Çpo bën Tirana? Kjo është pyetja legjitime që prej javësh bën çdo dashamirës i klubit më të titulluar në vend me plot 26 tituj kampion. Skuadra bardheblu e cila i shpëtoi rënjës nga Superioria përmes play-off-it (mundi Pogradecin 1-0) është përfshirë nga situata kaotike e organizimit të sezonit të ri 2025/2026.
Me Bledi Shkëmbin e larguar nga detyra e trajnerit por dhe pjesës dërmuese të futbollistëve si; Florjan Përgjoni, Gentian Selmani, Romeo Harizaj, Akileu Ndreca, Admir Bajroviç, Erisildo Smaçi, Fatmir Prengaj dhe së fundi Gledi Mici, situata duket jashtë çdo parashikimi.
Me kohën që shtrëngon klubi bardheblu ende nuk po gjën trajnerin e ri, ende nuk po shylen detyrimet financiare të gjetura nga oragnaizmi i FIFA-s, e për më tepër nuk ka emra. Gjeorgjiani sulmues Tsotne Patsatsia ishte i vetmi afrim i verës teksa dje zbriti në ‘Skënder Halili’ për t’u njohur me skuadrën e re.
Në fakt presidenti i klubit Refik Halili mësohet se ka tentuar të afrojë një trajner anglez por asgjë nuk ka rezultuar pozitive. Sidoqoftë kreu i Tiranës nuk është ndalur me kaq. Burime për ‘Sportiim.al’ kanë evidentuar tentativen e radhës të numrit 1 bardheblu për të gjetur trajnerin e ri. Halili ka kërkuar kontaktin e trajnerit kampion me Tiranën Emanuel Egbo, por vetëm kaq. Zhvillimet janë rrugës dhe nuk është habi që Egbo të rikthehet edhe njëherë si trajner i Tiranës.
Vazhdo leximin


