushimit. 
    Në deklaratën zyrtare, SHBA tha se kishte informuar partnerët dhe garantuesit e marrëveshjes, përfshirë Egjiptin, Katarin dhe Turqinë dhe kërkoi që Hamasi ta respektojë kushtin e pezullimit të sulmeve; po ashtu paralajmëroi se “nëse Hamas ndërmerr këtë sulm, do të merren masa për të mbrojtur popullin e Gazës dhe për të ruajtur integritetin e armëpushimit”. 
    Departamenti nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën e raportuar të sulmit apo burimet e informacionit, dhe Hamasi nuk ka komentuar deri tani. 
    Paralelisht me këtë paralajmërim, presidenti Donald Trump ripërsëriti qëndrimin e tij kundër vrasjeve të civilëve në Gaza, duke shkruar në “Truth Social” se nëse “Hamasi vazhdon të vrasë njerëz, Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë zgjidhje tjetër përveçse të veprojnë”. Më tej ai theksoi se nuk do të dërgonte trupa amerikane në Gaza. Komenti vjen ndërsa marrëveshja e armëpushimit ndodhet në fazën e parë, sipas kushteve të saj, të gjithë pengjet e gjallë janë liruar dhe trupat e të vrarëve po kthehen gradualisht në Izrael; zyrtarët izraelitë thanë se deri tani janë kthyer trupat e 10 nga 28 pengjeve që humbën jetën. 
    Ndërkohë, Izraeli njoftoi se ka marrë nga Gaza dy trupa të tjerë që Hamas pretendon se janë pengje, por ato ende nuk janë identifikuar zyrtarisht. Kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi se pika kufitare e Rafah mes Gazës dhe Egjiptit do të mbetet e mbyllur deri sa të kthehen trupat e të gjithë pengjeve vendim që pengon qasjen jetike për ndihma humanitare dhe largimin e të plagosurve. 
    Tensionet vazhduan edhe me një incident tjetër tragjik: ministria e mbrojtjes civile e Gazës, e kontrolluar nga Hamas, raportoi se një predhë e ushtrisë izraelite goditi një automjet, duke vrarë 11 anëtarë të të njëjtës familje, ngjarja më vdekjeprurëse që nga nisja e armëpushimit. Ushtria izraelite tha se kishte qëlluar ndaj një “automjeti të dyshimtë” që supozohej se kishte kaluar “vijën e verdhë”, një demarkacion të brendshëm që tregonte praninë e forcave izraelite; nuk ka shenja fizike që tregojnë ekzistencën e kësaj vije dhe nuk është konfirmuar nëse automjeti e kishte kaluar atë, njoftoi BBC, që ka kërkuar sqarime zyrtare nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF). 
    Kjo valë paralajmërimesh dhe incidente vjen në sfondin e konfliktit më të gjerë të shkaktuar pas sulmit të 7 tetorit 2023, kur militantët e udhëhequr nga Hamas sulmuan jugun e Izraelit, ngjarje që la të vrarë rreth 1,200 persona dhe mori 251 pengje, sipas autoriteteve izraelite. Që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, e cila autorizohet nga OKB si burim i besueshëm për viktimat civile, të paktën 68,000 palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet izraelite, shifra që ka ngjallur reagime ndërkombëtare dhe shqetësime humanitare të thella. Në shtator, një komisionhetimor i OKB-së arriti në përfundimin se veprimet e Izraelit përbënin gjenocid, një akuzë që qeveria izraelite e hodhi poshtë si të “shtrembëruar dhe të gabuar”.fpres 
    Situata mbetet e ndjeshme dhe e paparashikueshme: Uashingtoni ka bërë thirrje për zbatimin e kushteve të armëpushimit dhe paralajmëruar për pasojat nëse ato shkelet, ndërsa civilët e Gazës vazhdojnë të përballen me pasojat më të rënda humanitare dhe siguri që nga nisja e konfliktit. 

  • Paralajmëron SHBA: Hamasi mund të shkelë armëpushimin dhe të sulmojë civilët. Trump kërcënon: Nëse kjo ndodh…

    Paralajmëron SHBA: Hamasi mund të shkelë armëpushimin dhe të sulmojë civilët. Trump kërcënon: Nëse kjo ndodh…

    Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi të shtunën se ka marrë “raporte të besueshme” për një sulm të afërt të planifikuar nga Hamasi ndaj civilëve në Gaza, një veprim që sipas Uashingtonit do të përbënte një shkelje armëpushimit.

