Tag: halligan

  • Ishin hedhur në gjyq nga Trump, gjykata federale pushon çështjet ndaj dy kritikëve të presidentit, prokurorja përgjegjëse ishte emëruar në mënyrë të jashtëligjshme

    Ishin hedhur në gjyq nga Trump, gjykata federale pushon çështjet ndaj dy kritikëve të presidentit, prokurorja përgjegjëse ishte emëruar në mënyrë të jashtëligjshme

    Një gjyqtar ka hedhur poshtë çështjet penale kundër kritikëve të Donald Trump, James Comey dhe Letitia James, pasi ka evidentuar se prokurori ishte emëruar në mënyrë të paligjshme.

    Comey është ish-drejtor i FBI-së dhe James është prokurore e përgjithshme e Nju Jorkut.
    “Të gjitha veprimet që rrjedhin nga emërimi i gabuar i Lindsey Halligan, përfshirë sigurimin dhe nënshkrimin e aktakuzës së Comey, ishin ushtrime të paligjshme të pushtetit ekzekutiv dhe me anë të kësaj anulohen”, tha gjykatësi Cameron Currie në vendimin e tij.
    “Përpjekjet e Prokurorit të Përgjithshëm për të ratifikuar veprimet e Halligan ishin joefektive dhe me anë të kësaj anulohen”, shtoi ai.
    Comey është deklaruar i pafajshëm për akuzat për dhënien e deklaratave të rreme dhe pengimin e Kongresit dhe James është deklaruar e pafajshme për akuzat për mashtrim bankar dhe gënjeshtër ndaj një institucioni financiar.
    Të dy gjithashtu pretenduan se rastet ishin veprime hakmarrëse të nxitura nga armiqësia personale e Donald Trump.
    “Jam e inkurajuar nga fitorja e sotme dhe mirënjohëse për lutjet dhe mbështetjen që kam marrë nga gjithë vendi”, tha James në një deklaratë.
    Avokati i saj, Abbe Lowell, tha se James do të “vazhdojë të kundërshtojë çdo akuzë të mëtejshme të motivuar politikisht me çdo mjet të ligjshëm në dispozicion”.
    Urdhrat e bëjnë Lindsey Halligan prokuroren e fundit të administratës Trump që skualifikohet për shkak të mënyrës se si u emëruan.
    Halligan, e cila më parë shërbeu si avokate personale e Trump, u emërua Prokurore e Përkohshme e SHBA-së për Distriktin Lindor të Virxhinias në shtator për të mbikëqyrur të dy hetimet, pavarësisht mungesës së përvojës së mëparshme prokuroriale.
    Vendimi i gjyqtarit Currie vjen pas pretendimeve të Comeyt dhe James se Departamenti i Drejtësisë i Trump shkeli klauzolën e emërimit të Kushtetutës dhe ligjin federal duke emëruar Halligan në shtator.
    Trump udhëzoi Prokuroren e Përgjithshme Pam Bondi të emëronte Halligan në këtë pozicion pasi paraardhësi i saj, Erik Siebert, zgjodhi të mos ngrinte akuza kundër Comeyt ose James, duke përmendur prova të pamjaftueshme të besueshme në të dyja rastet.
    Menjëherë pas marrjes së rolit, Halligan siguroi në mënyrë të pavarur padi kundër Comeyt dhe James, pasi prokurorë të tjerë refuzuan të përfshiheshin.

    Top Channel

  • Ish-miss dhe avokatja e presidentit amerikan! Kush është Prokurorja e re, e emëruar nga Trump

    Ish-miss dhe avokatja e presidentit amerikan! Kush është Prokurorja e re, e emëruar nga Trump

