Tag: halle

  • “Numri 1” në botë eliminohet nga eventi i Halle, nuk shkon në çerekfinale për hjerë të parë pas 19 turnesh radhazi

    “Numri 1” në botë eliminohet nga eventi i Halle, nuk shkon në çerekfinale për hjerë të parë pas 19 turnesh radhazi

    20 Qershor 2025

    11:20

    Telesport

    Tenisti italian Jannik Sinner, numri 1 në botë për meshkuj, u eliminua në raundin e katërt të turneut ATP të Halle (Gjermani). Ai u mund 2-1 (3-6, 6-3, 6-4) nga Alexander Bublik.
    Kjo është hera e parë pas 19 turnesh radhazi që Sinner eliminohet para fazës çerekfinale (që nga Shanghai 2023). Madje në tetë turnetë e fundit ku ka marrë pjesë kishte shkuar gjithnjë në finale.
    “Kështu ishte e shkruar. Më duhen disa ditë pushim para Wimbledon, pastaj kemi një javë për t’u përgatitur. Por sinqerisht, pak pushim është i mirë për mua tani“, u shpreh Jannik Sinner pas humbjes.
    Italiani humbet 450 pikë nga ky turne dhe tani rrezikon të lërë kreun e renditjes botërore, me Carlos Alcaraz që i afrohet gjithnjë e më shumë.

  • Aktorja e famshme akuzon ish partnerin për dhunë dhe shfrytëzim: Më përplasi kokën në timon, më theu dhëmbët…

    Aktorja e famshme akuzon ish partnerin për dhunë dhe shfrytëzim: Më përplasi kokën në timon, më theu dhëmbët…

    Halle Bailey ka bërë akuza të rënda kundër ish-partnerit të saj DDG Darryl Dwayne Granberry Jr). Aktorja 25-vjeçare kërkoi masa të përkohshme kufizuese për shkak të dhunës në familje. Peticioni u paraqit të martën, më 13 maj dhe përfshin akuza për abuzim fizik, verbal, psikologjik dhe shfrytëzim financiar, siç u zbulua të nesërmen nga Us Weekly.
    Aktorja, e cila ishte në një lidhje me content creator-in 27-vjeçar nga viti 2022 deri në vitin 2024, thotë se ish-i i saj vazhdon ta abuzojë, ndërsa në kërkesën drejtuar gjykatës ajo përfshin edhe djalin e tyre 16-muajsh, Halo, duke kërkuar mbrojtjen e tij.
    Dosja e çështjes përfshin foto të mavijosjeve në duart e aktores, si dhe një imazh që tregon dhëmbin e saj të përparmë të thyer. Halle Bailey foli në detaje rreth një incidenti më 18 janar, kur DDG dyshohet se refuzoi t’i tregonte asaj se kur do ta kthente të voglin Halo pas daljes së tyre së bashku.

    “U ndjeva shumë e shqetësuar që ai po e merrte fëmijën me vete dhe ai ishte shumë i mërzitur. Nuk ndihesha e sigurt duke lënë një foshnjë me të në atë situatë. Doja të dija se kur do ta sillte përsëri”, tha ajo.
    Sipas dëshmisë së saj, tensioni u përshkallëzua dhe çoi në një konfrontim fizik: Ne i mbanim duart, po ziheshim dhe po tërhiqnim njëri-tjetrin. Në një moment, Daryl po më tërhiqte flokët. Pastaj më goditi fytyrën në timon, duke më thyer dhëmbin.
    Halle Bailey iu referua një incidenti tjetër më 3 mars, kur DDG dyshohet se hyri në shtëpinë e saj pa leje. Katër ditë më vonë, sipas saj, u shfaq përsëri.
    “Ai u zemërua shumë me mua. Ai filloi të bërtiste dhe të më ofendonte. Kur pa që kamera po regjistronte, e fiku, hapi derën anësore dhe e hodhi jashtë shtëpisë. Kur shkova ta merrja, ai më la jashtë,” thotë ajo.
     

  • PS fiton Kombinatin, Gonxhja: Morëm 54.5% të votave, edhe pse një zonë që kishte halle që lidhen me Rindërtimin

    PS fiton Kombinatin, Gonxhja: Morëm 54.5% të votave, edhe pse një zonë që kishte halle që lidhen me Rindërtimin

    Drejtuesi politik i PS-së për njësinë administrative nr.6 në kryeqytet, Blendi Gonxhja ka njoftuar fitoren e mazhorancës në zonën e Kombinatit. Ai u shpreh se socialistët në Kombinat ia kanë dalë të thyejnë rekordin e votave të vitit 2021, duke marrë 54.5%, pavarësisht rënies në pjesëmarrje në zgjedhjet e së dielës.
    “Është një ditë e bukur për ne socialistët e Kombinatit. Sepse rikonfirmohet si njësia bashkiake me rezultatin më të mirë brenda njësive urbane që kanë dendësinë më të madhe të popullsisë me diference prej 6% me mesataren e këtyre njësive dhe diferencë 7% me mesataren e qarkut. Po njoftojmë fitoren e PS në kombinat që nuk është një nga zonat më lehta në kryeqytet, sepse ka pasur problematika dhe halle që lidhen me Rindërtimin.

    Ne kemi pasur një rënie të numrit të votuesve për shkak se nga Kombinati, nga njësia 6 shkojnë drejt njësisë 14, disa mijëra votues me pasaportizimin atje, pasi ajo njësi është krijuar nga njësia 6. Dhe kemi pasur mbi 4 mijë votues të cilët nga censuset tona janë shumica socialistë, që janë te njësitë e tjera.
    Nga pikëpamja e pjesëmarrjes e dinim që do të kishim një rënie. Rënia në pjesëmarrje në rastin tonë është përkthyer në një bojkot të opozitës. Jemi më mirë edhe se viti 2021. Jemi në 54.5% kur kemi qenë 53.5% si PS në 2021. Jemi në rritje shumë të rëndësishme krahasuar dhe me njësitë e tjera bashkiake. Kemi regjistrim të lartë nga njësia 6 për Diasporën dhe rezultatin e presim tani. Ne kemi regjistruar gati mbi 5 mijë bashkëkombës në nivel kombëtar, gati 2 mijë në rang qarku dhe mbi 1500 në rang njësie. Të gjitha këto bashkë bëjmë që të jemi shumë krenarë”, tha Gonxhja.