    Në deklaratën zyrtare, SHBA tha se kishte informuar partnerët dhe garantuesit e marrëveshjes, përfshirë Egjiptin, Katarin dhe Turqinë dhe kërkoi që Hamasi ta respektojë kushtin e pezullimit të sulmeve; po ashtu paralajmëroi se “nëse Hamas ndërmerr këtë sulm, do të merren masa për të mbrojtur popullin e Gazës dhe për të ruajtur integritetin e armëpushimit”.
    Departamenti nuk dha detaje të mëtejshme mbi natyrën e raportuar të sulmit apo burimet e informacionit, dhe Hamasi nuk ka komentuar deri tani.
    Paralelisht me këtë paralajmërim, presidenti Donald Trump ripërsëriti qëndrimin e tij kundër vrasjeve të civilëve në Gaza, duke shkruar në “Truth Social” se nëse “Hamasi vazhdon të vrasë njerëz, Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë zgjidhje tjetër përveçse të veprojnë”. Më tej ai theksoi se nuk do të dërgonte trupa amerikane në Gaza. Komenti vjen ndërsa marrëveshja e armëpushimit ndodhet në fazën e parë, sipas kushteve të saj, të gjithë pengjet e gjallë janë liruar dhe trupat e të vrarëve po kthehen gradualisht në Izrael; zyrtarët izraelitë thanë se deri tani janë kthyer trupat e 10 nga 28 pengjeve që humbën jetën.
    Ndërkohë, Izraeli njoftoi se ka marrë nga Gaza dy trupa të tjerë që Hamas pretendon se janë pengje, por ato ende nuk janë identifikuar zyrtarisht. Kryeministri Benjamin Netanyahu paralajmëroi se pika kufitare e Rafah mes Gazës dhe Egjiptit do të mbetet e mbyllur deri sa të kthehen trupat e të gjithë pengjeve vendim që pengon qasjen jetike për ndihma humanitare dhe largimin e të plagosurve.
    Tensionet vazhduan edhe me një incident tjetër tragjik: ministria e mbrojtjes civile e Gazës, e kontrolluar nga Hamas, raportoi se një predhë e ushtrisë izraelite goditi një automjet, duke vrarë 11 anëtarë të të njëjtës familje, ngjarja më vdekjeprurëse që nga nisja e armëpushimit. Ushtria izraelite tha se kishte qëlluar ndaj një “automjeti të dyshimtë” që supozohej se kishte kaluar “vijën e verdhë”, një demarkacion të brendshëm që tregonte praninë e forcave izraelite; nuk ka shenja fizike që tregojnë ekzistencën e kësaj vije dhe nuk është konfirmuar nëse automjeti e kishte kaluar atë, njoftoi BBC, që ka kërkuar sqarime zyrtare nga Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF).
    Kjo valë paralajmërimesh dhe incidente vjen në sfondin e konfliktit më të gjerë të shkaktuar pas sulmit të 7 tetorit 2023, kur militantët e udhëhequr nga Hamas sulmuan jugun e Izraelit, ngjarje që la të vrarë rreth 1,200 persona dhe mori 251 pengje, sipas autoriteteve izraelite. Që atëherë, sipas ministrisë së shëndetësisë në Gaza, e cila autorizohet nga OKB si burim i besueshëm për viktimat civile, të paktën 68,000 palestinezë kanë humbur jetën nga sulmet izraelite, shifra që ka ngjallur reagime ndërkombëtare dhe shqetësime humanitare të thella. Në shtator, një komisionhetimor i OKB-së arriti në përfundimin se veprimet e Izraelit përbënin gjenocid, një akuzë që qeveria izraelite e hodhi poshtë si të “shtrembëruar dhe të gabuar”.fpres
    Situata mbetet e ndjeshme dhe e paparashikueshme: Uashingtoni ka bërë thirrje për zbatimin e kushteve të armëpushimit dhe paralajmëruar për pasojat nëse ato shkelet, ndërsa civilët e Gazës vazhdojnë të përballen me pasojat më të rënda humanitare dhe siguri që nga nisja e konfliktit.

    Top Channel

  • Armëpushimi i brishtë/ Kthehet trupi i një pengu, Hamas akuzon Izraelin: Po shkel marrëveshjen

    Armëpushimi i brishtë/ Kthehet trupi i një pengu, Hamas akuzon Izraelin: Po shkel marrëveshjen

    Trupat e 10 pengjeve izraelite janë dorëzuar tashmë nga Hamas dhe në Gaza kanë mbetur edhe 18 të tjerë.