    Të qenit besnike. Duket se kjo është tani cilësia kryesore për të qenë pjesë e rrethit të Donald Trump-it. Dhe dje, presidenti i Shteteve të Bashkuara shpërbleu besnikërinë e avokates dhe ish-misit, Lindsey Halligan, 35 vjeçe, duke e vendosur në një rol të rëndësishëm në administratën gjyqësore amerikane, në vend të Erik Siebert-it të përjashtuar, të cilin Donald Trump e cilësoi si të pabesë.
    Njoftimi, si zakonisht, erdhi nga rrjeti i tij social Truth: “Është një nder për mua të emëroj Lindsey Halligan si prokurore të Shteteve të Bashkuara për distriktin lindor të Virxhinias. Lindsey është një avokate e fortë, inteligjente dhe besnike, që ka punuar me mua edhe në luftën fitimtare kundër përdorimit politik të sistemit tonë gjyqësor nga Joe Biden-i i korruptuar”. Trump siguroi se Lindsey “është e guximshme dhe do të ketë vendosmërinë për të qenë jashtëzakonisht e shkëlqyer”.
    Një emërim surprizë, duke pasur parasysh CV-në e Halligan, e cila nuk përfshin asnjë përvojë në rolin për të cilin është zgjedhur, pasi është marrë gjithmonë me çështje sigurimesh. Avokatja hyri në “orbitën trumpiane”, pasi ishte pjesë e ekipit ligjor që përfaqësoi presidentin pas bastisjes në resortin e tij në Mar-a-Lago, Florida, ku kërkoheshin dokumentet e klasifikuara. Halligan ka punuar gjithashtu në padinë që Trump ngriti kundër CNN-it, kur media e njohur e krahasoi atë me Hitlerin, raporton Corriera Della Sera.
    Së fundmi, ka qenë në vijën e parë për të hequr atë që administrata pretendon se është “ideologji e papërshtatshme” në “Smithsonian Institution”, një fondacion privat, por i financuar me fonde federale. Trump i ka dhënë 120 ditë afat për të hequr nga muzetë kombëtarë “ideologjitë dhe kulturat gërryese, duke rikthyer të vërtetën dhe arsyen në rrëfimin e historisë amerikane”. E thënë thjesht: të hiqen referencat për racizmin. Në një intervistë, avokatja komentoi se nuk i pëlqente fakti që për SHBA-të flitej se “ka qenë vend sklavërues”. “Ajo që vura re kur vizitova muzeun Smithsonian ishte theksi i tepërt mbi skllavërinë. Ajo ishte padyshim një gjë e tmerrshme, por nuk flitet me ndershmëri, nëse nuk jepet edhe shpresë”.
    E rritur në Kolorado, ajo ka studiuar politikë dhe gazetari. Ka marrë pjesë dy herë në Miss Colorado: në vitin 2009 doli e dyta dhe në 2010, e treta. Avokatja ka thënë se sporti e konkurset e bukurisë e kanë mësuar të heqë stresin. “Sporti dhe konkurset e bukurisë më kanë mësuar të përballoj stresin: në skenë, ose në Shtëpinë e Bardhë”.

  • Ish-misse dhe avokate e tij! Trump emëron Lindsey Halligan në postin e prokurores

    Ish-misse dhe avokate e tij! Trump emëron Lindsey Halligan në postin e prokurores

    TRUMP DHE HALLIGAN

    SHBA- Të qenit besnike, kjo ka qenë cilësia kryesore për të qenë pjesë e rrethit të Donald Trump-it. Dhe dje, presidenti i Shteteve të Bashkuara shpërbleu besnikërinë e avokates dhe ish-misit, Lindsey Halligan, 35 vjeçe, duke e vendosur në një rol të rëndësishëm në administratën gjyqësore amerikane, në vend të Erik Siebert-it të përjashtuar, të cilin Donald Trump e cilësoi si të pabesë.
    Njoftimi, si zakonisht, erdhi nga rrjeti i tij social Truth: “Është një nder për mua të emëroj Lindsey Halligan si prokurore të Shteteve të Bashkuara për distriktin lindor të Virxhinias. Lindsey është një avokate e fortë, inteligjente dhe besnike, që ka punuar me mua edhe në luftën fitimtare kundër përdorimit politik të sistemit tonë gjyqësor nga Joe Biden-i i korruptuar”. Trump siguroi se Lindsey “është e guximshme dhe do të ketë vendosmërinë për të qenë jashtëzakonisht e shkëlqyer”. 
    Një emërim surprizë, duke pasur parasysh CV-në e Halligan, e cila nuk përfshin asnjë përvojë në rolin për të cilin është zgjedhur, pasi është marrë gjithmonë me çështje sigurimesh. Avokatja hyri në “orbitën trumpiane”, pasi ishte pjesë e ekipit ligjor që përfaqësoi presidentin pas bastisjes në resortin e tij në Mar-a-Lago, Florida, ku kërkoheshin dokumentet e klasifikuara. Halligan ka punuar gjithashtu në padinë që Trump ngriti kundër CNN-it, kur media e njohur e krahasoi atë me Hitlerin, raporton Corriera Della Sera.
    Së fundmi, ka qenë në vijën e parë për të hequr atë që administrata pretendon se është “ideologji e papërshtatshme” në “Smithsonian Institution”, një fondacion privat, por i financuar me fonde federale. Trump i ka dhënë 120 ditë afat për të hequr nga muzetë kombëtarë “ideologjitë dhe kulturat gërryese, duke rikthyer të vërtetën dhe arsyen në rrëfimin e historisë amerikane.”E thënë thjesht: të hiqen referencat për racizmin. Në një intervistë, avokatja komentoi: “Ajo që vura re kur vizitova muzeun Smithsonian ishte theksi i tepërt mbi skllavërinë. Ajo ishte padyshim një gjë e tmerrshme, por nuk flitet me ndershmëri, nëse nuk jepet edhe shpresë.”
    E rritur në Kolorado, ajo ka studiuar politikë dhe gazetari. Ka marrë pjesë dy herë në Miss Colorado: në vitin 2009 doli e dyta dhe në 2010, e treta. Avokatja ka thënë: “Sporti dhe konkurset e bukurisë më kanë mësuar të përballoj stresin: në skenë, ose në Shtëpinë e Bardhë”.