    Izraeli identifikoi trupin e dorëzuar së fundmi: 76 vjeçari Eliyahu Margalit. Ai u rrëmbye nga stallat e kuajve ku punonte në Kibbutz Nir Oz kur Hamasi sulmoi Izraelin më 7 tetor 2023. Grupi palestinez po kërkon edhe trupat e tjerë nën rrënoja, edhe pse gjetja e tyre është e vështirë.

    Ndërkohë Kryqi I Kuq ka dërguar në enklavë grupin e katërt të trupave të palestinezëve të pajetë që mbaheshin nga Hamas. Nga ana tjetër, të burgosurit palestinezë që u liruan nga burgjet izraelite kanë raportuar çdo ditë për torturat që kanë kaluar. Ata kanë treguar se janë dhunuar dhe keqtrajtuar çdo ditë, teksa janë përballur edhe me torturë psikologjike.

    Në terren, armëpushimi mbetet i brishtë. Hamasi ka akuzuar Izraelin se ka shkelur marrëveshjen, duke vrarë 11 anëtarë të një familjeje në jug të Gazës, pasi dyshohet se kaluan vijën e verdhë të kontrollit të ushtrisë izraelite.

    Kështu numri total I njerëzve të vrarë nga Izraeli që nga hyrja në fuqi e armëpushimit ka shkuar në 28.

    Sipas Mbrojtjes Civile të drejtuar nga Hamas, nën rrënojat e Gazës besohet se janë rreth 10 mijë trupa të palestinezëve të vrarë.

    Nga ana tjetër grupi palestinez I ka kërkuar Shteteve të Bashkuara dhe ndërmjetëseve që të ushtrojnë presion mbi Izraelin që të respektojë marrëveshjen e armëpushimit.

    Sasia e ndihmave që kanë hyrë në enklavë gjithë këto ditë ka qenë rreth 300 kamionë, ndërkohë që sipas marrëveshjes, duhet të hynin 600 në ditë.

    Pika kufitare e Rafah mbetet e mbyllur dhe Izraeli ka thënë se ajo do të hapet vetëm për kalimin e njerëzve, jo të ndihmave. Rafah është kalimi më I rëndësishëm për Gazën, pasi është e vetmja pikë kufitare që nuk ka dalje në Izrael, por në Egjipt. 

  • Trump paralajmëron Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ndryshe forcat mund të hyjnë në Gaza

    Trump paralajmëron Hamasin: Zbatoni marrëveshjen, ndryshe forcat mund të hyjnë në Gaza

    Bota E Premte, 17 Tetor 2025 10:38
    Presidenti i SHBA-së, Donald Trump,  ka paralajmëruar se forca të huaja mund të ndërhyjnë në Gaza nën patronazhin amerikan nëse Hamas nuk respekton kushtet e marrëveshjes së armëpushimit me Izraelin.
    Gjatë një deklarate për mediat,  Trump u shpreh se SHBA nuk do të dërgojë trupa,  por se “dikush do të hyjë” në Gaza nëse marrëveshja nuk zbatohet:

    “Nuk thashë se kush do të hyjë,  por dikush do të hyjë. Nuk do të jemi ne. Ka njerëz,  shumë afër,  që do ta bëjnë këtë punë,  shumë lehtë,  por nën patronazhin tonë,”  tha ai.

    Ai shtoi se situata në Gaza është “qetësuar” dhe se SHBA ka marrë një angazhim nga Hamas për respektimin e marrëveshjes.

  • Trump: Nëse Hamasi vazhdon të vrasë njerëz në Gaza, ne do t’i eleminojmë ata

    Trump: Nëse Hamasi vazhdon të vrasë njerëz në Gaza, ne do t’i eleminojmë ata

    Të enjten, presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se nuk pajtohet me vazhdimin e vrasjeve nga Hamas në Rripin e Gazës dhe paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të ndërhyjnë ushtarakisht.
    “Unë nuk pajtohem që Hamas të vazhdojë të vrasë njerëz në Gazë,” tha Trump, dhe shtoi: “Nuk do të kemi tjetër zgjedhje përveçse të hyjmë dhe t’i vrasim.”
    Deklarata e presidentit u shpërnda në media ndërsa situata në rajon mbetet e tensionuar; qëndrimet e tij vijnë ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me vëmendje zhvillimet dhe pasojat humanitare.

  • Hamas dorëzon trupat e dy pengjeve izraelite, por kërkon pajisje speciale për 19 të tjerët

    Hamas dorëzon trupat e dy pengjeve izraelite, por kërkon pajisje speciale për 19 të tjerët

    Hamas ka dorëzuar mbrëmë, 15 tetor, edhe dy trupa të pajetë të pengjeve izraelite, si pjesë e marrëveshjes së armëpushimit të ndërmjetësuar nga SHBA-të, por thotë se nevojiten pajisje të specializuara dhe kohë për të nxjerrë të tjerët nga rrënojat në Gaza.
    Grupi i armatosur i Hamas tha në një deklaratë se është i përkushtuar ndaj marrëveshjes, por ka kthyer vetëm trupat që ka mundur deri më tani.
    Sipas njoftimit të Zyrës së Kryeministrit izraelit, Izraeli ka pranuar arkivolët përmes Kryqit të Kuq, dhe tani trupat presin identifikimin zyrtar.
    “IDF fton publikun të tregojë durim dhe të presë identifikimin, i cili do t’i komunikohet së pari familjeve të pengjeve të ndjerë”, thuhet në deklaratë.
    Këshilltarët e lartë amerikanë që po ndjekin zbatimin e planit 20-pikësh thanë se SHBA-të nuk besojnë se Hamas ka shkelur marrëveshjen, duke rikuperuar vetëm disa nga trupat e mbetur. Ata shtuan se Hamas ka vepruar me mirëbesim duke kthyer pengjet e gjalla dhe po punon për të rikuperuar trupat e tjerë.
    Nëse dy trupat e dorëzuar të mërkurën, 15 tetor, do të konfirmohen si pengje, atëherë 19 prej tyre mbeten të zhdukur në Gaza. Marrëveshja e armëpushimit parashikon kthimin e 28 trupave në fazën e parë të planit.
    Izraeli ka paralajmëruar se nuk do të komprometojë mbi kthimin e pengjeve. Ministri i Mbrojtjes ka urdhëruar IDF të përgatisë një “plan gjithëpërfshirës” për të mundur Hamas në rast rifillimi të luftës.
    Ndërkohë, OKB dhe zyrtarët humanitarë kërkojnë hapjen e menjëhershme të të gjitha pikave kufitare për ndihma. Drejtuesi humanitar Tom Fletcher i bëri thirrje Hamas të bëjë përpjekje maksimale për të kthyer trupat e mbetur, ndërsa Izraeli duhet të lejojë fluksin e ndihmave që mbështesin mijëra jetë.
    Çmimet e ushqimeve në Gaza janë rritur ndjeshëm, pasi banorët po mbajnë rezerva, me frikën se armëpushimi mund të mos zgjasë.
    Sipas marrëveshjes amerikane, të gjitha 48 pengjet duhet të kthehen, dhe tashmë 20 të gjallë janë dorëzuar. Izraeli ka kthyer trupat e 90 palestinezëve si pjesë e shkëmbimit. SHBA-të po punojnë gjithashtu për krijimin e “zonave të sigurta” ku banorët mund të strehohen në rast kërcënimi.

  • Pamjet tronditëse të dhunës së brendshme në Gaza, Hamas kryen ekzekutime në rrugë

    Pamjet tronditëse të dhunës së brendshme në Gaza, Hamas kryen ekzekutime në rrugë