  • Donald Trump zgjedh ish-konkurrenten e konkursit të bukurisë në postin e prokurorit të lartë

    Donald Trump zgjedh ish-konkurrenten e konkursit të bukurisë në postin e prokurorit të lartë

    Donald Trump njoftoi emërimin e ish-avokates së tij, Lindsay Halligan , si prokurore e SHBA-së për Distriktin Lindor të Virxhinias, duke e shoqëruar vendimin e tij me presion online mbi Prokuroren e Përgjithshme të SHBA-së Pam Bondi për të ndjekur një qasje më të vendosur kundër zyrtarëve të lartë që ai i konsideron kundërshtarë të tij politikë.

    Njoftimi u bë nëpërmjet një postimi nga presidenti i SHBA-së në platformën Truth Social, ku ai vlerësoi Pam Bondi për punën e saj, por theksoi se Virxhinia ka nevojë për një “prokurore të ashpër”.
    “Pam Boddy po bën një punë të shkëlqyer si prokurore e përgjithshme e Shteteve të Bashkuara. Ajo është shumë e kujdesshme, shumë e zgjuar, e do vendin tonë, por i duhet një prokurore e fortë në Distriktin Lindor të Virxhinias, si zgjedhja ime, Lindsay Halligan, për të çuar përpara çështjet”, shkroi ai.

    It is my honor to appoint Lindsey Halligan, who has been serving as Special Assistant to the President at the White House, as United States Attorney for the Eastern District of Virginia. Lindsey is a tough, smart, and loyal attorney, who has worked with me for a long time,…
    — Trump Truth Social Posts On X (@TrumpTruthOnX) September 21, 2025

    White House official Lindsey Halligan: “While slavery is obviously a horrible aspect of our nation’s history, you can’t really talk about slavery honestly unless you also talk about hope and progress … we need to stop focusing so much on the lack of progress.” pic.twitter.com/aKPbaRFkwq
    — Aaron Rupar (@atrupar) August 21, 2025

    Halligan, një ish-asistente speciale e Trump dhe një ish-avokate e të drejtave civile, kishte qenë avokatja e tij mbrojtëse pas bastisjes në Mar-a-Lago për dokumente të klasifikuara. Ajo më parë kishte garuar dy herë në konkursin e bukurisë Miss Colorado, duke arritur në gjysmëfinale në vitin 2009 dhe duke përfunduar e treta vitin pasardhës.
    Nuk është ende e qartë nëse ajo do të marrë përkohësisht detyrën e prokurores në Virxhinian lindore, përpara se emërimi i saj të miratohet nga Senati.
    Vendimi i Trump vjen pas dorëheqjes së Eric Seibert, një ish-oficer policie dhe prokuror veteran i cili kishte hedhur poshtë mundësinë e ndjekjes penale të Prokurores së Përgjithshme të Nju Jorkut, Letitia James, duke gjykuar se nuk kishte prova të mjaftueshme. Seibert kishte shprehur gjithashtu rezerva nëse kishte prova të mjaftueshme për të ngritur akuza kundër ish-drejtorit të FBI-së, James Comey, me hetimin që lidhej me fushatën zgjedhore të vitit 2016.
    Në një postim të mëparshëm, të interpretuar si presion i drejtpërdrejtë ndaj Bodhit, Trump kishte kërkuar emërimin e Halligan, duke shkruar: “Nuk mund të presim më gjatë, po na shkatërrojnë reputacionin dhe besueshmërinë. Jam akuzuar dy herë dhe jam paditur pesë herë, për asgjë. Drejtësia duhet të vihet në vend, tani.”
    Pak para njoftimit zyrtar të presidentit republikan, Mary “Maggie” Cleary, këshilltare ligjore në Departamentin e Drejtësisë, i kishte njoftuar kolegët e saj me anë të emailit se do të merrte pozicionin, një zhvillim që duket se është përmbysur në minutën e fundit.

    Top Channel