    Artikull i La Repubblica, nga Gabriella Colarusso dhe Fabio Tonacci
    Në një ekzekutim në grup, në rrugë, në mes të ditës dhe para turmës, i filmuar dhe shpërndarë në rrjetet sociale, milicitë e Hamasit treguan qartazi se kush po rikthen kontrollin në Gaza.
    Videoja, disa sekonda e gjatë, tregon se asnjëra prej dy fazave të planit të Sharm el‑Sheikh nuk e kishte parashikuar këtë dhunë të brendshme.
    Në lagjen Sabra të Gazës, militantët e Hamasit u lidhën sytë me shami tetë personave, u lidhën duart pas shpine, i bënë të gjunjëzohen dhe i qëlluan në kokë dhe në kraharor.
    Rreth skenës ishin grumbulluar të paktën 100 veta, të mbledhur nga vetë Hamas.
    Pamjet u transmetuan të hënën nga televizioni i grupit islamist, al‑Aqsa.
    Kjo nuk është hera e parë.
    Për dy muaj me radhë qarkullojnë video të tilla, si pjesë e asaj që Hamas e quan ligj kundër klaneve dhe grupeve të armatosura rivale, por edhe ndaj opozitarëve. Marrja e kontrollit mbi zonat që ushtria izraelite nuk i mban më është karta kryesore që secili aktor synon të luajë kur të nisin negociatat për fazën e dytë, kur Izraeli dhe amerikanët do t’i kërkojnë Hamasit çarmatosjen dhe ndoshta edhe dëbimin.
    Sipas burimeve palestineze për Repubblica, tetë të vrarët në Gaza i përkasin klanit Doghmush, një nga grupet më të fuqishme atje, që mohon me forcë akuzat për bashkëpunim.
    Që nga fillimi i armëpushimit, Hamas ka arrestuar rreth 60 anëtarë të Doghmush ndërsa 28 prej tyre janë vrarë. Të zgjedhurit për ekzekutim publik njiheshin në lagje edhe si hajdutë, ndaj mesazhi ndaj banorëve të Gazës ishte i dyfishtë.
    Klani Doghmush kanë qenë tradicionalisht kundër Hamas, megjithatë, në 2006-ën disa anëtarë iu bashkuan islamistëve dhe u përfshinë në rrëmbimin e ushtarit izraelit Gilad Shalit.
    Përplasjet e tanishme me Doghmush vazhdojnë prej javësh dhe u përshkallëzuan sidomos pas armëpushimit. Të shtunën, 11 tetor, në orët e para të mëngjesit, rreth 300 militantë sulmuan një bllok në lagjen Tel al‑Hawa, në jug të Gazës, bastion i Doghmush. Në terren mbetën 27 të vrarë, 19 nga klani dhe tetë nga Hamas.
    Presidenti amerikan, Donald Trump, që të hënën, 13 tetor, gjatë fluturimit midis Tel Avivit dhe Sharm el‑Sheikh, tha se do të lejojë që policia e Hamasit të marrë përgjegjësinë “përkohësisht” për sigurinë në Gaza dhe duket se nuk është shumë i shqetësuar.
    Kur dje e pyetën për ekzekutimet, të cilat i ka dënuar edhe presidenti i Autoritetit Palestinez, Abu Mazen, ai u shpreh:
    Hamas ka eliminuar disa banda, por më pas do të çarmatoset, kështu më thanë ata. Dhe nëse nuk do të çarmatoset? Do t’i çarmatosim ne, shpejt dhe ndoshta me forcë. Ata e dinë që me mua nuk bëhet lojë.
    Një rrjet anarkik i grupeve të armatosura dhe familjeve rivale po tërheq Rripin e Gazës drejt rrezikut të luftës civile, sidomos nëse nuk do të ndërhyjnë forcat ndërkombëtare të stabilizimit të parashikuara nga Plani i Trump. Gaza nuk është e vetmja pikë e nxehtë.
    Në Khan Yunis, përleshjet për llogari të hakmarrjeve kishin nisur para armëpushimit: më 3 tetor rreth 250 veta sulmuan lagjen Majayda, bastion i një klani kryesisht të lidhur me Fatah dhe përleshja, që zgjati orë të tëra, la të paktën 12 viktima.

  • Hamas kthen katër pengje të vrarë, faza e dytë e armëpushimit pezull

    Hamas kthen katër pengje të vrarë, faza e dytë e armëpushimit pezull

    Hamas ka dorëzuar mbrëmë, 14 tetor, trupat e katër pengjeve izraelitë të vrarë, njoftoi Forca e Mbrojtjes së Izraelit (IDF), ndërsa procesi i identifikimit të viktimave është ende në zhvillim. Kryqi i Kuq i mori trupat në arkivole dhe ia dorëzoi ushtrisë izraelite.
    Ky zhvillim erdhi pasi Izraeli kishte paralajmëruar se do të kufizonte ndihmat për në Gaza nëse Hamas nuk kthente trupat e të gjithë 28 pengjeve të vdekur.
    Sipas Kryqit të Kuq, të martën janë kthyer në Gaza edhe 45 trupa palestinezësh.
    Armëpushimi nën trysni, Izraeli kërcënon me hakmarrje
    Zyra e IDF-së bëri me dije se identifikimi i katër trupave të fundit është ende në proces. Sipas planit të armëpushimit të presidentit amerikan Donald Trump, që u pranua nga të dyja palët, dorëzimi i të gjithë 48 pengjeve duhej të përfundonte të hënën në mesditë, 13 tetor.
    Por ndërsa të gjithë pengjet e gjallë janë kthyer, presioni po rritet ndaj Hamasit dhe qeverisë izraelite për 20 trupat e mbetur. Zyrtarë palestinezë dhe banorët në Gaza janë shprehur të shqetësuar se vonesa e Hamasit mund të rrezikojë vazhdimësinë e armëpushimit dhe të ndezë një tjetër valë dhune.
    Në një deklaratë të ashpër, IDF tha:
    Hamas duhet të përmbushë pjesën e tij të marrëveshjes dhe të bëjë gjithçka që trupat e pengjeve t’u kthehen familjeve për varrim të denjë.
    Ministri izraelit i mbrojtjes paralajmëroi se çdo vonesë apo shmangie e qëllimshme “do të konsiderohet shkelje e rëndë e marrëveshjes dhe do të ketë përgjigje të ashpër”.
    Izraeli pezullon ndihmat dhe mbyll kalimin Rafah
    Autoritetet izraelite kanë njoftuar se do të kufizojnë hyrjen e ndihmave humanitare në Gaza dhe do të shtyjnë hapjen e pikës kufitare Rafah me Egjiptin, pasi akuzojnë Hamasin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.
    Nga ana tjetër, Hamas ka deklaruar se ka vështirësi për të gjetur trupat e të vdekurve, duke pretenduar se disa janë ende nën rrënoja. Një kopje e marrëveshjes së armëpushimit, e publikuar nga mediat izraelite, pranon se nuk mund të gjenden të gjitha trupat e pajetë brenda afatit të parë.

    Një zyrtar izraelit tha se do të krijohet një grup ndërkombëtar kërkimi për të gjetur trupat e pengjeve që ende mungojnë.
    Shkrimtari nga Gaza, Tayseer Abed, e quajti situatën “një test të rrezikshëm për armëpushimin”, duke paralajmëruar se nëse vonesat vazhdojnë dhe Izraeli refuzon të ecë përpara, “çështja e trupave mund të bëhet fitili që ndez një tjetër luftë”.
    Faza e parë e planit të Trumpit përfundoi, por…
    Sipas marrëveshjes, rreth 2 mijë të burgosur palestinezë u liruan në këmbim të pengjeve, në kuadër të planit 20-pikësh të paqes të mbështetur nga SHBA-të. Armëpushimi hyri në fuqi më 10 tetor, në orën 12:00, por incidentet e dhunshme ende vazhdojnë.
    Të martën, Skuadra e Mbrojtjes Civile Palestinë njoftoi se shtatë persona u vranë nga forcat izraelite, mes tyre pesë në një sulm me dron në lagjen Shejaiya të Gazës.
    Ndërkohë, Hamas po përpiqet të rifitojë kontrollin në Gaza, por raportet për ekzekutime publike të tetë palestinezëve nga militantët e maskuar kanë shkaktuar frikë dhe zemërim në popullsi. Grupi pretendon se po “rikthen rendin dhe eliminon ligësinë”, por kritikët thonë se po përdor kaosin për të frenuar kundërshtarët politikë.
    “Bordi i Paqes” dhe administrata e re për Gazën
    Trump nënshkroi marrëveshjen të hënën, 13 tetor, në prani të liderëve të Egjiptit, Katarit dhe Turqisë, ndërmjetësit kryesorë të procesit. Në ceremoninë në Washington morën pjesë edhe Keir Starmer, Emmanuel Macron dhe mbi 20 liderë botërorë, përfshirë shumë vende arabe dhe myslimane.
    Sipas planit, Gaza do të qeveriset përkohësisht nga një komitet palestinez teknokratësh, nën mbikëqyrjen e një “Bordi të Paqes”, përpara se pushteti t’i kalojë Autoritetit Palestinez pas reformave të kërkuara nga SHBA.
    Por për të arritur në fazat e tjera të marrëveshjes, do të duhen negociata të vështira për tërheqjen e trupave izraelite, çarmatimin e Hamasit dhe të ardhmen e qeverisjes në Gaza.

    Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha për CBS shpreson për “një fazë të dytë paqësore”, por theksoi se kushtet e Trumpit janë shumë të qarta:
    Së pari, Hamas duhet të dorëzojë armët. Së dyti, nuk duhet të ketë më fabrika armësh apo kontrabandë në Gaza. Ky është çarmatimi.
    Edhe Trump u shpreh prerë:
    Ata do të çarmatosen, sepse premtuan që do ta bëjnë. Dhe nëse nuk e bëjnë vetë, do e bëjmë ne!